Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë do ndodhë në 12 nëntor?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Çfarë do ndodhë në 12 nëntor?
AnalizaKryesoreopinionPolitike

Çfarë do ndodhë në 12 nëntor?

Published: October 27, 2022
Shpërndaje

Bedri Islami

Botuar në DITA

 

- Publicitet -

Më në fund, pas një pritjeje të gjatë, opozita caktoi 12 nëntorin si datën e fillimit të protestave masive kundër qeverisë “Rama”. Është në të drejtën e saj të protestojë dhe shkaqe për të protestuar ka mjaftueshëm. Çdo opozitë, ndoshta kudo në botë, është në të drejtën e saj të protestojë, të zërë sheshet, të demonstrojë forcat, të afishojë liderët, të bëjë të qartë programet, idetë dhe të shpallë rrugën e saj drejt qeverisjes, që domosdo, të paktën në deklarimet politike, duhet të jetë më e mirë se kjo që është sot në pushtet.

Të gjithë ata që shumë vite më parë kanë pritur se me largimin e detyruar nga pushteti, përmes një milion votave kundër tij; dhe me largimin “vullnetar” nga posti i kryetarit të PD-së, më në fund punët e opozitës do të fillonin nga e mbara, me një ekip krejt tjetër nga e djeshmja, me figura të qytetëruara, intelektualë të njohur për dijet e tyre, tashmë jo vetëm që janë të zhgënjyer në pritjen e tyre, por edhe e ndjejnë se gjithçka po mbarset me një tension të ri.

Janë të zhgënjyer, sepse ndryshe nga sa prisnin, Berishës u rikthye në pozitën e tij si drejtues, me të njëtjën mendësi politike, parulla të njëjta dhe e papritura, thuajse me të njëjtët njerëz rreth e rrotull tij. Ekipi i tanishëm i opozitës, me pak përjashtime, ngjan si të thirrur nga stoli i rezervave të pak viteve më parë. Si më parë, në politikë, ai sjell vrerin për pushtetin dhe mallkimin për rrëzimin e tij.

Kopertina e Ditës, 27 Tetor 2022

12 nëntori, megjithë dëshirën për të pasur një opozitë ndryshe, në fakt do të kemi të njëjtën si para dhjetë viteve, të njëjtën si në shtatorin e vitit 1998, dhe më e keqja, me të njëjtën mendësi politike. Përjashtimet nga ky rregull, vetëm sesa e vertetojnë atë.

Çfarë do të bëjnë Berisha dhe Metaj më 12 nëntor? Do e përmbysin qeverinë? E vështirë, në mos e pamundur, edhe sikur 12 nëntori të përsëritet në secilën ditë të vitit.

Dallimi mes protestave të mëparshme, qoftë të kohës Berisha, qoftë të periudhës kalimtare Basha, kanë qenë të njëjta: Pas fjalimeve është synuar të ketë dhunë, djegie, përleshje, flakadanë, thyerje. Përjashtim bën vetëm shtatori i vitit 1998, kur përleshasit e opozitës, me ndihmën e armëve, morën godinën qeveritare, disa ministrore, RTSH, thirrën fitore dhe pastaj, në darkë, të armatosurit u strehuan në bodrumin e selisë së opozitës, ndërsa të tjerët shkuan në shtëpi. Berisha e mësoi se pushteti nuk merret me dhunë, edhe kur protestuesit kanë armë, edhe kur shefi i qeverisë ikën, edhe kur ministrat nuk dihet se ku janë.

Edhe më 12 nëntor, sado e madhe të jetë dëshira e protestuesve dhe sado entuziaste të jenë premtimet e shefave të opozitës, qeveria nuk do të bjerë. Edhe nëse do të ketë dhunë, ç’ka ka ndodhur thuajse gjithnjë në atë çfarë ka organizuar opozita, që nga shkurti 1991, 2 prilli në Shkodër, përsëri kjo qeveri do të vazhdojë të jetë dhe askush nuk do të ishte më i gëzuar, nëse opozita kthehet në një turmë dhunuese dhe vandale.

