Pas tre fitoreve radhazi, kryeministri Edi Rama, që drejton qeverinë në Shqipëri që nga viti 2013 po përgatitet t’i kërkojë popullit të tij një mandat të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të ardhshëm, shkruan Corriere Della Sera.
Shefi i ekzekutivit shqiptar dha një intervistë për median e njohur italiane, në të cilën shpreh veç të tjerash bindjen e anëtarësimit brenda kësaj dekade në BE. I pyetur për vitin se kur kjo mund të ndodhë, Rama, përgjigjet me doza shakaje “nuk jam profet”, e megjithatë, përballë insistimit për një datë konkrete, theksoi se shpreson që kjo të ndodhë brenda vitit 2030. Dhe më tej, shuan kërshërinë e gazetarit lidhur me kandidimin e tij në këto zgjedhje.
A do të kandidoni për një mandat të katërt radhazi, është pyetja?
“Të kandidoj për një mandat të katërt dhe të kem një mbështetje që premton mirë është tashmë diçka e veçantë,” shprehet kryeministri. Shef ekzekutivi që prej shtatorit 2013, Rama megjithatë refuzon të bëjë një vlerësim për veten. “Nuk më takon mua t’i jap vetes një vlerësim, thotë ai në intervistë.
“Majin e ardhshëm, do të mirëpres me përulësi votën e qytetarëve, sepse ajo është ajo që ka rëndësi”, shton më tej. Edhe pse në Europë pjesëmarrja në votime ka rënë dhe në Itali në disa zgjedhje lokale ajo ishte nën 50%, Rama është optimist e thotë se në vendin e tij, nivelet e pjesëmarrjes vazhdojnë të mbeten të mira, duke marrë parasysh siç thekson ai, vetëm qytetarët rezidentë në vend.
“Do të jetë interesante të shohim se sa do të votojnë për herë të parë nga jashtë. Sa i përket Evropës, ndoshta po përhapet një ide gjithnjë e më e zakonshme që, në fund të fundit, asgjë nuk ndryshon dhe që votimi nuk ka ndonjë rëndësi.
Kjo është shqetësuese, sepse mund të nënkuptojë që një histori e vjetër dhe shumë e keqe rrezikon të përsëritet,” thotë kryeministri.
Corriere e përshkruan lëvizjen e tij për mbylljen e TikTok-ut për një vit si një përpjekje për të mbrojtur popullsinë, sidomos të rinjtë. Sfida kryesore përpara për të mbetet hapi historik i hyrjes në BE dhe transformimi i Shqipërisë në një vend ku e kaluara nuk mund të marrë peng të ardhmen.”
Intervista e plotë:
Zoti Kryeministër, viti 2024 ishte një vit me shumë zgjedhje në botë. Sipas jush, çfarë “fotografie” mund të bëhet për rezultatet, duke filluar nga ato evropiane dhe ato për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara?
“Bota demokratike, në përgjithësi, duket se ka hyrë në një fazë të madhe trazirash dhe, për fat të keq, viti që sapo ka filluar duket edhe më i pasigurtë se ai që sapo përfundoi.”
Për Shqipërinë, çfarë viti ishte 2024-a? Dhe çfarë pritet për 2025-ën?
“Ishte një vit i shënuar nga një psherëtimë lehtësimi, pasi më në fund jemi ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pas një rrugëtimi të gjatë reformash, plot me pengesa të vështira. Ndjesia është si ajo e marinarëve që, pas një udhëtimi të gjatë, më në fund shohin tokën.”
Cilat janë sfidat kryesore që vendi juaj duhet të përballojë?
“Gjithçka që do të na çojë drejt hapit të madh historik të hyrjes në Bashkimin Evropian dhe ta transformojë Shqipërinë në një vend ku e kaluara nuk mund të marrë peng të ardhmen.”
Ju keni qenë kryeministër që nga shtatori 2013: Nëse do t’i jepnit vetes një vlerësim, cili do të ishte?
“Nuk më takon mua t’i jap vetes një vlerësim. Në majin e ardhshëm, do të mirëpres me përulësi votën e qytetarëve, sepse ajo është ajo që ka rëndësi.”
