Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga “rivitalizimi” te kulla 65-katëshe: Themelohet kompania që do të ndërtojë mbi truallin publik te Pallati i Kongreseve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Nga “rivitalizimi” te kulla 65-katëshe: Themelohet kompania që do të ndërtojë mbi truallin publik te Pallati i Kongreseve
KronikeLajmi i fundit

Nga “rivitalizimi” te kulla 65-katëshe: Themelohet kompania që do të ndërtojë mbi truallin publik te Pallati i Kongreseve

Published: November 12, 2026
Shpërndaje

Biznesmeni Shkëlqim Beshiri ka hedhur hapin e parë ligjor për nisjen e punimeve të kullës shumëkatëshe ngjitur me Pallatin e Kongreseve, duke themeluar një shoqëri të re tregtare të dedikuar posaçërisht për këtë investim.

Sipas dokumenteve zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania e tij e ndërtimit “Klar” sh.p.k. thmeloi subjektin e ri me emrin “Klar Congress Development” sh.p.k.

Kapitali raporton se shoqëria e re, e themeluar vetëm një ditë më parë me një kapital fillestar prej 10 milionë lekësh, zotërohet 100% nga “Klar” sh.p.k., ndërsa në postin e administratorit është emëruar Gentjan Sali. Objekti i saj i aktivitetit lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e kontratës së sipërmarrjes të nënshkruar më 5 tetor 2026 mes kompanisë “Klar” dhe Korporatës së Investimeve Shqiptare.

- Publicitet -

“Zbatimi, realizimi dhe administrimi i të gjitha të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin nga Kontrata e Sipërmarrjes, datë 05.10.2026 nënshkruar mes Shoqërisë “Klar” Sh.p.k dhe Korporatës së Investimeve Shqiptare Sh.a, e cila ka për qëllim projektimin, financimin, ndërtimin, menaxhimin dhe operimin e Projektit të Investimit “Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve” si dhe “Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i objektit multi-funksional në pronën e Korporatës së Investimeve Shqiptare Sh.a pranë Pallatit të Kongreseve, Tiranë,” thuhet në objektin e aktivitetitqë shoqëria ka regjistruar në ekstraktin e saj në QKB.

Projekti

Marrëveshja parashikon dy ndërhyrje kryesore në një nga zonat më të lakmuara të kryeqytetit: rivitalizimin e godinës ekzistuese të Pallatit të Kongreseve dhe ndërtimin e një kulle gjigande me 65 kate në pronën shtetërore ngjitur me të.

E drejta për këtë projekt u përfitua pas garës ndërkombëtare të zhvilluar në qershor të këtij viti, ku juria shpalli fitues bashkimin e operatorëve të udhëhequr nga studioja zvicerane “Herzog & de Meuron Basel Ltd” në partneritet me kompaninë “KLAR” sh.p.k.

Sipas projektit të prezantuar, ndërsa në Pallatin e Kongreseve premtohen ndërhyrje minimale në fasadë, përmirësim i akustikës, ndërrim i çatisë dhe shtimi i gjashtë sallave të reja konferencash me kapacitet rreth 1,600 vende, pjesa më e leverdisshme e marrëveshjes mbetet trualli publik pranë tij.

Pikërisht aty do të ngrihet kulla gjigante me funksione zyrash dhe hotelerie, e cila tashmë me krijimin e “Klar Congress Development” hyn në fazën e konkretizimit financiar dhe ligjor – raporton Kapitali.

o.p. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nga “rivitalizimi” te kulla 65-katëshe: Themelohet kompania që do të ndërtojë mbi truallin publik te Pallati i Kongreseve
  • Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  • Rama komenton protestën me vezë në Dublin: Kjo është demokracia
  • Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë, çfarë pritet ditët në vijim
  • Shqipëria do të bëhet vendi më i ri në rrjetin ndërkombëtar të lëvizjes hebraike Chabad-Lubavitch

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  2. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  3. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  4. [email protected] on Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë
  5. gardieri on Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?