Ish zv.ministri i Brendshëm dhe kreu i Sigurimit të Shtetit në periudhën e fundit të regjimit komunist, Zylyftar Ramizi, ka dërguar në 2015 në redaksinë e gazetës DITA një material ku flitet për ngjarjet e ambasadave në 2 korrik 1990 në Tiranë.
Ramizi deklaron se situata e mbingarkuar e qytetarëve që donin viza të huaja për t’u larguar, pasi ishin pajisur me vizën shqiptare, u provokua në mënyrë shpërthyese nga vetë regjimi me urdhër të Ramiz Alisë.
Por një rol të dorës së parë, ish shefi i Sigurimit i jep njëherësh jugosllavëve dhe agjenturës së tyre. Për këtë, Zylyftar Ramizi ofron disa hollësi interesante. Një ndër to është përgjimi që i është bërë shefit të UDB-së në Kosovë, Rahman Morinës, me eprorin e vet në Beograd lidhur me një agjent të vetin në Shqipëri.
Ai flet edhe për dizinformacionet që ka përhapur ambasada jugosllave ato ditë, që nisin nga qershori 1990 dhe vazhdojnë edhe pas 2 korrikut. Atëherë kur udhëheqja komuniste organizoi një miting të madh ku “dënoi të ikurit, tradhtarët”, rrugën e të cilëve në fakt Alia e kishte hapur vetë.
Cilët ishin Stana e Vojo Bilbija që hynë në ambasadën jugosllave. Ramizi: “I telefonova Alisë dhe i thashëse mitingu i madh ku u dënuan të ikurit e ambasadave, ishte farsë pasi udhëheqja e lejoi vetë këtë gjë”.
Nga Zylyftar Ramizi
Hapja e ambasadave lidhet me ndryshimin e ligjit për hyrje-dalje jashtë shtetit. Ngjarja e ambasadave ka lidhje direkte me Kryesinë e Këshillit të Ministrave, ai u dha zgjidhje problemeve që lidheshin me hyrje-daljet jashtë shtetit. Kur qytetarët tanë nuk do t’u krijoheshin mundësi takimi, ata – sipas Kryesisë së Këshillit të Ministrave – të gjenin vetë rrugë për t’u futur në ambasada nga të donin e si të donin.
Më datën 26 qershor 1990, qytetarët e pajisur me pasaporta dhe vizën tonë, u lanë të lirë të kërkonin vizën pranë ambasadave. Më datën 2 korrik, kur situata u rëndua së tepërmi, u fut policia dhe ajo siguroi rendin e qetësinë pranë ambasadave. Në vitet 1989-1990 u bënë ndryshime në legjislacionin ekzistues: Ligji i agjitacionit e propagandës pësoi ndryshime në themel; ai i arratisjes jashtë shtetit u bë kalim i paligjshëm i kufirit. Ndryshime pësoi ligji për hyrje-daljet jashtë shtetit, ai u kap në parametrat e ligjit italian e atij francez. Sipas ligjit të ri, qytetarët pasi të pajiseshin me pasaportën dhe vizën tonë, do të kërkonin vizën pranë ambasadave, kur me ligjin e mëparshëm këtë shërbim e kryente Dega Konsullore e Ministrisë së Jashtme.
Me këtë rast u bënë ndryshime edhe në strukturën e degës së dytë, reparti i specializuar i policisë, që deri në atë kohë siguronte rendin dhe qetësinë pranë ambasadave. Kaloi në varësi të Drejtorisë së Policisë. Momenti kur u bënë këto ndryshime qe mbushur me probleme mjaft të mprehta, ato kërkonin zgjidhje, ndër to qenë dhe hyrje-daljet jashtë shtetit.
Për shkak të demonstratave në Kosovë, Jugosllavia kishte ndërprerë hyrje-daljet me vendin tonë qysh në vitin 1981. Ishin me qindra qytetarë të pajisur me pasaporta dhe viza dhe Ambasada Jugosllave nuk u dha qoftë edhe një vizë për qytetarët tanë. Edhe pse u bënë përpjekje për t’i futur qytetarët tanë në Kosovë nëpërmjet vendeve të dyta e të treta, problemi nuk u zgjidh.
Edhe hyrjet nga Kosova në vendin tonë qenë ndërprerë. Në këto vite të mbrapshta në vendin tonë dërgonin spiunë në vend të vizitorëve. Në këtë situatë të rënduar ishin me qindra të rinj dhe të reja kosovarë që kanë kaluar ilegalisht kufirin, të cilët u sistemuan në shkolla të mesme e të larta në Elbasan, Shkodër dhe Tiranë.
Në situatën konkrete, si mundësi komunikimi ngeli loja me agjenturat. Organet tona të zbulimit kapën një bisedë telefonike të Rahman Morinës (shefit të UDB-së për Kosovën) me Dragon, eprorin e tij në Beograd.
Rahman Morina: E përgatitëm njeriun tonë, këto ditë do ta dërgojmë matanë.
Dragua: Kur të kthehet na raportoni.
Personin në fjalë e identifikuam, ai ishte D. M., nga Dragashi, agjent i hershëm i UDB-së jugosllave. Dërgimin në vendin tonë të spiunit D. M., e justifikonin me takimin e K. M., (vajza), e cila ishte futur ilegalisht në vendin tonë me shumë të rinj kosovarë. Ajo vazhdonte mësimet në Fakultetin e Mjekësisë. Agjentin e UDB-së jugosllave D. M., e kontrolluam me llojet dhe mjetet e punës operative, zbuluam qëllimin dhe detyrat që i patën ngarkuar. Kur i plotësuam detyrat tona, atë e lamë të lirë të largohej nga Morina. Nuk vonoi shumë kur Rrahman Morina e dërgoi përsëri udbashin D. M. E lamë të lirë, e shoqëruam me masa agjenturore operative dhe kur vërtetuam gjithçka, me spiunin D. M., biseduam në gjendje të lirë, i vumë në tavolinë materialet e grumbulluara, i cili pasi i lexoi, pohoi “jam fajtor”. Kërkuam hollësi për pasojat që i pati sjellë Kosovës dhe kosovarëve zanati i spiunëve të UDB-së jugosllave…
Në datën 26 qershor 1990 thirrëm në Tiranë qytetarët e pajisur me pasaporta e vizë. Pasi u dhamë porositë e nevojshme, ata i çuam në “Rrugën e Ambasadave”, fillimisht në ambasadën Jugosllave, pasi me të lidheshin problemet shqetësuese. Në këto takime të qytetarëve tanë kam qenë edhe unë i pranishëm. E gjithë kjo lëvizje është filmuar nga Televizioni Shqiptar. Në këto rrethana qytetarëve tanë askush nuk u hapi derën në ambasadë. Në këto kushte ata u futën nga muret e kangjellat e ambasadave.
Nga data 26 qershor, deri më 2 korrik 1990, kur Kryesia e Këshillit të Ministrave urdhëroi rivendosjen e rendit e qetësisë, në ambasada patën hyrë 5720 vetë, nga të cilët: Në ambasadën e Gjermanisë Perëndimore 3700 vetë, në Ambasadën Franceze 540 vetë, në Ambasadën Italiane 1400 vetë dhe me radhë deri tek Ambasada e Jugosllavisë, me numër më të vogël, 6 vetë.
Në Ambasadën Jugosllave hyri Stana Bilbija me fëmijët e saj. Stana ishte agjente e zbulimit jugosllav, ajo dhe burri i saj Vojo Bilbija, me kombësi e shtetësi malazeze, vite më parë patën hyrë ilegalisht në vendin tonë. Vojo Bilbija (mjek), qe dënuar si agjent nga organet e drejtësisë. Sa thashë më lart pasqyrohet në dosjet agjenturore, hetimore dhe gjyqësore për Stana e Vojo Bilbijan. Por edhe pas 2 korrikut 1990 pati organizime dhe presione me tendencë futjen në ambasada. Kështu, një turmë e formuar në Kombinatin e Tekstileve, mori rrugën drejt ambasadave. Ajo u godit nga forcat e policisë pa arritur akoma tek Ministria e Tregtisë. Dhe kur situata u qetësua, kur nuk kishte presione të dukshme, filloi organizimi i punës për largimin e qytetarëve nga ambasadat, në vendet ku qe ofruar emigrimi.
