Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nisma e pazakontë: Qeveria do shpërndajë 12.4 milionë lekë falas për 300 qytetarë, ja kush përfiton
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Nisma e pazakontë: Qeveria do shpërndajë 12.4 milionë lekë falas për 300 qytetarë, ja kush përfiton
EkonomiLajmi i fundit

Nisma e pazakontë: Qeveria do shpërndajë 12.4 milionë lekë falas për 300 qytetarë, ja kush përfiton

Published: April 1, 2024
Shpërndaje

Kalimi nga pagesat me para në dorë tek ato elektronike, mbetet sfidë në vend, edhe pse është rritur numri i kartave bankare.

Në fund të muajit shkurt 2024, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë jashtë bankave qarkullonin 3.7 miliardë euro, me rënie prej 55 milionë eurosh krahasuar me fundin e vitit 2023. Edhe pse në rënie, mënyra se si shqiptarët i paguajnë mallrat apo shërbimet që blejnë mbetet e përqendruar tek paraja në dorë.

Për të ulur përdorimin e parave cash, një masë e ndërmarrë nga qeveria që do të nisë të zbatohet në muajin maj e do të zgjasë deri në gusht, ka si synim të mbushë llogaritë bankare të 300 qytetarëve me 10 mijë lekë për 4 muaj, dhe me këtë fond ata të bëjnë pagesa të shpejta elektronike për shërbimin e apo mallin që blejnë.

- Publicitet -

Ky projekt pilot do të zhvillohet në Tiranë në njësinë administrative numër 5, në Dibër dhe Përmet, dhe në dispozicion janë vënë nga buxheti i shtetit 12.4 milionë lekë.

300 personat që do të përfshihen në këtë projekt pilot do të përzgjidhen në mënyrë rastësore nga Drejtoria e Gjendjes Civile, dhe duhet të jenë të përfshira të gjitha moshat nga 18 vjeç deri 70 vjeç.

Pas përzgjedhjes qytetarët do të plotësojnë një formular ku pranojnë të jenë pjesë e projektit dhe ku pranojnë që këto para do ti përdorur për të bërë pagesa vetëm përmes aplikacioneve elektronike.

Ndërsa bizneset e tregtisë me pakicë ku do të blejnë qytetarët e do të paguajnë në mënyrë elektronike, do të përzgjidhen nga Agjencia për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Start UP, duke marrë në konsideratë afërsinë me zonat ku do të zhvillohet ky projekt.

Po ashtu agjencia do të përzgjedhë edhe institucionet e parasë elektronike dhe ato financiare për të paraqitur një zgjidhje teknike për zbatimin e këtij projekti.

“Kryerja dhe konfirmimi i pagesës në kohë reale nëpërmjet portofolit elektronik, që ofrojnë institucionet e parasë elektronike dhe institucionet e tjera financiare, realizohet nëpërmjet përdorimit të kodit QR të faturës së fiskalizuar, sipas një procedure teknike. Çdo faturë e gjeneruar nga sistemi shoqërohet vetëm me një kod QR të faturës së fiskalizuar dhe përmban informacion për llogaritë bankare të shitësit, si dhe detajet e faturës. Nëpërmjet një aplikacioni bankar të përzgjedhur nga blerësi, skanohet kodi QR dhe në aplikacion shfaqen të dhënat e faturës e të llogarisë së shitësit. Në çdo rast, blerësit do t’i shfaqet edhe vlera e saktë e kryerjes së këtij transaksioni. Me përzgjedhjen e njërës prej llogarive të biznesit, blerësi konfirmon pagesën, duke përdorur opsionin përkatës. Pas kryerjes së pagesës, nëpërmjet kanaleve bankare të ndërveprimit, konfirmimi i pagesës do të vijë nga banka pritëse. Me marrjen e konfirmimit nga banka pritëse, e-Albania informon sistemin elektronik të tatimeve. Sistemi i tatimeve e konsideron këtë faturë të përfunduar dhe nuk lejon që të kryhet pagesë tjetër për këtë faturë, me qëllim shmangien edhe të gabimeve teknike”, thuhet në vendimin që ka hyrë në fuqi.