Në Evropë, pjesëmarrja në votime ka rënë. Në Itali, për shembull, në disa zgjedhje lokale pjesëmarrja është nën 50%. Sipas jush, çfarë po ndodh me shoqëritë?
“Në Shqipëri, mund të them se ende mbajmë nivele të mira pjesëmarrjeje, duke marrë parasysh vetëm qytetarët rezidentë në vend. Do të jetë interesante të shohim se sa do të votojnë për herë të parë nga jashtë. Sa i përket Evropës, ndoshta po përhapet një ide gjithnjë e më e zakonshme që, në fund të fundit, asgjë nuk ndryshon dhe që votimi nuk ka ndonjë rëndësi. Kjo është shqetësuese, sepse mund të nënkuptojë që një histori e vjetër dhe shumë e keqe rrezikon të përsëritet.”
Shumë njerëz e kanë vënë re se ju jeni një kryeministër i qendrës së majtë, por keni marrëdhënie të shkëlqyera me Giorgia Meloni, një kryeministre e qendrës së djathtë. Duke lënë mënjanë marrëdhëniet personale – ju keni pasur lidhje të forta me ish-kryeministrat italianë Matteo Renzi dhe Mario Draghi – a jetojmë në një epokë ku kufijtë politikë po zhduken, të
paktën për çështje të mëdha si emigracioni?
“Nuk do ta shihja si një çështje ideologjike. Siç e kam thënë shpesh, me Italinë kemi një marrëdhënie shumë të veçantë për t’u kufizuar nga përkatësitë ideologjike.”
Liderët e shteteve të ndryshme sot po përballen me sfida më të mëdha krahasuar me dhjetë apo njëzet vjet më parë? Po mendoj për emigracionin, tensionet globale, pandeminë, luftërat tregtare…
“Problemi është ndoshta që liderët e sotëm, veçanërisht në Evropë, kanë më pak mundësi për të ndikuar. Kjo sepse çështjet themelore kanë dalë jashtë kontrollit të qeverive kombëtare, ndërsa Bashkimi Evropian mbetet një krijesë e papërfunduar, dhe kjo është çështja më e madhe.”
A ju befasoi fitorja e Donald Trump-it në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara në nëntorin e kaluar?
“Jo, aspak. Ishte e parashikueshme.”
Si mendoni se do të sillet Trump në mandatin e tij të dytë?
“Si dikush që është kthyer në majën e botës pasi ka qenë buzë humnerës, duke prekur madje edhe vdekjen. Ai kurrë nuk ka fshehur bindjen se Zoti kishte një arsye të veçantë për ta mbajtur gjallë ndërsa kandidonte për Shtëpinë e Bardhë.”
Fitorja e Trump-it është një paralajmërim për Evropën?
“Duke vazhduar paralelen me Zotin, ai nuk mund të bënte asgjë më bujare për të përpjekur të zgjojë Evropën.”
Çfarë doni të thoni?
“Shpresoj që ky përpjekje të japë rezultatet e dëshiruara, përndryshe mund të ketë dhimbje të mëdha përpara.
Në cilin vit, sipas jush, Shqipëria do të hyjë në BE?
“Nuk jam profet.”
Por, megjithatë, nëse ju kërkoj një vit?
“Shpresoj në vitin 2030.”
Ju jeni gjithashtu një artist, përveçse një baba familjeje. Si arrini të udhëhiqni një vend të ndërlikuar dhe njëkohësisht të vazhdoni jetën tuaj private dhe pasionet tuaja?
“Bashkëshortja ime mund t’ju japë përgjigjen e vërtetë. Sepse janë ajo dhe fëmijët tanë që e dinë më mirë se të gjithë, përfshirë mua, se të flasësh për jetë private, në kushtet e mia, është pothuajse një eufemizëm. Për ta, kjo pothuajse kufizohet me ofendimin.”
Atëherë më tregoni një gjë që do të donit të ndodhte në vitin 2025 dhe një gjë që do të donit të sillnit nga viti 2024?
“Pa dyshim do të doja përfundimin e luftës në Ukrainë. Nga viti 2024 do të doja të mos ndryshoja moshën time, por fatkeqësisht do të jem një vit më i madh.”
