Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ngrihet Komiteti i Ekspertëve për Linë e Majmunit: “Shqipëria me risk të ulët, por do forcojmë kapacitetet”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ngrihet Komiteti i Ekspertëve për Linë e Majmunit: “Shqipëria me risk të ulët, por do forcojmë kapacitetet”
AktualitetShendetesi

Ngrihet Komiteti i Ekspertëve për Linë e Majmunit: “Shqipëria me risk të ulët, por do forcojmë kapacitetet”

Published: July 25, 2022
Shpërndaje

Komiteti i Ekspertëve për Parandalimin dhe Kontrollin e Lisë së Majmunit është mbledhur sot në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për planin e masave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, pas shpalljes së lisë së majmunit si emergjencë shëndetësore globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh: Kemi ngritur një komitet të ekspertëve për parandalimin dhe kontrollin e lisë së majmunit, duke vendosur prioritet hartimin e një plani të përgjigjes dhe gatishmërisë për të gjitha strukturat, në funksion të parandalimit dhe kontrollit të kësaj sëmundje infektive. Ndaj ky komitet do të punojë për të monitoruar dhe për të ndjekur planin e masave që po hartohet nga ISHP. Tashmë drafti i parë i planit të masave ka përfunduar. Pavarësisht se Shqipëria është një vend që hyn në vendet e nivelit të parë, pra konsiderohet me një risk të ulët, masat tona dhe përgatitja jonë do të jetë e plotë në mënyrë që të fuqizojmë kapacitetet tona.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se janë marrë masa për fuqizimin e kapaciteteve, duke nisur nga testet laboratorike specifike që tashmë kryhen në ISHP.

- Publicitet -

“Ajo çfarë ne kemi bërë në parapritje edhe të këtij vendimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë është që kemi fuqizuar kapacitetet tona në laboratorin e virologjisë në Insitutin e Shërndetit Publik. Aktualisht kanë mbërritur në Institut përgjatë kësaj periudhe 3250 teste për identifikimin dhe diagnostikimin e lisë së majmunëve. Nga ana tjetër, përveç rritjes dhe fuqizimit të kapaciteteve tona të laboratorit, kemi marrë masa për fuqizimin e të gjithë rrjetit të survejancës sentinel. Instituti i Shëndetit Publik ka marrë masat së bashku me Operatorin e Kujdesit Shëndetësor, me strukturën e Spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për trajnimin e mjekëve, një element shumë i rëndësishëm në funksion të kontrollit dhe parandalimit të kësaj sëmundje”, tha Manastirliu.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infetive në ISHP, prof. Silva Bino u shpreh: Çfarë kemi bërë ne deri tani në ISHP është përgatitja laboratorike. Pra ne kemi kapacitetet për të identifikuar virusin. Kemi kryer edhe trajnime dhe do të kryejmë edhe trajnime të mëtejshme në lidhje me marrjen dhe transportin e mostrës, pasi edhe rekomandimet kanë ndryshuar sidomos edhe kohët e fundit në lidhje me marrjen e disa mostrave, për të qenë sa më efikasë në diagnostikim.

Më datë 23 Korrik, OBSH ka aktivizuar në nivelin e saj të lartë alarmin në lidhje me shpërthimin e lisë së majmunëve, duke shpallur këtë virus një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • BARDI says:
    July 25, 2022 at 1:42 pm

    Komiteti eksperteve nuk e kuptoj se per cfare jane ministrit.Te gjitha keto komitete qe sajoni pagehan ekspertet ..Po ti analiizosh se kushe jane ekspertet ,del qe pjesa me e madhe favorizohen per te marre para.E ropet kete shqipri me fantazira dembelesh dhe vjedhje ligjore.Me ekspert jane keta qe fa ntazojn lloj komisjonesh qe tek e fundit vetem si te pasurohen njerzit e rrethit te ,ju thoni rilindje por jane te shhkatrrrimit.

    Reply
  • Robib says:
    July 25, 2022 at 1:49 pm

    Su ka ngel gje tjeter ngrini dhe nje komitet per seksin,qe te rijte tone te genjehen dhe te mos emigrojn se ne shqipri si po duken bathet vetemkomitetet do ngelin se populli po ju le vetem pleqt e plakat qe sdo kene me nevoj per komitete

    Reply
  • demo says:
    July 25, 2022 at 8:55 pm

    O Manastirlliu!Ju te dhisni gazit me keto komitetet fantazem.
    Keshtu e ngritet edhe komitetin para kovidit kinez.Kur mbrriti kovidi kinez me te vertete,,u dhie dhe Komiteti,,Hallexhijte neper spitale gjemonin sanitaret per derman,si pun e asaj Tires te Sanatoriumi.Ustallesha e chek Upit ja mbathi ne Turqi, Nuk e la veten ne dore te Komitetit. E njeh korrupsioni,korrupsionin.
    Mbylle moj Manastirlleshe,,qepe ate hale,se mos te ndien Majmuni prapa deres dhe te vjen,..
    Se ke Tirja do perfundoni,prape.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?