Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Krimi i Venecias: Kush ishte Florino Mërkuri, i riu nga Fieri që u vra nga ish-bashkëshorti i të dashurës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Krimi i Venecias: Kush ishte Florino Mërkuri, i riu nga Fieri që u vra nga ish-bashkëshorti i të dashurës
KronikeKryesore

Krimi i Venecias: Kush ishte Florino Mërkuri, i riu nga Fieri që u vra nga ish-bashkëshorti i të dashurës

Published: November 23, 2022
Shpërndaje

Vera Myrtaj (majtas), Florino Mërkuri 23 vjeç (në mes) dhe autori i krimit, Viron Karabollaj

 

Pas shkollës së mesme, 23-vjeçari Florino Mërkuri fluturoi drejt Anglisë në kërkim të një të ardhmeje. Prej dy vitesh jetonte në zonën e Venecias si punonjës në një kompani ndërtimi. Ai jetonte prej një viti e gjysmë me Vera Myrtajn. Dhimbja e vëllait: Kishe akoma shumë kohë për të jetuar

- Publicitet -

Flonino «Nino» Mërkuri, 23 vjeç, në një foto nga profili i tij në Facebook

 

Florino “Nino” Mërkuri u vra në moshën 23-vjeçare nga ish-bashkëshorti i Vera Myrtajt.

41-vjeçari Viron Karabollaj ekzekutoi disa ditë më parë të riun shqiptar dhe gruan me të cilën ishte divorcuar prej vitesh.

Lindur dhe rritur në Fier, pasi mbaroi shkollën e mesme, Mërkuri u transferua në Angli në kërkim të punës dhe të ardhmes.

Dy vite më parë ai zgjedh për t’u zhvendosur në Itali, në zonën e Venetos, ku gjeti shumë shpejt punë në një kompani ndërtimi.

“Më kujtohet kur si fëmijë punonte si bari për të ndihmuar familjen të sillte bukën në shtëpi, – thotë M, një nga kushërinjtë e tij. – Situata ekonomike në të cilën ata ndodheshin në atë kohë nuk ishte aspak e thjeshtë. Florino ka qenë gjithmonë një shpirt i mirë, ishte shumë i lidhur me prindërit, vëllezërit e motrat: do të kishte bërë gjithçka për ta”.

Jeta e re në Itali

Pak muaj pas shpërnguljes në Spinea, Venecia, i riu shqiptar kishte takuar bashkëkombësen e tij, Vera Myrtaj, 37-vjeçare, nënë e dy vajzave, e divorcuar nga bshkëshorti prej vitesh.

Vera dhe Florino jetonin së bashku prej një viti e gjysmë në shtëpinë në “via Leopardi”, që gruaja kishte blerë së bashku me babain e vajzave të saj.

Aty, të dielën e 20 nëntorit, Viron Karabollaj i qëlloi për vdekje në një krim të shkaktuar në dukje nga xhelozia.

Florino, sipas konstatimeve të karabinierëve, është përpjekur të mbrohet, por nuk ia ka dalë dot: në trup, i gjetur në garazh, ka pasur shenja të plagëve me thikë pjesën e përparme të trupit dhe gjithashtu në shpinë.

“Martina, motra e madhe e tij, e cila jeton prej gjashtë muajsh në zonën e Venecias, është thirrur në morg nga hetuesit për të verifikuar nëse bëhej fjalë për vëllain e saj”, – shkruajnë mediat italiane.

Ndërkohë, kushëriri i tij, M, vijon “Familja e Ninos ishte në dijeni të dashurisë së re të lindur me Verën. Ata nuk e kishin takuar kurrë vajzën, por ishin shumë të lumtur që ‘i vogli’ i tyre ishte gati të bëhej burrë, të krijonte një familje”.

Dhimbja e vëllait

Pikërisht familja: për Florino Mërkurin ishte një dëshirë e fortë, pavarësisht moshës së tij të re.

“Nuk gjej fjalët e duhura për të shpjeguar se kush ishte në të vërtetë vëllai im – thotë Eljo Merkuri, vëllai i madh. – Ne u rritëm bashkë me vuajtje dhe luftë, por nuk kishte rëndësi, sepse kishim njëri-tjetrin. Së bashku jemi grindur, kemi qeshur, kemi qarë, por kemi qenë gjithmonë aty dhe tani më ka mbetur vetëm një zemër e thyer në shpirt”.

Më pas, disa fjalë të tjera drejtuar të vëllait të tij që nuk jeton më: “Kishe akoma shumë kohë për të jetuar, – shkruan Eljo. – Gjithë mundi dhe sakrifica që kemi shpenzuar në këtë jetë, nuk na ka sjellë asnjë përfitim. Unë po qëndroj këtu, duke pritur të shoh buzëqeshjen që më dhurove sa herë që takoheshim”.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Andis says:
    November 24, 2022 at 12:24 am

    Ajo kur te ishte 50 vjece Ai do ishte 35 vjec.
    Mire a keq e din arsyen vetem ai qe e beri krimin dhe jo ju o lexues.

    Reply
  • Pse says:
    November 24, 2022 at 2:33 am

    Andis.
    Asnje arsye nuk ka patur ai qe beri krimin. As me ish gruan, se gruaja nuk eshte prone dhe nuk ka asnje arsye ti mare jeten…
    Aq me teper me are djalin nuk e lidh asgje…ai djale ishte nje engjell qe I kishte dale per zot asaj qe ai nuk ishte I zoti…por nje deshtak qe meriton ta hane krimbat…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • TRAGJIKE: U fut në lumë për t’u freskuar, ndërron jetë futbollisti 21-vjeçar francez
  • Rikthimi i Neymar në Botëror pas 981 ditësh, lot në dhomat e zhveshjes
  • Rusia dëbon konsullin rumun dhe mbyll konsullatën në Shën Petersburg
  • Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  • Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat mbi protestën

Komentet e Fundit

  1. oikoi on K.E – BELA MAFIA
  2. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  3. Aldrin on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Aldrin on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  5. Shkodrani-Belgjike on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?