Rasti i ambasadës kubaneze
Persona të paidentifikuar tentuan të futen në Ambasadën Kubaneze; kur nuk ua hapën derën, ata hodhën lëndë eksplozive. U dëmtuan dhoma të godinës. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes. Për ngjarjen e pazakontë, shefi i protokollit të Ministrisë së Jashtme i kërkoi takim ambasadorit kubanez, i cili e pranoi. Në bisedën e bërë midis ambasadorit kubanez dhe shefit të protokollit shqiptar, kam qenë i pranishëm. Ai na dha informata me interes, sidomos për qëndrimin armiqësor të ambasadorit jugosllav, që në atë kohë kishte radhën e dekanit (të trupit diplomatik). Ishte ambasadori jugosllav ai që furnizonte me “të dhëna”, se policia shqiptare kishte arrestuar shumë persona, se disa prej tyre i kishte pushkatuar e varrosur në “Malin me gropa”. Në këtë rast ambasadori jugosllav nuk thoshte asgjë të vërtetë, ato ishin dezinformacione të UDB-së, të cilët i përhapën e propaganduan me aq zell në shtyp, radio e televizionin jugosllav nga ambasadori gënjeshtar. Dezinformacioni i zbulimit jugosllav dha efekte negative. Persona të veçantë këto gënjeshtra i morën për të vërteta, disa të tjerë me qëllim dashakeqës komentuan sa deshën dhe si deshën. Propaganda jonë heshti. E bëri këtë se kështu ja donte puna apo u tremb, cilidoqoftë varianti, kjo është e vërteta. Këto gënjeshtra të zbulimit jugosllav kanë ardhur në ditët e sotme, ato përdoren edhe sot si të vërteta. Një nga këta mjeranë është gjenerali pa grada (Q.Duraj).
Për menaxhimin e situatës, kryesia e Këshillit të Ministrave ngarkoi ministrin e Punëve të Jashtme, ministrin e Komunikacionit, ministrin e Punëve të Brendshme dhe Komitetin Ekzekutiv të Tiranës.
Për kohën e qëndrimit në ambasada, qytetarët tanë janë furnizuar rregullisht me ushqim dhe ujë. Ndihma mjekësore ka qenë pranë çdo personi që ka pasur nevojë. Këtë detyrë e kreu Komiteti Ekzekutiv i Tiranës, Seksioni i Tregtisë dhe ai i Shëndetësisë. Në kohën kur gjithçka u bë gati, kur qytetarët qenë pajisur me pasaporta e vizë, filloi lëvizja e autobusëve drejt “Rrugës së Durrësit”. Në Vorë u bë një pushim disa orësh, derisa mbërritën të gjithë autobusët. Në orën 05:30 të mëngjesit mbërritëm në Portin e Durrësit, ku priste Ilir Mustafaraj.
Mitingu
Pasi u boshatisën autobusët, u organizua mitingu, atë e quajtën miting të madh, miting madhështor, kur ai përcolli në popull gënjeshtra të padëgjuara më parë.
Në tribunë, në radhën e parë ishin rreshtuar ata që morën vendimin që qytetarët tanë të futeshin në ambasada nga të donin dhe si të donin. Aty “oratorët” folën sa deshën dhe si deshën. Ata gënjyen sa mundën, ditën në qendër të Tiranës. Unë së bashku me Hekuran Isain e ndoqëm mitingun nga Komiteti Ekzekutiv i Tiranës. Ministrit tim i kam folur hapur: “Këto që po bëni nuk flasin për mirë, ato janë marifete për të larguar të keqen nga vetja, fshihni të vërtetën dhe gënjeni popullin”. Në këto rrethana ministri u justifikua: “Është porosi e shokut Ramiz, po deshe fol vetë me të”. Nga zyra e Hekuran Isait fola me Ramiz Alinë, i thashë se në miting u fsheh e vërteta, se hapja e ambasadave u bë me vendim të Kryesisë së Këshillit të Ministrave, se këtë vendim e ka firmosur Kryeministri (Adil Çarçani), se për ligjin e ri të hyrje-daljeve jeni informuar dhe ju me shkrim nga MPJ etj. Biseda ishte në prezent të Hekuran Isait, Ilir Mustafarajit, Sefer Ramës e ndihmësit të ministrit.

Nje informacion i domosdoshem,shume i vonuar, per te vertetat e zhvillimeve politike te viteve 1990-1991.
Nga ky informacion duhet te reflektojme tw gjithw, mbasi eshte genjyer shume.
Dhe ende genjehet, bile ne katror. Po nuk i zgjuan njerezit e te kuptojne se c’fare luhet pas perdes, do e marre dreqi kete pune si e ka mare deri tani. Po ka dhe drite ne fund te erresires, se keta te ” Iluminuarit ” kane dhe nje tabiat, e gjithmone mbajne ne kurriz nje mine me sahat, Dhe me e bukura eshte, se dhe nuk e kuptojne deri ne varr qe kane mbajtur ne kurriz bumjen., qe ju eshte dukur gjithe jeten, si karamele e embel
Nejse………………
Nje shkrim “interesant” i derguar nga ish-zv.ministri i Puneve te Brendshme Z.Ramizi. Eshte “interesant” se z. Ramizi ben nje pershkrim te pashtjelluar deri me sot, kur thote qe “ne i pajisem me pasaporta dhe viza shqiptare dhe i derguam neper ambasada per te marre vizat, por askush nuk na hapi deren!!!!!”
Me argument qesharak nuk kam degjuar deri me sot. Po si mund ta merrje vizen per jashte ne ate kohe ku shqiptari kishte nje rroge max. 8000 leke te vjeter? Po cila ambasade i leshon vizat ashtu sic thote ky zv. i Brendshem? Edhe so nuk del kollaj dhe jo ne ate kohe!
Po as shtetasi i DDR nuk merrte vize ne ate kohe sipas qejfit dhe deshires per ne RFGJ, duheshin x kritere te plotesoheshin, siguracione etj,etj,etj. Edhe vete shtetasi gjerman i duhej te merrte vize per USA per pune dhe qellime te tjera. Nuk e kuptoj kete tregim te Z.Ramizit, ndersa une nxjerr kete konkluzion:
Sigurimi Shtetit dhe tere strukturat e zbulimit te jashtem dhe te brendshem me budallallekun e tyre per ti krijuar veshtiresi shteteve perendimore dhe konkretisht ambasadave perendimore hapnin fjale se ne Gjermani kerkojne punetore, se Franca pret aq dhe kaq emigrante, se Italia do fuqi punetore etj,etj,etj per t`i kthyer ata qe donin te iknin kunder qeverive perendimore dhe per te shfajesuar veten e tyre.
Dhe pastaj keta urdheruan policine te hapnin dyert, kush tjeter, per te shkaktuar kaos dhe konfuzion ne ambasada dhe tere inati dhe urrejtja kunder qeverise komuniste te kthehej kunder ambasadave dhe qeverive perendimore qe nuk i pranon. Dhe ne fakt keshtu ndodhi. Hapen dyert e ambasadeve duke hequr policine. U ndoq ne nje fare menyre skenari i Prages me gjermanolindoret, por ne Shqiperi e luanin te tjeret lojen, se loje paska qene. Gjermano-lindoret kaluan kufinj e shteteve fqinj, perse nuk hyne dhe ata ne ambasadat e huaja ne Berlinin Lindor? Kur u hap Muri Berlinit kishte rrjedhur shume uje.