Një tjetër masë për të ulur përdorimin e parave cash, është edhe hapja e llogarive bankare për pensionistët dhe kategoritë e tjera që marrin ndihmë nga shteti, pa asnjë kosto. Vendim ky që u tha se do të nisë të zbatohet prej datës 3 prill, por më pas u saktësua se ende nuk ka një afat kohor.

n.s. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
31 Comments
  • Ppp says:
    April 1, 2024 at 9:03 pm

    ISHTE SEC NA ISHTE
    ISHTE NJE PIKTOR
    QE I MBET PUSHTETI
    DOPIO GJASHT NE DORE

    NGA EKONOMIA
    NUK MERRTE VESH FARE
    DHE FEMIJET E KOPESHTIT
    ME TE BEJNE HAJGARE

    Reply
  • mali says:
    April 1, 2024 at 9:54 pm

    Ppp nuk eshte si thua ti.Pavaresisht se c’fare themi per Ramen kjo nisme ose experiment eshte I nevojshem per te kombinuar kart kreditin e konsumatorit ,kasen e dyqanit dhe banken.Pra nje sistem lidhje si kudo ne bote.C’do difekt qe mund te ndodhe,keto jane te pashmanshme,jane object permiresimi.
    Gjeja e mire qe po ben Rama(sepse edhe ne boten moderne nuk e quajne te persosur edhe sot) ,eshte dixhitalizmi I sistemit gjitheperfshires .
    Me korupsionin le te meret SPAK-u.

    Reply
  • capi says:
    April 1, 2024 at 10:37 pm

    Z. Mali kjo nisma e di cme kujton. Ato autostradat qe jane hapur ne shqiperi, qe nuk kane nenkalime ose mbi kalime. Kalon fshatari me lope e gomar/karroce ne mes te autostrades, me shpejtesi 2 km/ore. Cdo presesh vecse aksidente.
    Ta lidhe me kete nismen, duhen kushte te tjera qe te vihet ne jete, njerezore(edukimi) dhe material (infrastruktura). Te mendosh 600-700 mije te moshes se trete, let te themi 50% e popullsise ne fshat.

    Le te behen gjerat ne menyre graduale dhe pa sforco. Brezit te ri sja kam meraku, i eshte bere telefoni si aktavizem, dhe mender ne banjo nuk ven pa te. Per brezin e rritur eshte pak e nxituar nese do te vihet menjehere ne pune. Nuk jane pensionistet problemi. Ata jane si te thuash te lexuar, qe kur u eshte miratuar pensioni.
    Por ma merr mendja se eshte nje nga ato shashkat qe hedhin te justifikojne ndonje tender me keto applikimet.

    Reply
  • demo says:
    April 1, 2024 at 10:47 pm

    S`ka fat i ndershmi,or joooo!

    Reply
  • capi says:
    April 1, 2024 at 11:06 pm

    Cte besh, sju nda zborri pensionisteve, prej ketij dallkaukut. Ka hallin e pensionit kur dihet rezultati eshte zero-zero ne fund te muaji, ne mos minus me te shkruajtur emrin ne list.

    Reply
  • Mentori says:
    April 2, 2024 at 1:16 am

    Një qeveri e papërgjegjshme merr nisma të tilla. Një popull që nuk mbron të drejtat e veta, por fle e meriton të vdes.

    Reply
  • Mentori says:
    April 2, 2024 at 1:18 am

    Një qeveri e papërgjegjshme merr nisma të tilla. Një popull që nuk mbron të drejtat e veta, por fle, e meriton të vdes.

    Reply
  • Albi says:
    April 2, 2024 at 6:49 am

    Keto jane para per te blere votat nen justifikimin e projektit te blerjeve elekronike…njelloj sic beri ne 14 maj

    Reply
  • edi says:
    April 2, 2024 at 8:00 am

    Ne cilat dyqane e bare (gje qe frekuentohen me shume sepse ne tregjet fshatare as qe behet fjale ) perdoret bankomati ?

