Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga imuniteti te Trumpi, Kuvendi e hap 2026-n me kaos, opozita kërkon ‘dorëzimin’ e Ballukut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Nga imuniteti te Trumpi, Kuvendi e hap 2026-n me kaos, opozita kërkon ‘dorëzimin’ e Ballukut
Lajmi i funditPolitike

Nga imuniteti te Trumpi, Kuvendi e hap 2026-n me kaos, opozita kërkon ‘dorëzimin’ e Ballukut

Published: January 19, 2026
Shpërndaje

Seanca e parë e Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2026 ka nisur ashtu siç u mbyll më 11 dhjetor. Pas nderimit të himnit kombëtar, Partia Demokratike e të tjerë opozitarë u dyndën në foltoren e Kuvendit duke tentuar bllokimin e vijimit të seancës dhe shkak për këtë u bë prezenca e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Ndaj kësaj të fundit, SPAK ka kërkuar heqje të imunitetit të deputetit dhe hapjen rrugë për arrestim.

Opozita ka kërkuar me të madhe largimin nga salla të Ballukut ndërsa mazhorancën e etiketuan si mburojë të krimit. Kjo për shkak se Partia Socialiste ka refuzuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK.

- Publicitet -

Vetëm opozitarët Fatmir Mediu, Agron Shehaj, Erlad Kapri, Artan Luku, Ana Dajko dhe Redi Muçi, qëndruan të ulur në karriget e tyre.

Tedi Blushi e mori fjalën nga foltorja si kreu i grupit të Partisë së Lirisë, ndërsa iu drejtua Niko Peleshit duke e cilësuar si provokator dhe mbrojtës të Ballukut.

“Po bëni provokim jo ndaj opozitës, por ndaj qytetarëve. Nuk mund të bëheni mburojë e korrupsionit. Niko je damkosur sot pas Ramës si provokatori më i madh. Prania e ballukut në sallë kur duhet ti ishte dorëzuar drejtësisë, është krim nga ana juaj”, tha Blushi.

Revoltës së demokratëve iu përgjigj kreu i grupit të PS-së Taulant Balla, i cili theksin e vuri tek ftesa e Trump për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama. Balla tha se Rama është miku më i mirë i Trump në Ballkanin Perëndimor.

Kreu i grupit të PS vijoji më tej për thirrjen e deputetëve të PD-së për t’iu bashkuar komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale. Për këtë ata kanë kohë deri javën tjetër, në të kundër do të zhbëjnë formulën për 2 komisionet dhe mazhoranca do të marrë shumicën.

“Edi Rama është partner i besueshëm i SHBA-ve, këto janë dy çështjet në parantezë dhe dëgjoheni mirë, kohë për të humbur me ju kemi zero, nguliteni mirë. Doni reformë territoriale e zgjedhore, hajdeni këtu. Nëse nuk vini javën e ardhshme, jeni të mirëpritur”, tha Balla.

Pas fjalës së Ballës, kryetari i Kuvendit kaloi në votim dhe më pas mbylli seancën. Pas daljes nga Kuvendi, deputetët e opozitës në prononcim për mediat, e cilësuan si turp dhe provokim prezencën e Belinda Ballukut në sallë.

n.s. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Pensionisti i Rruges se Elbasanit says:
    January 19, 2026 at 7:30 pm

    SPAK ka kërkuar heqje të imunitetit të deputetes B.Balluku dhe dorezimin e saj ne duart e gjykates nuk mund ta ndaloje asnje superman; opozita berishiste ben thjesht show per te marre ndonje kulle ne Tirane.

    Reply
  • ILIR says:
    January 19, 2026 at 7:52 pm

    E patolerueshme pjesemarja e Ballukut ne Parlament,nje karshillek i neveritshem dhe me nje pamje ofenduese per anetaret e Parlamentit dhe e tere atyre qe e shohin.Ky qendrim sikur thote ……ja ku jam ,te me rruani b….n. E patolerueshme edhe per deputetet e PS me ne krye ate te pabythin……

    Reply
  • Dashi says:
    January 19, 2026 at 9:27 pm

    Për ty ILIR . Po të pyes , si mund të protestojë një opozitë kryetari i së cilës , përveçse i damkosur nga SHBA dhe Anglia familisht si i pa dëshirueshëm , është në proces gjyqësor për korrupsion dhe shfrytëzim të postit zyrtar ? Si mund të protestojë Blushi i Metës për Ballukun , kur kryetarin e partisë e ka në burg për vjedhje e korrupsion ? Askush nuk po e mbron Ballukun , veçse po pritet vendimi i gjykatës më të lartë të vëndit më datën 22 janar dhe pas kësaj do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të vendosur . Sipas teje , duhet të ngrihet maxhioranca në parlament e të kërkojë që Sali Berisha të mos ulet në karriget e kuvendit , sepse është në proces gjyqësor . E njëjta gje edhe me Fatmir Mediun . Belinda Balluku është akoma zëvendëskryenistre e deputete dhe ka vëndin e saj . Akoma nuk është në arrest dhe nëqoftëse deklarohet fajtore nga gjykata , le të kalbet në burg . Por çdo gjë ka rradhë e rregull , po pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese , pastaj të shohim se çdo të ndodhë .

    Reply
  • Dashi says:
    January 19, 2026 at 9:29 pm

    Ndreqie gabimi nga shpejtësia : të lexohet zëvendëskryeministre .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta në mënyrë tragjike në plazh profesori i volejbollit shqiptar
  • Pse ka kaq shumë makina luksoze në Shqipëri?
  • Ç’synon “Mburoja e Akilit”, sistemi mbrojtës që Greqia po ndërton me ndihmën e Izraelit?
  • BKH, kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
  • “Protestat nisën për mjedisin, por u kthyen politike”, “Flamingot” në raportin e DASH për Shqipërinë

Komentet e Fundit

  1. Riçhard on ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  2. Kola on ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  3. demo on Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
  4. 1thundrak on Shehaj ‘rrëmbeu’ dokumentin e huasë, Rama: Iku me vrap si ballistët që vidhnin pula në kotec
  5. 1thundrak on Pse heshtin artistët?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?