Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nisja e vitit të ri shkollor, Veliaj: “Nga ora 07:00 deri në 09:00 ndalohet qarkullimi i furgonëve të mallrave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nisja e vitit të ri shkollor, Veliaj: “Nga ora 07:00 deri në 09:00 ndalohet qarkullimi i furgonëve të mallrave
AktualitetShoqëri

Nisja e vitit të ri shkollor, Veliaj: “Nga ora 07:00 deri në 09:00 ndalohet qarkullimi i furgonëve të mallrave

Published: September 8, 2023
Shpërndaje

Nga shkolla “Betim Muço” në Kombinat, e cila po përgatitet për të mirëpritur nxënësit për vitin e ri shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se siguria në institucionet arsimore dhe plotësimi i të gjitha kushteve të nevojshme për një vit të mbarë shkollor jane prioritet i punes se bashkise.

Ai nenvizoi faktin se nga e hëna, asnjë mjet i transportit të mallrave, kryesisht ushqimore, që furnizojnë supermarketet e Tiranës, nuk do të qarkullojë në orarin 07:00 – 09:00 të mëngjesit.

“Nuk do të ketë furnizime nga ora 07.00-09.00! Preshi, majdanozi, çamçakëzat, patatinat mund të presin pas orës 09.00, ose nëse janë jetike për dikë, t’i bëjë një natë më parë ose deri në orën 07.00 të mëngjesit. Nuk shoh asnjë arsye pse hyrjet në shkolla dhe në tregje të kthehen në vende pazaresh. Dua të informoj të gjithë ata që kryejnë aktivitete pranë shkollave, që siç kemi dakordësuar me ministrin Taulant Balla, do të shtohen kontrollet në të gjitha lokalet, në gjithë mini-marketet, në të gjitha pikat e fast-food-it, për sigurinë ushqimore, për t’u siguruar që nuk u shërbehet fëmijëve as alkol, as drogë, as diçka e paligjshme, që nuk duhet të ndodhë kudo, por sidomos në perimetrin e shkollës. Dua që edhe administratorët e shkollave, edhe drejtorët e shkollave, oficerët sigurisht, të gjithë të na raportojnë problematika të tilla. Duam të sigurohemi që shkollat janë vërtet ishujt më të sigurt të vendit”, sqaroi Veliaj.

Bashkia e Tiranës po kujdeset që të gjitha shkollat e kryeqytetit të dezinfektohen para fillimit të vitit të ri shkollor, për të siguruar higjienë maksimale për nxënësit dhe mësuesit. Ndër të tjera, kreu i Bashkisë kërkoi nga prindërit, që të paktën ditën e parë të shkollës, të shmangin përdorimin e makinave, që sjell edhe reduktimin e trafikut.

“Në Kombinat, shkollat janë në një rreze shumë të vogël: pra, janë 4 shkolla në vije ajrore 200-300 metra njëra me tjetrën. Kjo do të thotë se të gjithë banorët e Kombinatit, shkollën më të afërt e kanë 500 metra. Nuk ka sens të marrin makinën në ditën e parë të shkollës. Ftesa për prindërit është: Ju lutem, o me autobus, autobusi i Kombinatit, linja vërtet është ndër më frekuentet dhe me më shumë kapacitet, ose me biçikletë, ose në këmbë”, u shpreh Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?