Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis zbatimi i marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Kanadanë! 40 mijë shqiptarëve ju njihen vitet e punës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nis zbatimi i marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Kanadanë! 40 mijë shqiptarëve ju njihen vitet e punës
AktualitetEkonomi

Nis zbatimi i marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Kanadanë! 40 mijë shqiptarëve ju njihen vitet e punës

Published: August 1, 2022
Shpërndaje

Nga sot, 1 gusht ka nisur zbatimi i marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Kanadanë. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj bën me dije se rreth 30-40 mijë shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në Kanada pritet të përfitojnë.

Kjo marrëveshje është ratifikuar në vitin 2019 dhe synon trajtimin e barabartë të qytetarëve dhe njohjen e vjetërsisë në punë. Në bazë të marrëveshjes asnjë qytetar nuk do të humbasë asnjë ditë kontribute, pavarësisht se ku ka punuar.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe eksporti i pensioneve, që do të thotë që pensioni do t’ju paguhet qytetarëve shqiptarë në vendin që do të zgjedhin të jetojnë. Kështu, shtetasit shqiptarë do të kenë mundësi që të marrin pensionin kanadez edhe nëse zgjedhin të jetojnë në Shqipëri, duke mos humbur asnjë të drejtë.

- Publicitet -

‘Nis sot në 1 Gusht 2022 zbatimi i marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Kanadanë. Rreth 30-40 mijë shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në këtë vend pritet të përfitojnë. Kjo marrëveshje e ratifikuar në vitin 2019 synon trajtimin e barabartë të qytetarëve dhe njohjen e periudhave të vjetërsisë në punë”, shkruan Ibrahimaj.

Nënshkrimi përfundimtar i kësaj marrëveshjeje erdhi pas një periudhe të gjatë negociatash për njohjen reciproke të skemave të sigurimeve shoqërore dhe hartimit të marrëveshjeve administrative, duke nisur që prej vitit 2013.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Kanada, u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Kanadasë si edhe u trajtuan disa çështje me interes të ndërsjellë si dhe u theksua vullneti i përbashkët i të dy vendeve tona për forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dy dhe shumëpalësh.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Zoica says:
    August 1, 2022 at 7:21 pm

    Ku mund te lexojme marrveshjen e plote, qe te dime meshume detaje…?

    Reply
  • kasapi says:
    August 2, 2022 at 12:39 am

    ne shqiperi do te paguhet, garanty support income I kanadase?

    Reply
  • Nora says:
    August 2, 2022 at 1:07 am

    O cfare genjeshtre .,,, po mire so perfitojme shqiptaret ne Kanada nga kjo marrveshje nje zot e di. Dihet mire se perkundrazi shqiptaret i himbasin leket qe vijne nga Shqiperia se Kanadaja i jep nje pension minimal te barabartr te gjithe e dhe po qe se shikon qe merr 100 dollare me shume te refukton ate shume mga pensioni . Shqiptaret nuk kane se si perfitojne nga kjo marrveshje. Cdo te thote qe nuk humbasin asnje vit kontribut ? Pse i konfuzojne njerezit sikur do bashkohen vitet e Shqiperise me te Kanadase ? Me asnje vend nuk behet bashkimi i viteve. Mashtrues ose te paditur .

    Reply
  • Mendimi im says:
    August 2, 2022 at 4:53 am

    Formula e marrjes së pensionit nuk është e njëjtë për çdo person. Janë disa kushte për t’i plotësuar dhe rrethanat ndryshojnë për çdo individ. Në SHBA, në rast se merr pension në një vënd tjetër, të zbritet nga ai i amerikës, në vlerën 58% të saj. Nuk mund të thuash që përfitojnë të gjithë të larguarit. Do të ketë ndonjë që mund të përfitojë, si p.sh. ata që kanë punuar më pak se 15 vjet në Shqipëri dhe më pak se 10 vjet në amerike dhe duke i bashkuar, plotësojnë marjen e një pensioni minimal, por të tjerët mund të dalin me humbje, sepse u zbritet pensioni jashtë vëndit. Mund të ketë interes edhe shteti shqiptar nga ky veprim, sepse heq nga vetja një të larguar, ose pensionin e huaj e konsumon në Shqipëri. Këshilla ime është që çdo i larguar nga Shqipëria, t’i studjojë mirë ligjet e të dy vendeve dhe të shikojë se cili variant i leverdis, i bashkuar apo i ndarë veç e veç, sepse siç e thashë, pensioni nuk është standart, por i ndryshueshëm sipas plotësimit të kushteve.

    Reply
  • demo says:
    August 2, 2022 at 6:27 am

    Meqenese nafta shqiptare u del me humbje ketyre kanadezeve,po e kompensojne duke paguar pensionet e shqiptareve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
  • Pensionistët e punësuar që paguajnë sigurime do marrin bonus ose rritje
  • Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria çon për gjykim tre persona
  • Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës
  • Vettingu rrëzohet sërish në Strasburg, Gjykata Europiane i jep të drejtë ish-prokurorit

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  2. Gimi on Austriaku që synon Presidencën ka një premtim për Shqipërinë
  3. Pensionisti pa kontribute on Pse reforma e pensioneve do jetë e dhimbshme
  4. Dashi on Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë
  5. Socialpis i nershëm... on Partia “Protesta”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?