Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga vjetërsia minimale te formula e përllogaritjes, risitë e reformës së pensioneve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nga vjetërsia minimale te formula e përllogaritjes, risitë e reformës së pensioneve
AktualitetEkonomi

Nga vjetërsia minimale te formula e përllogaritjes, risitë e reformës së pensioneve

Published: November 23, 2024
Shpërndaje

Përpos përshpejtimit të moshës kur do të barazohen të dyja gjinitë për daljet në pension dhe rritjes së përfitimeve për pensionet e ulëta, janë një sërë treguesish të tjerë që po shqyrtohen nga grupi i punës për të dalë me një reformë të re në 2025-ën.

Ato lidhen më konkretisht me vjetërsinë minimale për të përfituar pension pleqërie apo pension social, nivelin e kontributit të dhënë (qoftë si punëmarrës apo punëdhënës) si dhe më kryesorja ndryshimi i gjithë formulës së përfitimit. Sipas zëvendësministres së Ekonomisë, Olta Manjani, e cila kryeson grupin e punës, rishikimi i skemës konsiston në zhvillimin e parimit të pamjaftueshmërisë, duke siguruar përfitime më të larta për pensione nga skema e detyrueshme si dhe për kategoritë më vulnerabël të shoqërisë siç janë pensionet e invaliditetit apo ato familjare.

Aktualisht, shumica dërrmuese e pensioneve të reja që lidhen janë të pjesshme, pasi qytetarët nuk kanë plotësuar vitet e plota të përfitimit të pensionit, 38 vjet. Rritja e numrit të popullatës në moshë pensioni në raport me numrin e kontribuuesve në skemë kanë bërë që qeveria të rishikojë skemën e sigurimeve duke hartuar një reformë ku pensioni të lidhet direkt me masën e kontributeve.

- Publicitet -

Kontributet

Në intervistat për media, zv.ministrja Manjani thotë se në asnjë rast nuk do të anashkalohen vitet e kontribuesve, duke bërë që kush ka paguar më shumë do të marrë edhe një pension më të lartë.

“Po rishikojmë mundësinë për kryerjen e një reforme me bazë më të gjerë duke mbajtur parasysh parimet e skemës së pensioneve dhe më kryesorja kontributet. Kush ka kontribuar më shumë do vijojë të marrë më shumë. Parashikojmë rritje të pensioneve me bazë të gjerë, mund të jetë në formën e një bonusi, subvencioni, indeksimeve të herëpashershme”, deklaron Manjani.

Si udhëheqëse e grupit që po harton reformën, ajo thotë se skema e re, që po ndërmerret së bashku me Bankën Botërore, synon ngushtimin e diferencës mes pensionit minimal dhe atij maksimal. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se vitin e kaluar, 51% e pensionistëve përfituan pension të pjesshëm. “Ajo që po diskutojmë është që të kemi një rritje të pension eve, për të ngushtuar hendekun midis pensioneve që janë më të ulta dhe atyre më të larta. Do të përfitojnë të gjithë pensionistët nga rritja”. Në tetor është bërë vetëm indeksim i pensioneve, ndërsa skema e re do të nisë zbatimin duke nisur nga viti 2025. Të dhënat tregojnë se ndërmjet 2000 deri në 2023, ka pasur një zgjerim të periudhës së gëzimit të pensionit, për shkak të rritjes së jetëgjatësisë.

Sipas të dhënave të fundit të Instat-it, jetëgjatësia mesatare në Shqipëri më 2022 ishte rreth 77 vjet për burrat dhe rreth 81 për gratë. Ndërsa koha e gëzimit të pensionit arriti në 19.4 vite për burrat dhe 27 vite për gratë. Zgjatja e viteve të gëzimit të pensionit shton presion për më shumë shpenzime në skemën e pensioneve, e cila është edhe nën presionin e rritjes së numrit të pensionistëve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • demo says:
    November 24, 2024 at 7:42 am

    Vitet e Kontributeve jane KRITERI BAZE per llogaritjen e Pensioneve.
    Boll luajten qeverrite qe nga 91 me grabitjen e Pronave te pronareve me Tapi te Rregullt te rregjistruar ne Kohe te Zogut deri ne 44.Grabitja e prones dhe dhurimi i Tokes fshatarave,Hajdarave,rrugacave,gangsterrave,Strategjikave,shkaktoi nje mish mash,,pasiguri ne Investime,varferim te pjeses me intelektuale dhe fisnike te popullit,duke pasuruar ne kurriz te pronareve te vertete Hajdutet e Pronave.Me Reformen e Tokes Shqiperia nuk u pasurua,por u varferua dhe u shkaterrua,deri ne vetecfarrosje dhe c`popullim te Vendit.
    Po qe se do te beni Reforme Pensionesh duke rritur pensionet e paraziteve qe nuk kane kontribuar(prandaj kane pensione te ulta),per ti barazuar me ata qe kane punuar dhe kontribuar gjithe jeten,DO TE BENI KARASTROFEN E PENSIONEVE,SI BETE KATASTROFEN E PRONAVE.

