Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në fshatin Kodër-Lumë në Kukës, ku një 75-vjeçar ka plagosur me çifte fqinjin e tij 6-vjeç.
Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, ndërkohë që autori me iniciale H.D është shoqëruar në Komisariatin e Kukësit.
Arma e gjahut është sekuestruar nga policia, ndërkohë kanë nisur edhe hetimet.
a.m/dita
