Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një arritje historike për Shqipërinë në sportin e mendjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Një arritje historike për Shqipërinë në sportin e mendjes
Lajmi i funditSport

Një arritje historike për Shqipërinë në sportin e mendjes

Published: November 12, 2026
Shpërndaje

Nga Dori Xhima

Shahu shqiptar ka shkruar histori në arenën ndërkombëtare. 16-vjeçari Mateu Boçi është shpallur Kampion i Evropës në shah për grupmoshën U-16, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të të Rinjve 2026, i cili u zhvillua nga 4 deri më 12 nëntor në Hersonissos të Kretës, Greqi.

Shahisti i talentuar, i cili përfaqëson Klubin Sportiv Tirana dhe mban titullin prestigjioz Mjeshtër FIDE (FM), ka dominuar një garë të fortë mes talenteve më të mirë të kontinentit, duke ngritur lart flamurin kuqezi dhe duke regjistruar një nga sukseset më të mëdha për sportin e mendjes në Shqipëri.

- Publicitet -

Ky triumf dëshmon potencial të brezave të rinj në sportin e shahut, duke e vendosur Shqipërinë në majën e Evropës për grupmoshën.

Mateu realizoi një turne të jashtëzakonshëm, duke grumbulluar 8.0 pikë nga 9 të mundshme (7 fitore dhe 2 barazime). ​Ndonëse e nisi kampionatin nga vendi i 18-të në listën fillestare me koeficient 2334 Elo, 16-vjeçari shqiptar dominoi turneun që nga fillimi, duke mposhtur favoritët kryesorë dhe duke marrë një start perfekt me 7 fitore radhazi, përpara se ta menaxhonte kryesimin me dy barazime strategjike në dy raundet e fundit.

Pika e kthesës së turneut erdhi në raundin e katërt, ku Boçi me gurët e bardhë mposhti Mjeshtrin Ndërkombëtar austriak Lukas Dotzer (2464), i cili ishte lojtari me koeficientin më të lartë në të gjithë kampionatin.

Pas fitores ndaj Dotzer, shahisti shqiptar kaloi me sukses të plotë tre përballje radhazi ndaj rivalëve direktë për medalje me koeficient më të lartë: ukrainasin Yan Domin (2363) në një betejë taktike 45-lëvizëshe, izraelitin Ilay Zakin (2430) me gurët e zinj dhe azerbajxhanasin Pasham Alizada (2402) po me gurët e zinj, duke arritur kuotën e jashtëzakonshme 7/7.

Me 1 pikë avantazh të pastër pas raundit të shtatë, Boçi luajti me maturi në dy raundet përmbyllëse, duke ndarë pikët fillimisht me spanjollin Martin Krauchi Romero (2404) dhe më pas me gjeorgjianin Erekle Tabatadze (2356) në raundin e 9-të (pas 61 lëvizjesh), çka mjaftoi për ta kurorëzuar matematikisht Kampion Europe pa asnjë humbje!

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një arritje historike për Shqipërinë në sportin e mendjes
  • SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg të kryebashkiakut të Vaut të Dejës
  • KLP vendos masë disiplinore ndaj prokurores Albjona Papajani
  • Ministria i heq lejen e mjedisit kompanisë “Kurum” pas skandalit të mbetjeve të rrezikshme
  • Një nga pasuritë strategjike të naftës në Shqipëri, gati t’i besohet një subjekti që dokumentet zyrtare e paraqesin në prag falimenti

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  2. demo on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  3. Valbona on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  4. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  5. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?