Ndryshimi i 12 nëntorit , nga të gjitha datat e tjera protestuese, është se simboli i protestës do të jenë dy figura të stërlodhura politike, njëri i shpallur “non grata” nga dy shtetet më të fuqishme perëndimore dhe arsyet e dhëna nuk janë përsëritur në asnjë detajim tjetër për një ish-president dhe kryeministër dhe tjetri, si duket ka qenë në kohën e rënies së sistemit komunist, kur të gjitha synonin ikjen nga ky sistem, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

A mund të jenë prijës drejt një bote civilizuese, moderne, perëndimore, dy figura që perëndimi nuk i qas brenda vetes, por as larg vetes nuk i dëshiron? Si mund të sjellin një vlerë të re njerëzit e provuar për 32 vite dhe që lanë pas vetes rrëmujën, borxhet, të cilat i shtoi qeveria e sotme, rrëmujën politike, që përditë bëhet më e madhe, e në fund, me vrasje në jetën e tyre politike?

Dy ditë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit, jo rastësisht në këtë kohë, deklaroi haptas se Berisha duhet ndjekur, hetuar dhe dënuar për korrupsionin madhor, pasi ata i kanë faktet dhe se asnjë vendim nuk është ndërmarrë për shkaqe përsonale. Tashmë edhe “avokati francez” nuk ekziston më dhe asnjë alibi nuk është ngritur ndaj shpalljes ‘non grata’ nga Britania e Madhe, veç të zakonshmes, se ambasadori është i korroptuar.

A mund të pranohet aq lehtësisht nga perëndimi, që në rrafshhin politik, t’ i besohet lehtësisht njeriut ndaj të cilit nuk ka më besim politik, ose tjetrit, që i humbur në të shkuarën e tij, si një bandit rrugësh, kërcënon me varje shefin e qeverisë, dhe ish-shefin e opozitës, pikërisht tani kur as më pak e as më shumë, miratohet një thellim i ligjit për Autoritetin e Dosjeve, që e bën të pamundur vazhdimin e tij në politikë. Metaj e di se nxjerrja e tij dhe e familjes së tij jashtë politikës nuk është vetëm dënim politik, por edhe fundosje financiare, pasi gjithçka që ka në pasurinë e tij është përfituar nga pushteti i dhunshëm, nga praktikat korruptive të pamata, nga përdorimi i pushtetit si shantazh dhe mjet pasurimi.

Mjafton vetëm vila e tij në Lalëz apo shpenzimet financiare për shkollimin e fëmijve dhe jetesën e tyre në Londër, për të pasur të qartë se asgjë e ndershme, e vlefshme dhe pozitive nuk vjen nga figura të tilla politike.

12 nëntori është e mundur të jetë fillimi i një varg-protestave masive dhe kjo, më mirë se mund t’i bëjë opozitës, do të muund të shkundë vetë qeverinë.

Por, a është gjithçka vetëm ajo që thuhet apo ka edhe tjetër gjë në ditët e ardhshme?

Ky është vetëm fillimi i gjithë asaj që ka planifikuar dhe ka filluar të verë në zbatim, që prej muajve e jo vetëm prej disa ditëve, njeriu i larguar nga pushteti, apo më saktë, i përzënë prej pushtetit, dy herë. I kthyer herën e dytë me ndihmën e aleatit të sotëm, te i cili nuk ka besim, jo vetëm ai vetë, por edhe militantët më të zakonshëm. Ajo që i ka bashkuar sot është e ndryshme me atë kauzë që mund të bashkohen opozitarët. E ndryshme në gjithçka: deri në idetë e vizionin e saj, në qëllimet dhe pas skenat e përgatitura, në hallet dhe në gjetjet e rrugëve për të bërë këtë vend.