Ja pra qe lind pyetja: nuk e dinin Zylyftar Ramizi, Reis Malile, Hekuran Isai, Ilir Mustafaraj a ku ta di une si quheshin se si merreshin vizat? Po si do te merrte vize shtetasi shqiptar me nje rroge si puna e atij qe hyri ne ambasaden gjermane me saurrel apo italiane nga kangjella kur merrte nje rroge 4000 leke te vjeter ne muaj ose 4 dollare?
Atij as per nje mengjes me nje kafe dhe croissant nuk i dilte. Perse behen qesharake me agjentura dhe spiune qe na paskan bere kerrdine ne Shqiperi?
Ja ku e kane Shqiperine le ta bejne, ja ku e kane dhe Kosoven dhe le ta bejne, kush ju a ka fajin tani?
Ja Serbia u bombardua, ja Shqiperia ne NATO, ku jemi?
Pra lerini keto brockulla se agjentet qe i sherbenin shteteve te huaja strehoheshin diku tjeter ne Paris, Vjene, Beograd, Rome a diku tjeter, neper ambasada dhe ministrira. Me Vojo, Meleqe, Heqime, Pjeter a Ndue ata ishin barkpangopur dhe jo te merreshin me agjentura. Te besh agjentin duhet te kesh nje vend pune diku ne ndonje institucion dhe me barkplot, jo te rropatesh neper fusha dhe male.
Ndoshta ka qene vete Zylyftar Ramizi agjent i ndonje shteti te huaj, kur lexoj keto qe ka thene.
O Adrian mos bej analiza e opinione, po ke ndonje fakt thuaje . Fakt eshte se ato dite qe njerzit futeshin ne ambasada ambasadoret e Gjermanise e Italise i ftonin njerzit ne rruge qe te futeshin sa me shume . Vonuan sa munden e si munden largimin e tyre nga Shqiperia me lloj lloj justifikime . Shteti Shqiptar nuk beri as perpjekjen me te vogel per ti ndaluar njerzit qe te futeshin ne Ambasada , edhe nga rrethet erdhen e u futen. Shume e çuditshme per kohen. Kjo vërteton ate qe thote zoteria i shkrimit. Sa per propagandën e shtetit nuk eshte e vertet ajo qe thote zoteria, u kunderpergjigj qe cke me te, jo vetem me mitingun por edhe me njerzit tek kangjelat qe lusnint me te qara te afermit qe te dilnin. Nuk mund te benin me shume , komunizmi kishte mbaruar e Ramizi po lutej qe dikush te merrte stafeten kishte 2 vjet. E habitshme ne ato kushte e rrethana sa mire e organizuan nje situate kaq delikate e shperthuese. me mijra njerez qe perdoreshin si mish per top nga “miqte perendimor” e si shkrepse per te ndezur nje zjarr te madh ne kushte disumane. . Sa per UDB e vërteta eshte se UDB e fitoi luften me Sigurimin e Shtetit e erdhi ne pushtet ne Shqiperi pas 90 ‘ . Kjo eshte nje gje e ditur nga te gjithe ata qe jane me politike ne vitet 90 . Vetem pas 97’ çeçenet e UDB-se u zbrapsen , e qe ateher te pakten nuk permjerin me ne Tirane si ne halene e tyre. . Kjo edhe fale UCK-se njerzve te saj.
Zylyftar Ramizi,nje injorant dhe katil,u dhje ne breke kur e denuan me vdekje.
Kot po spekulloj ketu, Qe deshi dhe i lane kjo nuk diskutohet. Se nuk e kishin per gje, me pakta te haje dru nga sampisti, ne mos te vriste fare sic ndodhen disa raste ne kufi. Biles tregojne si per humor ishin ca arrixhinj do hyni ne ambasaden gjermane dhe polici i tha mos hyni aty se do ju bejne sapun, dhe i tregoi nje tjeter ambasade.
Ne mos gaboj u hap nje fjale se do hapeshin ambasadat disa muaj me vone, por kete rast i shperndane turmen dhe nuk lejuan.
Ne se e ka organizuar vete regjimi, mendoj se ishte varianti Kubanez. Besoj ju kujtohet filmi me Toni Montanen. Fideli hapi burgjet dhe i la te arratiseshin. Keshtu dhe keta, kane ndjer presionin ne rritje, varferia po shtohej dhe si per te shfryre pak ventilin lejuan ambasadat. Nuk ma merr mendja se u organizua nga shtete perendimore. Nese kujtohet pamjet nga ambasada gjermane flinin perjashta te shkretet.
Pastaj vet hapen korridor per tu shpergulur, me qene i bllokonin sic bene me ata durrsaket qe i lane me vite ne ambasaden italiane.
Thjesht nje opinion jap, ndoshta me hapjen e arkivave mund te dale ndonje gje, nese jane bere gjerat me shkrim.
Nuk po gezoheni qe u hap tuneli?.
Merjani valles se po bien gernetat.
Akoma pas 40 vjet diskutoni kete mut Ramis Alia,Beria I Stalinit ne Shqiperi.
1913-2013 me ligj të shkruar kryeministër allbanez emërohej nga UDB, hapni sytë o milet qorr
Ku ka milet more Arben.
20 here te kam bere llogarine.
Ishin 700,000 pensioniste .
Tani e kane ulur ne 600,000.
Pra brenda 2 vjetesh na paskan lene shendetin 100,000.
Mot I ke 400,000.
135,000 I ke administrate shto edhe gernetat e grupin qe qan me
Oi,oi,oi !
Tani nuk e kuptoj perse qan ky grupi?
Kane frike se mos I zere tuneli?
Une Jam i larguar me Ambassadat eshte histori tipice Delengjish Shqiptare kjo qe thuhet ne Artikel.E vertets eshte qe ai grup u dha lirine Shqiperise
Or ti mire e bone qe i hape rruget por perse cove ke studentet nje agjent nje serb nje sek partie nje tradhtar sali sllabodan berishen
O Zylyftar!
Këto që ke shkruar,janë të vërteta dhe i shërbejnl njohjes së të vërtetës.
Por puna e Sigurimit,ishte e vajtushme dhe duar thënë e vërteta që kishte dështuar ndaj UDB e jugosllavëve.
Po pse ore aya dy tre agjentë që thua ti në Tiranë e Prishtinl,realizuan qëllime jugosllave ndaj Kosovës dje shqipërisë.Veprimtaria e strukturës së OSSH,katandisi vetëm më zbulimin e dy tre spiunëve?
Jo sigurimi duet thënë dështoi dhe Shqipëria u shkatërua kryesisht,nga jugosllavët.Agjentët e të cilëve ishin dhe janë në shumë struktura politike e shtetërore në Shqipëri,që së badhku me spiunët rusë etj,vazhdojnë të punojnë kundër.Ku në shumë raste dalin hapur si antishqiptarë dhe Shiku aktuakl,të paktën….ju bën fresk.
Edhe një fakt për të interesuarit që nuk e kanë akoma të plotësuar prapavijën e mozaikut të “Ambasadave”.
Në Bibliotekën e Bashkisë së Munihut(Marien Platz), është një libër (lehtë për ta gjetur)në të cilin mund të lexoni: Quota e pranimit të kërkesës për azil, të shtetasve të Republikës së Shqipërisë në Gjermani është mbi 92%( 92.xx).
Tani, analizoni lidhshmërinë e këtij fakti dhe efektin(stimulimin e arratisjes) e tij në Shqipëri.
Ramiz Alia dhe Jugosllavia ishin me te interesuarit per nje SHQIPERI te izoluar nga bota dhe te fundit e globit qe deshironin nje Shqiperi te hapur drejt Europes.
