Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis rruga drejt 5G, AKEP hap këshillimin publik për dhënien e frekuencave të para
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nis rruga drejt 5G, AKEP hap këshillimin publik për dhënien e frekuencave të para
AktualitetEkonomi

Nis rruga drejt 5G, AKEP hap këshillimin publik për dhënien e frekuencave të para

Published: February 8, 2024
Shpërndaje

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka nisur procedurën e këshillimit publik për dhënien e të drejtëve të përdorimit të frekuencave në brezin 3.5 GHz. Këto do të jenë frekencat e para që do të përdoren për ofrimin e teknologjisë së komunikimit të lëvizsshëm 5G në Shqipëri. Në vendimin për “Miratimin për këshillim publik të Dokumentit “Mbi dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin efrekuencave 3400-3800 MHz (3.5 GHz)”, Këshilli Drejtues shprehet se në fund të vitit të kaluar, përkatësisht në muajt nëntor dhe dhjetor, operatorët One Albania dhe Vodafone Albania kanë paraqitur me shkrim pranë AKEP shprehjen e interesit për brezin në fjalë. Sipas ligjit “Për komunikimet elektronike”, nëse AKEP, në bazë të vlerësimit të tregut, konsideron se interesi për brezin e kërkuar të frekuencave mund të tejkalojë disponueshmërinë e frekuencave në këtë brez, si dhe për garantimin e një përdorimi efektiv të tyre, ai zhvillon një proces këshillimi publik me palët e interesuara, lidhur me kushtet e përdorimit të këtij brezi frekuencash dhe procedurën që mendohet të zbatohet për dhënien në përdorim të tyre.  Mbi këtë bazë, ditën e mërkurë (7 shkurt), AKEP miratoi nisjen e konsultimit publik për këtë proces, që do të zgjasë 60 ditë.

Dokumenti i konsultimit publik nuk përmban propozime për vlerën minimale për çdo njësi spektri që do të jepet në përdorim (zakonisht çmimi përcaktohet për çdo 1 MHz spektër), por subjektet e interesuara pyeten për çmimin që janë të gatshëm të paguajnë. Dokumenti nuk përmban as propozime për mënyrën se si do të ndahet spektri dhe për numrin e të drejtave të përdorimit që mund të jepen. Në praktikën e vendeve të BE-së dhe të rajonit, numri i të drejtave të përdorimit në brezin 3.5 GHz është i ndryshëm, përfshi edhe dhënien e të drejtave të përdorimit në nivel lokal, madje edhe për ndërtimin e rrjeteve private të komunikimit. Në teori, procesi krijon hapësira edhe për hyrjen e operatorëve të rinj në tregun celular. Megjithatë, duke pasur parasysh përmasat e vogla të tregut shqiptar, këto shanse janë kryesisht teorike, ndaj pritet që edhe në frekuencat e reja të ofrojnë shërbim dy operatorët celularë ekzistues. Numri i të drejtave të përdorimit dhe çmimi i kërkuar pritet të përcaktohet pas mbylljes së konsultimit publik. Sipas AKEP, gjenerata e sistemeve celulare 5G e rrit shpejtësinë e të dhënave të rrjeteve 4G me më shumë se 10 herë, duke përmirësuar teknikat e përdorimit te frekuencave. Për rrjetet e gjeneratës 5G, Plani Kombëtar i Frekuencave ka përcaktuar 3 breza kryesorë frekuencash: 700 MHz, 3400-3800 MHz dhe 26 GHz. Aktualisht, në Shqipëri brezat 3400-3800 MHz dhe 26 GHz, janë të lirë, ndërsa brezi 700 MHz, është në përdorim nga disa operatorë media audiovizive, por që po i nënshtrohet një procesi lirimi nga AMA.

Pas kalimit të këtij brezi nën administrimin e AKEP, do bëhet dhënia në përdorim e tij për rrjete celulare 5G, duke ndjekur dhe zbatuar procedurat përkatëse ligjore. Procesi i lirimit të brezit 700 MHz është shtyrë disa herë dhe ende nuk ka një afat përfundimtar se kur ky brez do të lirohet për tu përdorur në funksion të teknologjisë 5G. Në analizën e vet, AKEP vëren se shërbimet celulare shohin një rritje eksponenciale të përdorimit të tyre në komponentin e të dhënave (data). Numri i pajtimtarëve aktivë që kanë përdorur shërbimin internet celular në në tremujorin e tretë 2023 kapi shifrën prej rreth 2.5 milionë pajtimtarë, çka përbën një rritje me 9% krahasuar me një vit më parë. Rreth 91% e pajtimtarëve aktivë të shërbimeve celulare përdorin internetin nëpërmjet telefonave smart. Vëllimi i të dhënave të transmetuara nëpërmjet internetit në rrjetet mobile gjatë tremujorit të tretë 2023 ishte rreth 7,94 GB (gigbyte) në muaj për përdorues, në rritje me 7.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Orientimi gjithnjë e më i madh i shërbimeve celulare drejt transmetimit të të dhënave (internetit) rrit njëkohësisht edhe nevojën për më shumë frekeunca dhe për teknologji që mundësojnë shpejtësi më të lartë.

- Publicitet -

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Projektligj për të sjellë bitcoin të krimit nga Belgjika
  • Ndërron jetë senatori amerikan Lindsey Graham, aleati i ngushtë i Donald Trump
  • Ishte duke punuar me babain, ndërron jetë 15-vjeçari: hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më
  • Kanye West e di Tiranën në Turqi
  • Detaje të reja nga vrasja në Vorë, viktima u ekzekutua me një plumb në kokë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  2. demo on Cinizëm me “5 yje”
  3. BELINDA PALLOSHIT on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  4. Durrësi on Projektligj për të sjellë bitcoin të krimit nga Belgjika
  5. Tiranë on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?