Plani i Berishës është më i gjërë se “ciu-ciu” i tij në FB apo në rrjete sociale, është më i thellë se ajo që ka shfaqur deri tani, e po ashtu, është më i rrezikshëm sesa përplasje paralmentare, qoftë edhe për një ish-ministër i qeverisë komuniste, i cili kur u pushkatua dhe iu internua e tërë familja, Sali Berisha specializohej në Francë, me paratë dhe dëshirën e këtij pushteti që ekzekutoi, pa e ditur përse, këtë ministër Mbrojtjeje. Berisha po përgatitet dhe më e keqja, po i josh njerëzit për një përmbysje me dhunë të pushtetit të sotëm; ai nuk duron që edhe një herë të jetë njeriu-hije dhe nuk duron po ashtu që në një kohë kaq të shkurtër, të kthehet nga njeriu i pardesysë së bardhë, në njeriun e territ dhe vdekjes së zezë. Duke qenë njeri pa pushtet, aq më tepër ‘non grata’, ai e ndjen se shumë shpejt, në ciklin e një harku politik të shkurtër kohor, ai  mund të linçohet edhe nga të vetët, nëse nuk përmbys këtë qeveri, e cila tashmë ka aq shumë zullume, e për më tepër, ai, Berisha, mund jetë i gjykuari që përdhunshëm ka shkelur çdo ligj, juridik e njerëzor, mund të gjykohet për korrupsion madhor dhe se një ditë mund të ketë një prokuror të guximshëm, që do të marrë në duar hetimin e gjykimin e tij; ai mund të gjykohet dhe ndëshkohet historikisht për dëmet ndaj kombit, por edhe se në fund të fundit çdo gjë që ishte bërë kishte pasur vetëm një qëllim: nxjerrjen e këtij shteti nga gërmadha politike, ekonomike, shoqërore e financiare. Çfarë ka lënë ai pa shkatërruar, po e vazhdon qeveria e tashme.

12 nëntori është sinjali i parë domethënës që dyshja Berisha-Metaj do i japin perëndimit, se ata janë ende në lojë, se mund të përmbytin situata dhe se llogaritë e së ardhmes duhen bërë edhe me ta.

Është shenja se mund të përmbysin gjithçka, për të qenë përsëri në skakierën e politikës, të fuqishëm, të pasur, agresivë dhe banalë.

 

©️️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • ?+ says:
    October 27, 2022 at 9:35 am

    kjo është e njohur tashmë: rama saliu dhe likja janë bashkë.
    janë pjesë e trekëndëshit për të shpopulluar shqiplrinë dhe për tia dhënë atë kur të mos ketë këmbë robi grekut dhe serbit.
    ky trekëmbësh është.levë e imperializmit botëror.
    asgjë sdo të bëjnë.thjesht teatër sepse kështu do imperializmi që të na gënjejë ne

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 27, 2022 at 10:38 am