    Reply
  • PPSH (Partia Patronazhisteve Shqiptare) says:
    April 2, 2024 at 8:04 am

    Kriteri baze i perzgjedhjes se atyre 300 Petritave – qenia anetar i devotshem i partise sone aty ku e lyp nevoja e detyra.

    Reply
  • Phoenix says:
    April 2, 2024 at 8:49 am

    Perse i shqeteson kaq shume paraja cash dhe pavaresia ekonomike e njerezve e shtyjne e promovojne parreshtur pagesat e kontrolluara elektronike? E ka nje arsye kjo, por shumica nuk e kupton, sepse jane te painformuar rreth axhendes Globale dhe sistemit diktatorial te kontrollit qe duan te implementojne ne vendet perendimore e me gjere Globalisht.

    Qe ta kuptoni hidhini nje sy sistemit Kinez. Qe te sqarohet pak. Kjo bazohet mbi parane elektronike e cila eshte nje kriptomonedhe e pregramueshme individualisht per c’do portofol ne nje blockchain. Portofoli individual ku transferohen parate, duhet te lidhet me Identitetin Dixhital personal. Ketu eshte dhe sekreti per implikimet serioze te lirive dhe te drejtat themelore njerezore. te kesaj menyre pagese. Identiteti dixhital do te jete i percaktuar nga nje sistem pikesh sociale ( Biografia ). Kur piket sociale bien poshte nje niveli te paracaktuar, paraja fillon e programohet individualisht e fillon te kufizohet se c’fare do blesh,, ku do blesh e sa do blesh.

    Besoj i kuptoni implikimet, se c’fare duan te bejne keta plehra.

    Reply
  • Bajram Bala says:
    April 2, 2024 at 9:01 am

    Une jam mark jo ekonomist, por tju japesh atyre we dine aplikacionet me duket e padrejte. Me ato para hap nje shkolle ode nje qender shendetsore atje ku nuk ka

    Reply
  • Bajram Bala says:
    April 2, 2024 at 9:04 am

    Mark gabimisht doli, duhej mjek, flm per mirekuptimin

    Reply
  • Bajram Bala says:
    April 2, 2024 at 9:10 am

    Mali ato para, jane aq pak qe nuk kane asnje vlere ne qarkullimin e parave dhe ne sistemin monetar bankar Flm per mirekuptimin, diskutimi ne parime etike- shoqerore eshte baza e progresit Shendet

    Reply
  • Inkuizicioni vazhdon says:
    April 2, 2024 at 10:09 am

    Keto miliona do jepen si PPP,ca qytetaret dhe te tjerat ne xhepat e korrupsionit!
    Mosha nga 18-70 vjec,se te tjeret kane frike mos shkallojne?
    Po pse moj qeveri ANTISHQIPTARE,a ka nevoje mosha 18-65 vjec qe e mewrr edhe sot rrogen ne banka qe t’i japesh karta debiti?
    Nje sahtet karikature e piktorit xhgarravites!

    Reply
  • Phoenix says:
    April 2, 2024 at 10:39 am

    E thene me qarte, kjo lloj paraje (ne fakt nuk eshte para) qe po eksperimentojne, mund te quhet Tollona Dixhitale.Do te funksionoje vetem ne pika te caktuara dhe nuk mund te perdoret ne asnje vend tjeter, qofte dhe elektronikisht. Informohuni me konceptin CBDC.Tani per tani, thjesht duan te testojne sistemin, qe duan te aplikojne per te gjithe.

    Reply
  • mali says:
    April 2, 2024 at 11:33 am

    Si kudo ne bote ,more zoterinj qe edhe kur pi nje kafe e paguan me credit card ose debit card ose cash. Jeta behet normale .
    Nje dite do te behet edhe ketu .
    Nuk ka rendesi kush e fillon.

