Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nisin konsultimet për buxhetin/ Nga studentët, te 1000 kreditë e buta dhe ujësjellësi i ri, Veliaj prezanton pikat kryesore të buxhetit 2023 për Tiranën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nisin konsultimet për buxhetin/ Nga studentët, te 1000 kreditë e buta dhe ujësjellësi i ri, Veliaj prezanton pikat kryesore të buxhetit 2023 për Tiranën
AktualitetEkonomi

Nisin konsultimet për buxhetin/ Nga studentët, te 1000 kreditë e buta dhe ujësjellësi i ri, Veliaj prezanton pikat kryesore të buxhetit 2023 për Tiranën

Published: November 2, 2022
Shpërndaje

Veç bashkëbisedimeve me të rinjtë dhe bizneset, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nisur edhe një tur konsultimesh njësi për njësi për prezantimin e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Në takimin me banorët e Njësisë 1, Veliaj tregoi pikat kryesore në të cilat do të fokusohen investimet dhe shërbimet për këtë zonë.

Kryebashkiaku tha se ky buxhet është buxheti i solidaritetit, i cili do t’u vijë në ndihmë kategorive më të prekura nga kriza e rritjes së çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë. “Kur flas për solidaritetin, i referohem disa shpenzimeve që do t’i çojmë për të ndihmuar familjet në nevojë në këtë situatë krize. Një prej shpenzimeve që ka hyrë në fuqi është ai për studentët, ku aboneja do jetë falas. Pra, çdo student ka mundësinë të udhëtojë me të gjitha linjat e autobusit me kosto zero,” tha ai, duke shtuar se bashkia do të mbulojë edhe gjysmën e kostos së konvikteve për ta.

Veliaj kishte një këshillë edhe për kandidatët e opozitës për Bashkinë e Tiranës: “Unë vërtet do të bëj një fushatë positive, siç kam bërë gjithmonë, pa u marrë fare me kundërshtarët e mi, por kam vetëm një këshillë për të gjithë ata që po garojnë për zgjedhjet e ardhshme lokale: Është shumë mëkat, madje është shumë turp, që në vitin 2022, platforma e gjithë atyre që kam dëgjuar deri tani, që duan të na mundin është: “Nuk jam unë i ardhur në Tiranë!” Çfarë gjuhe është kjo në 2022-in? Diskutohet në vitin 2022 jo “jabanxhiu”, jo “konviktori”! A është kjo gjuha e vitit 2022?”

- Publicitet -

Kryebashkiaku shtoi se bashkia do të ndihmojë këdo që vjen në këtë qytet dhe e nis nga e para. “Tirana jonë do t’i ndihmojë të gjithë, edhe ata që sapo kanë zbritur në Tiranë. Nëse Tirana i dha mundësinë të bëhet dikushi Ilir Metës e Sali Berishës, do t’ia japë mundësinë çdo çuni dhe çdo goce që vjen këtu, që do të punojë këtu, që do të studiojë këtu dhe shkofshin edhe më lart e bëfshin gjëra shumë herë më të mëdha e më të mbara se të gjithë ne së bashku,” tha ai.

Duke vijuar me investimet në kryeqytet, Veliaj nënvizoi se duke nisur nga ky muaj, nis transformimi i çdo njësie të Tiranës. “Vendimi që ka marrë Bashkia e Tiranës, në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, është që ne të çojmë të gjitha fondet e pashpenzuara nga kriza për rehabilitimin, urbanizimin, asfaltimin, ndriçimin dhe shtrimin e çdo rruge të çdo njësie të Tiranës. E kemi hapur garën dhe në datën 13 nëntor në çdo njësi do shkojë kompania fituese për t’u siguruar që në çdo vend ku nuk kemi vënë ende dorë – asfalt, ndriçim, sinjalistikë – ne ta kryejmë brenda këtij viti, me këtë buxhet të ri dhe me këtë garë që ka realizuar Bashkia e Tiranës,” nënvizoi Veliaj.

Ai tha gjithashtu se bashkia do të ndihmojë edhe të gjitha familjet e reja me programin e kredive të buta. “Ne duam që edhe vitin tjetër, të kalojmë një paketë me rreth 1 mijë kredi të buta për të gjitha çiftet e reja që duan një ndihmë nga Bashkia e Tiranës për të ecur më tej,” u shpreh ai.

Sa i përket investimeve kryesore të planifikuara për vitin e ardhshëm, Veliaj veçoi atë për ujësjellësin e ri në Tiranë. “Një nga investimet që duam të bëjmë këtë vit, është të marrim një tjetër burim uji. Tirana është rritur, nuk mund të vazhdojë pafundësisht vetëm me Bovillën dhe Selitën. Ne duam të fillojmë punimet për të marrë ujë nga Guri i Bardhë, që është malësia që ndan Tiranën me zonën e Klosit dhe të Bulqizës. Ky do të jetë një nga vendimet tona kryesore për të furnizuar Tiranën me ujë dhe 5 depo të tjera në nivel lagjeje, për të shtuar presionin në të gjitha mëhallat ku ne na duhet një shtesë presioni për të çuar ujë deri në katet e fundit të pallateve,” shpjegoi Veliaj.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • pilo lala says:
    November 2, 2022 at 4:57 pm

    Guri i Bardh do i shtoj afersisht 1 Meter Kub ne Seconde Tiranes.
    Sali e konsiderueshme, dhe cilesi uji shume e mire, si Selita.

    Reply
  • Andis says:
    November 3, 2022 at 2:44 am

    Fushata filloi dhe shume projekte jane fallco sa per ti mbushur mendjen popullit qe te shkoje e te votoje.

    Reply
  • ce says:
    November 4, 2022 at 6:45 am

    Shume shpejt do jete dhe surpriza e madhe ku ne gare do hyjne dy kandidate potenciale , : per foltoren futet personaliteti i shquar i kombit shqiptar klevis krrici i faro pace pilafit me kollaro , me dy gishta lart hipur mbi furgonin e policise duke bere garipin para simpatizanteve te Erjon Veliajt kurse per particken e leshitlikes futet kandidatja e universitetit te Hawardit me shkolle te mesme, strateg’ja legjendare, nderkombetare, nderplanetare, kozmike, leshelike, babaxhike sharebajga e haremit erotiko naziskin te Jales Kejdi dhembcakallja qe pa mbushur 18 vjec u promovua nga spiuni Agush askush kokeducja nga haremi i Jales direkt ne parlament pa asnje cv , por vetem per kontributin e madh ne haremin e Jales duke u bere deputetja me e urryer ne historine 120 vjecare te shtetit shqiptar qe doli para 138 deputeteve ne salle me nje tabele ku shkruhej : Rama dick. Cfare femre eshte kjo laraske pa bisht qe me cipin e futur ne tru nga Nafije dybeku kakariste cdo nate ne ekranet tip cim pordha. Kjo eshte krenaria dhe fytyra e leshelise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama për Financial Times: Shqipëria ndodhet në momentin më të mirë
  • Shkenctarët përdorin AI për të krijuar 16 viruse të reja, ja për çfarë bëhet fjalë
  • PDK-ja e refuzon sërish Kurtin, i kërkon konstituimin e Kuvendit
  • “Jam e persekutuar politike nga Erdogan”, lihet në burg 32-vjeçarja turke që u arrestua në Rinas
  • Nënë e bir me origjinë shqiptare aksidentohen për vdekje në Greqi, ishin duke shkuar në punë

Komentet e Fundit

  1. Patriot on Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit
  2. !!? on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. ¿? on Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për shpërndarje kokaine
  4. Emonomisti on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Dashi on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?