Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga Ksamili në Velipojë, bllokohen 32 mjete lundruese, Policia: Rrezikuan jetën e plazhistëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nga Ksamili në Velipojë, bllokohen 32 mjete lundruese, Policia: Rrezikuan jetën e plazhistëve
AktualitetKronike

Nga Ksamili në Velipojë, bllokohen 32 mjete lundruese, Policia: Rrezikuan jetën e plazhistëve

Published: August 13, 2023
Shpërndaje

32 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare këtë të diel.

Mjetet e bllokuara nga Ksamili në Velipojë janë 16 Jet Ski, 6 gomone, 8 skafe dhe 2 mjete lundruese turistike.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se kjo masë është ndërmarrë pasi drejtuesit e mjeteve kanë kryer shkelje duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

- Publicitet -

Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit janë ndëshkuar me gjoba.

Njoftimi i Policisë Kufitare:

Departamenti i Policisë Kufitare/ Angazhim maksimal i shërbimeve të Policisë Kufitare dhe i atyre të Njësisë Policore Detare, për sigurinë e pushuesve.

Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 32 mjete lundruese. Mjetet e bllokuara: 16 Jet Ski, 6 gomone, 8 skafe  dhe  2 mjete lundruese turistike. 0 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 9 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 3 mjete lundruese  janë bllokuar në Velipojë. Shkeljet e konstatuara: lundrim/bregëzim jashtë zonës së përcaktuar duke rrezikuar jetën e plazhistëve, ushtrim i aktivitetit të turizmit detar në kundërshtim me ligjin, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni. Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë të rinj.  Mjete lundruese turistike, 13 Jet Ski, 4 gomone dhe 3 skafe, u bllokuan në Ksamil, Dhërmi, Triport dhe Durrës.

Krahas masës së bllokimit, pronarët e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili, me masa administrative  nga 20 000 deri në 100 000 lekë, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve. Ndërkaq, 2 mjetet lundruese turistike u konstatuan teksa e ushtronin aktivitetin, në kundërshtim me ligjin. 10 mjete të tjera lundruese, nga të cilat 3 Jet Ski, 5 skafe dhe 2 gomone, u bllokuan, dhe secili nga pronarët e këtyre mjeteve lundruese, u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Skandali: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë pas protestës para Kuvendit
  • “Ti nga cila anë e gardhit je?” – Ish-deputetja socialiste i bashkohet protestës pas ndalimit të dy kolegeve të saj
  • Ylli Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’ia fusja me shpullë turinjve Agron Shehajt
  • Ish-oficeri i Policisë, thirrje kolegëve: Mos përdorni dhunë, ndryshe me 100-200 djem ua tregojmë ne teknikat dhe taktikat…
  • Aktivisti: Policia ka pasur listë personash që duheshin arrestuar sot, fundi i Ramës do jetë i hidhur

Komentet e Fundit

  1. K R on E goditën me vezë, Lamallari: Partia e skuthave po paguan mercenarë
  2. Arse1234 Se on Pas 54 ditësh protesta të përditshme, qindra protestues dhe punonjës të policisë përplasen përpara Parlamentit
  3. demo on Përplasja te Parlamenti: Shoqërohen me forcë aktivistë dhe një gazetare, 11 protestues dhe 6 policë përfundojnë në spital
  4. Një banor I Tiranës on Pas 54 ditësh protesta të përditshme, qindra protestues dhe punonjës të policisë përplasen përpara Parlamentit
  5. demo on Pas 54 ditësh protesta të përditshme, qindra protestues dhe punonjës të policisë përplasen përpara Parlamentit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?