Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ngacmoi seksualisht 65-vjeçaren në tualetin e restorantit në Kombinat, arrestohet kamarieri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ngacmoi seksualisht 65-vjeçaren në tualetin e restorantit në Kombinat, arrestohet kamarieri
AktualitetKronike

Ngacmoi seksualisht 65-vjeçaren në tualetin e restorantit në Kombinat, arrestohet kamarieri

Published: September 4, 2022
Shpërndaje

Ngacmimi seksual në Shqipëri është një nga veprat më pak të denoncuara. Por jo për një amerikane të moshës 65-vjeçare, që u ka kërkuar miqve të njoftojnë policinë mbasi dikush kishte kaluar vijën e kuqe.

Sipas policisë, në zonën e ish Kombinati ai që e teproi dhe e ngacmoi është kamarier, 29-vjeçar nga kryeqyteti shqiptar i cili sa herë i shërbente ushqimin e pyeste nëse ishte e kënaqur dhe nëse kishte nevoja të tjera. Deri sa një moment kur e moshuara ishte në tualet i zgjati duart duke e prekur në krahë dhe në gjoks.

Kamarieri u arrestua për ngacmim seksual, ndonëse këmbëngul se ndaj gruas “tregoi vetëm  dashamirësi dhe kujdes, por as që e kishte synuar seksualisht”

- Publicitet -

I riu i tha policisë, shkruan gazeta “Si” se gruaja ishte në moshë të madhe dhe nuk ishte në shijet e tij dhe se për me tepër ajo ishte kliente në restorant dhe ai bisedoi me të për shkak të detyrës si kamarier.

Të kundërtën insiston 65-vjeçarja, version e të cilës policia e Kombinatit e besoi ndaj preu fletë arresti ndaj kamarierit.

Gruaja me inicialet C. B , 65 vjeçe kishte ardhur në Shqipëri si e ftuar nderi në një ceremoni martesore. Dhe në restoratin në fjalë ajo po merrte pjesë në dasëm.

“Isha në këtë lokal si e ftuar në dasmë  dhe isha në tavolinë me miqtë e mi. Gjatë ceremonisë më shërbeu shtetasi N. N.  me të cilin u gjenda në komunikim të shpeshtë duke qenë se ai fliste spanjisht  dhe të njëjtën gjuhë e flas edhe unë.”

Gjithçka sipas 65-vjeçares ka shkuar tamam si në dasëm deri në çastin që i biri rreth orës 3.30 të mesnatës i dha një lajm të hidhur.

“Djali më tha që kishte ndërruar jetë një mikesha ime. Ky ishte një lajm i trishtë  dhe u ngrita nga tavolina dhe në këtë moment u drejtova  drejt shkallëve  ku gjendeshin tualetet e lokalit. Aty po qëndronte kamarieri.”

Ai pyeti në spanjisht se përse ishte e trishtuar?

“Më kapi nga krahu dhe më tërhoqi në brendësi të tualetit të femrave dhe filloi të më puthte në buzë. Më kapi nga shpatullat dhe më preku gjoksin. Unë e kam shtyrë dhe kam dalë me vrap nga lokali”, tregon 65-vjeçarja sipas të cilës e gjitha kjo ndodhi pa dëshirën e saj.

Por kamarieri kundërshton: “Në një moment vura re se shtetasja e lartpërmendur ishte e trishtuar dhe po qëndronte në tavolinë duke qarë. Për këtë arsye kam marrë disa kartpeceta  në dorë dhe i jam afruar  dhe më pas e kam shoqëruar atë sepse më kërkoi ta shoqëroja në tualet. Në asnjë moment nuk e kam ngacmuar seksualisht”.

Kamarieri sipas burimeve të policisë numër 6 thotë se gruaja ishte shumë e moshuar për të dhe kjo gjë nuk është në shijet e tij. Nga ana tjetër egzistojnë kamerat e lokalit luksoz që e tregojnë kamarierin teksa e shoqëron 65 vjeçaren në tualet.

Por çfarë ka ndodhur brenda këtyre ambienteve , nuk ka kamera dhe as dëshmitarë, kështu që policia ka zgjedhur të besojë gruan. / Si

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • reti11 says:
    September 4, 2022 at 12:54 pm

    Boboo sa i sëmurë!

    Reply
  • Nik says:
    September 4, 2022 at 4:38 pm

    Keta te mender gazetes “SI” sajojne genjetra tere kohen per te shitur berrllokun e tyre!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria me 10 lojtarë humb mes polemikash në Finlandë
  • Qytete pa Qytetarë
  • Finlandë-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare
  • Një hartë brenda një Bible të shekullit të 16-të “zbulon” ku ndodhej Kopshti i Edenit
  • Austriaku që synon Presidencën ka një premtim për Shqipërinë

Komentet e Fundit

  1. adash on Qytete pa Qytetarë
  2. Laboviti on Qytete pa Qytetarë
  3. capi on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  4. . on Austriaku që synon Presidencën ka një premtim për Shqipërinë
  5. Ana on Qytete pa Qytetarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?