    Reply
  • Phoenix says:
    April 2, 2024 at 1:45 pm

    Mali, tani per tani po, sa te mesohen pak njerezit me transaksionet elektronike. Me vone, kur te fillojne implementimin e CBDC-se dhe ta shpallin parane cash te paligjshme, do tu terheqin qilimin nga poshte kembeve njerezve. Bankat Qendrore ne Bote, kane filluar programet pilot per testimin e kesaj kriptomonedhe. I tille eshte dhe ky programi pilot i piktorit. Informohu rreth CBDC-se dhe implikimet serioze qe ka te lirite individuale. Nuk jep tollona kot piktori. E ka nje arsye.

    Reply
  • mali says:
    April 2, 2024 at 1:57 pm

    Mire o Phoenix. Kur te mbaroje ky program qe thua ti nga keta zoterinjte ,atyre ,ty ,mua dhe Rames do te na kete mbire bari tre pellembe mbi varr .Prandaj mos u tremb se te shikoj shume te frikesuar.Jeta vazhdon ,se te kontrollojne a jo, shko ne tymka porosit nja tre krikell birre dhe nja 10 kernace korce te kenaqesh.
    Bibla e thote:gezoje diten e sotme sikur te jete dita e fundit per ty.

    Reply
    • Phoenix says:
      April 2, 2024 at 2:11 pm

      Nuk e di une po do te kete mbire bari apo jo. C’fare di une, eshte qe deri ne ne 2030-en, kane ne plan qe te eliminojne parane e mirefillte ( cash ) dhe ti kalojne te gjithe sklleverit ne prangat dixhitale. Dhe kjo ne te gjitha Bankat Qendrore ne Bote. Sic e kupton, te gjitha Bankat Qendrore kane te njejtit pronare me nje axhende specifike Globale. Kjo sqaron dhe koordinimin e ketij zhvillimi kudo.

      Reply
    • Phoenix says:
      April 2, 2024 at 2:12 pm

      Nuk e di une po do te kete mbire bari apo jo. C’fare di une, eshte qe deri ne ne 2030-en, kane ne plan qe te eliminojne parane e mirefillte ( cash ) dhe ti kalojne te gjithe sklleverit ne prangat dixhitale. Dhe kjo ne te gjitha Bankat Qendrore ne Bote. Sic e kupton, te gjitha Bankat Qendrore kane te njejtit pronare me nje axhende specifike Globale. Kjo sqaron dhe koordinimin e ketij zhvillimi kudo..

      Reply
  • mali says:
    April 2, 2024 at 2:42 pm

    Nuk na spiegon ku qendron e keqja,z.pheonix.
    Je ne shqiperi? Mer girlfriend dhe me karten shko bej qejf ne ishujt e paqesorit.Mbaro pune ,kthehu dhe vazhdo ,puno- jeto-shtohu-bej qejf.
    Ku eshte e keqja?

    Reply
    • Phoenix says:
      April 2, 2024 at 3:10 pm

      Ajo qe thua funksionon tani, por nuk do te funksionoje me vone, neqoftese keta kane sukses me prangat dixhitale. Une po perpiqem te informoje, dhe neqoftese ty nuk te intereson liria jote dhe e femijeve te tu, vazhdo e ha kernacka e futja dhe nje birre qe ta shplash mire. Ja kaq e thjeshte eshte.

      Reply
  • Rroft Luli says:
    April 2, 2024 at 2:58 pm

    Gënjeshtra

    Reply
  • mali says:
    April 2, 2024 at 3:16 pm

    Cilat jane prangat dixhitale se jam pak I trashe dhe nuk e kuptoj.Deri me sot z.Phoenix po ushqehem me mish derri dhe vere. Po edhe birra me kernacet e Korces nuk jane keq.Edhe ato I pranoj.
    Ne eshte keshtu dixhitali nuk eshte keq.

    Reply
    • Phoenix says:
      April 2, 2024 at 3:37 pm

      Mali, c’fare ekzaktesisht nuk kuptpn ti, nga ato qe shkruajta me siper, qe te perpiqem ta sqaroj serish? Apo, ndoshta eshte kohe e humbur? Si mendon ti? Kaq shpejte harrove a derebardhe, kur te mbyllen ne shtepi e te vune maske si miun, per Kovidin? Apo ishe duke ngrene kernacka e mish derri e nuk e mban mend?

