Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis sot zbatimi i reciprocitetit, Serbia “tregon muskujt”, stërvitje ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Nis sot zbatimi i reciprocitetit, Serbia “tregon muskujt”, stërvitje ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën
BoteKryesore

Nis sot zbatimi i reciprocitetit, Serbia “tregon muskujt”, stërvitje ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën

Published: September 1, 2022
Shpërndaje

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë njoftoi se forcat e armatosura serbe po zhvillojnë një stërvitje ushtarake në Zonën e Sigurisë Tokësore, që gjendet përgjatë kufirit me Kosovën.

“Stërvitja po kryhet me qëllim të mbajtjes së një shkalle të lartë të gatishmërisë luftarake të njësive të angazhuara dhe aftësisë së tyre për të reaguar shpejt në rast nevoje, si dhe për të garantuar paqen dhe sigurinë përgjatë vijës administrative në Kosovë dhe Metohi”, tha Ministria serbe e Mbrojtjes më 31 gusht.

Siç thuhet në njoftim, vëmendje e posaçme do t’i kushtohet “stërvitjeve të veprimeve luftarake në rast të ndonjë sulmi ndaj njësisë, si dhe taktikave, teknikave dhe procedurave që përdoren për të parandaluar kalime të paligjshme, aktivitete të grupeve ekstremiste dhe krimin e organizuar”.

- Publicitet -

Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes së Serbisë tha se forcat e armatosura serbe, të dislokuara në Zonën e Sigurisë Tokësore, kryejnë stërvitje gjatë gjithë vitit si para dislokimit, por edhe për zbatimin e detyrave që kanë në Zonën e Sigurisë Tokësore.

Kjo, sipas autoriteteve të mbrojtjes serbe, “siguron një nivel të lartë të aftësisë për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave, rreziqeve dhe kërcënimeve që bien në fushën e përgjegjësisë së tyre”.

Këto stërvitje vijnë në kohën kur nga 1 shtatori, Serbia për herë të parë pas 11 vjetësh nuk do të lëshojë dokumente hyrje/daljeje për qytetarët e Kosovës, por do të lejojë që të përdorin letërnjoftimet e tyre. Njësoj do të veprojë edhe Kosova për shtetasit e Serbisë. Për këtë marrëveshje, palët u morën vesh më 27 gusht, pas ndërmjetësimit të diplomatëve nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Heqja e dokumenteve për hyrje/dalje pasoi përshkallëzimin e tensioneve midis dy shteteve, pasi serbët lokalë në veri ngritën barrikada për të kundërshtuar vendimet e Qeverisë së Kosovës për këto dokumente, por edhe për riregjistrimin e makinave.

Më 1 shtator, po ashtu nis afati dymujor për riregjistrimin e makinave që qarkullojnë në veri të Kosovës, e që lëshohen nga Serbia. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Phoenix says:
    September 1, 2022 at 11:48 am

    Shume tym ben ai Tanku. Djeg vaj me duket.

    Reply
  • Evropiani says:
    September 1, 2022 at 12:21 pm

    Kur do ta kuptoje Serbia se eshte vend evroipan dhe jo aziatik e mesjetar? Ballkan i hapur si dhe marreveshtja e fundit me Kosoven jane hapa akoma te vogla per te ecur drejt Evropes. Tito e kishte shume me te qarte se popujt sllave te jugut dhe te perendimit jane evropiane dhe duhet te jetone ne paqe me Evropen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shpërthen revolta edhe në Kakome, banorët shembin rrethimin që u ndalonte daljen në bregdet prej 20 vitesh
  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve të Ramës gjatë fjalimit të tij flasin më shumë se vetë fjalimi
  • Dalin pamjet për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
  • Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”
  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”
  2. K R on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve të Ramës gjatë fjalimit të tij flasin më shumë se vetë fjalimi
  3. Dudumi on Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”
  4. Shqiperia on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?