Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis seanca plenare, dy salla në Kuvend do të emërohen “Bashkim Fino” dhe “Gert Bogdani”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Nis seanca plenare, dy salla në Kuvend do të emërohen “Bashkim Fino” dhe “Gert Bogdani”
Lajmi i funditPolitike

Nis seanca plenare, dy salla në Kuvend do të emërohen “Bashkim Fino” dhe “Gert Bogdani”

Published: February 27, 2025
Shpërndaje

Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali njoftoi gjatë fjalës së saj dy salla në Kuvend do të emërohen “Bashkim Fino” dhe “Gert Bogdani”.

Spiropali u shpreh se ky nderimi u bë për të përkujtuar dhe vlerësuar kontributin e tyre të çmuar në historinë politike dhe shoqërore të vendit, ndërsa shtoi se Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani ishin politikanë modelë.

“Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani ishin politikanë modelë. Kjo ishte arsyeja pse sallat po emërohen me emrat e tyre. Bashkim Fino ishte kryeministër në periudhën më të vështirë të vendit. Ka kontribuar në hartimin e disa prej reformave më të rëndësishme në vend. Gerti Bogdani ishte drejtues i respektuar, që dha kontribut të çmuar për shoqërinë shqiptare.”, tha Spiropali.

- Publicitet -

Gjatë seancës pritet të diskutohen dy aktet normative të Këshillit të Ministrave, të cilët synojnë shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit deri në fund të muajit maj.

Në këto dy akte propozohet që të zgjatet afati i vlefshmërisë përkatësisht për letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën për udhëtim jashtë shtetit deri në fund të muajit maj 2025, për shqiptarët me vendbanim jashtë vendit, gjë që do të mundësojë votimin për shtetasit shqiptarë jashtë vendit, të cilët kanë dokumente identifikimi të skaduara.

Miratimi i këtij propozimi do të mundësojë pjesëmarrjen e gjerë të votuesve nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë që do të mund të regjistrohen në platformën PER deri më 4 mars për të votuar me postë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në Kuvend do të shqyrtohet edhe projektvendimin i cili parashikon një shtesë prej 80 punonjësish me kohë jo të plotë pune në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të përballuar fluksin e madh të regjistrimeve të shtetasve shqiptarë për të votuar nga jashtë vendit. Punonjësit janë të ndarë në kategori specialistë dhe operatorë.

Ata do t’i vijnë në ndihmë administratës së KQZ-së për disa procese pune të tilla si përgatitja e dokumentacionit zgjedhor që i dërgohet zgjedhësit nga jashtë vendit, dërgimi i dokumentacionit zgjedhor të zgjedhësit, votimi dhe dërgimi i dokumentacionit zgjedhor në KQZ nga zgjedhësi, si dhe ruajtja dhe administrimi i dokumentacioni zgjedhor të dërguar nga zgjedhësi nga momenti i mbërritjes në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe deri në fillimin e numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë. Në seancën e sotme Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen dhe Diskriminimin.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Coli e loli says:
    February 27, 2025 at 12:00 pm

    Estrada katundare!

    Reply
  • Sul Koburja says:
    February 27, 2025 at 1:25 pm

    Veprime Adoleshennte.Vendosni emra te vdekurish,por mos harroni se nuk ngjallet askush.Edhe ju do vdisni,per emrat nuk dihet nese do vazhdoje kjo histori por per tu ringjall aha,mos shpresoni

    Reply
  • Vlonjati says:
    February 27, 2025 at 1:42 pm

    Qënke vërtet kobure nga mendtë o Sul ? Po çfarë ke shkruar a të qifsha udhët ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  • Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës
  • Pushteti që ndihet i kërcënuar, krijon armiq. Kur gjithçka tjetër dështon, kriminalizohet kritika
  • “Prit, të shoh lajmet”, detajet nga çastet e negociatave për dorëzimin e Nertil Buzit
  • Irani dhe SHBA ndërpresin luftimet, çmimet e naftës shënojnë rënien më të madhe që nga prilli

Komentet e Fundit

  1. IMER BAZE on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  2. Parku Rinia on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. Vl on Ekonomia e Ballkanit, Shqipëria kampione në ndërtim, Serbia në teknologji informacioni
  4. Qytetar i zakonshem on Rama: Nuk jap dorëheqje, le të vijnë poshtë penxheres sime deri në 2029
  5. Parku Rinia on 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?