Nga Janusz Bugajski
Botuar në DITA
Kandidatët për president në SHBA, Kamala Harris dhe Donald Trump, po i bëjnë shumë elozhe votës polake që ka shumë peshë në “shtetet e lëkundura”, si Pensilvania dhe Miçigani, të cilat do të jenë vendimtare për rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit. Në të njëjtën kohë, vetë Polonia po shfaqet si një fuqi gjithnjë e më me peshë në Europës, siç edhe shpaloset në librin më të fundit të autorit të këtij artikulli që u botua në Uashington këtë muaj.
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia përshpejtoi ardhjen e një ndryshi tektonik në sigurinë e Europës, duke i dhënë fund periudhës relativisht paqësore të pas Luftës së Ftohtë dhe duke paralajmëruar një epokë të re për konfliktet ndërkombëtare. Agresioni i Moskës, gjithashtu, zhvendosi epiqendrën e sigurisë europiane drejt lindjes, dhe Polonia u kthye në pikën kyçe të frontit lindor të NATO-s në përballjen e tij me një Rusi ekspansioniste.
Rëndësia e Polonisë në këtë Aleancë është e dukshme në historinë, madhësinë, vendndodhjen, burimet, angazhimet për mbrojtjen, rolin në rajon dhe lidhjet e saj me SHBA-në. Qëndron edhe mbi baza të forta ekonomike, sociale dhe politike. Ekonomia polake është e shtata për nga madhësia në Bashkimin Europian dhe më e madhja në mesin e shteteve të ish-bllokut sovjetik që iu bashkuan BE-së. Ekonomia u rimëkëmb në mënyrë mbresëlënëse pas pandemisë së COVID-19 dhe, për vitet e ardhshme, parashikohet një rritje e qëndrueshme vjetore e produktit të brendshëm bruto (PBB).
Me një popullsi 38 milionë, Polonia ka popullsinë më të madhe nga të gjithë anëtarët e rinj të NATO-s. Vendi përfiton nga rritja e standardeve të jetesës, nivelet e larta të arsimit dhe ekspertiza e rëndësishme profesionale në një ekonomi moderne dhe të larmishme. Polonia ka investuar gjithashtu në diversifikimin energjetik, duke hequr dorë nga karburantet e fosileve ruse dhe duke ia bërë kështu të pamundur Moskës t’i bëjë shantazh dhe presion politik.
Varshava ka investuar seriozisht dhe në mënyrë afatgjatë në sektorin e saj ushtarak, strukturën e forcave të armatosura dhe blerjen e armëve. Buxheti i mbrojtjes u rrit nga 2.5% në 3.9% të PBB-së në vitin 2023, me rritje të mëtejshme të planifikuara gjatë një periudhe pesëvjeçare, për të shtuar aftësitë ushtarake dhe për të dyfishuar numrin e trupave në rreth 300,000. Sipas statistikave të fundit të NATO-s, 23 nga 32 vende kanë arritur objektivin 2% të Aleancës për shpenzime për mbrojtjen. Polonia kryeson tabelën me 4.12%.
NATO, gjithashtu, ka udhëzuar që të paktën 20% e shpenzimeve vjetore për mbrojtjen duhet të shkojnë për blerjen e pajisjeve ushtarake. Varshava ka alokuar më shumë se 50% të shpenzimeve të saj të mbrojtjes për modernizimin e ushtrisë, ky është niveli më i lartë në Aleancë.
Pavarësisht se cila parti është në pushtet, Polonia është duke u kthyer në një lider rajonal, duke marrë shtytje edhe nga historia, potenciali ekonomik, aftësitë ushtarake dhe kundërshtia e paepur ndaj imperializmit rus. Ka disa arsye për shtimin e armatimeve nga ana e Varshavës.
Së pari, mosbesimi ndaj disa prej fqinjëve të saj perëndimorë, veçanërisht ndaj Gjermanisë dhe Francës, të cilët, me gjasa, do ta shmangin çdo konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë edhe nëse Polonia sulmohet.
Së dyti, për t’i treguar Uashingtonit se Polonia është një aleate e besueshme dhe e aftë.
Dhe së treti, Varshava është e vendosur të japë shembullin e vet dhe të inkurajojë anëtarët e tjerë të NATO-s që të përmbushin angazhimet e tyre të mbrojtjes. Polonia e sheh SHBA-në si një aleat të paçmuar që ndihmon në kundërshtimin e thirrjeve naive për “autonominë strategjike” të Europës në Paris dhe Berlin, çfarë do ta linte kontinentin e vjetër të pambrojtur.