    OK B.Islami:
    1.Sb & Im janë FSTKEQSI KOMËTARE NË 32 VITE.Pse janë akoma në politikë dhe pa u dënuar për KORRUPSION MADHOR,,PËRVETSIM I PASURISË PUBLIKE FAMILJARISHT DHE ME ALEATËT,,SHPËRFILLJE TË DREJTËSISË,,SHPIFS ME RETORIKË HELMUESE..Për të cilat DASHA e shpalli NON GRATA.I përsërita këto se Sb,SPAK,Hanalistët e tij,Militantët..në çdo studio TELEVIZOVE 99 % të kapura prej tij që në 2005 nuk ja përmëndin asnjëherë.
    -Edhe deklarata e ESCCOBAR në VOA u abandonua nga TV-t e Sali Bej Milloshit.
    -Në 12 nëntor Sb do bëjë vetëm zhurmë,Shpifje,Akuza familjare,Përdorim flakadanësh,etj.Por,mua më shqetson:
    1.Sb mundet të ekzekutoi edhe 1,2 persona nga të tijët dhe fain tja hedhi E.Ramës,siç veproi në 2 prill 1991 Shkodër,12 shtator 1998,21 janar 2011 para K.Ministrisë.Kjo është metodë e rekomanduar nga UDB..” Vrit nga të tutë dhe hidhja fain kundërshtarit politikë për të marr pushtetin.. ”
    2.Sb ka filluar sulmet ndaj POLICISË SË SHTETIT për ta nxjerrë jashtë loje.Duke përdorur shpifjet përmes DIXHITALBIT,forcën ndaj Policisë-këta mund të tejkalojnë masat..dhe Berishizmi do këroi shkaqe të tjera për dorheqje apo shkarkime..siç u veprua me S.Tahirin,F.Xhafën e S.Lleshajn..ku shpifsi nr.2 i dosjes BABALE ndonse i dënuar me burg në shkallën e parë..vazhdon i lirë,Pasi në gjykatë shkojnë deputetët e PD dhe se kreu i SPAK deklaroi.”.Ky ishte propozimi i BE..”..DMTH..dënimi i të majtëve në pushtet.
    3.SPAK ka lindur i VDEKUR nga frika e Sb.Ndaj,Sb nuk ka frikë nga kurkush:As nga AMERIKA që e furi në listën e ZEZË dhe tashmë po i mban sehir.
    4.”Trimi” Sb hodhi në gjyq Sek.Shtetit Amerikan në Francë,skandal i pa dëgjuar më parë dhe gjyqi nuk ka për tu bërë kurrë.Dhe megjithatë MILITANTËT i shkojnë pasë duke shpërfillur SHTETIN MË DEMOKRATIK NË BOTË.
    5-Ky karshillëk ndaj DASH po çudit të madh e të vogël në Shqipëri e jo vetëm..! Por edhe indiferencën e DASH ndaj Sb & Im që në 32 vite i kan bërë gjëmën këtij vëndi edhe në prani të Ambasadorve Raerson & Arvizu..Si dhe tashmë të Yuri Kim që monitoron VETINGUN NË SHQIPËRI,Ku 70 % e Gj.+Prek.kan dal NOKAUT.
    5.Në vazhdim Sb & Im do pengojnë demokratizimin e vëndit me demonstrim FORCE deri në gjakderdhje.
    6.Marveshja e sotme midis Foltores non grata dhe LikeSpiunit tregon se llumi politikës u bë bashkë përsëri për ta çuar vëndin në 32 vite PAS.
    -FLM DITA,B.ISLAMI.

