Projekti dhe ndërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës është një dosje në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, ku të akuzuar për favorizim në tendera është ministrja e pezulluar e Infrastrukturës, 2 ish-drejtorë të ARRSH-së, Gjyli dhe Berberi, si dhe punonjës të tjerë.
Sipas hulumtimeve të Vox News, ndërtimi i një segmenti prej vetëm 27 kilometrash ka kushtuar plot 450 milionë euro, teksa kostoja fillestare llogaritej në vetëm 290 milionë euro. Pra, plot 160 milionë më shumë, aq sa dukshëm duket fryrja e kostove nga interesa të errëta që qëndrojnë pas.
Megjithëse segmenti është hapur për qarkullim vetëm vitin e fundit, sërish rruga po vijon të “hajë” para. Fillimisht ishte Autoriteti Rrugor Shqiptar që “shpërbleu” firmat fituese të tenderit, duke i dhënë shtesa kontrata, për punë që duhet t’i kishin bërë në projektin fillestar.
Janë hedhur miliona e miliona euro për disa punë “të vogla”, ndërkohë që nëse do të shohim objektet e kontratave atëherë duket qartë se është hedhur para për projektimin, ndërtimin, sinjalistikën, rrethimin, e gjithçka tjetër. Pra, një projekt që duhet të ishte “me çelësa në dorë”.
Megjithëse projekti është ndërtuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, institucionet e tjera po vijojnë të mbushin “gropat” e lëna pas nga firmat ndërtuese, apo edhe nga keqmenaxhimi i firmave që duhet t’i kontrollonin, apo edhe nga zyrtarët e ARRSH-së që mbyllën sytë.
Vox News ka siguruar disa dokumente, të një tenderi që ka hapur Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit në Bashkinë e Tiranës për Unazën e Madhe.
Kjo drejtori e pushtetit lokal ka hapur procedurën “materiale për mirëmbajtjen e sinjalistikës Unaza e Madhe”.
Fondi limit i procedurës është 60.088.333 lekë pa TVSH, rreth 623 mijë euro. Një shumë e konsiderueshme, duke qenë se Unaza e Madhe duhet të ishte mirëmbajtur nga vetë ARRSH-ja dhe firmat që e ndërtuan.
Në dokumente shkruhet se kjo drejtori kërkon një mjet sinjalizimi që përdoret posaçërisht për të treguar kryqëzimet e autostradave dhe rrugëve. Përdoret gjithashtu gjerësisht në situata të veçanta rreziku, për të paralajmëruar pengesat e ardhshme, ndarjen e korsive etj.
Gjithashtu kërkon edhe struktura antizhurma prej çikllasi, të cilat në disa vende janë vendosur nga firmat që e ndërtuan dhe në disa të tjera nuk i vendosën. Kërkohen tabela informative me bazament, apo në mur.
Kërkohen reflektorë asfalti, pllakë fosforeshente apo edhe mbrojtës metalik të rrugës. Në dokumente specifikohet se kërkohen edhe panele për mbrojtje kundra zhurmës, barrierë me tuba apo edhe ishuj trafiku si amortizatorë.
Vox News

S ka problem se kemi fjalimin ne Uashington
unë këtu nuk kuptoj gjë fare. Por fare, fare ama. A nuk hartohet një preventiv për koston para se të nisin punimet?! Ndryshe këtu kemi të bëjmë me një nivel korrupsioni që prek retë. Se pas hartimit të preventivit, qeveria apo ministria përkatëse hap një tender. Kush do ta ndërtojë këtë rrugë me 290 milionë euro? Kuptohet me paratë e vetë firmës. Që ajo mund t’i huazojë në bankë. Dhe në qoftë se kosto neto, pa fitim, paska dalë 290 milionë euro apo lekë(!) një biznesmen propozon që ta ndërtojë këtë rrugë me 320 milionë. Për të paguar interesin e bankës dhe siguruar fitimin e tij?! Atêhere si spjegohet që kosto ka vajtur në 450 milionë dhe për këtë merakoset shteti! Në vend që të merakoset biznesmeni! Unë me të vërtet nuk kuptoj asgjë fare. veçse në rast se qeveria ose ministria i ka akorduar një “çek të bardhë” biznesmenit. Dmth kërko sa të duash! “Ti ga dhe ne na. Por mos harro edhe ndarjen përgjysëm të shtesës së parave mbi çmimin e parashikuar”! Mos e kam gabim?! Dhe ku?
Ore po mirmbajtjen kush e ka?? Qente e vrare nga makinat janë dekompozuar rrugeve të unazes.