      Une ketu, po i perfundoj dhe komentet rreth kesaj teme.

      Reply
  • Leo says:
    April 2, 2024 at 3:19 pm

    Si gjithnjë,por me ndryshimin se 300 “strategjikët”,miq dhe farefisë, do jenë të panjohur nga qytetarët,të cilët,edhe këtë herë, do paguajnë 12 ml e ca lekë,.meqëse kjo shumë nuk rivendikohet nga asnjë institucion bamirësie vendase apo i huaj!

    Reply
  • Shefedin says:
    April 2, 2024 at 6:26 pm

    Nuk mendoj se jam kundër prangosjes dixhitale të qytetarëve të vëndit tim , si gjithë bota edhe ne . Në bibël shkruhet : ” Fruti po nuk u poq , nuk hahet”. Është pjekur ky lloj fruti ?! Për popullin e thjesht e të varfër , JO ! Për elitën e vendit , që është 5% , PO . Është e nxituar dhe i pa arsyetuar mirë programimi i dixhitalizimit për gjithë popullsinë , në kushtet e një administrate më pak se mjaftueshëm , mungesa e ndërgjegjësimit etj . Sot shqipëria ka reth 717 mij pensionist . Cila do jetë karta e pensionistit dhe sa lekë do ket , kjo është e qartë , zero . Pensionet do tërhiqen kesh , se do lajnë borxhet e listat ushqimore në dyqane . Kur flasim për pensionet, nuk janë si bota . Mesatarja 180 Euro , këto përballojnë gjithëçka , drita uji , ilaçe , borxhe dhe bukën e gojës . Jetojmë në një shtet jo social . Ku fatura drite nuk mer dhe paguan sa të thonë në sportelin e arkës . Në nëtor në arkë dorëzova librezën dhe shumën e lekëve si më parë . Jo zotri është ritur uji . Në muajin mars përsëri në sportel u përballa me ritje 200 lekë ( të reja ) . I tregova këto të vërteta , për të kuptuar se para së gjithash , duhet të pregatisim ministra dhe pse JO KRYEMINISTRIN , që nuk dinë e të mësojnë më mirë detyrat e rregullin shtetërore në administratë , e pastaj të gjitha të tjerat si bota , në kohën e duhur .

    Reply
  • Fiks fare says:
    April 2, 2024 at 7:33 pm

    Sh mire por na dhjeu fare nese na del piloti i projektit kamikaz

    Reply
  • Doni says:
    April 2, 2024 at 8:02 pm

    Pak e besueshme, por pse jo. Do kish qene me mire per familje me ndihme sociale te perdorej gjeresisht vetem karta.

    Reply
  • Jimmy Fallon says:
    April 3, 2024 at 9:03 pm

    Kjo me kujtoni skenen e filmit “Lulekuqet mbi mure” ku I ndjeri dhe I madhi Anastas Kristofori(Z Stavri) iu hidhte kore buke femijeve te jetimores per ti”shkathtesuar” Nuk ka nevoje te shkathtesohen fukarenjte per buken e gojes ,Jepini njerezve dinjitet dhe mos u merrni me modernizime shterpe.Me pare se te lehtesojme menyren se si ti harxhojne ato 5 Leke (qe me gjase do te jene 6 por njerezve do TU thuhet 5) jepuni njerezve aksess Tek pasuria kombetare,krijoni korporata publike qe te marrin ne kontroll Pasurine kombetare qe ka fizibilitet Ekonomik ,keto kompani mund te funksionojn si kompani me aksione qe mund ti shperndahen simbolikisht falas cdo familje dhe pjesa shumicen mund te blihet ne Burden e Tirsnes

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Konfirmohen çiftet e fazës me eliminim direkt
  • Temperatura të larta dhe qindra viktima, por pse europianët nuk kanë kondicioner?
  • Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  • Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme
  • Aleksandar Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president edhe për disa javë

Komentet e Fundit

  1. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  2. Vlora on Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  3. E on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  4. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. E on Një turist në protestë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?