Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga sigurimi i makinave te shtrenjtimi i cigareve, ndryshimet që kanë hyrë në fuqi këtë vit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Nga sigurimi i makinave te shtrenjtimi i cigareve, ndryshimet që kanë hyrë në fuqi këtë vit
EkonomiLajmi i fundit

Nga sigurimi i makinave te shtrenjtimi i cigareve, ndryshimet që kanë hyrë në fuqi këtë vit

Published: January 6, 2025
Shpërndaje

Viti 2025 nis me disa ndryshime që prek thuajse të gjithë shqiptarët në buxhetet e tyre familjare, duke filluar nga sigurimi i makinave e deri tek cigaret.  Ndryshimi i parë që ka hyrë në fuqi nga 1 janari është sistemi bonus malus në sigurimin e automjeteve.

Vlera që do të paguhet do të jetë sipas historikut të dëmit të të siguruarit. Thënë ndryshe, sa më shumë aksidente të ketë bërë një drejtues mjeti, aq më i latë do të jetë sigurimi. Aktualisht, sigurimi i makinave, që është i  detyrueshëm me ligj përbën mbi 68.5% të tregut të sigurimeve dhe primet e sigurimit për 11 mujorin e vitit 2024 arritën në mbi 13.4 miliardë lekë, me rritje vjetore mbi 7.6%.

Një tjetër ndryshim i propozuar dhe që pritet të hyjë në fuqi brenda këtij viti është ai që synon mbrojtjen e klimës nëpërmjet reduktimit të trafikuar.

- Publicitet -

Plani kombëtar i hedhur për konsultim publik parashikon që lëvizja e automjeteve të bëhet në ditë caktuara të javës dhe e ndarë sipas targave të automjetit, gjë e cila aplikohet në vende fqinje me ne si Greqia apo dhe vende të tjera.

Ndërkohë që deri në vitin 2030, pritet që 10% e automjeteve në qarkullim të jenë elektrike.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm që do të zbatohet këtë vit ka të bëjë me deklarimin e të ardhurave.

Afati për dorëzimin e deklaratës së të ardhurave, ose ndryshe DIVA do të jetë 31 marsi dhe jo më 30 prilli. Ndërkohë që detyrimin e deklarimit do ta kenë të gjithë ata individë që realizojnë mbi 1.2 milionë lekë të ardhura në vit nga mbi 2 milionë që ishte më përpara.

Ndërkaq një tjetër ndryshim është edhe rritja e akcizës së cigareve.

Nga 7.250 lekë për çdo 1 mijë fije cigare që ishte, çmimi rritet në 7.500 lekë. Kjo lëvizje tek akciza pritet të shoqërohet me rritje të çmimit të cigareve për përdoruesit në treg dhe qeveria nëpërmjet kësaj mase, synon që të ulë konsumin, duke mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • mali says:
    January 6, 2025 at 5:16 pm

    Eshte normale .
    Nuk ka shtet pa taxa.
    Erion Veliaj ne fason business prej kohesh premtoi jo taxa .
    Idiotizem.
    Plus edhe Rama qe flet brockulla lidhur me taxat.
    Fondi monetar dhe banka boterore duan te ktheni parate qe iu dhame.
    Edi Rama dhe njerezit rreth tij jane te pa afte te kuptojne kete .
    Ata e marin lehte sepse nuk eshte ne kurizin e tyre.
    Fondi monetar pervec gllaberimit te Shell ne Shpirag por pergatituni edhe per fushen e naftes te Bankers.

    Reply
  • Pensionisti says:
    January 7, 2025 at 12:58 pm

    Cfar mashtrimi po na bejne me sigurimin e makinave.
    Vjet pagova 160 euro. Kujtova se sivjet me prrallat e qeverise, ngaqe nuk kam bere asnje dem, aksident, do paguaja me pak. Por joooooo.
    U paraqita per siguracionin dhe me thane 190 euro. Eshte rritur me thane me 20% sivjet. Vajti 200 euro dhe ti do paguash me thane 190 euro.
    Jemi vertet popull dele, qe mashtrohemi kaq shpejt.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatrave
  • Përgjaken rrugët në vend, një viktimë dhe nëntë të plagosur në gjashtë aksidente brenda 12 orësh
  • Droni ukrainas godet plazhin rus: 7 të vrarë dhe 40 të plagosur. Çfarë dyshohet
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos

Komentet e Fundit

  1. Maks. on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. Esati on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. 1thundrak on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  4. cash frenzy casino game on Rama ‘shpjegon’ Paketën e Maleve
  5. Kate Hegseth on Kemi naftë, por e blejmë nga jashtë. Tonën e marrin të tjerët. Kjo është shitje e atdheut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?