Zaten peshqeshi me i madh qe ajo e famshmja Diktatura Proletariatit i beri Jugosllavise dhe Greqise ishte pikerisht mbnajtja e Shqiperise per 47 vjet nje Burg 28 000 km2 duke vrare pas shpine shqiptaret qe synonin ti iknin e te shkonin ne Europe.
Nuk e kuptoj kur ish familjet komuniste dhe partizane “ofendojne” familjet balliste e zogiste si bashkepunetor te fashizmit dhe armiq te popullit kur nje qeveri apo pushtet i tere (pushteti komunist) i paskan sherbyer gjithe jeten armiqve te popullit! Po ata qe gjoja quhen deshmore te atdheut , a nuk ekziston mundesia te jene vrare nga vete udheheqja e partise komuniste ?!
Imerializmi ende e zgjatë agoninë ska fjalë se argatin i bënë ish rexhimet e boshtit socialistë ku dëmet u aguan nga vet ata nga Polonia e cila mbeti pa 4 milion banorë Shqipëria po ashtu drastik pa 1/3 e deri te lufta Rusi-UKR por fajtori nr.1 për katrahurën që përjetuan shtet socialiste ishte shovinizmi rusomadh nga aty filloi shëmbja
Sigurimi i enver hoxhes ka qene systemi me Represiv,antishqiptar qe ka njohur Bota.
I ka sherbyer Interesave te Armiqve te shqiperise ne dem te popullit shqiptar.Sa shkencetare,inxhinjere,mjeke,dijetare ka vrare,burgosur,perndjekur Sigurimi enverhoxhist,,nuk jane perndjekur as ne Rusine e Stalinit.Qellimi ishte ta lene kete popull pa koke,si pula e therur.Sa kosovare patriote jane burgosur ne Shqiperi,nuk jane burgosur as ne jugosllavi.
Ketu kane hedhur valle KGBja,UDBja,Asfalija,CIA,si thote Kadri Hasbiu ne gjyq,.Te gjithe skedat e Agjentures enverhoxhiste i kishte KGBja. Aq antishqiptare kane qene,sa b eheshin edhe qesharake.Kujtoni ate marxist-leninistin e famshem polak qe agjentura enverhoxhiste e nxorri nga Polonia,.E mbajti si sulltan ne nje Vile Qeverritare nja 15 vjet.Kur Shqiperia u grind me Kinen,,ky marxisti famshem ju tha ketyre:-Une jam agjent kinez.Dua te shkoj ne Kine.E derguan me avion te posacem ne Kine. Keta femijet zezake te Afrikes,qe i vrisnin si kafshet fiset kundershtare,,i moren i rriten me gjithe te mirat ketu neper jetimore.,Neper kampe,neper Turizma,,Me shkolle,me Universitete,me jarane me vete.
Kur hiken e nxine Shqiperine,,Donin te hiknin ne Rusi.
Keta marxist-leninistet qe vinin ketu nga 3 muaj te Adriatiku,dualle te gjithe agjente te CIAs.
VO:
-Përveç sa shkruhet në shkrim e komente në 34 vite jan sqaruar shumë çështje.Këto analiza pas pilafit janë shkrime për NE pesionistët me syze:
-Ramiz Alia u thirr në OKB & Ju tha TROÇ: “. Ose drejto Shqipërinë drejt perëndimit ose do të përfundosh si ÇAUSHASKU NË RUMANI..”..!!
• Në këto kushte R.Alia,ndonse kishte shumë kundërshti,në një takim të zgjeruar u kërkoi S.Berishës & I.Kadares mendim:S.Berisha kërkoi pluralizëm mendimi e jo politik..ndërsa I.Kadare nuk ju përgjigj kërkesave të tij.
• R.Alia pas shumë debatesh që dihen tashmë.. zbatoi porosinë e perëndimit për:
1.PLURARUZMIN POLITIKË,duke krijuar PD,PS,OR,PSD..
2.DHE HAPJEN E PORTAVE TË SHQIPËRISË SIÇ KËRKONTE PERËNDIMI,DUKE SULMUAR ENVERI PËR 45 VITE.
• Kjo bëri që RINIA ALBANEZE SHPËRTHEU AMBASADAT,U KACAVIER NË ANIE,ME NOTË & ME KOKË..ku shumë prej tyre përfunduan në fund të detit.
-Partiakët ANARSHIST(S.Berisha,G.Pashko,AHajdari..) nën drejtimin e agjenturave të huaja UDB,ASFALISË..me teorinë SHOCK..orientuan shkatërrimin e mbi 500 nd/jeve e institucioneve = me 350 mild.$ të 45 viteve dhe në vazhdim në 34 vite SHKËRDHATOKRACI.
-Tanimë duhet të mendojmë se çfar duhet të bëjmë me këta PARAPOLITIQËN që nuk lëshojnë karriken pa i VRARË(Sipas Namik Hotit të ndjerë),Ndërsa se çu bë e si u bë.. nga kush u bë..le të MERREN HISTORIANËT NËSE KA NGELUR NDONJË PA IKUR NGA FRIKA E NON GRATËS TMERR I KOMBIT.
● Pa u eleminuar kasta politike 34 vjeçare(arrestuar Sb,Im,Fm,Lb..me dosje e vidio me zë e figurë) dhe SEKUESTRO PASURISË SË TYRE QË NGA 1992..ky vënd nuk bëhet kurrë..!
● Dhe këtë mision nuk mundet ta kryej DREJTËSIA E TREDHUR E SB 92..!
•Ndaj,Sb nga ballkoni 8 e quan BANDË SPAK-un,GJKKO..në fakt godet Àmerikën pa ju dridhur qerpiku..!
-ZOT,NDIHMOE SHQIPËRINË..!
VO:
-Përveç sa shkruhet më lartë e komente-në 34 vite jan sqaruar shumë çështje.Këto analiza pas pilafit janë shkrime për NE pesionistët me syze:
-Ramiz Alia u thirr në OKB & Ju tha TROÇ: “. Ose drejto Shqipërinë drejt perëndimit ose do të përfundosh si ÇAUSHASKU NË RUMANI..”..!!
-Në këto kushte R.Alia,ndonse kishte shumë kundërshti,në një takim të zgjeruar u kërkoi S.Berishës & I.Kadares mendim:S.Berisha kërkoi pluralizëm mendimi e jo politik..ndërsa I.Kadare nuk ju përgjigj kërkesave të tij.
• R.Alia pas shumë debatesh që dihen tashmë.. zbatoi porosinë e perëndimit për:
1.PLURARUZMIN POLITIKË,duke krijuar PD,PS,OR,PSD..dhe kryetarët e tyre..!!
2.DHE HAPJEN E PORTAVE TË SHQIPËRISË SIÇ KËRKONTE PERËNDIMI,DUKE SULMUAR ENVERIN PËR 45 VITE.
• Kjo bëri që RINIA ALBANEZE SHPËRTHEU AMBASADAT,U KACAVIER NË ANIE,ME NOTË & ME KOKË..ku shumë prej tyre përfunduan në fund të detit..! O ZOT..!!
-Partiakët ANARSHIST(S.Berisha,G.Pashko,AHajdari..) nën drejtimin e agjenturave të huaja UDB,ASFALISË..me teorinë SHOCK..orientuan shkatërrimin e mbi 500 nd/jeve e institucioneve = me 350 mild.$ të 45 viteve dhe në vazhdim në 34 vite SHKËRDHATOKRACI.
-Tanimë duhet të mendojmë se çfar duhet të bëjmë me këta PARAPOLITIQËN që nuk lëshojnë karriken pa i VRARË(Sipas Namik Hotit të ndjerë),Ndërsa se çu bë e si u bë.. nga kush u bë..le të MERREN HISTORIANËT NËSE KA NGELUR NDONJË PA IKUR NGA FRIKA E NON GRATËS TMERR I KOMBIT.
