Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis konkurrimi për Raundin 2\ Kuotat e lira në universitetet publike dhe maturantët që duhet të aplikojnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Nis konkurrimi për Raundin 2\ Kuotat e lira në universitetet publike dhe maturantët që duhet të aplikojnë
KryesoreShoqëri

Nis konkurrimi për Raundin 2\ Kuotat e lira në universitetet publike dhe maturantët që duhet të aplikojnë

Published: September 15, 2023
Shpërndaje

 

 

Duke nisur nga dita e sotme e deri në datën 17 shtator, të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë që nuk kanë fituar ende asnjë degë studimi në universitete, mund të rihyjnë në garë për kuotat e lira të pranimeve të Raundit të dytë.

- Publicitet -

Në përfundim të regjistrimeve të fituesve të shpallur në raundin e parë, universitetet raportojnë me mijëra kuota të lira studimi, plotësimi i të cilave do të bëhet nëpërmjet konkurrimit të radhës që nis ditën e sotme.

Portali “u-Albania” ka shpallur tashmë për të gjitha universitetet publike dhe ato jopublike numrin e kuotave të lira për çdo program studimi, të cilat i gjeni të detajuara në vijim të shkrimit. Stomatologjia, Mjekësia e përgjithshme, profilet e Arkitekturës, dhe Aktrimi janë degët në të cilat kuotat janë ezauruar të gjitha që gjatë regjistrimeve të fazës së parë. Autoritetet konfirmojnë se në këto degë, janë regjistruar të gjithë fituesit e shpallur gjatë raundit të parë.

Kush duhet të aplikojë në Raundin 2? 

Autoritetet e arsimit bëjnë me dije se në këtë raund të ri aplikimesh mund të konkurrojnë të gjithë maturantët dhe kandidatët që kanë mbyllur me sukses Maturën Shtetërore, që plotësojnë këto kushte: nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë, ose kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues. Po ashtu mund të garojnë edhe kandidatët që kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen për arsye të ndryshme, si dhe ata që janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë.

Aplikimi edhe në këtë rast do të mund të kryhet online në cilindo mjedis që ka akses interneti duke respektuar të gjitha procedurat e përshkruara në udhëzuesin teknik të publikuar në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve të Arsimit.

Konkretisht, aplikimi do të kryhet nga portali “U-Albania”, duke aksesuar në adresën: www.ualbania.al,  ku sërish gara do të zhvillohet me 10 preferenca të reja, sipas kuotave të lira të raportuara në çdo degë. Për të bërë përzgjedhjen e duhur të degëve lexoni me kujdes rregullat e degëve për mesataren e konkurrimit që kërkohet në çdo program studimi, si dhe kriteret e tjera specifike të përcaktuara nga vetë fakultetet për çdo program studimi që ato ofrojnë.

Plotësimi i formularit për kuotat e raundit të dytë nuk do të lejohet për maturantët, apo kandidatët që nuk kanë shlyer më parë tarifën e konkurrimit prej 2,000 lekësh. Regjistrimi i preferencave do të bëhet në të njëjtën kohë, si për kandidatët që duan të fitojnë të drejtën për të vijuar studimet në një nga degët e universiteteve publike, ashtu edhe për strukturat private të arsimit të lartë që veprojnë në vendin tonë.

Lidhur me llogaritjen e mesatares, autoritetet e arsimit sqarojnë se nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë do të përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si vijon: “mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore”. Për kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve 2-vjeçare me karakter profesional, nuk do të aplikohet kriteri i mesatares në konkurrim. Fituesit në këto programe do të përzgjidhen kryesisht nga rezultatet e konkurseve praktike që do të zhvillohen përgjatë muajit gusht.

Shpallja e fituesve të këtij raundi do të bëhet publike në datën 20 shtator, ku pas mbylljes së procedurave të ankimimit do të zhvillohet edhe procesi i regjistrimit të fituesve sipas datave të përcaktuara. Ndryshe nga raundi i parë, fituesit e raundit të dytë do të regjistrohen në 5 faza 48-orëshe që do të zhvillohen ndërmjet datave 22 shtator-1 tetor. Për regjistrim (mund t’i dorëzoni personalisht ose nëpërmjet një përfaqësuesi të autorizuar me prokurë nga ana juaj) duhet ky dokumentacion: dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti). Në dosje mbahet vetëm fotokopja, fotokopja e noterizuar e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, deklaratën të cilën e gjeni në udhëzimin e plotë, duhet ta printoni dhe plotësoni në sekretaritë e degës së studimit ku do të regjistroheni.

 

 

 

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Veliaj në burg prej 19 muajsh, avokatët e huaj pritet të dërgojnë sot dosjen në gjykatën e Strasburgut
  • Gjykimi ndaj Thaçit drejt fundit, nisin deklaratat përmbyllëse në Hagë
  • Trump thotë se lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve në SHBA
  • Parashikimi i horoskopit 10 shtator, zbuloni çfarë thonë yjet për ditën e sotme
  • Temperaturat deri në 33°C, çfarë ka rezervuar moti për sot

Komentet e Fundit

  1. Aldo on Audiopërgjimi, zbulohet “ekipi” i Ron Yeffet: Cilët janë “Tatiana, Sergei, Igori dhe Anastasia”, të gjithë rezultojnë nën hetim
  2. Antishqiptari on Rreth 800 metra gjatësi dhe 59 dhoma: Nën kalldrëmet e pazarit të Gjirokastrës, një nga sekretet më të mëdha të komunizmit
  3. Ethem Lalaj on INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re
  4. Ela on SPAK zbulon vilë tjetër të fshehur të Ballukut në bregdet, sërish nën emrin e Igli Tares
  5. vezhguesi on Parime apo Interesa?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?