Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë të Shkodrës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, kundër ndërtimit të resortit luksoz “Blu Borgo” të ndërtuesit dhe botuesit Bashkim Ulaj.
Ata janë zotuar të mbrojnë me çdo kusht tokën dhe të mos lejojnë grabitjen e pronës nga oligarku Ulaj, situatë që i ka çuar në përplasje të forta dhe me policinë.
Edhe gjatë të dielës së sotme, nuk kanë munguar tensionet mes banorëve dhe policëve në kantier.
Teksa deklarojnë se do të bëjnë gjithçka për mbrojtjen e pronës, banorët e fshatit Rrjoll i kanë bërë thirrje ministres së Brendshme, Albana Koçiu, që të mos dërgojë policinë në mbështetje të Bashkim Ulajt.
“Shihni kë ka prurë Albana Koçiu për të mbrojtur Bashkim Ulajn ndaj fshatarëve të shkretë. Ministrja ka sjellë gjithë policët këtu për të mbrojtur Bashkim Ulajn nga ne, që është duke na vjedhur tokat tona. Bashkim Ulaj me Isuf Çelën na kanë thënë në zyrë të vetë ‘nuk duam të vijmë si pushtues, por si zhvillues’. Çfarë je duke bërë sot Bashkim Ulaj, përveçse ke ardhur për të na pushtuar? A je duke bërë gjë tjetër? Shkjau stërgjyshit tem nuk ja ka bërë këtë që je duke bërë ti sot në tokën tonë. Serbi e turku nuk na e ka bërë këtë gjë, të na vjedhin tokën. Ti po e bën sepse ke shtetin mbrapa. Por edhe na nuk jena të pafortë, sepse jena me të drejtën e Zotit dhe e drejta gjithmonë triumfon. Dje kanë bërë shoqërime. Prekën e kemi ende të shoqëruar. Njërit prej demve që tentuan ta marrin me forcë i ra të fikët. U turrën tërë policat. Këta policat më kanë rrëzuar mua që jam femër. Kanë ardhur këta tani të mbrojnë Bashkim Ulajn dhe të na përdhunojnë ne në tokën tonë”, tha mes të tjerash një prej banorëve të fshatit Rrjoll.
Ndërkohë një tjetër banorë e fshatit Rrjoll, teksa ka shkuar me fëmijët në krahë në protestë, ka kërkuar drejtësi nga shteti për pronën që pretendojnë se po u grabitet.
“Policia fut kriminela, ne jemi në tokën tonë. Ça bëhet kështu more, ça bëhet në tokën tonë. Shikojeni sa Polici ka. As armë dhe asgjë nuk kemi. Jemi në tokën tonë dhe s’mundemi as me e shkel. Inshallah gjejmë drejtësi”, tha banorja, e cila gjatë intervistës kishte edhe fëmijët e saj në krahë.
Një tjetër banor i zonës, teksa e përshkoi situatën si alarmante, akuzoi ministren e pezulluar, Belinda Ballukun, si urdhëruesen e grabitjes së pronave të tyre.
“Nesër të sjellin këtu autoblindat, tanket, sepse këtu ka plasur lufta Serbi-Kosovë. I bëj thirrje Belinda Ballukut, që njihet si hiena apo pantera e zezë, që të tërhiqet nga toka jonë”, tha një tjetër banor i zonës.
Ndërkohë banorët e Rrjollit kanë marrë mbështetje edhe nga trevat e tjera të Shqipërisë, pasi ditën e sotme, dy persona, njëri nga Vlora dhe tjetri nga Mallakastra, i janë bashkuar protestës kundër Bashkim Ulajt.
“Ne rrimë në Tiranë, me origjinë nga Mallakastra dhe djali Vlonjat. Jemi njerëz që kërkojmë të mbështesim çdo grup, çdo fshat, çdo qytet, që kërkon të bie ndeshë me këtë klasë politike oligarkë, që po fillon t’u marrë tokat shqiptarëve, që nga Dukati, Durrësi dhe këtu në Rrjoll. Mjaft më, bëhuni bashkë! Jug-Veri të jemi një”, tha mes të tjerash mbështetësi nga Mallakastra i banorëve të Rrjollit.
“Kemi ardhur posaçërisht për ju që t’ju përkrahim. Ju mbështesim me shpirt ne patriotët me shpirt”, tha mbështetësi nga Vlora i banorëve të Rrjollit.
Më herët Policia njoftoi se ka arrestuar Prek Mollën, banor i fshati Baks-Rrjoll në Velipojë, pasi së bashku me 5 të tjerë kanë goditur një punonjës të firmës “Gener 2”, e cila po kryen punimet për ndërtimin e resortit të botuesit dhe biznesmenit Bashkim Ulaj, si dhe kanë kërcënuar një punonjëse policie.
j.l./ dita

Nëqoftëse fshatarët e Rrjollit kanë dokumente pronësie mbi tokën , atëhere kanë plotësisht të drejtë . Dihet që tokat u ndanë sipas ligjit famëkeq 7501 në mënyrën më të gabuar të mundëshme , por sidoqoftë ai ligj është në fuqi akoma dhe nëqoftëse banorët kanë aktin e pronësisë sipas këtij ligji , sejcili për ngastrën e vet , kanë të drejtë , por nëqoftëse toka nuk është e tyre , atëhere qeveria ka të drejtë t’ja japë investuesve që mendon ajo , për të ngritur resorte turistike . Nuk mund të protestosh për një pasuri , që nuk është e jotja , vetëm sepse është pranë shtëpisë tënde .
