Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nga Shqipëria, me dashuri”, studenti ukrainas gjen mënyrën e pazakontë për të mbledhur para për luftën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Nga Shqipëria, me dashuri”, studenti ukrainas gjen mënyrën e pazakontë për të mbledhur para për luftën
KryesoreLifestyle

“Nga Shqipëria, me dashuri”, studenti ukrainas gjen mënyrën e pazakontë për të mbledhur para për luftën

Published: June 17, 2022
Shpërndaje

Një student ukrainas po shfrytëzon mundësinë për të “shitur mesazhe me porosi”, të cilat do të shkruhen në predha artilerie me të cilat ushtarët ukrainas po qëllojnë në drejtim të forcave ruse.

Sipas Business Insider, bëhet fjalë për Anton Sokolenko, një student 22-vjeçar i Teknologjisë Informative – IT me bazë në Cherkasy, Ukrainën qendrore, i cili ka mbledhur mijëra dollarë për të mbështetur trupat lokale përmes marrëveshjes prej “40 dollarë për predhë”.

Mesazhet e marra nga ai, të publikuara edhe në mediat sociale kanë rezultuar me mesazhe si “Gëzuar Ditën e Babait”, “Nga Shqipëria, me dashuri”, dhe jo vetëm, që shkruhen në predha, përpara se të përdoren ato.

- Publicitet -

“Ju keni mundësinë të luftoni ‘Orc-ët’ me një granatë artilerie 82 mm që do të qëllohet kundër ushtarëve rusë”, thuhet në një nga postimet promovuese të Sokolenko.

(Orc është një fyerje e zakonshme ukrainase për ushtarët rusë).

Dhe pas kësaj, “ju do të merrni një foto të granatës suaj të nënshkruar”.

Sokolenko tha  kjo është një marrëveshje joformale dhe nuk është e miratuar nga komandantët e lartë ushtarakë ukrainas.

Dhe imazhet, tha ai, nuk ka gjasa të tregojnë identitetin dhe vendndodhjen e ushtarëve.

Sokolenko bëri të ditur se ai pranon porosi në internet, veçanërisht përmes kanalit të tij Telegram, dhe punon me një OJQ lokale për t’i shkruar predhat.

Më pas ai dërgon fotografitë dhe ia kalon 40 dollarët OJQ-së.

OJQ-ja, “Qendra për Asistencë për Ushtrinë, Veteranët dhe Familjet e tyre”, konfirmoi në mënyrë të pavarur për BI se Sokolenko është një vullnetar i regjistruar që i ka dërguar më shumë se 18,000 dollarë.

Kështu ai siguron pajisje taktike dhe mallra për batalionet aty pranë.

Në këtë drejtim, Sokolenko tregoi se me paratë e mbledhura deri më tani kanë blerë dy sisteme Starlink, një kamionçinë dhe jo vetëm. OJQ-ja ofron gjithashtu radio, ilaçe dhe ushqime.

“Unë nuk jam aq i guximshëm për të marrë pjesë në luftë, kështu që po përpiqem të bëj më të mirën për të ndihmuar ushtarët të qëndrojnë gjallë dhe të vrasin armiqtë”, tha ai. “Në fillim të luftës nuk po bëja asgjë dhe kjo më shqetësonte”.

Ai bëri kokteje molotov, siç bënë shumë ukrainas në fillim të luftës, por shpejt vendosi se mund të ishte më i dobishëm diku tjetër.

Prandaj ai vendosi t’i përkushtohej mbledhjes së fondeve, duke hapur një kanal Telegram që rishpërndau video ushtarake virale, duke fituar rreth 12,000 ndjekës në këtë proces.

Pasi fitoi 1600 ndjekësit e tij të parë, ai iu afrua OJQ-së dhe i pyeti se çfarë kishin nevojë për të blerë.

Më pas, në maj, atij i lindi ideja për projektin me mesazhe mbi predha, kur pa se ushtarët po i shkruanin mesazhe të tilla si hakmarrje për kolegët e tyre të rënë në luftë.

Siç vë në pah Business Insider, porositë e tjera kanë ardhur nga e gjithë bota, duke dërguar “dashuri” nga vende si Belgjika, Gjermania, Shqipëria dhe Australia.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me “etikën e projektit”, Sokolenko tha: “Është paksa një pyetje provokuese, por si ukrainas – si çdo ukrainas – mund të them se jam i lumtur të di që u vranë sa më shumë ushtarë rusë”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Tirana says:
    June 17, 2022 at 8:09 am

    Po more mi, apo kelysh oligarku, per te luftuar nuk je aq i guximshem, ama per te shtyre te tjeret te vriten je i zoti. Ne vend te Shqiperise, shkruaj emrin tend ne ato predhat e vdekjes.

    Reply
    • reti11 says:
      June 17, 2022 at 9:59 am

      Fuck putin, fuck kremlin, fuck u

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sipas TCH Berisha do shkojë në SHBA në fillim të shtatorit
  • Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë
  • Pishina e peshkaqenëve
  • Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Njoftimi zyrtar i SPAK lidhur me arrestimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut
  2. demo on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  3. bjeri drejt se ke lehtesira on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. I.Troplini on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  5. Pushtetarët e mallkuar 36 vieçar on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?