Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nisin hetimet për helmimet në Malishevë, AUV gjen produkte pa origjinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Nisin hetimet për helmimet në Malishevë, AUV gjen produkte pa origjinë
KosovëKryesore

Nisin hetimet për helmimet në Malishevë, AUV gjen produkte pa origjinë

Published: October 14, 2023
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka thënë të shtunën se gjendja e të helmuarve një ditë më parë në Komunën e Malishevës është stabile. Të premten është raportuar për një rast helmimi në këtë komunë, por ende nuk dihet shkaku i saktë i sëmurjes së dhjetëra qytetarëve.

Vitia ka përmendur 68 qytetarë të helmuar, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se shifra shkon në rreth 100. Ministri Vitia ka thënë se 11 qytetarë janë të shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe nëntë tjerë janë në shtirë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

“Inspektoratet dhe organet ligjzbatuese janë në terren dhe kanë marrë të gjitha të dhënat lidhur me rastin dhe burimin e shkakun e helmimit”, ka thënë Vitia përmes një postimi në Facebook.

- Publicitet -

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se helmimi dyshohet të jetë bërë me ushqim “në një biznes në Malishevë”. Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, ka thënë të shtunën në një konferencë për media se agjencia ka kryer inspektim të detajuar në biznesin e dyshuar.

“Gjendja e përgjithshme sanitare, higjienike ka qenë e nivelit jo të mirë. Ky vlerësim është bërë nga ekipi inspektues. E dyta, nuk kanë pasur libreza sanitare punonjësit e atij lokali, që sipas ligjit kërkohet t’i kenë. Nuk ka pasur të kryer dezinfektim dhe deratizim, që përsëri është kriter. Po ashtu, aty janë gjetur disa produkte që ne i quajmë pa origjinë, nuk kanë pasur dokumentacion mbështetës për t’u ditur origjina e tyre. Ka pasur produkte që janë gatuar brenda asaj kuzhine, dhe këto të gjitha janë fakte që do t’i evidentojmë në proces dhe më pas organet tjera do t’i vlerësojnë”.

Ai ka thënë se do të rriten inspektimet në bizneset që përgatisin ushqime të shpejta, sepse aty regjistrohen rastet më të shpeshta të helmimit. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është përgjegjëse për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve, përmes sigurisë ushqimore, që Kosova synon ta ketë sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?