Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një e pesta e të rinjve as në punë dhe as në shkollë më 2025
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Një e pesta e të rinjve as në punë dhe as në shkollë më 2025
AnalizaEkonomi

Një e pesta e të rinjve as në punë dhe as në shkollë më 2025

Published: July 3, 2026
Shpërndaje

Shqipëria vazhdoi të përballet me një sfidë strukturore në tregun e punës së të rinjve, ku 20,1% e grup-moshës 15-29 vjeç rezultojnë jashtë sistemit arsimor, pa punë dhe pa përfshirje në formim profesional (NEET) në vitin 2025.

Të dhënat e fundit zyrtare nga INSTAT tregojnë se brenda kësaj grup-moshe në Shqipëri, 38,5% e të rinjve rezultojnë të papunë aktivë, pasi janë duke kërkuar punë dhe janë të gatshëm të hyjnë në tregun e punës. Pjesa tjetër 1,6 % mbetet jashtë tregut të punës pasi klasifikohen si të dekurajuar, ndërsa 19,5% janë të angazhuar në detyra familjare, duke rritur fëmijë apo duke u kujdesur për dikë në familje.

Një pjesë e konsiderueshme për 40,4%, renditet në kategorinë “të tjera”, çka tregon një nivel të lartë informaliteti ose pasigurie në deklarimin e statusit të tyre ekonomik.

- Publicitet -

Në raport me vitin paraardhës, vërehet një përmirësim i lehtë në kategorinë e të dekurajuarve, me një ulje prej 0,4 pikë përqindje. Megjithatë, ky ndryshim mbetet i kufizuar dhe nuk reflekton ende një transformim në integrimin e të rinjve në tregun e punës.

Të dhënat tregojnë se meshkujt janë më aktivë në tregun e punës sesa femrat. Rreth 46,5% e meshkujve NEET janë në kërkim aktiv të punës dhe të gatshëm për punësim, ndërsa tek femrat kjo përqindje zbret në 31,9%.

Shqipëria ka përqindjen e të rinjve as në punës dhe as në shkollë gati dyfish mbi mesataren e BE-së dhe në nivele të larta rajonale. Kosova rezulton me nivelet më të larta të NEET në rajon, që arrin rreth 30% ose, e ndjekur nga Shqipëria me rreth 20%. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi lëvizin në intervalin 17%, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia regjistrojnë nivele më të ulëta, por ende dukshëm mbi standardet europiane.

Nga rritja ekonomike në aspektin e punësimit duket se po përfitojnë vetëm pensionistët, pasi papunësia vijon të jetë e lartë ndër të rinjtë. Vitin e kaluar shkalla zyrtare e papunësisë është 8,4%, teksa ky tregues për grup-moshën 15–24 vjeç është 21,5%, gati trefish më shumë se në popullsinë e përgjithshme.

Në paradoks me të rinjtë, numri i të punësuarve në moshën mbi 65 vjeç ka pësuar rritje. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga 119,862 në 2024 numri i tyre arriti në 130,274 në 2025. Këta persona edhe pse në moshë pensioni, janë kryesisht të vetëpunësuar në bujqësi pa kontribute, të cilët sipas metodologjisë vendase konsiderohen të punësuar edhe kur angazhohen në fermën e tyre të vogël dhe prodhojnë vetëm për vetë-konsum.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Jovan Bregu says:
    July 3, 2026 at 12:28 pm

    Dua ta lidh mendimin tim edhe me kete artikull meqe eshte tem e dites.
    Meloni e Italise ka zgjedhjet parlamentare vitin qe vjen dhe prandaj anulloj rezortin sé eshte nje parti qe nuk krijon dot qeveri dhe I duhet kualicion. Shikoni mbas zgjedhjeve kur te fillojne punimet.

    Njerezit e Sardenjes 50% jane barinj me dele dhe blegtori. 50% punojne me turizmin. 0 industri.
    Te rinjte e Sardenjes kane emigruar ne zonat e tjera te Italise.
    Nuk dua te bej politik, por juve te Dita i dini cfare shkrova me lart por beni sikur nuk i dini, per ju ka rendesi qe rezorteve tju themi joooo. Pastaj pyesim pse ikin te rinjte, KU DO PUNOJNE?! Blegtor si Sadenjasit nuk duan te bejne atehere?!

    Reply
    • Vlonjati vlore says:
      July 5, 2026 at 12:06 am

      Sa mire bere qe more si shembull sardenjan. Ashtu si shkaterruan Sardenjen dhe Siciline me Mafie dhe krim e i lane te turperuar perpara Europes por edhe perpara Italianeve te veriut te njejten gje dashke dhe per Shqiperine ti?

