Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Një çmenduri! Është një çmenduri”! Ahmetaj nxjerr nga arratia dokumentet për Smart City: 15 mijë dollarë një kamera trupi, 52 mijë dollarë një kamerë rruge (!)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > “Një çmenduri! Është një çmenduri”! Ahmetaj nxjerr nga arratia dokumentet për Smart City: 15 mijë dollarë një kamera trupi, 52 mijë dollarë një kamerë rruge (!)
InvestigimLajmi i fundit

“Një çmenduri! Është një çmenduri”! Ahmetaj nxjerr nga arratia dokumentet për Smart City: 15 mijë dollarë një kamera trupi, 52 mijë dollarë një kamerë rruge (!)

Published: January 9, 2026
Shpërndaje

Në intervistën e mbrëmshme televizive, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka folur edhe mbi projektin “Smart City”, i cili synon vendosjen e mijëra kamerave të sigurisë dhe monitorimit në të gjithë vendin. Ai tha se shuma fillestare prej rreth 60 milionë dollarësh është rritur në 140 milionë dollarë (!) Dhe se për këtë ekziston një bisedë e përgjuar.

Ahmetaj nxjerr shembuj shqetësues të kostos: një kamerë trupi për policinë do t’i kushtojë vendit rreth 15,723 dollarë, ndërsa një kamerë për monitorimin e trafikut deri në 52,000 dollarë! Këto çmime janë 6–7 herë më të shtrenjta se çmimet në treg të kamerave. Kanë kushtuar shumë më pak edhe për kryeqytetet më të pasura të Europës.

Pjesë nga intervista

- Publicitet -

Arben Ahmetaj: Çfarë do Gys Agasi në Abu Dhabi dhe në Davos me Kryeministrin? E ka shumë të thjeshtë SPAK-u. Mjafton në qelizat e celularit, të shofi që Rama më shumë ka qëndruar me Gys Agasin sesa ka qëndruar me ndonjë ministër, përveç plaçkitëses (e ka fjalën për Ballukun – shën.red.)

Tani, në raport me Smart City-n. Po u them shqiptarëve që ka një debat të regjistruar. Ka shumë mundësi që SPAK ta ketë. Midis një ish-ministri të brendshëm dhe Gys Agasit për projektin e Smart City-t. Kanë qenë bashkë në Abu Dhabi, për kompaninë, për përzgjedhjen.

E para, shumën kreu i organizatës e ka çuar vetë. Filloi me 60, ky e ka çuar 140. Milionë dollarë, e kuptoni?! Janë kredi nga Abu Dhabi. Me 4 përqind. Dhe iu dhanë një kompanie të Abu Dhabit!  Dhe ju dhanë pa tender!

Shihni kostot! Janë 5.000 gati, 5.000 kamera të shtyllëzuara, 3.816 kamera trupi. Kamerat e trupit, me atë shtesë që është bërë, që ta dinë shqiptarët, dalin me 15.723 dollarë një kamerë!

Intervistuesi: Një kamerë trupi 15.000 dollarë?

Arben Ahmetaj: Po more! Një çmenduri. Pra shqiptarët paguajnë 15.723 dollarë për një kamerë trupi. Çmenduri. Një çmenduri po të them.

Dhe ka dy elementë të tjerë këtu. E mbani mend që policia dikur pati kamera trupi? Në numër shumë herë më të madh? Vetëm 5.7 milionë euro kushtoi atëherë. Në kohët e Tahirit flasim. Vetëm 5.7 milionë euro.

Dhe mos harroni që ka dhënë 70 milionë dollarë Banka Botërore për monitorimin e trafikut. Dhe mos harroni që edhe çdo Bashki ka investuar tek Smart Safe Cities.

Atëherë pse para të tjera? Për çfarë e bën këtë projekt? Për çfarë? Kujt do t’ia japi? Ku shkojnë, ku shkojnë paratë? E hoqi atë zv.ministrin, e dhunoi. Se kështu i përdor dhe mirë ua bën. (e ka fjalën për zv.ministrin e brendshëm të shkarkuar pak kohë më parë, biseda e nervozuar në telefon me të cilin e Ramës rrugëve të Romës u bë virale në internet – shën.red)

Intervistuesi: Kush ka firmosur për këtë tani?