A mendoni se jeni më shumë i dashur apo i vlerësuar jashtë vendit tuaj apo brenda tij?
“‘I dashur’ është një fjalë shumë e madhe për ta pretenduar, veçanërisht në kohë kur rrjetet sociale dhe platformat dixhitale e kthejnë gjithçka në mish të bluar. Por kurrë nuk do të ankohem.”
A do të kandidoni për një mandat të katërt radhazi?
“Të kandidoj për një mandat të katërt dhe të kem një mbështetje që premton mirë është tashmë diçka e veçantë.”
Pra, do të kandidoni sërish. Por kush do të jetë pas Ramës, kur Rama të vendosë të bëjë diçka tjetër?
“Me lejen e Zotit dhe të shëndetit, shpresoj për një jetë me një celular që merr pak mesazhe. Kjo do të ishte tashmë një Rama tjetër. Pjesa tjetër, do të vijë vetvetiu.”
te shikojme sa vota do vjedhesh me post, printo zarfe dhe firmos vete…
Kushtetuta shqiptare duhet te vendose nje kufizim per mandatet Kryeministrore, pikerisht qe te evitohet mumifikimi i politikaneve dhe politikes. Ky po vazhdoi keshtu po vret demokracine “demokratikisht”.
Ti shqipfoles antishqiptar greko maskara zhgarravit aty ne mediat dhe forumet greke per kushtetuten greke,
per kufizimet aty ne mandatet e pordhipurgosave ne Greqi, dhe dinastite e familjeve pordhiporgusore greke.
O ¿?,mos qe gjë goca jote ajo 24 vjeçarja e aksidentit ?
Nuk ndahet ky, pa i nxjerre ujin e zi Shqiperise o jo. I kane dhene misione te qarta e afatgjata shoku Soros dhe pronaret e tij te Internacionales.
PO TE ISHA NE VEND TE ZOTIT EDI RAMA UNE ME PERFUNDIMIN E KETIJ MANDATI,PRA 12 VJETESH KRYEMINISTER PA NDERPRERJE,DO TE JEPJA DOREHEQJEN DUKE U URUAR LAMTUMIREN POLITIKES. KETE QENDRIM KAN MBAJTUR SHUMICA E KRYEMINISTRAVE TE VENDEVE DEMOKRATIK.A KISHTE ME TE SUKSESHME SE MERKELI NE GJERMANI,BLERI NE ANGLI E SHUME TE TJERE. QENDRIMI AFAT GJATE SI KRYEMINISTER I SJELL PASOJA ZHVILIMIT TE VENDIT,MBASI IDETE E TIJ TASHME KANE PERFUNDUAR DHE VETE HISTORISE SE TIJ KRYEMINISTRORE.QEVERIA E TIJ QENDRORE DHE VENDORE ESHTE PUSHTUAR NGA KORRUPSIONI MASIV, E CILA DUHET TE SPASTROHET NE THEMELE.NESE FLASIM PER SHTET DEMOKRATIK DUHET TE TREGOJME VLERAT DEMOKRATIKE.
Hajro Limaj
Drejtor i Institutit te Politikave te Sigurise Kombetare
VR:
-Edi Rama në intervistën e Tij dhën gazetës Italiane rrëfen Atë që ndjen Ai & dashamirët e tij në 3 MABDATE QEVERISËSE,pavarsisht mangësive,ku se në Shqipëri çdo qytetar ka mendimin e tij.
-Z.HAJRO LIMAJ,deklaron se..po të ishte në vënd të Tij..do të JEPTE DORHEQJEN NGA DETYRA E KM.!? PA PYETUR 900.000 VOTUESIT E PS.
● ZOTËRIA nuk argumenton se NË SHQIPËRI NUK KA PD & OPOZITË.Se PD-në e bëri COPË E ÇIKË NON GRATA..DHE SE PO AI KA ASGJËSUAR 100 % TË GJITHA PARTITË E TJERA OPOZITARE.
● ZOTRI: Për tu bër KM në Shqipëri ANTARE E NATO.. përveç VOTAVE DUHET EDHE OK I SHBA+BE..TË cilat NON GRATA ËSHTË I PADËSHËRUESHËM NË SHBA,ANGLI,BE,etj.
