Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis të hënën\ Pse nuk duhet të refuzoni apo gënjeni, teksa i përgjigjeni pyetjeve të Censusit 2023?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Nis të hënën\ Pse nuk duhet të refuzoni apo gënjeni, teksa i përgjigjeni pyetjeve të Censusit 2023?
EkonomiKryesoreShoqëri

Nis të hënën\ Pse nuk duhet të refuzoni apo gënjeni, teksa i përgjigjeni pyetjeve të Censusit 2023?

Published: September 15, 2023
Shpërndaje

 

 

Ditën e hënë nis zyrtarisht mbledhja e të dhënave për regjistrimin e popullsisë dhe të banesave nëpërmjet Censusit 2023. Grupet e ekspertëve të trajnuar (rreth 7 mijë persona), do të trokasin në çdo derë, për të plotësuar pyetësorin me informacionet përkatëse.

- Publicitet -

Autoritetet e Institutit të Statistikave bëjnë me dije se në total janë rreth 100 pyetje të hartuara në tetë module, të cilat do të synojnë mbledhjen e informacionit në lidhje me moshën, vendlindjen, numrin e anëtarëve të familjes, arsimimin, shëndetësinë, punësimin, kushtet e jetesës, etninë, besimin fetar dhe gjuhën.

 

A kemi detyrim ligjor për t’u përgjigjur?

Plotësimi i pyetësorit është i detyrueshëm për çdo person. Sipas INSTAT çdokush duhet t’i përgjigjet pyetësorit, pasi është një detyrim ligjor. “Të gjithë personat në moshë madhore që jetojnë në Shqipëri  janë të detyruar të japin informacionin e kërkuar. Refuzimi për të dhënë informacionin e duhur, ose dhënia e informacionit të rremë është në kundërshtim me ligjin, e për këtë do të ketë penalitete”, konfirmohet nga INSTAT.

Kështu, në rast se qytetarët refuzojnë të përgjigjen apo do të japin përgjigje të rreme do të ndërmerren masa ndëshkimore me gjobë, e cila do të jetë në masën e 50 mijë lekëve. Përjashtim në këtë rast do të bëhet për vetëm tre pyetje, për të cilat çdo qytetar që do të jetë pjesë e Censit, mund edhe të mos shprehet apo të japë informacion. Këto pyetje kanë të bëjnë më dhënien e informacioneve rreth besimit, etnisë dhe fesë, të cilat do të jenë opsionale për t’u përgjigjur. Ndërkohë që të gjitha pyetjet e tjera janë detyruese për t’u përgjigjur.

Lidhur me zbatimin e penaliteteve, bëhet e ditur se ato do të aplikohen në rastin kur anketuesit kanë vizituar banesën tre herë rresht dhe familjarët refuzojnë të japin sërish përgjigje për pyetsorin.

 

Çfarë pyetjesh do të bëhen?

Anketuesit që do të paraqiten në shtëpinë tuaj për të plotësuar pyetësorin do të kenë elementët e duhur identifikues të Institutit të Statistikave në veshje dhe mjetin identifikues, të cilat duhet ti verifikoni me kujdes.

Anketuesi do t’ju pyesë ku dhe kur keni lindur, çfarë lidhjesh keni me personat e tjerë që jetojnë në familjen tuaj. Pyetjet e tjera do të mbulojnë arsimin, shëndetësinë dhe punësimin. Ndërkohë që me rëndësi janë edhe kushtet e jetesës. Censi përfshin edhe pyetjet rreth besimit fetar, gjuhës, etnisë.

Duhet të jeni të vëmendshëm dhe të dini se gjatë marrjes së informacionit anketuesit nuk kanë të drejtë që të bëjnë pyetje që kanë të bëjnë me gjendjen tuaj financiare lidhur me të ardhurat apo kursimet, si dhe pyetje të tjera si ato që kanë të bëjnë me preferencat politike. Pyetje të kësaj natyre nuk janë pjesë e Censit 2023.

“Censi është numërimi i popullsisë dhe banesave në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ai numëron çdo burrë, çdo grua, dhe fëmijë që jeton në vendin tonë, si dhe mjetet e jetesës dhe banesat e tyre. Censi bën pyetje rreth jush, familjes tuaj dhe shtëpisë tuaj. Përgjigjet tuaja shërbejnë për të krijuar një panoramë gjithëpërfshirëse, të shoqërisë tonë. Pjesëmarrja në Cens ka rëndësi të madhe pasi ndikon në planifikimin e të ardhmes dhe financimit që do të përfshijë komunitetin tuaj. Informacioni i censit është me rëndësi edhe për biznesin e huaj për të përcaktuar investimet e tyre në Shqipëri. Kryerja e Censit është e rëndësishme edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, sqarohet nga INSTAT.

 

Çfarë ndodh me përgjigjet?

Përgjigjet e grumbulluara në tabletë nga anketuesit transferohen elektronikisht në Institutin e Statistikave. “Të gjitha përgjigjet e mbledhura do të analizohen dhe do të publikohen në formën e statistikave zyrtare. Këto statistika mund të përdoren nga parlamenti, qeveria autoritetet lokale shoqëria civile, bota akademike apo organizata qeveritare, për planifikimin dhe realizimin e politikave të zhvillimit për analiza të vendimmarrjes, për kërkime shkencore, dhe në përgjithësi, për përmirësimin e njohjes së e të kuptuarit të realitetit demografik, ekonomik dhe shoqëror të vendit”, bëhet me dije nga INSTAT.

Afatet e mbledhjes së informacionit

Sipas afatit të vendosur, Censusi do të mbyllet me 28 tetor, dhe se të dhënat do të publikohen në qershor të vitit 2024. Censi i Popullsisë dhe banesave 2023 është i 12-ti, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ndërsa numërimi i parë u krye në vitin 1923.

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?