    Reply
    • pilo Lala says:
      November 25, 2024 at 2:50 pm

      Sakte.
      Nje jeri qe ka kontribuar 15 vjet, pjesen tjeter ka punuar ne te zeze, dhe tani kerkon te marre te njtin pension si ai qe ka punuar 30 vjet.
      Kush ka kontribuar me shume , do marri me shume.
      Kush ka ardhur nga fshati, ka 2-3 shtepi, ka lene token pa punuar, te kthehet te punoje token, ta japi me qira, ta shesi, te permiresoje te ardhurat e tij.
      Kur te vihen pensionistetne nje nivel pasurie, atehere te shikohet pensioni.
      Por kur nje pensionist ka prona, nuk jane njesoj me ate qe ka nje apartament ne katin e gjashte pa ashensor.

      Reply
  • vlonjati says:
    November 24, 2024 at 7:54 am

    Eshte per tu habitur qe per pensionet, per egalizimet. dhe per shperndarjen e shtepive per qytetaret e demtuar nga termet flitet gjithmone ne kohe fushate zgjedhore. Te presim dhe ca dite dhe do shohim si perhereRamen duke shperndaretapite ku me patjeter do te gjeje ndonje “demokrat” qe ti jape tapine dhe te na gajase me humorin e tij bajat.

    Reply
  • Pensionisti ekonomist says:
    November 24, 2024 at 9:44 am

    Keni tan vitin 2024 qe genjeni pensionistet! Nuk ka pensionist qe ju beson me!Do ta shihni ne diten e votimeve reagimin tone ndaj rrenave tuaja!!

    Reply
  • qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi says:
    November 24, 2024 at 11:09 am

    Po hartohen formula perllogaritese, po rishikohen mundesite per kryerjen e n je reforme me baze te gjere ttj, etj bla bla bla nga udheheqesja e grupit “qe po harton reformen” Manjania qe vazhdon “ne tetor eshte bere vetem Indeksim i pensioneve ” ! Indeksim pensionesh me 4.1 % se aq na qenkesh rritur kostua e jeteses per ata pensioniste te shkrtete !!
    Poshtersia e maskaralleku i kesaj kaste qe e mba vetem edhe “prane shtreses ne nevoje” nuk ka fund.

    Reply
  • Vigjilenca says:
    November 24, 2024 at 4:44 pm

    Artikujt që flasin për pensionet janë si bisedat në pazar gjash. (kafshësh). Diskutohet, jo po bonus, Jo Po indeksim, jo po kështu, jo po ashtu, asgjë të saktë dhe kjo nuk ka pak kohë, pothuajse mbi dy vjet. Janë bërë me dhjetëra programe televizive, janë shkruajtur me qindra artikuj, fjalë fjalë vetëm dy fjalë, rrena, rrena dhe gjithnjë mashtrime. Dhe më në fund flasin për vitet që jetojnë njërëzit pas pensioneve, pse nuk flasin për vitet që jetojnë kryeministrat, Aleksandër Meksi, Sali Berisha ose deputetët që marrin goxha pension dhe kanë bërë pasuri me vjedhje dhe që e lanë Shqipërinë të varfër dhe në udhëkryq, që i vodhën të gjithë mundin e gjakun e atyre që punuan dhe vdiqën e po vdesin në varfëri te skajshme. Pensionistët nuk kanë mundësi me mbyllur muajin, për sigurim ushqimi minimal, pamundësi me blerë ilaçe, pamundësi vizitash tek mjeku.
    Mjeku me ta mbush kartela dhe bën formalitete, ai interesohet vetëm për numrin e vizitave. Në rast të një sëmundje urgjente, shkon në spital dhe mjeku nuk i përkushtohet fare por bën një rutinë regjistrimi. Kjo është mjekësia falas. Pensionistët në Shqipëri i trajtojnë si qytetarë të dorës se tretë. Po bota si i ka pensionistët. Turistët janë të moshave të ndryshme dhe ata e shijojnë jetën të lumtur në pension. Sa pjesë e popullsisë shqiptare po gëzon “demokracinë”.
    Kjo do të thotë se demokracia është maksimumi, për 10%të popullsisë. Kësaj i thonë me emrin e vërtetë Skllavëri. Të punosh një jetë dhe mos të kesh mënjanë një lek për sëmundje dhe për të vdekur (detyrim i papërballueshëm). Në këtë derexhe është katandisur pensionisti i demokracisë shqiptare. Turp, Turp i padëgjuar. Për këtë të votojnë dhe fëmijët tanë emigrantë?

    Reply
  • koeficient. Kol says:
    November 25, 2024 at 8:36 am

    Pënsioni ka një rregull,ai qe punon
    paguan kontributin për ata që janë në pension.A ndodh kjo,jo.Janë mbi 700 mijë
    Pensionist,ata që punojnë janë 400mijë
    300 mijë të tjerë janë barrë e shoqërisë.
    Hendeku midis pensionit minimal dhe maksimal duhët të ruhët.Këtu pensionistët
    duhët të kërkojnë.Fundi i kësaj situate
    mbaron kur:ATA QË PUNOJNË JANË TË BARABARTË ME ATA QË JANË NË
    PENSION.Kërkoni që hendeku midis pensionit minimal dhe maksimal të ruhet
    Kjo bëhet me formulë,p.sh me kofiqent.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?