●E.Rama do të largohet si KM PAS 2029,30 KUR TË JEN LARGUAR NGA PD,PL..OPOZITA.. S.BERISHA,L.META,L. BASHA,F.MEDIU..DHE PARTIT QË U KA NGELUR VETËM VULA NË XHEP.!
▪︎ E.RAMA DREJTON PS MË E MADHJA NË 34 VITE NË SHQIPËRI..DHE SE ËSHTË NË GJËNDJE TË KRIJOI 2,3,4..QEVERI MERITOKRATE.!
▪︎ Nëse largohet E.Rama dhe vjen në Pushtet SB & BERISHIZMI..SHUMZOKHET ME ZERO DREJTËSIA E RE ME OK TË SHBA,BE.!!
FLM
Duket 0 Temeqe PS ka vetem nje drejtues sepse te tjeret jane per te mbushur numrin . Ja psh;do behet nje pune nuk ka minister te dale e te flase por rrine mbas shpines se tij, do flitet per pensionet,do jete Rama ai qe do flase e do mashtroje, do vije ndonje drejtor nga jashte, eshte Rama qe do e presi , do vije ndonje president, do jete Rama qe do e prese sepse presidentit tone i kane dhene vetem te drejten e vules, biles edhe ndonje artisr po te vije po Rama do e prese !
Zoti Ethem.
Komentin tim nuk keni dashur ta kuptoni.Une nuk kam zene ne goje asnje parti tjeter apo individe tjeter.Nuk kam thene te mos fitoj PS-ja , po kam trajtuar konceptin demokratik te kohe qendrimit te personave ne pushtet.Populli,votuesit jane te lire te votojne pwr ata qe i vlersojne, mire ose keq, e cila nuk na takon neve ti diktojme.
Komenti im eshte vetem per ligjeshmerine e funksionimit te shtetit demokratik.PS ka edhe te tjere qe mund te behen kryeministra, sic beri Nano qe u pasua nga Majku,Meta etj.
Keto jane procese qe tek ne nuk u realizuar prandaj ne nuk kemi demokraci funksionale.Une shkruaj si intelektual dhe jashte cdo paragjykimi pwr askwnd.
Iluzioni i Demokracise eshte shume i forte. Dikur kishte Skllever dhe Pronare, ashtu fare ashiqare. Sot ka Pronare dhe Skllever, por me nje ndryshim te vogel,, eshte zbukuruar dhe embelsuar pak me Politikane te ” pavarur ” e aktore te mire, qe shesin demokraci e prosperitet, majtas e djathtas.
Phoenix kot po te pyes une ty, ti cfare e konsideron veten, Pronar, Skllav, apo ka ndonje gjendje te trete te “pavaruru”, as ne toke e as ne qiell. Po me prosperitetin si je, ke ndopak apo ta ka mare pronari?
Ti 2? ke liri sa per te komentuar ne kete forum, per te share e per tu share nga familja me TRENIN, per me tutje je skllav si te gjithe qe duan ti bejne qejfin vetes duke u quajtur puntore, intelektuale, njerez me shkolle por qe shkolla e tyre nuk vlen per asgje. Jemi me mire ne sklleverit puntore pa shkolle se te pakten e kuptojme qe jemi te lire vetem per 2 gjera, e para kemi liri per te llapur e te ofendojme njeri tjetrin dhe e dyta te cilen e kemi me shumice per tu larguar nga Shqiperia.
Hej ti prej Durrsi, me duket se nuk i ke as kompetencat teknike, as tagrin administrativ qe te percaktosh se per cfare kam une liri e per cfare s’kam. Absolutisht jo edhe per te percaktuar se ne cfare niveli skllaverie jam une, a si e quaj une veten. E shumta keto gjera mund t’i percaktosh per veten tende, prandaj miqesisht po te them nqs ke gje per te thene thuaje, pa i bere personale gjerat. Boll personale i ben gjerat nje idiot qe hiqet si TRENi ketu. Une perpiqem te them pikpamjet e mia.