    Reply
  • pilo lala says:
    October 27, 2022 at 11:53 am

    Saliu dhe Likja jane dy kufoma si tek filmi serial amerikan “Walking Dead”.
    Ata mund te tmerrojne popullin…., kete kane bere 32 vjet.

    Reply
  • Piro says:
    October 27, 2022 at 12:04 pm

    More po ne gjithenje i kemi thene “shahu”, tani marrim nga italishtja fjalen skakiere (qe eshte edhe larg origjinalit indian te kesaj fjale).

    Reply
  • Ppsh says:
    October 27, 2022 at 1:06 pm

    Ska fije shprese te justifikosh qeverite e cdo lloj ngjyre duke thene se opozita eshte me keq
    Kjo formule eshte per diktaturat dhe ata qe i meshojne ksaj ideje jane pjese e diktaturave

    Reply
  • No censure ! says:
    October 27, 2022 at 2:43 pm

    E lexova me kujdes kete artikull te zotit Islami qe me kulture dhe “lente-lente” pershkruan si normale mos burgosjen e 2 Krimineleve SALILIR dhe biles arrijne sa te trembin dhe Perendimin…. ”” se mund të përmbytin situate”””
    .
    Ajo qe gjithmone kam kritikuar “rëndshem” zotin Islami eshte fakti se midis krimeve te përbindeshme te Salihit & hordhise Bash,Meteve..dhe Cokollata-Non Grata te Perendimit ka nje hendek KOZMIK qe eshte gjeneratori I djegjes se radhes te Shqiperise si ne 2 prill …14 shtator…21 janar etj etj.
    .
    .
    Nese per mikro-spiunin Metaj leshohen bomba atomike se ne adoleshncen e tij paska raportuar per nje ikje nga kufiri te nje shoku….dhe harrohet Video dokumentuar e tij per vjedhje miljonash me D.Priftin qe u be shkak jo vetem per eleminimin e tij nga “doktoret dixhitale” por dhe per Masakren e 21 Janarit qe ne grupin qe duhet te denohet per kete SUPERKRIM pervec treshes ogurzeze Berish Met Basha I takon denimi dhe Rames me Arvizune per aresye qe nuk jane pjese e ketij komenti..
    .
    Kembengul te “hendeku KOZMIK” pra per tolerimin pothuajse criminal qe I ka bere Perendimi Sali-Non Grata-Cokollata duke dhene vetem nje shembull ne dy kohe..14 shtatorin dhe 21 janarin..
    .
    Ka fakte 101% te vertetuara se pasi kreu super krimin e 14 shtatorit 1998 dipllomate euro-amerikane e dekoruan Salihin ( e tyre) duke e pergezuar se ktheu vullnetarisht ne Garde, tanket dhe armatimin e rende qe kishin rrembyer…jo vetem kaq por me vone eshte marre te deshmoje Brenda mureve te ambasades amerikane para nje prokurori amerikan qe nuk ndodh as ne kolonine me te pjerdhur te planetit…dhe ajo qe I ve vulen qe Euro Amerika mbrojti hapur nje SERIAL KILLER…jane deshmite e dipllomatit P.M I cili thote se 3 ambasadore perendimore
    Bene PRESION & SHANTAZH mbi qeverine e kohes qe te mos arrestohej Salihi ( i tyre).
    .
    Kalojme te SuperKrimi i 21 Janari 2011..
    .
    Fix pas nje viti pas masakres bulevardit..pra ne 21 janar 2012 vjen Haberi nga Amerika se do dergojne ekspertizat e FBI per kete ngjarje horror dhe mjere ai qe ka dhene urdher per te vrare…
    .
    Kaluan disa vite qe pasi fshiu prapanicen Salihi me ekpertizat e “ efbihait” deklaron per here te pare te studjo e Sokol Balles ne 6 mars 2018….Poooooo… une kam dhene urdher per ti vrare,,se kaluan gardhin e Kulles dhe jo vetem kaq por do vrisja me doren time Edi Ramen nese do kalonte ate dite me snajper…..
    .
    Pra nese analizojme 14 shtatorin 1998 ku Salihi ( I perendimoreve) pasi kreu superkrimin edhe pse pushtoi KM u mbrojt hapur nga miqte tane Euro-amerikane..
    .
    Dhe krahesimi me 21 janarin 2011 ku protestues u futen 2 metra rrethimit egzektohen nga burri I shtetit te te ziut arvizi..
    .
    Pra me vjen te uluras ( Mali qe s’bzan do thoshte Migjeni) kur Amerika ime dhe e Bidenit si dhe Europa e Brekesellit bejne GALLATA ME NON GRATA QE JANE COKOLLATE per hordhine talebane-naziskine SALILIREVE…duke e mbrojtur pse jo dhe risjelle ne skene per here te trete Mulla Salihin qe do te jete si rrethimi I Trete I Krujes pas te cilit ai komb ra ne nje erresire 500 vjecare..
    .
    Konkluzioni me I sakte do ishte:

    12 nëntori është sinjali ogurzi I rradhes që dyshja Berisha-Metaj jane PIT BULL-e te
    Perëndimit te cilet ose ju kane dale nga kontrolli ose vazhdon skenari I 2 prillit 1991 per ti nxjerre uje te zi atij vendi per aresye te dyshimta (dirty job) qe gjeneratat e ardheshme do kene lluksin ta mesojne..

    . Faleminderit !
    .

    .

    Reply
  • n/c says:
    October 27, 2022 at 3:04 pm

    Ne vend te hyrjes

    I nderuar zoti censurues !

    Habitem si mund te censurohet fjala e lire ( e shprehur dhe ne menyre te kulturuar)

    Fabula e komentit tim eshte:

    a eshte p..dhur perendimi qe po tallen 2 kriminele apo eshte perendimi qe ka deshtuar ne menyre te shemtuar ne ate vend..

