Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga të paktat që s’kishte urdhër prishje, pronarja e bujtinës së djegur në Theth: Koincidenca është e keqe, nuk di kujt t’ia ve gishtin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Nga të paktat që s’kishte urdhër prishje, pronarja e bujtinës së djegur në Theth: Koincidenca është e keqe, nuk di kujt t’ia ve gishtin
KronikeLajmi i fundit

Nga të paktat që s’kishte urdhër prishje, pronarja e bujtinës së djegur në Theth: Koincidenca është e keqe, nuk di kujt t’ia ve gishtin

Published: July 10, 2025
Shpërndaje

Një restorant në qendër të Thethit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe pushuesve.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 02:00 pas mesnate dhe është vënë re fillimisht nga familjarët dhe fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të ndalur përhapjen e flakëve drejt bujtinës ngjitur.

Zjarri ka qenë i fuqishëm, duke shkatërruar plotësisht të gjithë ambientin e restorantit.

- Publicitet -

Aida Gjeçaj, pronarja e restorantit që u dogj thotë se ekspertët kanë përjashtuar shkakun e një shkëndije elektrike.

Ajo thotë se dëmi i shkaktuar është rreth 150 mijë euro pasi vjet kishte përfunduar ndërtimi i restorantit, ndërsa hedh dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, dhe se nuk ka pasur konflikte apo kërcënime nga njeri.

“Nuk kam dijeni. Pasi mbrëmë isha në Tiranë për punë administrative. Kur më kanë njoftuar në dy të natës se kishte rënë zjarr në subjektin tim. Erdhëm, komshinjtë kanë fikur zjarrin, nuk kanë arritur të shpëtojnë gjë. Ishte restorant me panele diellore. Dhe ishte e pamundur që të fikej, zjarrfikësja nuk ka arritur të vijë në kohë.

Gjithsesi ka ardhur, ka bërë pjesën e saj të fundit. Falenderoj komshinjtë që kanë dhënë ndihmën e parë dhe për të evituar që zjarri të përcillej në godina të tjera, që janë kuzhina dhe bujtina. Nuk ka pasur dëme në njerëz.

Falë zotit jemi mirë sa i përket jetëve njerëzore ndërsa hekurat shkojnë dhe vijnë. Restoranti është në pronësinë time si Aida Gjeçaj. Kemi mbi 15 vite që operojmë në këtë sektor. Ndër bujtinat e para që kemi punuar dhe promovuar Thethin në këto vite.

E vetmja gjë që ekspertët kanë konfirmuar është se energjia elektrike nuk është shuar edhe pse godina kishte marrë flakë, gjë që përjashton incidentin nga ndonjë shkëndijë elektrike. Kështu që për shkaqe të tjera nuk kam dyshime, sepse nuk kam askujt borxh, s’kam asnjë konflikt apo kërcënime. Nuk e di nga se mund të ketë ardhur.

Kemi vetëm 5 dhoma në pronësi, pasi nuk kam dashur të ndërtoj asnjë gjë pa leje. Nuk e di ku ta vë gishtin. Nuk e di, koeicidenca është e keqe. Thashë nuk kam procedim për prishje sic mund të kenë një pjesë e banorëve sepse s’kam marrë veprime për ndërtime që mund të penalizohesha.

Kam zgjedhur të punoj në nivel të ulët, me restorantin, me një kuzhinë të hapur, me 5 dhoma.

Dëmi i shkaktuar në këtë godinë, e cila është ekologjike, është një strukturë parafabrikat, kostoja e ndërtimit të saj që e kemi përfunduar vitin e kaluar është afërsisht 150 mijë euro. Kështu që dëmet janë vetëm materiale, dëme kanë çdokush me dashje apo pa dashje.

Përderisa nuk është energjitike, ia lë në dorë drejtësisë dhe ata që janë eksperta këtë punë. Ua lëmë atyre në dorë. Duke qenë se familjarisht jemi të lidhur me drejtësinë, ia kemi besuar. Besojmë te ligji dhe shteti dhe nuk e di, presim që veprimet të bëhen dhe e vërteta herët a vonë do të dalë”, thotë ajo.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Banori says:
    July 10, 2025 at 8:06 am

    Kshu nodh kur ben foto e video e spiunon t tjeret se do t hash vetem vet

    Reply
  • . says:
    July 10, 2025 at 8:07 am

    Duke qene se je vete “e drejtesise” ti i ben leket prape lehte.
    Se ajo “drejtesia” jote eshte fabrik parash

    Reply
  • demo says:
    July 10, 2025 at 11:07 am

    Respekte Zonje e Tradites,.Ne Toke te vet,ne Pune te vet,qe respekton Rregullat dhe Ligjet e Shtetit.
    Departamenti Toke e Xanun i doktor Rrumpalles ka lshu zaptuesit me u djege edhe i njomi me te thatin.
    Te mos ndeshkohen Zaptuesit.

    Reply
  • Ceceni maloqeri,, says:
    July 10, 2025 at 11:55 am

    Ju karabushat lart QE komentoni,,shtepine e sai te trasheguar e ka ber bujtune,,nuk Ka hedh beton ne tok te xanun,,malopqeri ceceni,QE dini vetem te digjni e shkaterroni pronat e te tjereve,,,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Senati amerikan miraton rezolutën që kufizon kompetencat e Presidentit për luftën me Iranin
  • Rama takon sot drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryebashkiakët
  • 24 qershor 2026
  • Horoskopi 24 Qershor 2026, parashikimi i yjeve për këtë të mërkurë
  • Temperatura të larta dhe reshje shiu me shtrëngata në zonat malore, moti për sot

Komentet e Fundit

  1. Right Side on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. nastradini on Grupi koordinues i protestës shpall 5 kërkesa, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin
  3. Detari on RaBexit!
  4. Vilejet Qyrku on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Anonymous on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?