Ky nuk ka turp.Perse nuk flet per suksesin boteror ne fushen e vjedhjes,te korrupsionit,te pastrimit te parave apo ne ate te shpopullimit te Shqiperise nga Shqiptaret ? Kur ka arritur kaq suksese dhe eshte kaq i dashur per popullin,perse largohenne mase Shqiptaret nga vendi i tyre ?
Edhe Enveri deklaronte njesoj si Edvini kur Hrushcovi i tha ne vesh ne Tirane perpara se te largohej:
KUR TE VIJ HEREN TJETER TE THYER QAFEN DHE MOS GUXON TE KANDIDOSH PERSERI SI SEKRETAR I PARE, SEPSE KEMI GADITUR PER KETE POST LIRI BELISHOVEN QE ESHTE ME INTELIGJENTE DHE KA DIPLLOME NE BRSS.
Enveri u be meit megjithese i priste keto deklarata prej kohesh, sepse Hrushcovi pasi kishte denuar krimet e Stalinit ne vendin e tij (33 milione ukrainas viktima te “holodomorit” stalinist) ishte kujdesur te nderronte te gjithe udheheqesit komuniste te vendeve satelite te Evropes Lindore me nje “doreheqje” vullnetare pas nje kritike shoqerore ne pleniumet e KQ te Partise. Por Enveri ishte me gjene “selxuku”, me gjak Bimbashi, njashtu si @TRENI i blinduar i cifutit Leon Trocki (Miku i @Phoenix-it ne kete forum) dhe nuk terrhiqej lehte nga istikami i pushtetit qe ja kishte falur si dhurate komuniste Josip Broz Tito i Jugosllavise dhe ja ktheu kokeulur duke belbezuar neper dhembe Bosit te Internacionales Komuniste Nikita Hrushcov: “Ne, shqyptaret edhe bar hame por nuk dorezohemi” Bosi i komunizmes boterore u cudit se nuk kishte degjuar me pare nje replike te tille dhe duke qeshur HA-HA-HA! tha: “Epo vdisni atehere kur doni te hani bar, kujt i plas?” dhe ja mbathi per ne Moske ku e prisnin detyra me te medha.
Mos beni kot gam gam jo po ky po ai cdo popull meriton qeverin qe ka.
Z.HAJRO LIMAJ:
– Në Shqipëri nuk ka IIGJ QË KUFIZON KRYETARIN E PARTISË(KM) që të zgjidhet nëse fiton zgjedhjet e radhës.
-Në PARTINË RIVALE-PD kjo nuk është zbatuar
asnjëherë edhe kur janë humbur zgjedhjet 10 herë rresht.
● Shëmbulli më i keq në Shqipëri është SB I SHPALKUR NON GRATA PREJ SHBA ANGLISË..SI I KORRUPTUARI MADH NË 112 VITE SHTET & NUK IKËN DERI NË VDEKJE NATYRALE..EDHE KUR AMERIKA JA KËRKOI LULI BASHËS..!
● Sb u kthye në PD për ti bër KARSHILLËK SHBA,BE,E.RAMËS..që sipas tij ky i fundit është bër SPIUN I DASH,SOROSIT & KA PAGUAR SPIUNIN MekGONIGAL..Dhe sipas meje..këtu po ndeshen 2 mentalitete..që njëra duhet të THYHET..BALL PËR BALL OSE ME KRAHË-MARRJE.! Ndaj Përbindshi Viçidolit deklaron të iki E.Rama..që kërkoi ta vriste në 21 janar 2011,kur urdhëroi vrasjen e 4 protestuesve me duar në xhepe 50 m larg rrethimit.
● Pa u futur në burg Sb ( ose L.Basha) URDHËRDHËNSI për 21 janarin Gërdecin,etj E.Rama nuk duhet të largohet,ndryshe FAMILJET E DËSHMORVE,VOTUESIT,MILITANTËT..DUHET TA ZËN ME GURË..PËRFSHI & MUA QË AI NUK MË NJEH FARE.!
● Sa Kryetar Partie të tjerë ka në Shqipëri më të vjetër se E.RAMA e nuk ikin që nga 1990.?
● Ju a e keni pyetur SHBA,BE që kërkojnë të largohet E.Rama si KM ME SHQIPËRINË NË NATO NË SITUATËN QË JEMI & QË SB KËRKON L3B NË SHQIPËRI,BALLKAN..kur në Gjermani KANCELARJA MERKEL U ZGJODH 4 HERË.?
