Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis shpërndarja e 500 milionë lekëve për fermerët: Si të aplikoni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Nis shpërndarja e 500 milionë lekëve për fermerët: Si të aplikoni
Ekonomi

Nis shpërndarja e 500 milionë lekëve për fermerët: Si të aplikoni

Published: September 30, 2024
Shpërndaje

Duke nisur nga 1 tetori, fermerët shqiptarë mund të aplikojnë për fonde që do të mbështesin deri në gjysmën e vlerës së investimit të tyre në bujqësi dhe blegtori. Me rishikimin e buxhetit, janë alokuar 500 milionë lekë (rreth 5 milionë euro) për investime në sektorët e serave, stallave dhe makinerive bujqësore.

Kushtet e përfitimit:

Investimet në stalla: Gjysma e kostos së investimeve për stallat e kafshëve dhe rritjen e stabilimenteve do të mbulohet nga shteti, por maksimumi që mund të përfitohet është 15 milionë lekë për subjekt. Për të përfituar, fermerët duhet të kenë:

- Publicitet -

Mbi 10 lopë,

Mbi 100 krerë të imta,

Ose mbi 10,000 shpendë.

Pajisjet bujqësore: Do të jepen deri në 5 milionë lekë si grant për fermat bujqësore dhe blegtorale.

Peshkimi: Do të përfitojë grante deri në 20 milionë lekë.

Si të aplikoni: Aplikimet kryhen online përmes portalit e-Albania ose fizikisht pranë Agropikave apo Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor. Në e-Albania, fermerët duhet të përdorin shërbimin “Aplikim për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët”, duke plotësuar të dhënat bazuar në vetëdeklarim, dhe aplikimi lidhet automatikisht me NIPT-in e tyre.

Procesi i financimit:

30% e fondit për investim do të jepet paraprakisht.

Nëse fondi prej 500 milionë lekësh nuk përthithet plotësisht nga fermerët brenda vitit 2024, ai do të rialokohet për përdorim në vitin pasardhës.

Kjo iniciativë synon të nxisë investimet në bujqësi, blegtori dhe sektorin e peshkimit, duke përmirësuar kapacitetet prodhuese dhe teknologjike të fermerëve në vend.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?