    $$

    E lexova me kujdes kete artikull te zotit Islami qe me kulture dhe “lente-lente” pershkruan si normale mos burgosjen e 2 Krimineleve SALILIR dhe biles arrijne sa te trembin dhe Perendimin…. ”” se mund të përmbytin situate”””
    .
    Ajo qe gjithmone kam kritikuar “rëndshem” zotin Islami eshte fakti se midis krimeve te përbindeshme te Salihit & hordhise Bash,Meteve..dhe Cokollata-Non Grata te Perendimit ka nje hendek KOZMIK qe eshte gjeneratori I djegjes se radhes te Shqiperise si ne 2 prill …14 shtator…21 janar etj etj.
    .
    .
    Nese per mikro-spiunin Metaj leshohen bomba atomike se ne adoleshncen e tij paska raportuar per nje ikje nga kufiri te nje shoku….dhe harrohet Video dokumentuar e tij per vjedhje miljonash me D.Priftin qe u be shkak jo vetem per eleminimin e tij nga “doktoret dixhitale” por dhe per Masakren e 21 Janarit qe ne grupin qe duhet te denohet per kete SUPERKRIM pervec treshes ogurzeze Berish Met Basha I takon denimi dhe Rames me Arvizune per aresye qe nuk jane pjese e ketij komenti..
    .
    Kembengul te “hendeku KOZMIK” pra per tolerimin pothuajse criminal qe I ka bere Perendimi Sali-Non Grata-Cokollata duke dhene vetem nje shembull ne dy kohe..14 shtatorin dhe 21 janarin..
    .
    Ka fakte 101% te vertetuara se pasi kreu super krimin e 14 shtatorit 1998 dipllomate euro-amerikane e dekoruan Salihin ( e tyre) duke e pergezuar se ktheu vullnetarisht ne Garde, tanket dhe armatimin e rende qe kishin rrembyer…jo vetem kaq por me vone eshte marre te deshmoje Brenda mureve te ambasades amerikane para nje prokurori amerikan qe nuk ndodh as ne kolonine me te pjerdhur te planetit…dhe ajo qe I ve vulen qe Euro Amerika mbrojti hapur nje SERIAL KILLER…jane deshmite e dipllomatit P.M I cili thote se 3 ambasadore perendimore
    Bene PRESION & SHANTAZH mbi qeverine e kohes qe te mos arrestohej Salihi ( i tyre).
    .
    Kalojme te SuperKrimi i 21 Janari 2011..
    .
    Fix pas nje viti pas masakres bulevardit..pra ne 21 janar 2012 vjen Haberi nga Amerika se do dergojne ekspertizat e FBI per kete ngjarje horror dhe mjere ai qe ka dhene urdher per te vrare…
    .
    Kaluan disa vite qe pasi fshiu prapanicen Salihi me ekpertizat e “ efbihait” deklaron per here te pare te studjo e Sokol Balles ne 6 mars 2018….Poooooo… une kam dhene urdher per ti vrare,,se kaluan gardhin e Kulles dhe jo vetem kaq por do vrisja me doren time Edi Ramen nese do kalonte ate dite me snajper…..
    .
    Pra nese analizojme 14 shtatorin 1998 ku Salihi ( I perendimoreve) pasi kreu superkrimin edhe pse pushtoi KM u mbrojt hapur nga miqte tane Euro-amerikane..
    .
    Dhe krahesimi me 21 janarin 2011 ku protestues u futen 2 metra rrethimit egzektohen nga burri I shtetit te te ziut arvizi..
    .
    Pra me vjen te uluras ( Mali qe s’bzan do thoshte Migjeni) kur Amerika ime dhe e Bidenit si dhe Europa e Brekesellit bejne GALLATA ME NON GRATA QE JANE COKOLLATE per hordhine talebane-naziskine SALILIREVE…duke e mbrojtur pse jo dhe risjelle ne skene per here te trete Mulla Salihin qe do te jete si rrethimi I Trete I Krujes pas te cilit ai komb ra ne nje erresire 500 vjecare..
    .
    Konkluzioni me I sakte do ishte:

    12 nëntori është sinjali ogurzi I rradhes që dyshja Berisha-Metaj jane PIT BULL-e te
    Perëndimit te cilet ose ju kane dale nga kontrolli ose vazhdon skenari I 2 prillit 1991 per ti nxjerre uje te zi atij vendi per aresye te dyshimta (dirty job) qe gjeneratat e ardheshme do kene lluksin ta mesojne..
    . Faleminderit !
    .

    .

