Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të mërkurën se SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ai njoftoi gjithashtu për tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me Shtetet e Bashkuara, duke rritur rrezikun për një luftë tregtare dhe rritje të inflacionit.
Ndaj mallrave të importuara nga Kosova është vendosur tarifë prej 10 për qind, ndaj atyre nga Shqipëria 10 për qind, Serbia 37 për qind, Bosnia e Hercegovina 35 për qind, dhe Maqedonia e Veriut 33 për qind.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ndaj importeve nga Kina do vendoset tarifë prej 34 për qind, ndaj atyre nga Bashkimi Evropian 20 për qind, Korea e Jugut 25 për qind dhe Japonia 24 për qind.
Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë u thanë gazetarëve se tarifa bazë prej 10% do të hyjë në fuqi më 5 prill, ndërsa tarifat reciproke do të hyjnë në fuqi pas një jave, më 9 prill.
Trumpi shpalli emergjencë ekonomike kombëtare për t’i zbatuar tarifat, të cilat pritet të prodhojnë qindra miliarda dollarë të ardhura vjetore.
Ai ka premtuar se vendet e punës në fabrika do të kthehen në Shtetet e Bashkuara si rrjedhojë e këtyre tarifave, por politikat e tij rrezikojnë ngadalësim të papritur ekonomik pasi konsumatorët dhe bizneset mund të përballen me rritje të mëdha të çmimeve për automjetet, rrobat dhe mallra të tjera.
“Taksapaguesit janë grabitur për më shumë se 50 vjet”, tha Trump gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë.
“Por, kjo nuk do të ndodhë më”.
Çfarë janë tarifat që paralajmëron Trump?
Tarifat janë taksa që u ngarkohen mallrave të importuara nga vende të tjera. Ato shihen si një mjet për të mbrojtur industrinë vendase nga konkurrenca e huaj.
Rritja e çmimit të mallrave të importuara synon t’i inkurajojë konsumatorët që të blejnë produkte më të lira vendase dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë në rritjen e ekonomisë së tyre.
Sipas agjencisë së statistikave të BE-së, Eurostat, rreth 20 vende anëtare të BE-së kanë eksportuar më shumë se importuar nga SHBA-ja në vitin 2023.
Vendosja e tarifave ishte një nga premtimet kryesore të Trumpit gjatë fushatës së tij.
Më herët, Trumpi vendosi tarifa të ngjashme prej 25% mbi importet e automjeteve; tarifa kundër Kinës, Kanadasë dhe Meksikës; si dhe zgjerimin e penaliteteve tregtare mbi çelikun dhe aluminin.
Trump gjithashtu ka vendosur tarifa ndaj vendeve që importojnë naftë nga Venezuela dhe planifikon taksa të veçanta mbi importet e barnave farmaceutike, drurit, bakrit dhe çipave kompjuterikë.
A do ta përshkallëzojnë tarifat e Trumpit luftën tregtare globale?
Tarifat e Trumpit tashmë janë përballur me masa hakmarrëse, dhe njoftimi së mërkurës mund ta ndezë më tej një luftë tregtare globale.
Si Kanadaja, ashtu edhe Kina kanë vendosur tarifa hakmarrëse mbi një sërë produktesh amerikane, ndërsa BE-ja ka deklaruar se do të vendosë një tarifë prej 50% mbi uiskin amerikan dhe mallra të tjera.
Blloku prej 27 vendesh ka kërcënuar gjithashtu, por ende nuk ka zbatuar, një tarifë prej 25% mbi të gjitha importet nga SHBA-ja.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të martën se Brukseli ka një “plan të fuqishëm” për t’iu kundërpërgjigjur tarifave të reja amerikane.
Tensionet tregtare midis Pekinit dhe Uashingtonit, të cilat kanë shkëmbyer tarifa që nga shkurti, pritet të përshkallëzohen edhe më tej pas njoftimit të Trumpit të mërkurën.
Megjithatë, presidenti amerikan ka lënë të hapur mundësinë e uljes së tarifave mbi mallrat kineze për të arritur një marrëveshje me kompaninë kineze të TikTok, ByteDance, ndërsa afrohet afati i 5 prillit për shitjen e aplikacionit.