● Pa u eleminuar kasta politike 34 vjeçare(arrestuar Sb,Im,Fm,Lb..me dosje e vidio me zë e figurë) dhe SEKUESTRO PASURISË SË TYRE QË NGA 1992..ky vënd nuk bëhet kurrë..!
● Dhe këtë mision nuk mundet ta kryej DREJTËSIA E TREDHUR E SB 92..!
•Ndaj,Sb nga ballkoni 8 e quan BANDË SPAK-un,GJKKO..në fakt godet Àmerikën pa ju dridhur qerpiku..!
-ZOT,NDIHMOE SHQIPËRINË..!
Kapterr Ethem Lalaj kjo Gomarice madhore si gjithmone traplliqet i ka ne dy kopje, ngaqe keshtu kujton se do ja lexojne 2 here ! Dhe e nis duke tregu se si ka qene prezent me statusin e Kapterrit nga katundi i Poliagjentit dhe di ne detaje c’fare ata ne OKB i paskan thane troc Ramiz Alise !
Mos u merrni me Zylyftar Ramizin, nje ish-mesues fshati qe e beri partia z/minister, po shikoni ditet e sotme se si po detyrohen shqiptaret te emigrojne rrugeve te botes.
Raporti nuk ka asgjë problematike, dhe për ata “agentë” të hyrë në Shqipëri e që bënë jetë normale e jo në “kampe”
çfarë eshte e turpshme janë ata gjithologët nëpër mitingjet “demokratike” , që fshehën përpjekjet e qeverisë së kohës për një tranzicion pa krime e shkatërrime, duke respektuar ligjin e jo kanunin (turqisht).
Ekonomi e drobitur vërtetë por me eksport të rregullt e produkte të mbaruara gati per nisje edhe në 1992 , kohë kur filloi neofashizmi në Shqipëri.
rroga bazë 4000 lekë të vjetra
8000 lekë të vjetra ishte për të diplomuar
1dollar shkëmbehej me 70 lekë të vjetra më 1991 !
Mos more shoku Zylo se na habite – Ngjarjen e ambasadave e organizoi Ram Alia?
Ai Ram Alia pra qe bllokoi deri ne 1991 me ardhjen e Peres de Kuelarit vajtjen ne Itali te atyre pleqve te familjes Popa te ngunjuar brenda ambasades italiane qe nga dhjetori 1985?
Ik o Ramizi Zylo ik, mbeti e verteta te dale nga goje e kreut te atij Sigurimit te Shtetit majes se shpates se Diktatures!
Ramiz Alia pati zgjuarsinë të kuptonte se sistemi komunisto /hoxhist po jipte shpirt. Ai luftoi për kalimin nga sistemi një partiak në atë shumëpartiak, nga diktatura në demokraci. Shkatërrimi i Shqipërisë që filloi atëhere dhe arriti kulmin në vitin 1997 ishte kënaqësia më e madhe për UDB-në e Millosheviçit dhe Asfalinë greke. Që atëherë Shqipëria êshtë e mbushur me agjentë të huaj, që punojnë kundër vendit tonë për interesat e vendeve të tyre. Çfarë mund të bênte tjetër Ramiz Alia kur komunizmi kishte marrë fund ngado?! Ai dhe Byroja Politike e pa sesi përfundoi Çaushesku. E keqja më e madhe dhe gabimi më i madh i Ramiz Alisë ishte vendosja e malokut nga Viçidoli në krye të Partisë Demokratike. Këtu ai gaboi. Synimi i Ramizit ishte zëvëndësimi i PPSH-së me një parti tip social-demokrate, pra afërsisht që bijtë të zëvëndësonin etërit. Por PD u tregua një katastrofë për vendin. Ajo lejoi kthimin e vendit në një tokë të djegur, duke ia bërë qefin shumë gjithë armiqve tanë.
Ramizi u vonua sidomos me reformat ekonomike. U morr shumë me politikën, dhe nuk diti të administronte ekonominë. Megjithatë Shqipëria do tê ishte shumë më mirë me Ramizin president, se me atë të çmëndurin nga Viçidoli. Kalimi nga një sistem në tjetrin u shoqërua me shkatërrime të papara, me një rrëmujë dhe anarshi të papërsëritshme. Sot Shqipëria, pas largimit nga vendi të afro gjysmës së popullsisë, ështê kthyer në njê shprehje gjeografike. Pa ushtri, (por me gjeneralë), pa industri, me një bujqësi rakitike, me korrupsion të përhapur në çdo qelizë të shoqërisë, me një sistem mjekësor dhe drejtësi që të rrjep për së gjalli, pa arsim cilësor etj etj. Pra merre me lëng se mishi u mbaru! Asnjë nga vendet e ish Europës Lindore nuk u shkatërrua si vendi ynë. Madje as Maqedonia, as Mali i Zi. As Sllovenia etj etj. Mos të flasim këtu për Çekinë, Sllovakinë, Lituaninë etj etj. Tani kemi mbetur kuazi shtet! Tranzicioni u kthye në tragjedi. Vendin e Sigurimit gjakatar e ka zënë krimi i organizuar, i cili është bërë me famë deri në Europë. Prona që ishte publike ka rënë nê duart e batakçinjve. Si popull nuk ishim të përgatitur për demokracinë dhe prandaj përfunduam si përfunduam. A duhet të qajmë apo të qeshim?! Nuk e di. Gjithçka mund të bëhej shumë më mirë, por u bë shumë më keq!
Po @katarakt, ke shumë të drejtë kur thua: “Nuk e di(?!), gjithçka mund të bëhej më mirë, por u bë shumë më keq!!!”.
Ama ku thua se këtë gjë më mirë mund ta kushte bërë Ramiz Alia, këtu gabohesh rëndë. Ajo gjëja e gabuar që bëri ai ishte “Platforma Katoviciane” dhe që ta realizonte këtë ia la në dorë jo një njeriu të panjohur për të, por atë që quhej Sali Ram Berisha, të cilin e thirri në zyrë bashkë me Xhelil Gjonin ku dhe iu dhanl porositë e duhura, të cilat mund të merren me mend por kurrë të vërtetueshne, se ka ca gjëra që, për shumë arsye nuk i tregohen as varrit, siç thuhet popullorçe. Tjetër gjë pastaj se si dhe pse për disa gjëra ai u doli nga duart. Ky është një problem me të cilat me siguri do të merren studiuesit e historisë politike të tranzicionit demo(n)kratik shqiptar, që pa dyshim u vu në zbatim nga ata që i paracaktoi Ramizi të ishin, sipas Platformës së tij për kalimin e “butë” nga diktatura në një regjim kuazi demokratik. Synimi ishte, që për çka kishin bërë për 45 vjet, të mos dëmtoheshin ata vetë dhe trashëgmtarët e tyre, pa për Shqipërinë dhe shqiptarët ‘në esfel’ siç do thoshte Kadri Hazbiu, kur pa fundin e tij në 1982, apo “aprez moi le deluge’, (pas meje kiameti) siç e tha në vitin e zi 1997, Sa-leh Berisha, komunisti më i zi (sipas Havel), keqbërësi më i madh i postdiktaturës, i deleguari dhe pasardhësi i Ramizit, i cili e zgjodhi vetë, për të çuar deri në fund ‘veprën’ e tij, “Katovicën” shqiptare.
.
