Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ngrihet ‘trekëndëshi i hekurt’ i Paqësorit, SHBA-Australi-Japoni në stërvitje të përbashkët ushtarake
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ngrihet ‘trekëndëshi i hekurt’ i Paqësorit, SHBA-Australi-Japoni në stërvitje të përbashkët ushtarake
AktualitetBote

Ngrihet ‘trekëndëshi i hekurt’ i Paqësorit, SHBA-Australi-Japoni në stërvitje të përbashkët ushtarake

Published: August 20, 2023
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Australia kanë në plan të zhvillojnë këtë javë një stërvitje të përbashkët në Detin e Kinës Jugore, pranë pjesës perëndimore të Filipineve, njoftuan zyrtarë filipinas të sigurisë.

Ata shtuan se stërvitjes janë një demonstrim force e synojnë të nënvizojnë përkushtimin e këtyre vendeve ndaj sundimit të ligjit në këtë rajon, pas qasjeve agresive, të dëshmuara së fundmi nga ana e Kinës, në ujërat e diskutueshëm.

Më 5 gusht, anijet e rojes bregdetare kineze përdorën ujë me presion kundër anijeve filipinase që po lundronin në këtë korridor, ku mosmarrëveshjet shihen prej kohësh si një pikë e mundshme për tensione mes SHBA-ve dhe Kinës në rajon. Roja bregdetare kineze pranoi se anijet e saj përdorën uje duke shtuar se Pekini do të vazhdojë të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin e tij territorial.

Stërvitja mes Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Australisë do të përfshijë tre aeroplanmbajtëse dhe helikopterë. Pas stërvitjeve në det të hapur komandantët e tyre do të takohen me homologët filipinas në Manila, thanë për ‘Associated Press’ dy zyrtarët filipinas që folën në kushte anonimiteti.

Shtetet e Bashkuara planifikojnë të dërgojnë në rajon aeroplanmbajtësen ‘USS America’, Japonia do të dërgojë një nga luftanijet e saj më të mëdha ‘JS Izumo’, ndërsa Marina Mbretërore australiane do të dërgojë ‘HMAS Canberra-n’, e cila mbart helikopterë. Zyrtarët filipinas thanë se stërvitja e përbashkët ishte planifikuar disa muaj më parë.

Filipinet nuk do të jenë pjesë e stërvitjeve të kësaj jave për shkak të kufizimeve logjistike ushtarake, por janë të hapura për të marrë pjesë në të ardhmen.

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Australia kanë shprehur mbështetjen e menjëhershme për Filipinet si dhe shqetësimin lidhur me veprimet e Kinës.

Pas incidentit të 5 gushtit, Uashingtoni ripërsëriti paralajmërimin se do të jetë i detyruar të mbrojë aleatin e tij e vjetër, nëse anijet civile apo trupat filipine sulmohen me armë zjarri në Detin e Kinës Jugore./VOA/

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 24 tetor 2026
  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane

Komentet e Fundit

  1. Edi on Pse Shqipëria nuk zhvillohet pa rininë
  2. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?