Pa pelqimin e pronareve dhe t’komunitetit askush s’ka te drejte te investoj per resurse turistike.
Pa pelqimin e pronareve dhe t’komunitetit askush s’ka te drejte te investoj per resurse turistike, qoft ai minister, apo kryeminister e investitor.
Ata qe pretendojne se jane pronare te asaj siperfaqe toke dhe disponojne dokumentin e pronesise , kane te drejten e tyre ( dhe te zotit ) ,ne baze te ligjit ta kerkojne me rruge gjyqesore te mos iu preket prona pa pelqimin e tyre . Qeveria ne kete rast eshte pale gjyqesore perballe pronareve te tokes .
Ata qe pretendojne se jane pronare te asaj siperfaqe toke dhe disponojne dokumentin e pronesise , kane te drejten e tyre ( dhe te zotit ) ,ne baze te ligjit ta kerkojne me rruge gjyqesore te mos iu preket prona pa pelqimin e tyre . Qeveria ne kete rast eshte pale gjyqesore perballe pronareve te tokes .
Ata qe pretendojne se jane pronare te asaj siperfaqe toke dhe disponojne dokumentin e pronesise , kane te drejten e tyre ( dhe te zotit ) ,ne baze te ligjit ta kerkojne me rruge gjyqesore te mos iu preket prona pa pelqimin e tyre . Qeveria ne kete rast eshte pale gjyqesore perballe pronareve te tokes .
Pershendes Solidaritetin e Vlores mallakastres me Rrjollin,Sot 2,neser 2000.Hidhni fadromat e oligarkut ne Gremine.
Police largohuni nga tokat e trasheguara.
Nostradamus , kanë apo nuk kanë dokumente pronësie fshatarët , këtë duam të dimë ? Nuk po diskutojmë kryeministrin , se e njohim të gjithë kush është . Në këtë çështje , që të fajësojmë shtetin apo fshatarët , duam të dimë kush është me dikumenta pronësie , pronar i tokave ku ndërtohet resorti . Kaq e thjeshtë është .
Po atë po them edhe unë more Zgjohuni , po të kenë fshatarët aktin e pronësisë , kanë plotësisht të drejtë , por nëqoftëse nuk kanë pronësi mbi tokat , atëhere ka të drejtë shteti . Ti zotëri di gjë , kanë apo s’kanë akt pronësie fshatarët e Rrjollit ? Nëqoftese jo , atëhere të rinë në shtëpi e mos bëjnë luftë me policinë .
O Trapa
Ne fakt, ajo qe po ndodh me banoret dhe pronaret real te Rrjollit eshte shume domethenese per fytyren dhe moralin e vertete te kesaj qeverie, ashtu si edhe te asaj perpara kesaj. Kjo provon pa ekuivoke se klasa politike shqiptare eshte e korruptuar deri ne palce dhe se nuk eshte ne sherbim te popullit por ne sherbim te oligarkise, ose me sakte dhe me shqeto, ne sherbim te hajnave, pasi edhe vete jane hajdute te shkalles me te larte. Te dergosh toga me police cdo dite, tash tri jave per t’iu kundervene pronareve te vertete dhe per te mbrojtur prej tyre grabitesin e pronave te ketyre fshatareve, do te thote se je qeveri mafioze, e korruptuar, pa nder e moral dhe thellesisht antipopullore e antikombetare. Sikur qeveria te kishte qene serioze dhe e pakorruptuar nuk do te kishte vendosur ne poste kyce te administrates e, sidomos, te asaj te kadastres horra dhe hajna, njerin pas tjetrit, dhe jo vetem ne Shkoder por edhe ne rrethet e tjera. Eshte pikerisht implikimi i shtetit ne keto afera korruptive dhe hajnash qe ka sjelle keto situata. Edhe sikur 100 apo 200 banoret e Rrjollit te ishin ” budallenj ” apo ” te cmendur “, nje qeveri serioze do te ulej me ta, ta diskutonte si qendron problemi dhe do t’i jepte nje zgjidhje. Nuk zgjidhet problemi me dhune shteterore ne mbrojtje te oligarkise. Po sikur t’i shkrepe ndonjerit prej atyre fshatareve qe iu kane grabitur pronat dhe te ardhmen e tyre, dhe t’i fuse ndonje plumb oligarkut apo punonjesve te pafajshem te policise, cfare do te beje Kryeministri dhe Ministrja kukull e Brendeshme ?! Arroganca e kryeminsitrit eshte pertej cdo parashikimi dhe, cdo dite e me teper, po iu provon shqiptareve se as nuk duhej bere kryeminister dhe as duhet lejuar te qendroje me gjate aty sepse eshte krejtesisht i demshem dhe antipopullor.