Ne vzhdim te Hajros dhe phoenix, shtoj: Genjedhtra me e madhe Genjeshtrat kane filluar qysh pas 1944, me historiografine komuniste, me themelimin e PK, me faktin qe Shqiperine e çliroi Enver Hoxha me partizane, (e di, e di qe kjo ua cingris nervat cave) qe, Shqiperia ndertonte socializmin me forcat e veta, (e pame pas 1978), qe pluralizmin dhe demokracine na e solli Sali Berisha dhe qe Ramizi ishte me i mire se Enveri paçka se ky e deshi pasardhes etj etj. Po genjeshtra me e madhe eshte ajo kurthuhet se Shqiperine e futi ne NATO Sali Berisha!. Oh, sa shume genjeshtra ka, bile ca jane edhe te trasha, por çudija me e madhe eshte se. nga qe perseriten deri ne marrezi, ka teveqele qe i besojne ende ato.
Harjo Limaj.
Na jep informacione se sa eshte ulur cmimi I bukes sepse ne shqiptaret themi: hengre buke?
Kush po pjerdh sot se c’fare ka bere Ramis Alia qe gjithe gjynahet I mer me vete.
Gezohu Hajro se t’u hap tuneli sepse prandaj populli ka qene fukara nga ky dreq tunel.
Kur vjen e mira hapi deren, thote populli.
NAFTA e Shpiragut dhe tunelet do te bejne qe edhe plakat ne shqiperi te fillojne te pjellin qe te shtohemi si popull.
Mallit.
Populli shqiptar eshte i braktisur zoteri.Hyr ne Goog-le dhe kerko emrin tim se si kritikoje dhe si i them une te vertetat.
Eh ta kisha ditur sa sa do vuanit
pas ikjes sime more ju te uruar,
do ju kisha bere nje nder te madh,
dhe Ramizin ne Esfel do ta kisha derguar,
se ne fakt sikur ca jete te kisha deri ne 1990.
si Grup armiqesor Ramizin do ta perlaja …
…bashke me Nexhmijen do ti beja lanet!
U bëra kureshtar se cilat do ishin “hollësirat interesante” po hasa vetëm dokrra me bisht. Të kërkoje pashaportë udhëtimi apo vizë në fund të qershorit 90, apo në prag të të shpërthimit të ambasadave ishte e pa imagjinueshme e jo më të shpresoje marrjen e saj. Kjo paçavure që u hidhet sot pas 35 vitesh lexuesit për mbllaçitje është renë me bisht e fabrikuar në bodrume të errëta. Edhe pse ishin paralajmëruar nga skemat e ngjashme të aplikuara në Çeki, katundaria çorrushjane e vënë qorrazi në shërbim të diktaturës u kap gafil ca ditë para se saureli shpërtheu murrin e ambasadës. Burracaku me zë gruaje mbeti me gisht në gojë e s’dinte ç’të bënte. Pasi e pa që çdo gjë kishte marrë fund dha urdhër të tërhiqeshin forcat policore e tu lihej cilitdo mundësia për tu larguar. Pashaportat sa për dijeninë e të paditurve janë shpërndarë nga persona të panjohur brenda ambasadës ditën e fundit para largimit.
… Dhe kur ndodhen ambasadat ne Tirane..?
Ikja e shqiptareve fillomishte ne ndertesat e ambasadave te huaja e pastaj me anije nga Durresi ndodhi me 2 korrik 1990,diten kur deputetet e Kuvendit te Kosoves para dyerve te mbyllura te kuvendit dhe nen nji shtetrrethim shtazarak policor serb shpallen Deklaraten kushtetuese te Kosoves ku Kosova u shpalle shtet i pavarur dhe sovran ..!
Ja pra deri ku kishte shkuar tradhetija dhe idiotizmi i regjimit te diktatures se Shqiperise ndaje Kosoves vazhduar nga langoj e zagar te diktatures vazhduaf me intenzitet edhe me te flliqur dhe me te turpeshem deri ne ditet e sodit..!
Politikanet vetem e kane genjyer dhe me pas vjedhur kete popull. Sidomos keta 34 vjet. Sa u ka dashur menderja …Dhe nderkohe edhe me shume e kane vjedhur dhe po e vjedhin. Dhe ne keto kushte, hapin tema pa rendesi momenti….vetem te mos flasin per vjedhjet vilat, pasurite e politikaneve shtetareve dhe familjareve te tyre. Ato qe thote Z.Ramizi e kushdo tjeter le te jene material per studimet per te shkruar historine e vertete.Po ju, ne , sot, te mos merremi me to por per ato qe kane ndodhur e ndodhin ne kurrizin e popullit te varferuar dhe shushunjat qe jane pasuruar brenda nates. Shikoni ore cpo ndodh….Ne do ikim nga ky vend dhe do vijne ca te huaj te punojne per cifligaret e padeklaruar.
Shkoni ne jug te vendit per ndonje dite pushim ne bregdet, Do tu quajne pabuksa dhe nuk do tu qasin…Shikoni cpo ndodh me valutat e huaja….Nje Sude e dyte eshte cfaqur dhe vetem per “Kopetentin” nuk flitet. Athere ju moren parate me firmat piramidale, tani me poiitikat finacuare e monetare. Euro e dollari jane kthyer si bonot e privatizimit….Po hidhet leku shqiptar pa hesap ne qarkullim dheai vetem “forcohet” Po si????Cfare prodhohet? Po ne se bllokohen kanalet e parave te pista qe ndertojne gradiacela, kush do jete vlera e lekut shqiptar???? Ju, ne, populli varfer po i paguan e do ti paguaje keto marifete. Dhe cdo gje do jete edhe per ca kohe keshtu, sa te bashkepunojne nen rrogoz pozita dhe opozita aktuale. Po te qe gjalle ai Ramizi do tu thoshte “dale dale”, Rama do tu thoshte se nuk ke i pare gje akoma, sa te marri dhe votimet e vitit 2025. Sala do flasi nga shtepia e tij perseri, por nuk do ti hyje gozhda ne kembe….Ata qe jane futur e po futen ne burg, do ti ruajne te fshehura parate dhe pasurite e vjedhura nga gjaku i ketij populli…do denohen si Gjushi, por do vazhdoje tu piqet perseri rrushi…Kurkush nuk largohet nga pushteti ne kete vend, cfardo qe te ndodhi….E kane kapur karrigen dhe nuk e leshojne edhe sikur bomba atomike te shpertheje prane saj…Vjedhin edhe kur jane duke hyre ne burg….Doni me????
KRIMINELI ZYLYFTAR RAMIZI NUK MUND TE GJYKOJE RAMIS ALINE
Zylyftar Ramizit i thane ketu ne SHBA nga Zyra e Migracionit: “Je nje kriminel, killer komunist, perfaqesues i Diktatures gjakatare te Enver Hoxhes qe sipas informacioneve tona ke ekzekutuar edhe Mehmet Shehun edhe Kadri Hazbiun nuk mund te fitosh azil politik ne SHBA dhe te perfitosh pension dhe siguracione nga taksapaguesit amerikane”
SI NUK JU VJEN PAK TURP O GAZETA DITA QE I REFEROHENI TREGIMEVE TE NJE KRIMINELI GJAKATAR ENVERIST SI ZYLYFTAR RAMIZI DHE E PARAQISNI SIKUR TE ISHTE NJE HERO KOMBETAR?
Kjo eshte njesoj sikur media gjermane te publikoje materiale te Gestapos qe ja hedhin fajin Hitlerit sikur te ishin Sigurimi Famoz Shqyptar qe me radio-lojen sovjetike ja tregoi vendim Imperializmit te Lig
CFARE GAZETE BUDALLAQE-ALLOGJIKE KOMUNISTO-ENVERISTE JENI BERE JU O GAZRETA DITA?
Kater vite para ngjarjes te ambasadave, ne kongresin e IX , Ramiz dha idene – “direktive “te tij qe “lufta e klasave te mos shihet ne gjenealogji”, ndersa komitetet e partise te rretheve vazhduan luften e klasave sipas direktivave te kongresit 8-te… Po keshtu edhe intelektualet nuk levizen aspak nga istikami me esete e studimet e tyre revolucionare e M-L.