    Reply
  • republika f/ambasadoriale e Salbanise & Edmavrise says:
    October 27, 2022 at 3:21 pm

    koment nr 3 …per sot ,per kete artikull te Bedriut

    fabula e komenteve te mia eshte te mundohem te them te verteta te hidhura qe spjegojne ku e gjejne fuqine keto monstra si Berisha dhe company qe ken mbijetuar edhe pse kane kryer krime qe klasifikohen si kunder njerzimit…

    ku dy faktoret kryesore jane…mos sinqeriteti i euroamerikaneve ashtu dhe debiliteti i mazhorances qe rrine si lepuj para kucedres berishe edhe pse kane marre vota plebishitare.

    zoterinj censurues

    mos u beni faktori n3 qe po e varrosni ate vend..

    Reply
  • n/c says:
    October 27, 2022 at 4:10 pm

    koment nr 4

    krahas faktoreve te permendur me lart per kataklizmone e atij vendi nuk duhet harruar dhe

    NIKOLLELESHIZIMI I SHTYPIT SHQIPTAR

    qe do te thote se rasti i Nikolle Lesit te “Koha Jone” te cilin Salihi e shkerdheu familjarisht ne 1996-1997

    dhe ai shkoi u puth me kuazi-vrasesin e tij ne mars 2013 kur u be zv/minister

    .
    Mos eshte dhe ky censurim i juaji Nikolleleshizim ne embrion ?

    (vijon)

    Reply
  • Bureto says:
    October 27, 2022 at 5:35 pm

    “Çfarë ka lënë ai pa shkatërruar, po e vazhdon qeveria e tashme(?!)”. Çdo gje tjeter në ate shkrim ishte e thene e sterthene edhe me pare nga Bedriu e te tjere. Ama , kete nuk e kishim ndeshur apo degjuar kurre, nga askush, analist apo njeri i thjeshte qofte. Kjo dhe si e tille, më terhoqi vemendjen në kete shkrim. E thene ashtu si në midis, pothuajse strukur, por gjithsesi sipas meje shprehje fare pa kuptim, edhe pse iu ktheva memories time, nuk mund ta merrja dot me mend se çfare me të ai ka dashur të thote. Bedriu mund ta kishte shmangur kete shprehje futur si çiban në kete shkrim me tjeter objekt, dhe neser të na jepte një analize tjeter, ku ta zberthente kete thenie që e ka pas në mendje, dhe të na shpjegonte se cilat jane ato që na la Saliu pa shkaterruar dhe po i shkaterron qeveria e tanishme! Nëse në ate pasazh ka dashur të na kumtoje se ai eshte i distancuar nga palet, i paanshem etj, si keto, gjithsesi asnje njeri nuk e ha kete, sidomos nga Bedri islami, që eshte një gjenetikisht eshte nje socialist i thekur, dhe si i tille, ne zgjedhjet që do të pasojne lokale apo kombetare qofshin ato, ai do te votoje perseri Ramen apo qeverine e PS qe ka kryesuar e kryeson ai, kete qeveri që po i jepka doren e fundit shkaterrimit të atyre që Salehu pati mëshire e na i la !!!

    Reply
  • Andis says:
    October 28, 2022 at 1:01 am

    Berisha dhe Metaj më 12 nëntor? Do e përmbysin qeverinë?
    As edhe nje shqiptar nuk ka dyshim qe kjo dyshe eshte e mbaruar dhe e qelbur nga koka tek kembet.Dyshja e qelbesirave duhet quajtur.

    Reply
  • Arber iliri says:
    October 28, 2022 at 1:10 am

    Pa u haperda fare,vetem sulmet ndaj Ambasadoreve te Amerikes e Britanise nga Sali Berisha tregojne se ai eshte nje vegel e Putinit dhe antiperendimoreve te tjere.Fjalet e shumta jane fukarallik.

    Reply
  • Sos says:
    October 28, 2022 at 5:12 am

    KU ESHTE KATANDISUR
    SHTYPI SHQIPETAR
    O NENE O NENE
    ME VJEN PER TE QARE

    HIDHEN E PERDRIDHEN
    SI NE KUPLARA
    MBILLNI VEC MASHTRIME
    PIKA QE SJU RA

    SULEN KANALISTAT
    PUSHTETIN TA MBROJNE
    PESHTYJNE TE DREJTEN
    GENJESHTREN LEVDOJNE

    JU KAM THENE MOJ TANE
    TA RRUDHIN PAK GOJEN
    NE QAFE MORREN.MILETIN
    VETES I NXORREN BOJEN

    Reply
  • Arben.T says:
    October 28, 2022 at 6:02 pm

    1. Shtate rreshtat e para, qe me shfaqen ne ekran,
    nga shkrimi i Z.Bedri Islami, shprehin thelbin e
    protestave demokratike.

