Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis asfaltimi në lotin e parë të aksit Elbasan-Qafë Thanë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nis asfaltimi në lotin e parë të aksit Elbasan-Qafë Thanë
AktualitetPolitike

Nis asfaltimi në lotin e parë të aksit Elbasan-Qafë Thanë

Published: February 19, 2024
Shpërndaje

Nis asfaltimi në lotin 1 të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII.  Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi ndoqën nga afër ecurinë e punimeve.

Drejtori Berberi tha se aktualisht po punohet në 4 lotet e para të aksit Elbasan-Qafë Thanë ku po avancohet me ritme të shpejta. “Kemi katër segmente të hapura sot. Tek loti i parë filluam asfaltin, ndërkohë tek lotet e tjera gradualisht punojmë me shtresën mbushëse, me veprat e artit, me gërmimet dhe me krijimin e pilotave tek ura e madhe mbi lumin Shkumbin që na lidhë me zonën e Murrashit, ku do të ketë një devijim të madh me një tunel për të dalë matanë zonës së Murrashit”, tha Berberi.

Është një punë që do përpjekje, e cilësoi Ministrja Balluku, pasi referuar kontratës punimet për lotin 1 duhet të përfundojnë në fund të muajit mars të këtij viti. Balluku tha se për 6 javë do të kemi komplet lotin e parë të autostradës të Korridorit të VIII, Elbasan-Qafë Thanë, të përfunduar. “Kur të vijë sezoni veror kjo pjesë e vështirë e kalimit në zonën e Labinot Fushë do të jetë komplet e zgjidhur, dhe ne do të jemi të gatshëm për të vazhduar me të gjithë segmentet e tjera”, u shpreh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

- Publicitet -

Sfidë mbetet bypass-i i Elbasanit, ku menjëherë pas detajimit të projektit do të vijohet me procedurat e financimit. Ndërtimi i këtij bypass-i do të bëjë të mundur çlirimin e trafikut, pasi do të devijojë lëvizjen e automjeteve duke shmangur hyrjen përmes qytetit të Elbasanit.

“Sfida jonë më e madhe do të mbetet bypass-i i Elbasanit pasi kjo autostradë do të zgjidhë gjithë trafikun, por përsa kohë krijon hinkën dhe hyrjen direkt në qytetin e Elbasanit nuk do jetë një zgjidhje e plotë. Kështu që, direkt me përfundimin dhe detajimin e projektit, ne do të jemi të gatshëm që të fillojmë më pas dhe të hedhim hapa përsa i përket buxhetimit edhe garës për bypass-in e Elbasanit, duke pasur parasysh dhe diçka shumë të rëndësishme që në zonën ku do të ndërtohet bypassi i Elbasanit ne kemi nisur punën për projektin e madh të pistës së Formula 1”, theksoi Balluku.

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII. Ndërtimi i këtij aksi do të lehtësoj qarkullimin e automjeteve duke shkurtuar kohën e udhëtimit si dhe duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 14 tetor 2026
  • 19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit
  • Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  • VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  • Protestuesit zhvendosen te Bashkia, thyejnë derën dhe futen brenda, ndërhyn policia (VIDEO)

Komentet e Fundit

  1. L on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  2. Historia on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  3. K R on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  4. Andi on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  5. Stop dhunës ndaj protestuesve shqiptar! on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?