Nje episod nga ajo periudhe e qe ve ne dyshim interpretimin kompllotist te ngjarjes ambasadave. Nje muaj e gjysem para ngjarjes te ambasadave, sekretari i K.Partise na therret ne zyre dhe na kerkon programet e edukimit komunist, ne perfaqsuesve te organizatsve te masave. Çfarë-çfarë? I them i habitur. (Ishte takimi i pare i punes me nje sekretar partie rrethi, njekohesishte intelektual dhe erudit dhe prisja dicka ndryshe, plus me raporte njohje dhe respekte te me parshme) Atje te kryqezimi ne mes te qytetit, diskutohet ashiqare se qysh te arratisen, ne vazhdojme me plane edukimi..
– Kush jane ata? Pyeti me nje ton, a thua se i plasa bomben ne zyre. Une nuk jam polic, iu pergjigja me te njejtin ton…
Ashtu si dje, edhe sot elitat politike dhe intelektuale jetojne ne plenetin sureal te tyre dhe jo te mases njerzore.
Askush e dinte se Sali Berisha do te ishte Lyderi rrugacerise.
Gjithkush mban pergjegjesine vete me ke shoqerohet,,me ke e rrethon veten.
Sa kohe ishte nen tutelen e PPSH,Saliu shtirrej si mjek,intelektual,specializant,studiues,libralexues,,Kur u shkeput nga kjo tutele tregoi se Idolet e tij ishin burgaxhijte,rrugacet,horrat,hajdutet,kriminelat.
E rrethoi veten me Azem, Hajdarat,Sali Lushat,Izet Haxhite,Dem Dollapat,Grupi Ciftelia,Ne cdo qytet kishte horrat e vet qe e prisnin me \kilometra para qytetit dhe e sillnin ne krahe,Burgaxhijte .Pse Ramiz Alia me Xhelil Gjonin e mesuan kete maskara? Faktikisht te gjithe bossat e sotem te Krimit kane origjinen tek Pushteti i pare i Sali Berishes.Ky ushqeu krimin e rruges me Pasurite shteterore.
Po hë mër plak matuf kur ndodhën se e shof që do dhe ti t’i bësh gjërat çorb. Hyrjet në ambasada filluan në fund të majit a fillim qershori ke ambasada greke, vazhduan me hyrjen ke ambasada kubaneze që i kthyen dhe ja dorzuan policisë brenda orës ku dhe i shqepën me dru, dhe në fillim të korrikut shpërtheu saureli murin ke gjermanja. Renacak, kjo s’kishte të bënte fare me deklaratën e deputetëve të kosovës për të cilën 99% e shqiptarëve s’kishin fare fare dijeni. Po me që je kaq kokdru mund të ketë qënë dhe e kundërta, dmth. e sajuar dhe e motivuar nga vetë shiku si kundrapeshë ndsj asaj që po ndodhte në tiranë. Se ca kaqolave si puna jote ju qante shpirti për hoxhizmën. Çurk i derdhnit lotët. Hë mër koktul po kjo teori si të duket?
O Ethem Lalaj, sa te dhimbset Edi Rama, mor qerrata! Edhe djale la kishe nuk do ta mbroje kaq shume, duke mos e renditur me Berishen
Me vjen keq per gazeten Dita që merret me kufoma si Zylyftar Ramizi nje trim i papare leshi qe ja bente “tete me dy” Ramiz Alise !!…Eshte kopje e nje monstre tjeter e kam fjalen per Qenin Qemal Lame ish kryehetuesi Shqiperise ne ditet me te keqija per sigurimin dhe hetusine dhe keto ndyresira duhej te paret te ishin ne burg te gjyqi kafeve te Nexhmijes…por kjo eshte teme tjeter..Ne vitet 1989-1992 skenaret qe do luheshin ne Ballkan dhe sidomos ne Shqiperi ishin shkruar dhe u realizuan nga miqte e sotem po armiqte e djeshem qe me thene te drejten e KANE DHJERE MUHABETIN ME SHQIPERINE qe ne 1913,1944,1990 dhe vazhdon me kuislinget e tyre RamaSalaLiliLuli ne menyre perfekte antishqiptare. Nese doni te verteten per ngjarjen e ambasadave 2 korrik 1990 si nje “DIRTY JOB” e te ashtuquajturve aleate perendimore mjafton te lexoni nje liberth nga Werner Daum,që ka qënë ish-ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri (1987-1990), “”””””Albanien zwischen Kreuz und Halbmond”””””…Daum, Werner:Published by Umschau Buchverlag, 1998 ISBN 10: 3701624615 Pra ne liberthin e tij qe perkthehet “Shqiperia midis kryqit dhe gjysem henes” ai pa dashje pranon qe ishte nja nga “usatallaret” kryesore per shpejtimin e kolapsit te shtetit shqiptar ne menyren me inteligjente dhe me makabre te mundeshme .Per mendimin tim Ramiz Alia ishte nje largpames per drejtimin e Shqiperise nga perendimi por ishte ky i fundit qe i futi thiken ( lexo Salih Serbiberin) pas shpine jo vetem Ramiz Alise por dhe gjithe Shqiperise.Qofsha i gabuar !
Degjova Lubonjen ne lidhje me Ismailin por edhe te jatin Todin! Todi ishte goje shthurur, nje llafazan i ditur, nje Njeri me big ego qe e quante veten nder njerezit me te zgjuar! Kur Enveri psh thoshte qe -Realizuam planin 9 Mujor nen udheheqjen e Partise,Todi shtonte nen udheheqjen e sh, Enver! Tallej,ishte shume cini ,Ironik por Enveri nuk mund ta denonte per kete keshtu zgjodhi Festivalin e 11-te! Tosi thote se u fut ne burg se i gjeten libra ne doreshkrim dhe e denuan! Por jo! Tosi u dergua ne Superfosfatin e Lacit sepse vodhi tezat e provimve ne zyren e drjtorit te shkolles! Dhe nga gjuha e gjate Tosi dhe burgu u bene nje! Pse Tosi nuk e botoi librin roman qe i zuri sigurimi i shtetit! Tosi eshte nje djall me brire nje Njeri i keq me ego te semure! Shikoni sot se si i sherben Saliut!
Ish Sigurimi komunist i Shqiperise bente pazar me UDB, ku shqiptaret e Yugosllavise dhe Veriu i Shqiperise shitej e blihej per interesat e Beogradid dhe parise se PPSH ne Tirane qe ishin te zgjedhurit e Anglezeve qe nga lufta e dyte boterore.
Verem nje GESTAPO me patriote te vertete i ben derman çeshtjes Shqiptare te masakruar nga krimi i organizuar nga ish sigurimsat me lidhje te forta me ish strukturat sekrete te spijunazhit te bllokut Sovjetik qe sot operojne me magnitute kriminale te pa precedent ku droga,korrupsioni,shitja e armeve,emigracioni i pa ligjshem, shitblerja e çdo informacioni teper sekret ku viktima behen vende te vogla si Shqiperia me shume injorance dhe konfuze nga tradhetia. Operatori kryesore i gjithe kesaj zullumnaje eshte SORROS, nje perversion dhe pederasti si ” Rome para Krishterimit” !!!
Prandaj nuk ben hajer ky vend – Plehrat e Diktaturave neper EUROPE lINDORE nuk i jep askush akses ne media e jane harruar dhe ato vende sot shijojne Demokraci.
Ne Shqiperine me Diktaturen me te eger e vrastare keta persekutoret e asaj Diktature kane faqet e gazetave te lira per te hedhur ato rrenat e tyre me bollek.
Nje popull qe harron te kaluaren ajo i perseritet. Kjo po ndodh ne SHQIPERI.