Sipas ligjit amerikan, ByteDance duhej të shiste pronësinë e TikTok deri më 19 janar ose të përballej me ndalimin e tij. Megjithatë, Trump i dha një afat shtesë prej 75 ditësh.
Ducja i shpall lufte tan botes!?Paradoksi!?Kerkon cmim nibel per paqe!?
Rritja e çmimit të mallrave të importuara synon t’i inkurajojë konsumatorët që të blejnë produkte më të lira vendase dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë në rritjen e ekonomisë së tyre.
—
Bravo .kjo politik duhet te ndjekin politikanet tane !
Te nxisin prodhimin vendas, shqipraret mund te blejne me kosto te ulet produktet vendas.shqiprare.
Mundesite egzistojne.ka ane shume pozitive, nxit punesimin, ludton korrupsionin.
Dihet, qe kjo politik u djeg atyre politika bisnesment qe nen shkruajne kontrata me produkte te huaja ne vend qe te nxisin prodhimin buqsor blektoral, 8ndustrial vendas.! Shqiperia eshte zhytur ne borxhe dhe korrupsion !
Ne prodhonim grur dikur 100 % vendas. Sot Shqiperia importon vez, moll, domate, patllixhana, kastraveca nga jasht. Bile edhe bar, nga Maqedonia kemi mar !!
Duhet nje shkyndje e till
Boll me. Gomarin e nxjerr nga balta vetem i zoti dhe jo Europa !
Prit gomar te mbij bar thote Rama, Berisha Meta. Mashtrusa dhe te korruptuar te gjithe!
Tarifat për makinat, psh., do bëjnë, pas disa vitesh, që amerikanët të blejnë vetëm makina të prodhuara në Amerike, se ato të prodhuara jashtë Amerikës do jenë të shtrenjta për shkak të tarifave. Nga ana tjetër, vendet e tjera do vendosin të njëjta tarifa për makinat amerikanë në vendet e tyre. Pra Amerika nuk mund të eksportojë makinat e saj. Industria amerikane nuk mund të zgjerohet në tregje të tjera. Kjo nuk e ndihmon ekonominë Amerikane aspak.
Të njëjtën gjë mund të themi për mallrat e tjera që i kapin tarifat.
Gjende,,Neve na ka haterlinj.Me gjys Tarife.Se cfare do exportoje Shqiperia ne Amerike?Vetem pordhe Syfyri!
Sikur te kishte ndonje ekonomist profesionist e te na e shpjegonte ne menyre te paanshme kete punen e tarifave. Une per shembull ve re dicka qe nuk shkon. Ata qe u jane vene tarifat thone qe barra do te bjere mbi konsumatoret amerikane. Me rregull treshi i be qe nese edhe ata i ngrene tarifat, barra do bjere mbi konsumatoret e tyre. Atehere, pse i ngrene tarifat “hakmarrese”? Qe t’ua hedhin barren konsumatoreve te vet?
Po turko grekqirave te ardhur nga Anadolli sa eshte tarifa? Duhet te jete e larte pasi ato jane pederaste te lindur
Proteksionizmi ka ekzistuar gjithmonë, por tani kemi rritjen më të madhe që është bërë ndonjëherë. Makinat Britanike kanë timonin në krahun e djathtë, ndërsa në Amerikë sistemi i furnizimit të energjisë elektrike është pa neutër, me tre tela dhe jo katër që e kanë të tjerët, apo tensioni më i ulët 120 volt dhe jo 220 volt, etj. Të gjitha këto bëhen për të mbrojtur prodhimin vëndas ndaj konkurencës së mallrave që vijnë nga jasht. Me prishjen e ekuilibrit të Tregtisë së Jashtëme, do të sjellë disa tregje ndërkombëtare të mbyllura në vetvete, si ai Amerikan, të BE-së, të Kinës, të Japonisë+Koresë së Jugut+Taivan, etj. Vëndet e vogla do të jenë të diskriminuara dhe do të shohin mundësitë që të futen në një nga këto tregje. Shqipëria dhe Kosova e kanë të domosdoshme futjen në BE dhe duhet të nxitojë me reformat që të bëhen antarë me të drejta të plota, sepse humbesit më të mëdhenj nga kjo « luftë » tregtare janë vëndet e vogla.