Arben Ahmetaj: Xhemal Qefalia që e emëroi zëvendësministër.

Por shikoni edhe këtë (tregon dokumenta) se është e bukur kjo. Policia edhe tani vëzhgon gjithçka. Është një dokument i 18 maj 2022. Shikoni një çikë. Janë shpenzuar 800.000 euro. Për të lidhur me policinë sistemet e kamerave të bizneseve. Pra janë të lidhur. Për çfarë i harxhon këto para prapë ky për kamera të tjera nga buxheti i shtetit? Prapë e prapë e prapë e prapë?

Ju thashë çmimin për kamerë trupi. Shikoni çmendurinë tjetër (tregon dokumentet) 52.200 euro te Smart City për një kamerë tek monitorimi i rrugëve.

Intervistuesi: 52.000 euro vetëm një?

Arben Ahmetaj: E 200. Vetëm një kamerë, kaq, duke përfshirë lidhjen me sistemin. 52.000 për një kamerë shtylle paguajnë shqiptarët. 52.000 në njërën anë, 15.000 për një kamerë trupi në anën tjetër. E kam thënë, te AKSHI, janë shtatëfish kostot. Shtatëfish.

Shikoje këtu (tregon dokument doganor) Okej. Ja ku e ke. Është marrë në sistemin doganor. Në 10 vitet e fundit, janë importuar, 50 milionë euro sisteme të ngjashme. Ja sasia për këtë shumë. Janë 1 milion pajisje dhe sisteme sigurie.

Pra 1 milion pajisje, kanë kushtuar 50 milionë euro. Ndërkohë z.Rama po ble rreth 800 pajisje për 140 milionë dollarë!

Këto janë fakte. Nuk janë sajesa, janë nga sistemi doganor. Ja ku e ke. Që të mos përsërisim. Në 10 vitet e fundit, janë 1 milion pajisje dhe sisteme sigurie të cilat kanë kushtuar te 50 milionë euro.

Dhe kur ky del e thotë që është bërë një punë spektakolare. Projektet e veta ky, pra ato që i ka qejf vetë, që i shkojnë afër vetes, i çon aty ku do ky. Sigurisht pa tender.

Veç shumës katastrofë, ka një shqetësim tjetër. Ta ndajmë me qytetarët. Të dhënat tona, deri në retinën e syve, pa folur për targat, etj si mund t’i ketë një vend jashtë NATO-s? Nuk kam asgjë me vendet e Gjirit, i respektoj shumë. Por infrastrukturën kritike siç janë të dhënat personale, nuk mund ta ketë një kompani jashtë NATO-s. Janë të dhënat e shqiptarëve. Këto të dhëna janë pasuri.

Pra, kostot, realisht mbi 6-7 herë tregu. E dyta, infrastrukturë kritike.

U them specialistëve dhe atyre që merren me sigurinë kombëtare, shihni pak edhe teknologjinë këtu, se mund të jetë hostile. Armiqësore. Specialistët e sigurisë e kuptojnë shumë mirë çfarë jam duke thlnë. Mund të mos jetë, unë dua të mos jetë kështu. Por unë nuk e dua infrastrukturën kritike në këto duar. Megjithëse, po të isha cinik, do të thosha, më mirë në duart e kompanive arabe sesa në duart e kriminelëve siç janë sot.

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
19 Comments
  • Realisti says:
    January 9, 2026 at 10:59 am

    Ky e di pse ka shku te arabët po sa per kostot aq bejne ato
    Me standartet e Dubait po flas nuk jane cmime t larta

    Reply
  • FR says:
    January 9, 2026 at 11:07 am

    Me siguri Rama po blen imunitet per veten e vet se e kan ven ne shenjester amerikaner duket qarte kjo.
    Ky esht stil Erdogani
    Psh beri spitalin e Fierit dhe tha eshte dhurat. Kjo per populizem dhe politik. Asgje nuk eshte dhurate.
    Ato 50 milion euro qe shpenzoi atje i mori me shtesat e Llogarase me kompanin turke fiktive. Se punimet prap Gjoka i kreu me koston e tenderit t pare qe u anulua.

