Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike të Shqipërisë, në shenjë solidariteti me studentët dhe nxënësit që protestojnë. Bojkoti nis të mërkurën, më 21 tetor, dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë.
Në deklaratën e saj, sindikata argumenton se “studentët kanë protestuar prej muajsh për arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, siguri për jetën dhe pronën, si dhe për llogaridhënie”. Sipas saj, kërkesave të tyre u është përgjigjur heshtja dhe, që prej 13 tetorit, edhe dhuna ndaj protestuesve.
Pedagogët shprehen se “nuk mund të vijojnë mësimin normalisht, ndërkohë që studentët e tyre përballen me dhunën në rrugë”. Ata ngrenë gjithashtu shqetësime për “zhvillimet politike dhe ekonomike, korrupsionin dhe mungesën e meritokracisë”.
Sindikata kërkon “ndalimin e menjëhershëm të dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve paqësorë, hetim të pavarur dhe transparent për përdorimin e forcës që prej 13 tetorit, si dhe vënien para përgjegjësisë të personave që e kanë urdhëruar apo ushtruar atë”. Po ashtu, kërkon trajtim të ligjshëm dhe dinjitoz për çdo student të shoqëruar nga policia dhe plotësimin e kërkesave të studentëve dhe nxënësve.
Sindikata u ka bërë thirrje rektorëve dhe drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë të respektojnë vendimin dhe të mos marrin masa disiplinore ndaj pedagogëve apo studentëve që marrin pjesë në protestë.
Në deklaratë theksohet se bojkoti nuk përbën braktisje të auditorëve, por një formë reagimi në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të studentëve.
Përveç bojkotit, pedagogët bëjnë të ditur se do të marrin pjesë aktivisht në protestë. Ata do të mblidhen çdo ditë, në orën 10:00, përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, në mbështetje të studentëve.

Pushka top tu behet por mos u ankoni kur ne rruge te dalin ZANET,GAXHAJT etj etj (Bandat e vlores) e te fillojne vrasjet,vjedhjet e perdhunimet si ne 97.Pyesni vlonjatet ckane hequr.E sigurt nuk ka vdekje per Saliun derisa te dali uj i zi ne kete vend.E ka derguar djalli per ta shkateruar kete vend
Nuk e dija qe ishin studentet prej muajsh ne proteste, a nuk ishin flamingot ambientaliste ata ??? Sidoqofte te drejtat eshte e drejte te kerkohen si dhe nje qeveri e vendos vetem vota……dhunen nuk e di se kujt tja faturoj : policise?, kapuconeve?, apo mediave helmuese??,…. apo te trejave bashke???… Kush mban mend kush e filloi??? Policia e krimit, “engjejt” e maskuar, apo media helmi prej vitesh . …… Me duket se na duhej Enveri dhe ca vite te tjera….
Nje Pushteti qe i bojkotohen Universitetet publike e qe nuk dergon dot deputetet ne salle te Parlamentit nga frika protestuesve eshte nje pusht-shtet qe qelb ambjentin nese nuk varroset.
Gazete me e neveritshme turp qe propogandoni dhuns dhe shkatrrim
Na late femijet pa shkolle, o shkerdhata. Po doni te rrezoni Ramutin shkoni e lidheni aty ne Surrel. Lerini njerezit rehat ne punet, hallet e jeten e tyre, se nuk u rruhet njerezve fare per Politike, sepse e dine qe jane te gjithe bashke e hane nga nje canak. RPQ!
KOMENT I FSHIRË PËR ARSYE ETIKE NGA MODERATORI
Ku ta dinim Ne,Ku ta dinim Ne?
Se Ramiz Alia ishte BE
Ku ta dinim Ne, djallin me Satane
Se Ramiz Alia ishte Evropian.
Ku ta dinim Ne,Kete maskarane,
Me akuza false vrau djalin dhe t`Ane,
Ku ta dinim Ne,qe gjetem belane,
Se Ramiz Alia ishte babaxhane.
Ku ta dinim Ne 40 vjet me pare
Se Ramiz Alia ishte Qytetar.
Prape ka nxjerre karriket
Me kas per karshillek
Do presi xhenazen
Per vdekjen e vet.