Në pranverën e vitit 2007, në prag të zgjedhjeve lokale të atij viti, një biznesmen do të akuzonte drejtpërdrejt kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, se kërkonte 20 % për të firmosur leje ndërtimi.
Akuza e rëndë u bë në atë kohë nga Hajredin Fratari, një biznesmen pranë të djathtës, madje vajza e tij kandidoi për deputete me PD-së, por me kalimin e kohës dhe kur në “lojë” hyri edhe prokuroria, ai tërhoqi akuzat.
Ndërkohë, dy personazhet u “përplasën” edhe në vitin 2014, kur një vit pasi PS-ja erdhi në pushtet, biznesmeni Fratari u arrestua me akuzën e ndërtimit të paligjshëm, i akuzuar se po ndërtonte një pallat në zonën e Selitës pa asnjë leje. Sërish ndalimi shkaktoi reagime nga Partia Demokratike, e cila tha se ndalimi i Fratarit erdhi për shkak të “hakmarrjes” së kryeministrit Edi Rama.
Por, nuk përfundojnë këtu “përplasjet” mes Ramës dhe Fratarit, pasi emri i të dyve figuron në një super leje të firmosur nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, në zonën e Yzberishtit. Dokumentet e hulumtuara nga Vox News hedhin dritë mbi një “bashkëpunim” mes Ramës dhe Fratarit, i pari si pronari i firmës ndërtuese dhe i dyti si kreu i KKTU-së.
Sipas dokumenteve, javët e fundit është zbardhur një tjetër leje për masive të stërmëdha betoni në zonën e Yzberishtit, ku në një sipërfaqe tepër të vogël, do të ngrihen disa “qytete”, në formë geto.


Vox News ka mësuar se, akuzat e para 19 viteve janë hedhur në “kosh”, teksa kompania e Hajredin Fratarit, do të ndërtojë një “kompleks rezidencial, shërbime, qendër biznesi dhe hoteleri (Riverway City), me 1, 2, 15-21, 23, 27 kate, me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në njësinë administrative Kashar, rruga “Pjetër Bogdani”.
Subjekti zhvillues quhet shoqëria “FRATARI CONSTRUCTION 1990” në pronësi të biznesmenit të moshuar.
“Zona në studim pozicionohet në Kashar, me përdorim multifunksional që ndodhet rreth 4.5 km në perëndim të qendrës së qytetit të Tiranës, rreth 200 m nga autostrada Tiranë-Durrës. Parcela prej afro 4.5 hektarë ka një formë gati kuadratike përkufizuar me rrugë nga të katërta orientimet. Në orientimin verior kuadrati i parcelës përkufizohet me lumin Lana ndërkohë nga ai Jugor me Bulevardin e Yzberishtit”, thuhet në dokument.
Në të njëjta dokumente përcaktohet se projekti i “Riverëay City” është planifikuar të realizohet në një periudhë kohore, e cila do të mund të përfshijë ndërtimin e infrastrukturës specifike në zonë, hoteleve, rezidencave, objekteve dhe hapësirave rekreative.
“Riverway City koncepton një zhvillim që strehon afërsisht 3,500 banorë. Me fjalë të tjera: do të jetë një lagje e plotë e qytetit që përmban kryesisht njësi banimi me të gjitha lehtësitë përkatëse, si dhe një strukturë hotelerie të shtrirë me rreth 70,000 m² shërbime, kryesisht në katin përdhe. Është një lagje urbane dhe komunikuese e qytetit, ku hapësirat publike, brezi i parkut buzë lumit, oborret qendrore të qytetit, sheshet e lagjeve, veprojnë si hapësira sociale”, thuhet në dokumente.
Të gjitha janë dëshmitarë se si kanë përfunduar kullat e Hajredin Fratarit në Laprakë, Yzberisht apo në Komunën e Parisit. Duket se, edhe kompleksi i fundit, mund të kthehet në një geto të mirëfilltë, pasi dendësia e banorëve do të jetë tepër e madhe – shkruan Vox News.
m.a. / dita

Ky është standardi i shoqeris sonë: nga akuzat te betoni, ndryshon vetëm përqindja
Trualli shqiperise ndodjet mbi zone aktive sizmike.