    E kam fjalen ky nga 60 e ka cuar 140 kete. Hipotetizoj dikush me peshe i ka then qe une te shpetoj nga gjuetia amerikane. Dua 80 milion euro.

    Rama s i nxjerr nga xhepi vet kto. Sajo nje projekt shteteror dhe rrit koston nga 60 në 140. Dhe ket e merr ai garantusi.

    60 ben projektin. 80 i fut n xhep.

    Dhe shpeton bythen e Rames nga k… amerikan.

    Ose keshtu shpreson Rama

    Reply
  • Vlora 97 says:
    January 9, 2026 at 11:11 am

    O Realisti
    Per cfare Dubai po flet?
    Sa kushtojnë kamerat bazë në tregun ndërkombëtar ku blen dhe Dubai
    Në tregun e lirë, pa projekte të mëdha qeveritare:
    Kamera normale sigurie/“surveillance” mund të kushtojë në mes $30–$400 (30–370 €) për pajisjen vetëm (sipas tregut global të kameras fizikisht).
    E gjen te Security.org

    Pajisjet më të avancuara (me night vision, IP, lidhje në rrjet, AI) zakonisht janë $100–$500 për kamerë. Shiko te Safe and Sound Security

    Ky është çmimi i pajisjes së vetme, pa kontabilizuar:
    instalim teknik, montim apo strukturë të rrjetit,
    kablla, serverë dhe ruajtje të të dhënave,
    softuerë inteligjentë apo AI,
    mirëmbajtje dhe trajnime operimi.

    Nga kjo pikëpamje, një kamerë e mirë e vendosur në një sistem qyteti “smart” në treg rrallë shkon më shumë se 1000–2000 € për njësi në shumicë, përfshirë pajisjen + instalimin + pajisjet bazë të lidhjes.

    KAQ

    Po jo 50 mij ore se ia ka q.. nënën muhabetit. Nëse ky ahmetaj nuk genjen. Po ky i di mire se ka qen dhe vet hajdut

    Reply
  • Dudumi says:
    January 9, 2026 at 11:13 am

    5€ tek AliExpres.​ Dashcamera per ta fiksuar ne kruskotin e makines, qe nqs behet ndonje aksident I thua tjetrit ja kush e ka fajin. Pese pellembe vend, pese banore pee nje polic, dhe po aq kamera qe kushtojne me shume se rroga we merr polici.

    Reply
  • Gani USA says:
    January 9, 2026 at 11:13 am

    Une jam me komentusin FR

    Reply
  • Detari says:
    January 9, 2026 at 11:18 am

    FR.

    Turku ne pergjithesi investon ne turqizimin e skiptarve ato 50mil sjane asgje.

    Reply
  • Kokpalari 21 janarit says:
    January 9, 2026 at 11:32 am

    Komentusi FR jam dakord me ty por nje pytje
    Keto rritje nuk i ka vec ky projekt.
    Jane gjithandej ne projektet e medha

    Ose ky karagjozi Surelit e ka bythen shum t madhe – ose ka me shum se nje byth per tu shpetuar ne kete histori

    Reply
  • TIRONA says:
    January 9, 2026 at 11:35 am

    Ergys Agasi ka dash me e marr peng kete dhe i ka çu nje nga keta te Elbasanit i ka kercenu dhe femijen te Liqeni.

    Njeriu më i afërt në çdo aspekt i Edi Ramës është Gysi
    Njeriu më i afërt. Merrte pengje për Edi Ramën dhe organizoi t’i sjellë peng edhe Arben Ahmetajn për shkak të denoncimeve nga Lugano.

