Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ngadalësohet turizmi në korrik, të huajt u rritën me vetëm 2.7 për qind
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Ngadalësohet turizmi në korrik, të huajt u rritën me vetëm 2.7 për qind
EkonomiLajmi i fundit

Ngadalësohet turizmi në korrik, të huajt u rritën me vetëm 2.7 për qind

Published: August 27, 2024
Shpërndaje

Pas muajve të tërë me rritje dyshifrore, turizmi në muajin korrik u rrit me vetëm 2.7 për qind duke dhënë shenja të qarta ngadalësimi dhe duke konfirmuar situatën që tur-operatorët dhe strukturat akomoduese raportonin në pjesën e parë të këtij muaji. Të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave mbi lëvizjen e shtetasve tregojnë se në korrik hynë 1.81 milionë të huaj duke çuar totalin e hyrjeve të këtij grupi në 7 muajt e parë të vitit në 6.36 milionë me një rritje 23.2% në raport me 7 mujorin e një viti më parë.

“Gjatë muajit Korrik 2024, rezultojnë të kenë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë 2.624.207 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Ky tregues ka pësuar një rritje me 2,7 %, krahasuar me Korrik 2023. 2.350.448 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 10,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Hyrjet e shtetasve

- Publicitet -

Në Korrik 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 805.829, duke pësuar një rritje me 2,8 %, krahasuar me Korrik 2023.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.818.378. Ky numër është rritur me 2,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023” thuhet në publikimin e INSTAT.

Në fund të qershorit dhe në pjesën e parë të korrikut strukturat akomoduese në bregdet dhanë shenja të qarta pesimizmi për rezervimet të cilat ishin më të ulëta se pritshmëritë teksa efekti zinxhir që dha rritja e çmimeve në disa rajone shkaktoi anulime masive kryesisht të italianëve.

Po kështu strukturat kanë konfirmuar një prezencë më të ulët të shtetasve të Kosovës në zonën e Golemit por edhe në Jug të vendit dhe disi më e pranishme në Shëngjin dhe Velipojë dy tregje me çmime më ekonomike dhe te frekuentuara tradicionalisht prej tyre.

Ecuri më e mirë e turizmit sipas tur-operatorëve nisi të regjistrohej në pjesën e dytë te korrikut teksa korrigjimi i çmimeve në një pjesë të strukturave dhe bregdetit ndikoi pozitivisht gushtin i cili ka pasur një prezencë relativisht më të mirë turistike sesa korriku sipas turoperatorëve.

Sipas tyre këtë ngadalësim të sezonit veror pritet ta kompensojë vjeshta e cila gjithashtu duket se do të ketë ecuri më të mirë se viti i shkuar si efekt i rezervimeve paraprake.

“Në Korrik 2024, 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 71 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Qëndrore/Lindore me 10 %

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 99 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për Pushime, vizitë tek të afërm, etj.

Në Korrik 2024, ky tregues ka shënuar një rritje me 3,7 %, krahasuar me Korrik 2023. Rritje të ndjeshme në muajin Korrik kanë patur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime Biznesi dhe profesionale, me 50,9 %” vlerëson INSTAT.

“Në muajin Korrik 2024, 704.699 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 1,7 %, krahasuar me Korrik 2023.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Korrik 2024 janë 1.645.749. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 14,3 %” nënvizon publikimi.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Rroft Luli says:
    August 27, 2024 at 9:52 am

    HËËËËË O EDVIN BALLISTI
    Ç’DO THUASH TANI?

    Reply
  • demo says:
    August 27, 2024 at 10:06 pm

    AntiTurismi

    O te rente nje gur i Zi
    Ne Drimadhe ne Dhermi
    Nga Saranda ne Shengji
    Rente me gjyma nje jave shi.

    Ty t`u befshin shkrumb e hi
    Motelet me drogaxhij
    me turista delenxhij
    Flake e tym si ne Greqi.

    Ti je per Psiqiatri
    Kane vene ujkun bari
    Te drejtoje nje Qeveri
    Nje Hajdut nje Delenxhi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?