Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga lidhjet me Berishën te blloku i llogarive, zbulohen të pathënat e Martinajt: E ‘veshi’ krimin me papion dhe kollare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Nga lidhjet me Berishën te blloku i llogarive, zbulohen të pathënat e Martinajt: E ‘veshi’ krimin me papion dhe kollare
KronikeLajmi i fundit

Nga lidhjet me Berishën te blloku i llogarive, zbulohen të pathënat e Martinajt: E ‘veshi’ krimin me papion dhe kollare

Published: May 23, 2024
Shpërndaje

Gazetari Artan Hoxha bën një rezyme të jetës së Ervis Martinajt, atë që ai e cilëson si njeriun e parë që bëri evolucion në botën e krimit, pasi miksoi bashkë biznesin, krimin dhe politikën.

I ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga, gazetari tregon kush ishte Ervis Martinaj, djali i shkolluar për ekonomi-biznes dhe juridik që sot është bosi më i madh i krimit në Shqipëri. Hoxha flet edhe për lidhjet e familjes së Martinajt me Liri Berishën, që është përfolur shumë dy ditët e fundit.

“Ervis Martinaj duhet të studiohet në akademitë e policisë, në Fakultetin Juridik si një lloj fenomeni. Ervis Martinaj është atipik. Ai është biznesmen. I rritur në një familje intelektuale. Babai me origjinë nga Martinaj i Gucisë, ndërsa nëna nga Dhërmiu. Ata kanë jetuar në Mat dhe pastaj janë vendosur në Tiranë. Të pestë si familje janë shkolluar për ekonomi biznes. Martinaj ka mbaruar dhe juridikun.”

- Publicitet -

Lidhjet e Ervis Martinajt me zonjën Liri Berisha!

Fshati i babait të zonjës Berisha është Vuthaj, ku jetonte edhe familja e Martinajt. Të zonës i thonë njëri-tjetrit nip e dajë. Por Martinajt dhe Berisha nuk janë kaq të afërt sa thonë. Babai i Liri Berishës ka pasur lidhje miqësore me familjen Martinaj. Por jo lidhje gjaku.

Si u fut Ervis Martinaj në biznesin e familjes!

Ai u fut në një biznes të shëndetshëm financiarisht, merreshin me lojërat e fatit, me agjencitë e këmbimit valutor. Ndryshe nga të tjerët, ai nuk erdhi nga rruga, nuk e provoi urinë, vuajtjen, diskriminimin. Ai u fut në biznesin e lojërave të fatit, kishte dhe lidhje politike direkte me zotin Berisha, sepse kanë pasur njohje familjare, shoqërore. Kjo i dha akses. Fuqinë më të madhe e mori pasi erdhi në pushtet Rama sepse qeveria nuk e goditi dot.

Pse u bë agresiv Martinaj!

Sepse ai kishte biznese të paligjshme dhe shteti ia bllokoi. Ai reagoi, kërcënoi policinë, vrau njerëz dhe pastaj bënë marrëveshje dhe heshtën. Këtu u fuqizua. Kur u mbyllen lojërat e fatit ai kontrollonte mbi 50% të pikave që ishin në territor.

Në Shqipëri kishte rreth 6000 të punësuar. Industria e lojërave të fatit i dha atij keshin. Kur politikanë, biznesmenë, gjyqtarë, policë, shkonin te lojërat e fatit, ai i pikaste.

Ai ishte i zoti për të kuptuar dobësitë që kishte tjetri, ndaj u ngjit kaq larg. Ka pasur një bllok ai ku shënonte çdo gjë dhe nuk i shpëtoje. Sa merrte dikush detyrën si drejtor policie i çonte dikë që i thoshte: “Paga mujore është kaq, vetëm mos na dil kundër, mos na prish punë.”

Shefi i komisariatit e kishte rrogën 800 mijë lekë, ai ofronte 5000 euro, ai pranon. Dhe kur vinte urdhri për të sulmuar kazinotë u shkonte mesazhi: “Largohuni se po vijnë!”

Ai joshte ata që ishin të dhënë pas parasë dhe i kthente nga armë të shtetit kundër tij, në armë të veta kundër shtetit.

Deri sa ndodhi ngjarja në Bllok që filloi të rrëzojë mitin e tij. Ai është njeriu i parë që ka bërë një evolucion në botën e krimit, miksoi biznesin, botën e krimit dhe politikën. Ervis Martinaj e veshi krimin me papion dhe kollare. Prandaj u kthyer në armik publik.”, u shpreh gazetari në DritareTV.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?