Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga krimi në politikë, ish-mafiozi i famshëm shqiptar bëhet këshilltar bashkiak në SHBA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Nga krimi në politikë, ish-mafiozi i famshëm shqiptar bëhet këshilltar bashkiak në SHBA
BoteLajmi i fundit

Nga krimi në politikë, ish-mafiozi i famshëm shqiptar bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Published: March 17, 2025
Shpërndaje

John Alite, ish-mafiozi me origjinë shqiptare që dikur ishte një nga njerëzit më të besuar të bosëve të famshëm të krimit si John Gotti, tashmë është bërë këshilltar bashkiak në qytetin Englishtown, New Jersey.

Ish-“ushtari” i familjes Gambino, i cili dikur u dënua për gjashtë vrasje dhe dhjetëra sulme të dhunshme, u betua të mërkurën si anëtar i Këshillit Bashkiak, duke marrë një kthesë të papritur në jetën e tij.

“Kam pasur një të kaluar të errët, por tani dua ta shlyej dhe ta përfundoj jetën duke bërë gjëra pozitive,” tha 62-vjeçari Alite.

- Publicitet -

I njohur si një nga “arkëtuesit” më të suksesshëm të klanit Gambino gjatë viteve ‘80 dhe ‘90, Alite beson se përvoja e tij në rrugë do ta ndihmojë edhe në politikë.

“Çdo aspekt i jetës së rrugës është si qeverisja, ndaj e kuptoj mirë manovrimin politik dhe intrigat,” shtoi ai.

Alite, i cili kaloi 14 vjet në burg dhe më pas u bë dëshmitar i FBI-së kundër ish-mikut të tij, John Gotti Jr., ka qenë i angazhuar në punë sociale për të ndihmuar të rinjtë të largohen nga rruga. Kjo e bëri atë të fitonte besimin e kryebashkiakut të Englishtown, Daniel Francisco, i cili e propozoi për postin e këshilltarit.

Megjithëse pati kundërshtime fillestare nga disa anëtarë të këshillit, Alite arriti t’i bindë se e kaluara e tij mund të shërbejë si një shembull për ndryshim dhe rikthim pozitiv.

“Unë nuk i shmangem të kaluarës sime. Përkundrazi, e përdor atë për të ndikuar tek të rinjtë dhe për të kthyer një histori negative në një mësim jete,” tha ai.

Alite do të mbajë këtë post deri në vitin 2027, përveç nëse dikush e sfidon në zgjedhje deri më 21 mars. Megjithatë, ai beson se ka mbështetje të mjaftueshme për të vijuar në politikë dhe nuk e përjashton mundësinë e një kandidimi më të lartë, madje edhe për Kongresin Amerikan.

“Jam pyetur për një post më të lartë politik dhe më pëlqen modeli i Trump, ai bën atë që duhet dhe është punëtor i madh,” tha Alite, i cili ka qenë mbështetës i ish-presidentit që nga viti 2016.

Pavarësisht të kaluarës së tij kriminale dhe konfliktit të vazhdueshëm me familjen Gotti, Alite tashmë është shndërruar në një folës motivues, autor i pesë librave mbi jetën e mafias dhe aktivist kundër drogës.

j.a. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Artan says:
    March 17, 2025 at 7:05 am

    Di gje intelektuhallja per kete, na sjell dot ndonje te dhene si ekspert dacibaosh, spiunlleku e biografish qe eshte?

    Reply
  • DRITA* says:
    March 17, 2025 at 7:13 am

    Sa histori e bukur per te frymezuar te rinjte behuni njehere kriminela pastaj jep leksione,hej cna gjeti ec e gjeje kush ka te drejte ne kete palo bote

    Reply
  • Kajmakeria e Rilindjes says:
    March 17, 2025 at 7:30 am

    Pse lodheni kot o DITA deri ne Amerike per te gjetur Keshilltar Bashkiak me te kaluar kriminale (ndonese ai Alite ka qene edhe Deshmitar i FBI qe fundosi Bosin Gottin )
    Keni Edi Ramen ketu ne mes te Tiranes qe ka sjelle jo vetem Keshilltare Bashkiake por dhe Kryetar Bashkish te tille e me tej…edhe Deputete Cuba me precedent penal si Ligjvenes ne salle te Parlamentit
    Apo i harruat gje ato rracen e FRROKEVE, NDOKEVE, PRENGEVE, RRAJAVE, DOSHEVE etj, etj sa u detyrua me pas te pranoje “Ligj per DEKRIMINALIZIM te Parlamentit ” per ti nxjerre qe atje (!)

    Reply
  • demo says:
    March 17, 2025 at 7:35 am

    Ja ku u be Amerika si gjithe Shqipria,.Iniciativa 3+1,qe dha rezultate produktive ne Kombinatin e tekstileve Stalin dhe ate te Beratit,saqe frymezuan aktorin formidabel,Kujtim Spahivogli te shkruaje dramen KURVAT E KOMBINATIT dhe ta haje kollodokun e 3+1.E hengri edhe Amerika.Mori ne patronazh emigrantet shqiptare,mexikane,kolumbiane,,U BE SI ATA.
    I keqi e ka mikrobin si virusi kinez,o Amerike!Varrose ne shkretetiren Akapatakama,Hidhi edhe gelqere siper.

    Reply
  • Sinqeritet says:
    March 17, 2025 at 11:20 am

    Dobic kajmakeria e kishe fjalen per karaxhin because Rama eshte shume larg ketyre rrugeve megjithe deshiren tende:
    Te tjera ben te tjera thua!
    Hajde dru me pre!

    Reply
  • sinqeritet pushtetar says:
    March 17, 2025 at 4:08 pm

    Sinqerisht ti sinqeriteti. Kur nuk ditke se Rilindja e Rames ka pas deputete me precedent penale me emer mbiemer Mark FRROKU, Arben NDOKA, Armando PRENGA, Rrahman RRAJA, Tom DOSHI atehere je vete dru cung qe nuk ha sopate por do pyke.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shifra dhe analizë: Çfarë ka sjellë realisht Ligji për Investimet Strategjike
  • Moti i kthjellët në të gjithë vendin, parashikimi për sot
  • VIDEO: Rama del në darkë vonë nga pjesa e pasme e Kryeministrisë, përballet me protestues që qëndronin ende në Bulevard
  • “Serumi” i lashtësisë!
  • Kush fiton nga pasiguria?

Komentet e Fundit

  1. ANA on “Serumi” i lashtësisë!
  2. Detari on “Na morën vetëm se ishim aty”
  3. Leo on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  4. Qytetari on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  5. Trapajane hesapi on Deputetja, thirrje banorëve: Kujdes, Paketa e Maleve, dredhi e re për tjetërsimin e tokave

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?