      Reply
  • Shqiptar says:
    July 3, 2026 at 12:35 pm

    Firmat e ndertimit ne shqiperi kerkojne punetor, shofera, profesionist etj…
    Blegtoria eshte me leverdi por e bejne pleqte.
    Oficinat mekanike nuk kane mekanik.

    Por, per te punuar duhen bere duart pis, do punuar ne dimer e vere, gje qe nuk ju pelqen te rinjve dhe sorollaten neper lokale me nje kafe, apo shpenzojne leket e prinderve.
    Ka vajtur rroga e shoferit 1000 euro, mekaniku gjithashtu, lere pastaj muratori, hidrauliku, eletricisti. Por duhen bere pise duart.

    Reply
  • Kiri says:
    July 3, 2026 at 3:15 pm

    Eshte e vertete qe nje e pesta nuk jane as ne pune e as ne shkolle por mos harro jane ne bulevarde per me rrezu pushtetin qe ka dale nga vota epopullit dhe me u ba ministra se me politikan analfabet Shqiperia do te futet ma shpejt ne Europe kuptohet edhe me ndihmen e gazetes DITA

    Reply
  • Loli says:
    July 3, 2026 at 8:18 pm

    As ne pune,as ne shkolle, por ne proteste po ama

    Reply
  • Xha jaho says:
    July 3, 2026 at 11:09 pm

    O rinia shqiptare mbetet me telefona ne duar duke u argetuar, ne duar duhen mbajtur vegla pune.

    Reply
  • Dursakja says:
    July 4, 2026 at 7:02 am

    Po të rinjtë si modele shohin dhe dëgjojnë politiqenërit shqiptarë që janë rrugeçërit dhe hajdutët profesionistë të këtij vendi dhe që ekonomikisht kanë lënë me pasuri brezat pas tyre.
    Ja e sheh se çfarë bënë “zotësia e merita”

    Reply
    • xxx says:
      July 4, 2026 at 12:34 pm

      E sakt Durrsakja.
      Politiqenerit shqiptare e preferojne ate fjalen beni si them une mos beni si bej une. Me nji llaf une te behem aga ju tjeret hyzmeqare.

      Reply
  • Dursakja says:
    July 4, 2026 at 7:02 am

    Postoni komentin tim.

    Reply
    • Antishpellar says:
      July 4, 2026 at 11:21 am

      Sa e dhe urdhërin o Dursake , menjëherë t’a botuan . T’a vonuan sepse ishin të pa sigurt je apo nuk je durrsake dhe e panë që nuk je , sepse fjala “durrsake ” shkruhet me dy R dhe këtë , durrsakët e vërtetë e dinë shumë mirë . Ti do të jesh nga ata që zbritën nga shpellat dhe pushtuan tokat me shkrimin “Tokë e xanun” .

      Reply
  • Heretiku says:
    July 4, 2026 at 8:27 am

    Tregohet si anekdote ketu ne Itali; ne portin e Napolit nje grup njerezish protestonin, per papunesine, duke qendruar ulur ne nje zone te portit, duke penguar kalimin e mjeteve te punes, me nje fjale bllokonin punen ne ate sektor. Kjo pune per disa dite rresht.
    Nje dite arrin ne port nje anije, qe duhej shkarkuar dhe me pas ngarkuar me mallin qe do te trasportonte ne kthim. Kapiteni i anijes sheh qe mundesia per shkarkimin e mallit, per momentin qe e pamundur, per shkak te protestes. Shkon tek protestuesit dhe flet me drejtuesin e tyre. I thote : “Pse e keni bllokuar kalimin” ? “Protestojme kunder papunesise” – pergigjet tjetri. “Po mire”, thote kapiteni, “per dy jave ju jap une pune, ju paguaj mire per punen qe do te beje i gjithe grupi protestues, lironi kalimin”. Kapo grevisti e shikon me habi kapitenin e anijes dhe i thote: “Po mire or burre i dheut, ne dy milione banore te Napolit, neve na gjete te na futesh ne pune” ? Kapiteni, shume i habitur i thote : “po a po protestoni kunder papunesise, pra, per te gjetur pune”. Kryegrevisti pergjigjet : “Po puna jone kjo eshte, te protestojme kunder papunesise, jo te punojme”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
  • Danubi thahet në nivele historike, dalin nga ujërat anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore
  • Sekreti i jetës sipas një 103 vjeçareje
  • Kjo telefonatë nuk do të jetë më e mundur, nëse ke automjet të ri në BE
  • Trump pret Zelenskyn, takimi në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA

Komentet e Fundit

  1. K R on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  2. K R on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  3. agron saliu on 120 milionerë britanikë, letër kryeministrit që të taksohen më shumë
  4. pirro on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  5. Pensionisti GJK on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?