Me 22 mars marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për trajtimin e emigrantëve merr fuqi ligjore, duke i hapur rrugë ndërtimit të dy kampeve të pritjes së tyre në Shëngjin dhe në Gjadër të Lezhës.
Pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë dhe dekretimit nga Presidenti, marrëveshja është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare duke kaluar çdo hallkë ligjore të nevojshme për t’u vënë në zbatim.
Në këtë mënyrë, palës italiane i hapet rrugë për ndërtimin e kampit të pritjes në Shëngjin dhe të kampit të akomodimit të emigrantëve në Gjadër të Lezhës. Deri më datën 22 prill të këtij viti, Shqipëria duhet të hapë një llogari speciale që do të përdoret për pagesat që pala italiane do të bëjë në rastet e shpenzimeve të papritura ng apala shqiptare.
Brenda qershorit, pala italiane do të hedhë në llogarinë e Thesarit të Shtetit shqiptar, shumën 16.5 milionë euro, që do të përdoret si paradhënie. Po ashtu, brenda qershorit pala italiane duhet të hapë në një banka tregtare në Shqipëri, një llogari bankare të dedikuar ekskluzivisht për depozitimin e burimeve që lidhen me fondin e garancisë që llogaritet 100 milionë euro.
Në Gjadër janë 10 objekte ushtarake të rrënuara që do të rinovohen për t’u kthyer në kamp strehimi për emigrantët, me një sipërfaqe më shumë se 1900 metra katrorë. Në total, kampi i emigrantëve në Gjadër është 77 mijë metra katrorë. Po ashtu, në Portin e Shëngjinit do të krijohet një seksion i veçantë për për pritjen dhe trajtimin shëndetësor të emigrantëve.
Në total, investimi që Italia do të bëjë në këto dy kampe arrin vlerën e 30 milionë euro. Marrëveshja parashikon një kapacitet maksimal prej 3 mijë emigrantësh. Kjo marrëveshje parashikohet të zgjasë të paktën 5 vite ndërsa pala shqiptare ruan të drejtën që të ripërtërijë ose jo protokollin në fund të afatit pesëvjeçar të saj, si dhe ta zgjidhë atë, në çdo kohë, me kushtin që të lajmërojë 6 muaj përpara.
o.p. / dita

Ne Shqiperine e plackitur Italia po merr pjesen e vet.
O popull injorant , Italia nuk ka nevojë të plaçkisë Shqipërinë dhe nuk po merr asnjë pjesë , përkundrazi, po sjell pjesë .
Popull mbushes
Italia na ka ba rrugë e presidencen kryeministinë e pallate te tjera dikur. Italia po investon për një kamp për disa vite. Ku është e keqja këtu.
Vlonjat nuk na sqaron ku qendron fitimi yt.Kapitalizmi llogarit fitimin perpara se te hedhe parane ne pune.
Popuj miq, me ke ,te kam jane sapune per te lare bythen.
Fole hapur sa euro futen ne arken e shtetit nga kjo mareveshje.
Ate Kucoves si baze ushtarake amerikane nuk e morem vesh fitimin.Jane toka qe NATO paguan qera.
Prandaj Vlonjat, italianit leshoi shtepine tende dhe jemi ne rregull.Mjaft gam-gam me pronen e popullit qe po e vjedhin dhe nuk pyetet pronari.
.
Ti mali , kërkon të dish , se cili është fitimi ynë nga kampi i Shëngjinit ? Fitimi ynë është solidariteti dhe forcimi I mëtejshëm I miqësisë me Italinë , aq më tepër që neve nuk harxhojmë asnjë qindarkë . Fitim tjetër janë ndërtimet qe do të mbeten në pronësi të Shqipërisë , mbas mbarimit 5-vjeçar të marrëveshjes . Tani, më thuaj ti , çfarë humbasim neve si popull ? Edhe sikur diçka të humisnim , prapë ja vlente kjo marrveshje , mjafton gatishmëria e Shqiperisë dhe pjesëmarrja e saj në problemet evropiane . Cilën pronë të popullit po vjedhin ? Do ta shpijen italianët Shengjinin në Itali ? Ti thua nuk u pyet populli , sepse ai është pronari I vërtetë . Po si nuk u pyet populli ? Mos duhej shkuar shtëpi më shtëpi e njeri më njeri ? Populli ka zgjedhur përfaqësuesit e tij (kryeministrin) , I cili ka të drejtën e marrëveshjes e të firmës . Këtë të drejtë ja dha me vendim shumice edhe Gjykata Kushtetuese , edhe Parlamenti Shqiptar edhe Presidenti I Republikës , që firmosi vendimin e Parlamentit . Mbetesh pa u pyetur vetëm ti , zoti Mali .