Gjatë viteve të ardhshme, Polonia do të përballet me tre sfida që do të kërkojnë vëmendje të menjëhershme në rajon: promovimi i rindërtimit të Ukrainës pas luftës shkatërruese të Moskës; menaxhimi i ndikimit të agresionit të jashtëm të Rusisë në rajon dhe përballja me përhapjen e trazirave të brendshme të Federatës Ruse, që do rrjedhin prej një ekonomie në rënie dhe humbje të rënda ushtarake.
Varshavës do i duhet të zhvillojë një strategji shumëdimensionale me fqinjët dhe aleatët, duke kombinuar fushat e informacionit, kibernetike, ekonomike, diplomatike dhe ushtarake. Me mbështetjen e ngushtë të Uashingtonit, Varshava duhet të përfitojë nga dobësitë e Rusisë, të ndihmojë në mbrojtjen e aleatëve dhe partnerëve të NATO-s nga çdo pasojë negative prej sigurisë dhe të jetë gati për një periudhë të zgjatur transformimi rajonal, duke përfshirë shfaqjen e subjekteve të reja politike të një Federatë Ruse në shpërbërje.
Militarizimi dhe kërcënimet e Rusisë kundër fqinjëve i kanë mundësuar Polonisë të projektojë ndikimin e saj rajonal. Varshava po ndjek gjithashtu iniciativën “Tre Detet”, si një aleancë e shteteve midis Detit Baltik, atij Adriatik dhe Detit të Zi, bazuar në themele të forta infrastrukturore, ekonomike dhe të sigurisë që do të ndihmonin rajonin të mbrohet në mënyrë më efektive kundër imperializmit të jashtëm.
Polonia do të ketë rol kyç edhe në menaxhimin e pasojave të shpërbërjes së afërt të shtetit rus, përmes diplomacisë aktiviste dhe kontaktit me kombet jo-ruse.
Udhëheqësit polakë e kanë krahasuar rëndësinë strategjike të vendit të tyre me atë të Japonisë dhe Koresë së Jugut në rajonin e Paqësorit. Një aleancë e ngushtë me Poloninë si spirancë e sigurisë transatlantike përfiton drejtpërdrejt interesat globale të Uashingtonit.
Suksesi i Polonisë do të ndihmojë gjithashtu në forcimin e aleancës perëndimore në përballjen me sfida të tjera globale, duke nënvizuar se shtetet e mesme mund të luajnë një rol vendimtar në garantimin e sigurisë rajonale dhe rënien e agresorëve imperialistë.

©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

U mo gollobordas ziu,cshkruan more I ziu ti.Moska po ben lufte kundra natoq ameriqane e kelysheve te saj sikurse je dhe ti o gollobordas dhe po i shkatron cdo dite forcat e natoq.dhe avancon cdo dite.polaqet me 1939 me pushtimin nga gjermania u dorezuan menjehere o gollobordas.Rusia nuk mposhtet,eshte e forte ekonomikisht dhe ushtarakisht.
Polonia nuk u dorezua menjehere ndaj Gjermanise ne L2B, por luftoi shume jave. Ajo luftoi me gjate se Franca qe kishte ushtrine me te fuqishme ne Europe para L2B. Rusia eshte nje tiger prej letre. Ekonomia e saj vjen shume larg vendeve te tjera te zhvilluara. Luften ne Ukraine po e ben me mercenare, burgaxhinj, prostiuta, hajdute te liruar nga burgjet.
Vetem Amerika kalon shume fuqine ushtarake te Rusise, pa folur per NATO-n.
Po te ishte Rusia aq e forte, nuk merrte arme nga KV, Irani dhe ndihma nga Kina.
Per spahiun komentues…..turp qe ofendon artikull shkruesin. Jep mendim pa ofenduar njeri.
U mo I zi kush ti ka thene keto? po cthua o lum,pse more more,po ske faj ne dajt je larg,nuk i di gjerat,pjet edhiun e rames.
Bugajski kerkon nje Poloni Mish per Top qe ti sherbeje Amerikes si Mashe per te mos djegur duart ne luften ne Ukraine.
