Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga “Albbakër” te “superfosfati”, të gjitha ndërmarrjet shtetërore në proces likuidimi do të mbyllen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nga “Albbakër” te “superfosfati”, të gjitha ndërmarrjet shtetërore në proces likuidimi do të mbyllen
AktualitetKronike

Nga “Albbakër” te “superfosfati”, të gjitha ndërmarrjet shtetërore në proces likuidimi do të mbyllen

Published: February 2, 2026
Shpërndaje

Të gjitha ndërmarrjet tregtare me kapital shtetëror mbi 51 për qind që prej vitesh janë në proces likuidimi do të mbyllen përmes një ligji të posaçëm. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka hedhur në Konsultim Publik projektligjin “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”. Baza e re ligjore synon që këto shoqëri të mbyllen përfundimisht dhe asetet e tyre të kalojnë tek shoqëri e vetme tregtare shtetërore.

“Në pronësinë dhe përgjegjësinë administruese të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit ndodhen aktualisht disa shoqëri tregtare me kapital shtetëror mbi 51 për qind, të cilat ndodhen prej një periudhe shumëvjeçare në proces likuidimi dhe nuk ushtrojnë më veprimtari ekonomike. Këto shoqëri vijojnë të ekzistojnë si subjekte juridike kryesisht për qëllime të administrimit të aseteve dhe trajtimit të detyrimeve të mbartura ndër vite, ndërkohë që procesi i likuidimit nuk është përmbyllur ende.”

Janë një sërë shoqërish shtetërore që ka mbi 20 vite që janë në proces likuidimi siç është rasti i Alb Bakër sh.a, pasi prej 2004-ës është miratuar prishja e shoqërisë, dhe emërimi i likuditatorit të parë. E njëjtë është situata edhe për ndërmarrjet shtetërore “Albkrom” sh.a., “Albminiera” sh.a., “Prodhim Mobilje” sh.a., “Petrol Alba” sh.a., “Duhan-Cigare” sh.a., “Albkontroll” sh.a. “Superfosfat Kurbin” sh.a dhe “Qendra e Regjistrimit të Aksioneve”.

- Publicitet -

“Detyrimet e mbartura prej tyre janë kryesisht detyrime shumë të vjetra, të krijuara në periudha të hershme, ku një pjesë e konsiderueshme rezultojnë të parashkruara, të pajustifikuara ose të regjistruara gabimisht në kontabilitet, pa dokumentacion mbështetës ose ndaj subjekteve që nuk ekzistojnë më juridikisht. Në disa raste, këto detyrime përbëjnë pjesën dërrmuese të borxhit të raportuar dhe nuk përfaqësojnë detyrime reale financiare.”

Por këto shoqëri edhe pse kanë shumë detyrime dhe prej vitesh janë nën likuidim, nga ana tjetër kanë shumë pasuri si portofol si troje, ndërtesa industriale, fabrika, depo, objekte teknike dhe galeri minerare, të shpërndara në disa rrethe të vendit.

“Vlera kontabël e aseteve tejkalon ndjeshëm vlerën e detyrimeve reale të pagueshme, duke krijuar potencial të mjaftueshëm për shlyerjen e këtyre detyrimeve, nëse aseteve do t’u jepej mundësia të administroheshin dhe të disponoheshin në mënyrë të unifikuar dhe efektive”, thuhet në relacion.”

Aksionari i vetëm i shoqërisë do të jetë Ministria e Ekonomisë, ndërsa efekte financiare të themelimit të shoqërisë dhe kapitali fillestar do të mbulohet nga buxheti i shtetit. Kjo shoqëri e re që do të krijohet do të administrojë të gjitha pasuritë/asetet e transferuara, do të ketë të drejtë ti shesë ose t’i japë për privatizim sipas legjislacionit në fuqi me qëllim shlyerjen e kreditorëve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kardinali Ernest Simoni kremton në Virxhinia, SHBA, meshën në gjuhën shqipe
  • Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat sekrete për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  • Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  • Investigimi: Oligarku rus i afërt me Putinin financoi fshehtas dasmën e djalit të Donald Trump
  • Daja i deputetes socialiste plagos me çekiç ish-vjehrrin e tij

Komentet e Fundit

  1. luterkingu on FOTO: Qëlloi me grusht në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  2. aqif kapertoni on Libri i Abrahams: Çfarë ndodhi me Nanon në 14 shtator kur turma e armatosur e Berishës sulmoi Kryeministrinë
  3. xxx on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  4. Iliri on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  5. emigranti on Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?