Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga siguria ushqimore, dëmshpërblimet e deri te fluturimet ajrore / Qeveria gati draftin për mbrojtjen e konsumatorëve (dokumenti)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Nga siguria ushqimore, dëmshpërblimet e deri te fluturimet ajrore / Qeveria gati draftin për mbrojtjen e konsumatorëve (dokumenti)
EkonomiKryesore

Nga siguria ushqimore, dëmshpërblimet e deri te fluturimet ajrore / Qeveria gati draftin për mbrojtjen e konsumatorëve (dokumenti)

Published: October 13, 2023
Shpërndaje

Qeveria shqiptare ka planifikuar një strategji të re për mbrojtjen e konsumatorit dhe mbikëqyrjen e tregut, e cila është hedhur për konsultim pak orë më parë.

Në një dokument voluminoz, përcaktohen të gjitha objektivat dhe masat që duhet të marrë çdo autoritet për t’u garantuar siguri konsumatorëve shqiptarë, sipas strategjisë 2023-2030.

Objektivi i parë është ai i sigurisë ushqimore dhe përputhja me standardet europiane, përgjegjësi e ministrisë së Bujqësisë. Aty thuhet se duhet të përmirësohet sistemi i kontrollit ushqimor, teknologjia ushqimore dhe monitorimi i sigurisë ushqimore.

- Publicitet -

Ministrisë së Financave dhe e Ekonomisë i është vënë si përgjegjësi mbrojtja e interesave ekonomike të konsumatorëve lidhur me shitblerjen e mallrave dhe mundësinë e dëmshpërblimit, për të cilën do të krijohen platforma online.

Një zhvillim të rëndësishëm që parashikon projektligji është ai i miratimit të VKM-së mbi të drejtat e  turistëve/ udhëtarëve në paketat e udhëtimit drejt Shqipërisë.

Energjia është një tjetër fushë ku qeveria synon të shtojë mbrojtjen për konsumatorët, specifikisht për rregullimin tarifor për pikat e karikimit të makinave elektrike.

Në dokument përmendet dhe se objektivi i Aviacionit Civil për këtë periudhë do të jetë ulja e rasteve të shkeljeve të të drejtave të konsumatorit nga shoqëritë ajrore të cilat operojnë në vendin tonë dhe në rast të shkeljeve kompensim për çdo rast të veçantë në zbatim të dispozitave ligjore.

Ndër të tjera, qeveria i kushton rëndësi të veçantë trajnimit profesional të stafeve sipas institucioneve dhe shpërndarjen e informacionit tek konsumatorët për t’i sensibilizuar ata. Strategjia përfshin dhe objektiva të reja për Bankën e Shqipërisë, Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, AKEP, ERRU etj. Të gjitha ndryshimet janë përafrime me direktivat e BE-së dhe janë hartuar nga ministria e Financave. Pas procesit të konsultimit, drafti do të miratohet nga kabineti qeveritar, për të kaluar më pas në komisionet parlamentare.

Dokumenti

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SHBA dëshiron të rifillojë rolin ndërmjetësues për luftën në Ukrainë
  • Kompania me ish-aksioner vëllain e Belind Këlliçit fiton 800 mijë euro tender nga Porti i Durrësit
  • Meloni i përgjigjet urimit të Ramës
  • Zjarri në Fier, ministri publikon pamjet: 55 efektivë dhe 2 helikopterë në terren
  • VIDEO: Pamje të frikshme me dron, si dukej Himara nën pushtetin e zjarrit shkatërrues

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on SHBA dëshiron të rifillojë rolin ndërmjetësues për luftën në Ukrainë
  2. demo on Rama reagon për zjarret në Himarë: Nis vlerësimi i dëmeve, dëmshpërblim për të prekurit
  3. Mutdhënësi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. nje shqiptar on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  5. MAKS on Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?