Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Këta janë gjashtë personat më të kërkuar sot në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FOTO: Këta janë gjashtë personat më të kërkuar sot në Shqipëri
KronikeKryesore

FOTO: Këta janë gjashtë personat më të kërkuar sot në Shqipëri

Published: June 5, 2023
Shpërndaje

Arrestimi i ish-punonjëses së Bankës së Shqipërisë, Milena Deraj, nxori në skenë emrin e një personi të kërkuar nga Policia e Shkodrës.

Në dosjen e Prokurorisë përveç veprimeve hetimore në lidhje me akuzat e ngritura ndaj 33-vjeçares Deraj, jepen detaje edhe në lidhje me personin në kërkim, Abedin Ferracaku, i njohur edhe me mbiemrin Verracaku.

Ai bashkë me dy vëllezërit e tij janë shpallur në kërkim në vitin 2021, si bashkëpunëtorë në masakrën e Velipojës, ku mbetën të vrarë 4 persona, mes të cilëve edhe një i ri kamarier, që u vra aksidentalisht në ditën e parë të punës.

- Publicitet -

E megjithëse është i kërkuar, Abedin Ferracaku, rezulton se lëviz i lirshëm në Shkodër madje ka udhëtuar disa herë edhe drejt Tiranës. Lëvizjet e tij janë rrëfyer nga e arrestuara Milena Deraj, por bëhen të besueshme pasi konfirmohen edhe nga deklarimet që i janë marrë kushërirës  së tij.

Abedin Ferracaku nuk është i kërkuari i vetëm që sfidon Policinë.

Suel Çela prej disa vitesh ka qenë në kërkim për vepra të ndryshme penale nga Policia e Elbasanit. Kërkohej për përplasjen me Policinë tek tregu Agro-Ushqimor, por nuk u ndalua në asnjë moment.

Kjo nuk e pengonte që të firmoste prokura tek noteri dhe të kërkonte në gjykatë zëvendësimin e masës së arrestit. Të njëjtën gjë bën edhe tani. Madje ka shkuar deri në Gjykatën e Lartë. Nga ana tjetër gjithmonë ka pasur informacione për lëvizjet e tij, madje edhe jashtë vendit, por Policia asnjëherë nuk e ka ndaluar.

Së fundmi ai është në kërkim pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili pretendon se Suel Çela e ka porositur për dy vrasje.

Erjon Llapushi është një tjetër i kërkuar, i akuzuar për vrasje, që lëviz lirshëm në Tiranë dhe Pogradec ku ka vendbanimin.

Talo Çela, nga ana tjetër, një nga personat më të kërkuar në Shqipëri, vitin e kaluar i shpëtoi një atentati në Elbasan. Ndonëse Policia nuk e gjente për ta arrestuar, vrasësit dinin çdo lëvizje të tij. Ai i shpëtoi këtij atentati duke u kundërpërgjigjur me armë.

Por nuk e pati të njëjtin fat Fabian Gaxha që mbeti i vrarë gjatë konfliktit në ish-Bllok, në vitin 2018. Ngjarje ku u plagos edhe miku i tij, Ervis Martinaj.

Gaxha, rezultoi të ishte në kërkim për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, megjithatë për së gjalli nuk ra kurrë në duart e Policisë.

Ibrahim Lici është një emër që u bë i njohur në Shkodër, por më pas bëmat e tij nisën të përhapen në të gjithë Shqipërinë. Për shumë kohë askush nuk dinte asgjë rreth të kërkuarit për vrasje. Ai sfidoi herë pas herë autoritetet shqiptare, madje edhe kur u mendua se Policia ra në gjurmët e tij në Turqi, u zhduk edhe atje.

Ervis Martinaj, është denoncuar i humbur nga familjarët, por deri tani asgjë nuk është provuar nga Policia dhe Prokuroria. Megjithatë deri më datë 9 gusht kur u denoncua i humbur, ai kishte lëvizur lirshëm edhe pse ishte shpallur në kërkim pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

Madje edhe ishte ndihmuar nga punonjës Policie, siç edhe rezultoi me arrestimin e efektivit Jeton Lami.

1 – Abedin Ferracaku 32 vjeç: I kërkuar në lidhje me masakrën në Velipojë

2 – Suel Çela 35 vjeç: I kërkuar nga SPAK me dyshimet se ka porositur vrasje

3 – Erjon Llapushi 32 vjeç: Një ndër personat më të kërkuar, i dyshuar për vrasje

4 – Talo Çela 51 vjeç: I kërkuar për grabitjen e Rinasit dhe vrasje, gjykohet në mungesë

5 – Ibrahim Lici 30 vjeç: I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje

6 – Ervis Martinaj: Rezulton i zhdukur, në kërkim nga SPAK për porositje vrasje

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Indiani hyn për të vjedhur një banesë në Kombinat, arrestohet majë çatisë
  • Trump planifikon anulimin e vizave të 200 mijë azilkërkuesve në SHBA
  • Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  • Ç’duhet të kuptojnë turistët për protestën e shqiptarëve
  • Paratë e krimit pas bumit turistik

Komentet e Fundit

  1. demo on Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  2. Simon Bender on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  3. 1thundrak on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  4. Një banor I Tiranës on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  5. Kaden Lester on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?