    2. Aty formulohet qarte se te drejtat e njeriut, duhen respektuar ne menyre te dy aneshme.
    Protestuset kane te drejtat e tyre dhe kerkohet te respektojne njekohesisht
    te drejtat e pjeses tjeter te qytetarve.

    3. Proteste eshte nje tribune, ku pjesmarseve
    i jepet mundesia te bindin qytetaret se,
    kane nje plan te qarte pune,
    jane objektive, te matur, jo ekstremiste.

    4. Nuk kerkojne ti imponohen askujt,
    besojne thelle ne idete e tyre,
    kan aftesi komunikuse,
    per te bindur popullin.

    Reply
  • Vranakonti says:
    October 28, 2022 at 9:31 pm

    Bravo,shkrim shume i mire.

    Reply
  • Shqiptari ska memorje says:
    October 29, 2022 at 4:32 am

    “No censure ” ……koment shume i sakte dhe qe spjegon ne menyre te detajuar se cfare po i ndodh ketij vendi historikisht

    Reply
  • Asd says:
    October 29, 2022 at 10:23 am

    Te dy zorraxhinjve, u duhet nga nje luge e madhe druri.

    Reply
  • demo says:
    October 31, 2022 at 9:30 am

    Dua ta shoh ate ndeshje.Ka 30 vjet qe nuk vete ne stadium.Liri Demokracia mire na ndryshoi buken e zeze me miellin serbo-rus,po na dhjeu edhe futbollin e beri si manekinat ne kompjuter.
    Tani une kete ndeshjen Rama-Berisha-Meta do vete ta shoh.
    E di shume mire qe Rama do shkoje ne Vlore per te inaguruar rrugen Kuc-Mac,,po une dua te shoh ,a do te arrijne lojtaret e Berishes te djegin koshin e basketbollit ne zyren e Rames?
    Po e bene kete e kane fituar ndeshjen..Edhe zgjedhjet Lokale,edhe zgjedhjet Qeverritare.
    Tymi ti dale kesaj radhe,eshte si te hyjne hajdutet ne zyren e HAJDUTIT.

    Reply
  • Trotski says:
    October 31, 2022 at 1:11 pm

    Per ti dale perpara ndonje Zalamahije nga Dyshja e Kopukve te Korrupsionit Madhor ,duhet vepruar e ti rrasin mrena.A jane te paligjshme dhe kercenuese thirjet e tyre per permbysje te pushtetit me DHUNE ??? Cfare pret Drejtesia Pra ?????

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    November 3, 2022 at 12:58 am

    Duke filluar nga Amerika e deri tek drejtesia Shqiptare, vazhdojn ti japin suport politik Berishes dhe Metes .
    Kjo duket ashiqare, pasi nga njera ane shpallin Nongrato dhe tjetin e shpallin si Spiun i sistemit qe permbysen ,dhe nga ana tjeter nuk lejojn qe te hetohet , se po te doje Amerika ai hetohet brenda nje nate.
    Keshtu qe shpallja Nongrato dhe revanshi i Berishes mbi kete shpallje Nongrato u jep suport politik si te “Fortit” qe nuk pyesin ase per Ameriken ase per BE-ne pore bejn si te duan duke shqelmuar mbi vendimet e tyre.
    Ky eshte problemi.Me duket qe veta ata bejn loje te dyfishte per ti dhen pushtet Berishes dhe neser do ta motivojne “e po ja dha populli dhe ne nuk munde te dalim mbi popullin” Ne se ecet ne ket rruge keshtu do te ndodhe !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  • Mega-dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  • FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  • Goditje ndaj ndërtimeve pa leje në Sarandë, 12 masa sigurimi për policë, zyrtarë dhe biznesmenë

Komentet e Fundit

  1. demo on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  2. demo on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  3. Koha on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  4. demo on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. xhaxhi moderatori on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?