– NË PS kan ndryshuar KM disa herë,ndërsa Sb në PD ka 34 vite që nuk largohet.. pasi është i DËRGUARI UDB(me gruan me nënën kolonele e UZNO(UDB)..Kjo farë e keqe duhet të iki nga politika që të SHPËTOI PD,OPOZITA,SHQIPËRIA,BALLKANI,EUROPA(ME PPE SHUMICË QË BËJNË REZOLUTA PËR SHPËTIMIN E TIRANIT SALEH),AMERIKA QË PO INSITON LARGIMIN E TIJ & DREJTËSIA E TREDHUR PREJ TIJ 1992 TALLET ME SHBA,BE,ANGLINË,80 % TË POPULLIT..!
-E.Rama kërkon të REFORMOI DREJTËSINË E RE,NDRYSHE SB PO KËRKON TA ZHBËI & TË KTHEJ TIPAT E GJIN GJONIT QË KAPI VETINGU 80 % DHE NUK PO U SEKUESTROHET PASURIA NGA KOLEGËT E TYRE TË DEGJENERUAR TË BËR PALË ME HAJDUTËT,KRIMINELËT,OLIGARKËT,VIPAT POLITIKË,KU NGA 1992 KAN VJEDHUR POPULLIN MBI 350 MILD.$ ..PASURI USHTARAKE MBI 130 MILD.$..ME FIRMAT RENTIERE MBI 2 MILD.$ DUKE E LËN POPULLIN PA BREKË..!
Amerika vendi me nivel me te larte demokracie e ka me ligj jo me shume se 2 mandate x 4 vjet (8 vjet_) ne pushtet per Presidentet qe i ka dhe kryetare qeverie njekohesisht.
Dhe kete e ka bere se oreksi njerezor per pushtet eshte i pafund prandaj dhe duhet ndalur ligjerisht kushdo qe deshiron te vdese ne pushtet.
Ky eshte standarti qe i duhet Shqiperise aktualisht e urgjentisht, kufizimi me ligj i mandateve ne qeverisje per kedo, ne mos duam te rikthehemi serish tek Enver Hoxha qe vdiq ne pushtet jashte orbites psikike duke u nxjerre gjuhen ushtareve te Gardes qe mbanin rrethuar vilen e tij per tja mbajtur larg ate popull qe pastaj u be qesharak ne mbare boten duke qare e uleritur rrotull arkivolit tij kur ai Enveri vdiq thua sikur tok me te kish vdekur edhe Shqiperia.
Eshte bisha gjalle,,Ky i ben Jatri.Tahir Bacova i ka vene unazen ne hunde,,i rreh shpatullat,,E loz te vije verdalle,E mbyll te kafazi ariut,edhe e ushqen..As Qorri,as Llapi,as Shabani nuk e marrin persiper Bishen.Atyre i shpeton nga duart,sic i hiku Ramiz Alise.
Z.Hetem. Une nuk e di se cfare arsimimi dhe kulture ke. Ne na interesojne partite dhe kryeministrat qe jane te gjithe kalimtare,ne na duhet Shqiperia,shqiptaret,atdheu. Bota demokratike ua ka vene kufirin qendrit ne detyre.Po te kishte ikur Baerisha,Meta,Mediu NUK DO TE VAZHDONIM SOT TE ZVARRITESHIM.Por kjo s do te thote qe kryeministri 12 vjecar te behet i perjetshem. Historia e zhvillimit njerzor ka vertetuar se sa me gjate te rrish ne pushtet aq me shume shkeputesh nga populli dhe flet nga avioni.Merkelin se detyroi njeri.Demokrate. Blerin …….. e shume te tjere. Kwta vete,tre kryetare i kane bere keto ligje,te cilat vendin e kane tronditur dhe nuk pi i jepen zgjidhjet e nevojeshme.
