Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis rikonstruksioni i Xhamisë së Plumbit në Shkodër, fondet nga Erdogan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nis rikonstruksioni i Xhamisë së Plumbit në Shkodër, fondet nga Erdogan
AktualitetLajmi i fundit

Nis rikonstruksioni i Xhamisë së Plumbit në Shkodër, fondet nga Erdogan

Published: September 10, 2022
Shpërndaje

Mbrëmjen e djeshme ishte falja e fundit në xhaminë e Plumbit në Shkodër. Kjo sepse xhamia tashmë do të jetë një kantier ndërtimi, ku do i nënshtrohet rikonstruksionit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, teksa e ka cilësuar si një nga objektet më origjinale të arkitekturës islame në botë.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se pas faljes së fundit mbrëmë në Xhaminë e Plumbit në Shkodër, u hap kantieri më i ri në fushën e trashëgimisë kulturore, për një nga objektet pa asnjë ekzagjerim më origjinale të arkitekturës islame në botë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Restaurimi i kësaj xhamie do të bëhet nga Turqia, pas një marrëveshje të arritur mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke në vizitën që kreu i qeverisë bëri në 6 janar të 2021. Projekti është gati dhe për herë të parë nuk do të restaurohet vetëm objekti, por edhe zona përreth, teksa ministrja e Kulturës, Elva Margariti më herët garantoi se nuk do të ketë tjetërsime, por do të ruhen elementët origjinal.

- Publicitet -

Xhamia e Plumbit ose Xhamia e Mehmet pashë Bushatit (tr. Kurşunlu Cami) është një xhami historike dhe monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër. E ndërtuar më 1773/1774, është ndërtesa më e mrekullueshme e vjetër dhe xhamia osmane më e madhe në të gjithë Shqipërinë.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Arben says:
    September 10, 2022 at 7:37 am

    nga populli dhe shteti i Turqise, vellezerit tane,

    mos u perpiqni te ndani Sulltan Erdoan nga populli Osmanlli,

    o shoket e dites.

    Reply
  • demo says:
    September 10, 2022 at 8:17 am

    Larg duart e edvinit nga Butrinti!
    Fondamentet e Trashegimise shqiptare jane ne Butrint,Bylis,Durres,Shurdhah,Persqop,SelceLezhe,,Kur nuk i restauron dot keto monumente te Lashtesise shqiptare,,,te pakten :Hiq duart e ndyta,.Larg duart e tua te ndyta nga Trashegimia Shqiptare.Mos fut turinjte e ndyte Aty!
    Xhamite e Haxhi babes,nuk i paske rrafshu te gjitha?
    Jane cibane orientale ne token shqiptare.
    Enver hoxha i rrafshoi te shumtat dhe mire beri,,por s`paska kuptuar katundaret dhe jevgjit komuniste,qe kishin ne koke xhamine,,jo klasiket e marxizem-leninizmit!!!!!!!!

    Reply
  • LEON says:
    September 10, 2022 at 8:57 am

    Te dhjefsha xhamine,o edi rama!Po pse ere,keq per xhami jemi ne?
    Yt ate nuk e paska pasur emrin Kristaq,por Hajdar!Ndac ta rinderoje erdogani,ndac jo,ajo xhami do te permbytet me shiun e pare.Se ai maloku nga Bushati qe e ndertoi ishte si keto maloket qe zbriti Saliu nga shpellat,,Maloku po pa fushe me sy,aty ngul gardhin.
    E ka ndertuar xhamine ne LIGATINEEE.!Nuk ka derman ajo xhami.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së
  • A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë
  • Më pak bebe në kryeqytet, lindjet në Tiranë bien gati dyfish më shpejt se mesatarja kombëtare
  • Rrjedhje gazi në furrën e bukës në Fier, asfiksohen dy punonjësit
  • Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti

Komentet e Fundit

  1. Detari on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti
  2. Giani Castagna on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  3. demo on Nga lulja te gurët, e më tej: Revolta nuk vritet, vetëm kompresohet
  4. demo on Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  5. Tirona on Nga lulja te gurët, e më tej: Revolta nuk vritet, vetëm kompresohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?