    Ministrat, drejtori i përgjithshëm i policisë, drejtorë agjencish, janë që të gjithë te videot e Gysit.

    Kush nuk fliste dot direkt me kete te lajthiturin e Surelit fliste me Gysin ndermjetes

    I lidhur këmbë e xhep me klanet e drogës sepse padrinoja i vendit e konsideron drogën si rrugën e zhvillimit.

    Ky vend ka sot treguesin e ndërtimit 300 përqind më të lartë se mesatarja e BE.
    Çmimet janë stratosferike, ndërtimet nuk kanë të ndalur.

    Ta pysin veten keta kapterët e tipit Etem qe shfaqen kete ne kete forum te nderuar Pse?? Pse?

    Reply
  • @TIRONA says:
    January 9, 2026 at 12:50 pm

    Me gjithe mend pret qe te bene pyetje te tilla kapterret militante? Do tu dhimbte koka shume se s’jane mesuar te mendojne. Per ta mendon partia dhe lideri suprem. Dhe kane gati te vetmen pergjigje. “Kush nuk eshte me ta eshte me Saliun”. Personazhe nga “Ferma e kafsheve”.

    Reply
  • Skypion says:
    January 9, 2026 at 1:27 pm

    Po sikur Kamala Harris te kishte fituar zgjedhjet ne SHBA?!
    E bej kete pyetje, sepse gjithe c’po ndodh keto muaj, qe nga arrestimi i me te urryerit nga banoret e Tiranes, njekohesisht Kryehajdutit te tyre, Veliaj e deri tek shpallja ne kerkim e njeriut me te besuar te Ramaduros, nuk do te kishin ndodhur.
    Shqiptaret akoma nuk e kane realizuar te gjithe permasen e vertete te pasojes jashtezakonisht pozitive per ta, te zgjedhjes se Trump President te SHBA-se.
    Eshte kjo arsyeja se pse Trump sulmohet kaq shume ne mediat e regjimit socialist; se pse ka nje zell te jashtezakonshem per te perkthyer artikuj pafund nga mediat e majta boterore, qe synojne denigrimin e tij.
    Keshtu pra, fitorja e tij ktheu upside-down gjithcka qe ka lidhje me fatin e regjimit socialist ne Shqiperi; nese ne administraten e meparshme kishte mbeshtetje te pakushtezuar, ne kete te Trump ka nje refuzim dhe neveri, qe padyshim perkthehet ne ndeshkim; dhe eshte perkthyer; dhe po perkthehet.

    Reply
  • guxi says:
    January 9, 2026 at 1:36 pm

    Skypion
    Trump donte ta mbyllte fare edhe Spakun edhe Ambasaden Amerilane ne Shqiperi
    Ata te Kamala Haris e nisen kete pune.
    Kush i riktheu ne loj pas terheqjes se pare eshte histori tjeter.
    Por logjika jote trumpiste nuk qendron
    Trumpi vet as emrin nuk i di Shqipris.
    E ngatarroi sa her me Armenin

    Reply
  • Trapi says:
    January 9, 2026 at 3:17 pm

    Ore shoke, a do hyjme ne Europe?Epo si te gjithe na duhen milionere.Ne fillim nje grusht pastaj nje mullar dhe tani kemi nje mal .Cfare arritje!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 9, 2026 at 5:13 pm