Ooo Hys, bedeli i lalajve që thua ti është tejet i bindur, se vetëm po e postoi dy herë fletërrufenë kundër “poliagjentit” Salih do tërheqi sado pak vëmendjen e liderucit global. Mban shpresë se në mos sot mot mund të përfitojë dhe ky ndonjë tapi qyl. Ose dhe një vend pune në administratë për mbesën. Duhet kuptuar drejt “politika” e kapterit të ushtrisë së vdekur. Kur për tre dekada është dyndur gjithë “ajka” drejt “metropolit”, pse mos të shpërngulet dhe ky. Bathorja dhe Yzberishti pshm. ofrojnë kushte optimale për një jetë dinjitoze. Apo s’i kanë mbushur rrugët plot semafore… Mbështetur pas tyre mbesat ndjehen më të lumturat e botës…😜
Ramiz Alia kreu punen me te rende gjate kalimit nga tirania enveriste ne Demokracine kapitaliste,.
Ramiz Alia i ckuli dhembet helmues neperkes Sigueimit te Shtetit dhe u be dige e pakalueshme per valet e falangave te fanatikeve enveriste. Do duronte si rriqna mbi kurriz edhe karrieriestet cmirezinj kameleonet enveriste Sali Berisha,,Edi Rama.
Kane kaluar 34 vjet,,Keta jane edhe Sot Murtati i kombit shqiptar,Sali Berisha,Edi Rama.Kush vret keta te dy ,shpeton Shqiperine. Ore shpeton Ballkani Perendimor,po u ngordhen keta te dy.
Nuk jane ideologjite,systemet,rendet shoqerore,shteterore,qe bejne nje popull,,o te lumtur,,o te mbaruar,..JO,Jane njerezit.
Shqiperise i ka rene lloto muti.I ra p-er bpjese nje enver hoxhe,me i ligu i gjithe udheheqsve te Evropes lindore,.Vetem ne Azi nje Pol Poti eshte i ngjashem me te dhe ne xhunglat e Afrikes,,Mugabe dhe Mansa Amin,qe hanin te perbrendshmet e kundershtareve politike.
Ne kete bicim Demokracie na rane per pjese dy felliqsirat me te ligj qe ka bota sot.Sali Berisha,Edi Rama.
Edhe kur ishte adoleshent ky Edi Rama ra ne sy te Ramis Alise me poshtersite qe po organizonte ne Institutin e Arteve.
Ramizi qe pat heshtur per poshtersite e Sali Berishes,i foli nja dy fjale per kete qelbesire karrieriste,qe donte timonin e shtetit,pa hequr akoma cylet e bythes. Kush vret keto dy qelbesirat me te felliqura te Botes ,,shpeton vendin,kombin dhe krejt Ballkanin Perendimor,Gjithe intrigat,luftenxitjet ne Rajon,,i organizojne Sali Berisha,Edi Rama,Kush heq qafe keta te dy.Do nderohet perjete si Avni Rustemi.
leksion “free” per komentuesin “demo” 6 Korrik, 2024 te 8:16 pm
I nderuar ,nese nuk e di qe Usali SERBerisha eshte nje monstër qe lindi nga incesti i Cia-s Amerikane me Udb-në Jugosërbe para viteve 1990 je budalla ..nese e di je më monstër se Enveri,Rama me Berishorri..Me gjithate ate ajo qe qendron eshte fakti se ti,Ramuti,Berishalja ju bashkon kanibalizmi ndaj figures Enver Hoxhes ,Luftes clirimtare dhe rindertimit…( Mos u dhjaks te me quash enverist dhe gopi somës)..Ai rend qe u ndertua ne Shqiperi 1944-1990 qe gabimisht quhet komunizem ishte si puna e Covid-it qe nuk diskutohej qe do instalohej ne Shqiperi nga merita e “me nder me thane” miqve tane dhe nese nuk do ishte Enveri do ishte Dilaveri…Ajo qe nuk i falet miqve tane me ne krye Ameriken eshte fakti qe Banda e Tropojes me ne krye gjeneralin Elez SERBiberaj nuk duhej te mundnin nje “ushtri te vdekur” sic ishte shteti shqiptar ne 1991 kohe kur shkeli kemba e Rajersonit i cili ky i fundit kishte meriten qe sipas Bushatllinjeve te Teksasit te vinin ne pushtet Usali Serbiberishen…dhe brezat qe do vine do habiten pse miqte tane pornoperendimore prishen Qeverine Pan Shqiptare te Stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 per te prure ne pushtet Usaliun e Serbiberit dhe Rajersonit i cili vinte si kolonel dipllomat nga vend-komanda e Beogradit ku Ngjarja e Ambasadave ishte aksioni i pare i tyre i deshtuar…dhe ju lutem ditore te Dites mos tallni opinionin me Zylyftare,Rrahmane dhe Bilbija..Turp
Skenar i gjashem qe beri Kastro ne vitet 60. Kastron e akuzonin per mungese lirie dhe mohim i te drejtave te njeriut ne Kube,(gje qe ishte e vertete)
Kastro ju tha : “Kujt nuk i pelqejme dhe nuk do te rrije dhe do qe te iki i ka dyert e hapura, urdheroni pasaportat”.
Kubanet u dynden neper ambasada dhe Kastro ju a la problemin ne dere atyre qe donin tja fusnin.
Ne ate kohe mijera kubane emigrante politike dhe ekonomike u cvendosen ne Florida.
Pastaj Kastro “mbylli dyert me kyc”.
Zylyftar Mhamutmaj e ka emrin, Ramizi e vuni per me „thon“ jam fis me Ramiz Aranitasin !
Aranitasi nuk e mate dot mbiemrin se i bite me dal fis edhe me krushkun e Kadri Hasbiut! Karrieren e boni tu dal si i „Forte“ kunder Shehut dhe Hasbiut tu fut n‘burg fshatart e vet!
Mhamut hesapi , N‘ka rob qe s‘duhet me hap sqepin fare, fare esht ky qe s‘ka lon gjo pa bo!
Zylyftar Ramizi ushte drejtor j Sigurimit te shtetit ose sherbiimt sekret dhe ky idioti i tregon si funksionon agjentura.. a je normal o njeri?
Tregimi ka mjaft pasaktesira, cfare nuk i lejohet nje personi zyrtar adapt per ato ngjarje! Por duket Zylyftarin e ka lene kujtesa. Ngjarjet para ambasades jugosllave kane qene gjithnje normale me ata 3-4 qe kerkonin vize, pra nuk kane lidhje fare me hyrjet e korrikut. Hyrjet masive ne ambasada kane nisur vertet aty nga gjysma e dyte e qershorit, me individe dhe grupe 2-3 dhe 3-4 vetesh ne ambasaden italiane (ish ambasada amerikane, qe eshte dhe sot), dhe keto ndodhen direkt pak jave pas ikjes ne Itali te familjes Popa, aty nga mesi i majit, ne mos gaboj. Keto hyrje ne ambasaden italiane hapen siparin e 2 korrikut ne ambasaden gjermane me kamion IFA. Nga 2 korriku e deri ne 5 korrik hyrjet ishin te lira deri ne dreke ne ambasadat e rruges perkatese, me 6, 7, 8 hyrjet ishin te lira vetem ne mengjez, pastaj u bllokuan fare.
sot e gjetet komentin tim te 2 korrikut ,qe te me beni hasem me Edin,qe na daroviti me 100 mije leke te vjetra?
E verteta eshte se sherbimi i udb ate kohe ka investuar njerez dhe lek per te shkateruar vendin. Me ne krye sali ram berishen i cili ishte agjent i jugosllavit u shkaterua e gjithe struktura shteterore. E verteta do dali ne shesh si po del dhe njerezit do e shohin se keta ndyrsira politikan nuk ishin gje tjetet vec se ca marioneta antishqiptare te drejtuar nga sherbimet serbe dhr greke. Duam drejtesi duam SPAK