Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një dekadë e humbur, Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Një dekadë e humbur, Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin
EkonomiLajmi i fundit

Një dekadë e humbur, Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin

Published: October 16, 2026
Shpërndaje

Në vitin 2015, Shqipëria shpenzonte për arsimin 3.1% të PBB-së, teksa dhjetë vjet më vonë, ky tregues pothuajse është në vendnumëro, me vetëm 3.2%. Ndryshimi minimal tregon se arsimi nuk ka marrë shtysën financiare të nevojshme për të ndihmuar transformimin ekonomik të vendit, në mënyrë që të prodhohen mundësi dhe vende pune premtuese për të rinjtë, në një kohë kur kostot e jetesës vetëm rriten.

Përgjatë dekadës së fundit arsimi u tkurr si sektor, humbi cilësinë referuar rezultateve te PISA në një kohë kur vendet europiane po investojnë në teknologji, aftësi digjitale, inovacion dhe arsim profesional për t’iu përshtatur ndryshimeve të tregut të punës.

Nga ana tjetër, investimet publike në asetet fizike të infrastrukturës zunë mesatarisht mbi 5% të PBB-së përgjatë gjithë dekadës së fundit dhe sërish vendi vijon të ketë hendek edhe në këtë drejtim, për shkak të mungesës së studimeve të fizibilitetit dhe korrupsionit të lartë të gjetura në shumë projekte.

- Publicitet -

Kjo politikë buxhetore ka kufizuar mundësitë për zhvillimin e kapitalit njerëzor, ndërsa ekonomia ka vijuar të mbështetet në sektorë që, në një pjesë të konsiderueshme, krijojnë vende pune me produktivitet dhe paga të ulëta.

Hendeku bëhet më i dukshëm kur financimi i arsimit krahasohet me vendet e Bashkimit Europian dhe Rajonin.

Sipas Eurostat, shpenzimet e qeverive të vendeve të BE-së për arsimin arritën në rreth 860 miliardë euro në vitin 2024, ose 4.7% të PBB-së së Bashkimit Europian.

Në të njëjtin vit, Shqipëria shpenzonte për arsimin vetëm 3.1% të PBB-së, një diferencë prej 1.6 pikësh përqindjeje me mesataren europiane. Për të arritur nivelin mesatar të BE-së, Shqipëria do të duhej të rriste financimin për arsimin me rreth 55% në raport me nivelin e vitit 2024.

Diferenca është edhe më e madhe në krahasim me vendet e Europës Veriore, të cilat tradicionalisht i kushtojnë një peshë më të lartë buxhetore zhvillimit të kapitalit njerëzor.

Diferenca është e lartë edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, me Bosnjë Hercegovinën që shpenzon gati 4% dhe Serbinë 3.4%, sipas të dhënave të Eurostat dhe bankës Botërore.

Për më tepër, diferenca në përqindje të PBB-së nuk pasqyron plotësisht hendekun real në burimet që vihen në dispozicion të arsimit. Duke qenë se ekonomitë europiane kanë të ardhura për frymë shumë më të larta, shpenzimet për arsimin në vlerë absolute, për nxënës apo student, janë përgjithësisht shumë më të mëdha sesa në Shqipëri.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shoqata e Bankave: Mos dëmtoni bankat, janë infrastrukturë thelbësore për ekonominë
  • VIDEO / Pamjet e protestuesve të dhunuar të shtrirë në dysheme, Policia: Nuk janë në komisariate
  • Një dekadë e humbur, Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin
  • Rama del sërish në terren: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore
  • Parashikimi i horoskopit 16 Tetor 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. edhe uji qelbet duke ndenjur on Kur pushteti i një njeriu i ve flakën vendit: Historia përsëritet 30 vite më pas
  2. Detari on VIDEO: Skenë e jashtëzakonshme rrëmbimi në mes të njerëzve, në mes të Tiranës
  3. L on Kur pushteti i një njeriu i ve flakën vendit: Historia përsëritet 30 vite më pas
  4. Detari on VIDEO: Skenë e jashtëzakonshme rrëmbimi në mes të njerëzve, në mes të Tiranës
  5. Se mjaft në robëri... on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?