    VO:
    1.Të gjithë ANONIMËT jan BERISHIST,AGJENT TË SHIK(ENVERIST NË PD 91),UDB,ASFALISË,KGB,FBI.
    2.INFOT JEPEN NGA DIXHIRALBI,PËR DIXHITALBIN..DHE DËRGOHEN NË SPAK(SKAP/P..
    3.ME KËTO.. PLOTSOHEN DOSJET HETIMORE PËR PARABURGIME 64 % MË SHUMË SE NË BE..dhe dërgohen në PD,Medje..
    4.GJYQET DO SHTYHEN ME VITE SA TË GJËNDEN PROVAT..SHIH ERIONIN,METËN,BEQAJN,BLLAKON,KOKA,etj..
    5.NË PD..NUK KA ARRESTIME PASI I TREDH BABI POLITIKË QË NGA 1992.
    6.KËRKOHET SHKRIRJA E PS,PL..POR KJO NUK DO NDODHI DERISA TË VDESI NON GRATA,MANDEJ DO BËHET PD ME EMËR TJETËR(COPA E PD SALIUT DO SHKRIHET).!
    7.SHQIPËRIA ME PS- E.RAMËN ..NË 2030 NË BE..!
    8.QEVERIA NUK RRËZOHET KURRË ME PROTESTA..KJO U PA NË 1991,94,96,1997,98,008,011..!
    9.RROFT MBRETI,POSHT MBRETI..
    10.ME S.BERISHËN NË PD FITOJNË TË GJITHË..
    GËZUAR 2026

    Reply
  • Liu nga Wuhani says:
    January 9, 2026 at 5:55 pm

    Ore se une nuk ia kam ndjekur intervistat ne Syri ktij. Hera e pare qe e lexoj ketu ne Dita
    Doja te dija ky vet ka kerkuar falje per vjedhjet dhe abuzimet e veta?

    Reply
  • Dajti says:
    January 9, 2026 at 7:41 pm

    Kaq poshte ka rene gazeta Dita sa te beje opozite me ndihmen e nje nje halabaku si Ahmetaj, person i korruptuar, me deviacione te theksuara personaliteti. Po behet si Syri, dmth gazete e dyshimte per qellimin qe doli ne fillim.
    Qeveria ka mekate sa te duash dhe po ja nxjerr drejtesia dhe media ketu ne Shqiperi.
    Perse u arratis ky person nga Shqiperia? Perse nuk vjen ti denoncoje ne SPAK te gjitha akuzat?

    Reply
  • Insider says:
    January 9, 2026 at 7:50 pm

    Ky projekt i është ofruar falas Ramës pa asnjë kosto për qytetarët nga një kompani Suedeze që operon në 60 vende të botës përfshirë gjithë EU, dhe për më tepër me kosto vetëm për shkelësit e rregullave të qarkullimit…pra 0 kostoja për buxhetin dhe qytetarët…pasi Rama i sorollati dhe i gënjeu suedezët për muaj të tërë, na i futi 180milion Euro borxh te Abu Dabi… këto janë qeveritarët… unë kam gjithë informacionin dhe do e çoj në spak …

    Reply
  • Pa censure says:
    January 10, 2026 at 7:17 am

    Shqetesues nuk eshte fakti i parave, por axhenda e rregjmit per ta kthyer Shqiperine ne nje burg dixhital pa gardhe e mure. Kjo e kombinuar me portofolin Dixhital dhe Diellen, do te rikthej Komunizmin ne kete vend ne formen me brutale per lirite dhe drejtat njerezore te Shqiptareve. U paralajmeruat per keto zhvillime vite me pare, sepse kjo ishte projektuar nje dekade me pare. Do te kete apo jo sukses kjo marrezi, kjo do varet nga njerezit. Sa me te informuar te jene njerezit per planet makabre te tyre, aq me teper shanse ka qe keta te deshtojne.

    Reply
  • Remo says:
    January 10, 2026 at 3:25 pm

    @Insider, po normale qe s’kane pune kompanite Suedeze ne kete koloni turko-arabe. Z.Thoma Gellci, ka bere nje artikull tek Tema e Meros ne
    lidhje me kete cmenduri te radhes te te marrit pas Kalifeve te botes arabe dhe vete Erdos turk..dhe ajo titullohet:” Smart City apo Syri i Ciklopit”!!

    Reply
  • 3D says:
    January 10, 2026 at 4:12 pm

    Nëse vazhdon me këto denoncime Ahmetaj shpejtë do të jetë në kryesi të PD vetëm vazhdo me akuza për hajni e mbas andej kalo në ato të imoralitetit dhe tradhtisë nacionale do të jeshë burrë i mirë dhe krejtë në rregull me shqiptarët

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?