Ska problem fare mjafto te arrestojm ate ortakun, Albin pastaj nuk shkruaj me kundra qeveris
per zotin “Drini”
Cdo veper ndertimi e vogel apo e madhe ka preventivin paraprak gjitheperfshires i cili gjithmone eshte me i vogel se situacjonet qe perfaqsojne punimet faktike bashke me procesverbalet e punimeve te fshehta.Pse behen keto artikuj kriminale nga “Birnat dhe Voksat “dhe hidhen ne shtypin shqiptar me copy paste te peshtira ?
–
Akuza deri tani nga Spak-u eshte…..favorizim në tendera…dhe me keta akuze mund te futesh gjysmen e botes se tenderave ne burg…Kurse “prokuroret” mediatike si “Birnat dhe Voksat” leshojne keto perverstete qe per nje njeri normal qe eshte marre me pune ndertimi duken si gjuajtje poshte rripit te mesit per te akuzuarit
–
Qe nga arrestimi i Saimir Tahirajt dhe shume figurave te PS duke mbaruar me masakrimin mediatik te Veliajt apo Ballukut duket nje aktivizim kriminal i Spakut qe si arme kryesore per paraburgimin e paligjshem eshte duke u bazuar vetem te qeneria mediatike si BIRNAVOXAT…duke na bere te mendojme se gjykatat ne kohen e Enverit ishin kompjuterike gjithmone duke folur per ligjet e asaj kohe.
Situacioni nuk.mund te jete +60 % me shume se preventivi i plote o patronazhist ose 450 -290= +160 milion euro. Ndryshimi mund te jete +- 5 deri 10 % perndryshe planifikimi i fondeve eshte korrupsion
Mos more, vjedh qindra miliona Edi dhe Belinda per rruge qe bien, dhe na qenka SPAKU me qendrim armiqesor.
Po sikur te besh krahasimim per qendrimim karshi punes, secili sipas Objektivit te cdo lloj pune, dhe ta peshosh
“armiqesine” ne secilin profil te punes, kush e ka masen armiqesore me te madhe, Balluku apo SPAK
Cfare demi i ka bere shtetit Balluku, dhe cfare i ka bere SPAK
I vetmi dem qe SPAK i ka bere shtetit eshte qe po vepron shume ngadale.
Ato figurat e tua te PiSave jane me te ndyra se cdo lloj qenerie rrugesh.
Keshtu u shnderrua PiSja, ne llum qe e gjykon PDja.
Ketu arritet, o qelbesira qe kerkoni imunitet penal, dhe kriminele, dhe te paprekshem
– Dëgjuam krisma! – guxoi të pëshpëriste me gjysëm zëri zoti Drini
– Të kanë bërë veshët! – ja ktheu gjithë prepotencë kapterr Çiiizi, duke u munduar të hidhte ca bajga hoxhiste mbi heronjtë e një prokurorie të posaçme, të ngritur me kontributin e çmuar amerikan në shërbim të shtetit të së drejtës ligjore.
– E shikoni të ç’nderuar lexues se krisma s’ka patur? – vazhdoi me retorikën e tij boshe sufllaqexhiu rilindjotas, duke u munduar të sqaronte sa me duar e sa me të shpërdredhura sumore, se fajin për koston tejmase të lartë, për një palo rrugë që pritet t’i plasaritet asfalti brenda një afati të shkurtër kohor, nuk na e paskan pseudo-firmat ndërtimore të tipit “dridhe like me lesh fabrike” me pronarë, kapitali i të cilëve fillestar rezulton jo rallë mjaft qesharak, por “armiku i kllasës”, e pra gazetaria investigative.
Te Unaza e Tiranes pra, mu ne zemer te vendit! (Mendojeni se c’behet me punet publike anembane vendit)
Vjedhja kudo ku ka tenderime eshte fytyra e pushtetit te sotem Rama. Me ate fytyre vjedhje u ngrit ne maje te ketij pushteti Belinda Balluku. Dhe per te imunizuar ate fytyre vjedhje eshte angazhuar i tere ky pushtet, qe tashme kerkon te beje dhe ligje per ta fshehur nga drejtesia. Eshte ne prove kjo e fundit, Drejtesia, por eshte ne prove me teper dhe vete ky shtet – a do vazhdoje ne pushtet akoma fytyre vjedhja apo do kete Drejtesi qe ta beje zap.
Po ju pse ankoheni? Shumica ate do. Duroni, kur te fitoni si shumice me votime mund te flisni.
Detar, kur ka patur zgjedhje te lira ne mutistan?
Detaro, kur nje pushtet vjedh neper rruge vjedh edhe neper zgjedhje duke i shnderruar ato ne votime sic i quajne ca si ty.