Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga se dëmtohen më shpesh veshkat?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nga se dëmtohen më shpesh veshkat?
AktualitetShendetesi

Nga se dëmtohen më shpesh veshkat?

Published: May 4, 2023
Shpërndaje
Male doctor discussing reports with patient at desk in medical office

 

Shkaqet më të zakonshme të dëmtimit kronik të veshkave janë presioni i lartë i gjakut i menaxhuar keq dhe diabeti i pakontrolluar. Mbajtja e nën kontroll e këtyre dy faktorëve redukton edhe ndërlikimet që mund të prekin veshkat.

Një shkak tjetër mjaft i shpeshtë i dëmtimit kronik të veshkave është edhe “veshka policistike”, e cila është një sëmundje gjenetike e trashëguar. Kjo karakterizohet nga prania e shumë cisteve në veshka që zëvendësojnë indin normal të veshkave dhe çojnë në zmadhimin e saj. Kjo situate mund të rezultojë në fund të fundit në sëmundje kronike të veshkave dhe në pamjaftueshmëri të punës së saj (dështimi i punës së veshkave ose insuficienca renale).

- Publicitet -

Për të parandaluar këtë gjë, është mjaft e rëndësishme që sëmundjet e veshkave akute, ose kronike të trajtohen sa më shpejt dhe në mënyrën e duhur për të mos kaluar në situatën e pakthyeshme të insuficiencës renale. Kjo është një situate mjaft e vështirë për jetën e njeriut pasi trajtimi i vetëm mbetet hemodializa.

Veshkat janë organe çift në formën e fasules të vendosura në zonën e belit dhe përkatësisht në dy anët e shtyllës kurrizore. Ato realizojnë filtrimin e gjakut duke eliminuar lëndët e panevojshme që përfitohen pas filtrimit, si edhe lëngjet e tepërta. Veshkat ruajnë gjithashtu bilancin e elektrolitëve (kripërave minerale) në organizmin tonë. Përveç kësaj, hormonet e prodhuara në veshka ndihmojnë në ruajtjen e presionit në kufijtë e normës që është rreth 120/80 mm Hg. I gjithë gjaku i trupit tonë kalon përmes tyre disa herë në ditë, filtrohet (pastrohet) dhe rikthehet i pastër përsëri në trup. Mbeturinat kthehen në urinë, e cila do të eliminohet jashtë organizmit tonë.

Çdo veshkë ka rreth një milion filtra të vegjël që quhen nefrone. Kjo është arsyeja që edhe kur punon vetëm 10 për qind e veshkave mund të mos vëmë re ndonjë simptomë, apo shenjë të dukshme klinike.

Nëse gjaku ndalon të rrjedhë në një veshkë atëherë ajo do të pësojë dëmtime të rënda dhe për të kompensuar punën e saj do të sforcohet veshka tjetër. Funksioni i veshkave i referohet gjendjes së veshkave dhe sa mirë e filtrojnë ato gjakun. Dy veshka të shëndetshme sigurojnë 100 për qind të funksionit të veshkave. Shpeshherë sëmundjet kronike të veshkave paraqiten me shenja klinike jo shumë specifike, domethënë që këto simptoma mund të jenë edhe shenja të mosfunksionimit të ndonjë organi tjetër të trupit, çka bën që të vonohet në kohë edhe vendosja e diagnozës së duhur.

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?