Rama duhet domosdo të qeverisë edhe një mandat tjetër. Kur të bëjë 16 vjet në qeveri ai do largohet vetvetiu. Ju siguroj unë. Dhe deri atëhere Berisha do të ketë mbaruar si fizikisht si politikisht. Merkeli dhe Kohl-i kanë qëndruar pikërisht 16 vjet në detyrë. Rama duhet të qeverisë edhe një mandat tjetër se e ka treguar veten që është kryeministri më i mirë deri më sot. Nën drejtimin e tij Shqipëria u normalizua, u qetësua, po zbukurohet dhe përparon çdo ditë dhe po respektohet edhe nga të huajt. Tjetër punë kriminelët dhe kodoshët shqiptarë që kanë 30 vjet që po ia nxijnë emrin vendit. Disa e akuzojnë Ramën për vjedhje, grabitje, korrupsion etj etj. Ku i kanë faktet dhe provat?! Rama ka të meta sa të duash, por më propozoni një më të mirë dhe më të aftë se ai?! Me prova. Ndryshe shqiptarët largohen nga vendi se niveli i jetesës, i rendit, i sigurisë, qetësisë etj etj në Perëndim është disafish më i mirë se në Shqipëri. Dhe ata që e shkatërruan këtë vend me themel na ankohen sot se pse largohen shqiptarët?!
Kot po te pyes ty xyz ,ti per vjedhjet e Rames kerkon prova, por nuk na thua çfar provash ke ti qe e akuzon Berishen per vjedhje , vrasje e korrupsion kur drejtesia qe e ka bere Rama me doren dhe mendjen e vet se USA dhe BE kane bere vetem Noc Rrokun ?
Me fal ti 2= sepse ne te vertete une u nisa nga kushtet e mija. Un aq liri kam perfituar dhe mendoj se dhe shumica e shqiptareve jane si un, ndoshta gabohem dhe shpresoj te jem gabim.
Aaa Bishaaa,Bishaaaa! 18 vjet burg beri Hysen Shoshori,,Dhune,tortura te tmerrshme fizike dhe psykologjike ne Hetuesi,18 vjet police,gardjane mirditore,qe ishin ma zi se Teger Baba,,por Ajo qe nuk harroi ishte:KAFSHIMI I BISHES TROPOJANE.
NUK E HARROJ BISHEN QE ME KAFSHOI-tha.Ka t`kafshume t`hidhet maloku.E ka t`kafshumen si prbindshi KOMODO,me jarge vrasese,,me mikrob malok.
Ke le me kmishe re Edi Rama!Mos komploto me Kosoven-Je ne rregull me muuu,.Lujte ne Kosove do te bie ku te dhemb e ku te djeg.Ata vlonjatet po qene bere te gjithe si Ilir Rrapaj,qe i ra te fiket sa i permenden brisqet e berberit,,t`u marresh jo Sazan e Zvernec,po edhe Vloren!Te ftuan njehere te fusin ne det.Po se per te lare,se per te mbytur,nuk e mora vesh.
Votat do ti marresh prape,se eshte BISHA GJALLE.
He ç’na çave by..ën megjithë Kosovë , o demo , pak kemi hallet tona po do mendojmë edhe për ca çerek shqiptarë matanë kufijve , që as të flasin shqip nuk dinë .
@Vlonjati me llogjiken tende eshte copetuar Arberia ne 10 pjese, njeres te pabese dhe nga menyra si shkruan nuk besoj te jesh vlonjat.
Vazhdimi i zvarritjes ne pushtet i Rames pertej 2025 ka rrezikun e konflikteve sociale sepse Ekonomia eshte ne renie te lire, shpopullimi i vendit eshte si kurre ne historine e Shqiperise.
Kushdo te jete kryeminister ne kete vend sado te mundohet nuk do mund te arrije kete shpopullim masiv te Shqiperise si ka arritur kjo Rilindja e Rames. C’do qeveri duket qe ne nisje ashtu si dita qe ne agim.
Edhe uji qelbet duke ndenjur – thote populli e ky Edi Rama eshte Qelbur plotesisht se ka nga 1998 ne pushtet si Minister Kulture, Kryetar Bashkie Tirane e Kryeminister. Ky nuk ka c’te jape me pertej fukarallekut e shpopullimit.
Ate po te them o sekretari edvinit,Endri fuga,se nuk je vlonjat ti! Shif hallet e tua!