Keto masive 30kateshe e me shume do i shkermoqi edhe nji 4 ballesh.
Sa per lidhjen e ramutit me banditet e saliut kjo eshte vije e pergjithshme e ndjekur nga “kryesocialisti”.
Xxx je i pa pare per llogjiken qe ke , çfar shkolle ke mbaruar , ptuuu shko lai bythen saliut .
Po ku mund ta kuptoje shkollen e ketij me larte nje analfabete funksionale qe shijon sukseset e Rilindjes nga Italia?
Kur ta kuptosh kush eshte Ramuti, do te kete mbire bari.
Eshre demagogue, I ka dale boja.
Akoma I ben fresk?
Sa heret u kujtua ky pis nes meni !!!!
Hajredin fratëri vështë nji hajdut i ka vjedh dhe bashkvujtsr vetë ndërtimin hajdut i pa ftyrë
Projekti është bëre nga një studio e njohur gjermane,e cila ka ruajturbçdo kriter ndertimi…
E dyta, asnjë ndertimi i kompanise Fratari construction nuk ka pesuar demtine nga termetet (ose thjesht plasaritje muresh pa asnjë rrezik).
Kompania ka vite që ka aplikuar per leje ndertimi.
Kompania ka sot administrator te pergjithshem Rauf Fratariin.
Se ku e shihni çudin nuk e kuptoj…
Të gjithë ‘armiqtë’ e djeshëm bëhen ortakë të sotëm kur vjen puna te katet e pallateve e te paratë. Teatri vazhdon për ne popullin, ndërsa këta ndajnë kullat.
Arrestohet për ndërtim pa leje në 2014-ën dhe i jeper prap besimi i shtetit per kulla akoma me te larta?
Me falni kryeministri perfaqeson kete shtet apo ndonje shtet me vete?
Kualitet jete i thonë kësaj! Edhe 3,500 banorë të tjerë të ngjeshur në Yzberisht, sikur s’kemi mjaft trafik e mungesë uji sot e kësaj dite.
Opozitë me fjalë, ortakë me letra! Mjafton një leje ndërtimi nga KKTU dhe zhduken të gjitha akuzat për krime e hakmarrje.
Tirana po kthehet në një xhungël betoni ku nuk fryhet më. Nuk ka më as PD e as PS, ka vetëm ‘Partia e Ndërtimit
27 kate lartësi, 3500 banorë në një kuadrat… Hallall! Geto me pamje nga lumi, tamam sipas planit urbanistik të maketave.
E mbani mend si bërtisnin ‘hakmarrje politike’ kur u arrestua? Sot duhet të bërtasin ‘paqe financiare’! Historia e vetme që përsëritet është ajo e biznesit me pushtetin.”
Politikanët tanë ndahen vetëm te televizori. Sapo mbyllen kamerat, mblidhen te tavolina e lejeve të ndërtimit. Mjerë ne që vazhdojmë e besojmë te ‘lufta’ e ktyre
Kur te mbaroje projekti, do t’ju duhen …banoret.
Kur ishte kryetar bashkie merrte 20%,,kur u be kryeministrer nuk ja bante namuzi. Ja sillnin vete.Kujdesej Dado Sheqerja,ti vilte dhje ti magazinonte. Yuuuu te keqen e Atyre Protestave,Ata djem e vajza me kurajo qe e ndjekin kemba kembes.Po ja bejne jeten zeherr.Te tera do ti vjelli.
Bravo gazeta Dita.Ka kohe qe kjo gazetë ben gare me Panoramën e famshme Berishiste qe kush te marre flamurin te denigroje PS dhe Edi Ramen.Dhe me sa duket tani po konkuroni qe t’ja kaloni dhe fletushkes se F.Balliut qe ndjese paste dilte dikur.Por ate fate do kini dhe juve.
Edhe cakranin dhe zhillen spiuna te gazidedes se saliut ju beni fajtor ramen.
Aq shume mut hedh berisha sa shume gazekare shkojne hajne.
Peshtyj e lepij,
Kjo eshte motua e ketij njeriu, dhe disa shokeve te tij. I tradhetoi aspiratat e bashkevuajtesve, nga antikomunisti i pretenduar ne bytheputhes per para i komunisteve.