Por Polonia ashtu si tere Europa e dijne se Rusia eshte fqinji tyre kurse Amerika eshte larg e per me teper nuk ka aleanca te bazuara mbi parime e histori por vetem ne Konjuktura te momentit. Dje ishte aleati Talebaneve kur ne Afganistan luftonte Rusia, pastaj u be armiku tyre kur me vone masakroi Afganistanin “per te derguar atje Demokraci”!
Nga ky artikull del se Polonia do jete nje faktor pozitiv
ne integrimin e zones Euro-Atlantike, ku vendet e civilizimit
perendimor, qe i kane rrenjet tek bota Greko-Romake,
te pasuruara me tej nga toleranca e kristjanizmit dhe kontributet
e shumta te shteteve te Europes dhe Amerikes do jene te
mire koordinuara me njeri tjetrin per nje zhvillim ekonomik me te
shpejte e per nje jete me te mire, si dhe per mbrojtjen e interesave
te popujve te tyre nga rreziqet qe po shfaqen dhe mund te
shtohen ne te ardheshmen.
Cudira shqiptare te Jonuzit.
Po si ore Bugajski nuk ke lexuar te pakten librin shkollor te historise se kl .4?
Rusia ne te dy luftrat boterore u mund.
Si ne luften e pare dhe te dyte vetem nderhyrja e amerikano-angleze e shpetoi.
Rusia ka ushterine me te dobet ne bote.
Ne shqiperi kane akoma mitin e ushterise te pathyeshme ruse te kultivuar nga propaganga komuniste enveriste.
Forcen e saj e ka treguar tek Uzbekistan,Taxhikistan etj.shtete qe duan t’i lesh te lire te jetojne ne paqe me pasurite prallore qe u ka dhene zoti.
Lexoni librin mbi histori e shkurter e ushterise ruse.
Na bene hasem me Austro-gjermanet,mbrojtes natyrale te popullsise Iliro-dardane ne gadishullin Ilirik.
Kemi vrare gjermanet,kemi torturuar austriaket,Lufta nac-clirimtare.28 mije deshmore,Cliruam Jugosllavine,Cliruam kosoven,Cliruam Bosnjen.Gjermani fundit,gjermani mesit,gjermani sateme,mor leckaman kacak ferrash. Gaxhgauni Gramshit,Copani Llenges Marenglen Kasmi,nuk pushoi me heroizmat e lackamaneve,zbatharakeve,qe paskan luftuar gjermanin,se po te mos shkrepnin pas gardhit vllahet e Verce-Suloves gjermani do fitonte luften ne Stalingrad.Ja pse llumi fshatarsise,gjysopingat nuk duhet te shkollohen,Te mesojne gjuhe te huaj,,sidomos gjermanisht.U bene shqiptaret mish per top per Hasmin serb.Luftuan kunder Aleateve historike.Austro-Gjermane,qe na bene me shtet se do ishte zhdukur fare rraca shqiptare.Serbet perdoren bataljonet e cubave te pabese per te vrare gjermanet,,Beogradin e cliruan Ruset dhe sot ,Partia Vucicit,Qeverria Serbe eshte Aleatja me e ngushte e te djathtes extreme Austriake qe ka dale kunder Kosoves.Austria, qe sot duhet te ishte Aleatja me e sigurte e kombit shqiptar ne Europe,,sot eshte Armike e sigurte dhe aleate e Serbise.
Demo,shiko faqen e pare te dites.
Eshte e njejte qe boton Putin ne Rusi.
Pra dita eshte Rama dhe Rama eshte Rusia.
Mos kujto qe kjo propagande ruse qe ben Rama me shtypin dhe TV-te jane jashte vemendjen se amerikaneve e serbeve e ruseve e italianeve e iranianeneve e izraeliteve, inteligjenca serves.
Turp o dita qe e ke zografisur ariun rus.
Me te ditur ti dhe Bugajski ,rusi e di shume mire ,qe nuk do te kete lufte me arme por lufte kanibalesh,aq e madhe eshte urejtja ne gjakun e polakut ndaj rusit.
O Bugajsk more Bugajsk !
Amerika eshtë Amerikë , se nuk ka gazetarë si Bugajski . Ose më saktë , ka edhe Bugajskë , por keta janë nga fundi i listës e s’do të dijë Amerika per ta . Amerika është vënd demokratik dhe ka hapsirë për të gjithë , edhe për debilë.
Po e lë me kaqë !
Lexoj shpesh këtu një demo . Kam lexuar shumë komentues që e sulmojnë . Unë nuk kam qenë ndër këta , përkundrazi , disa herë kam qënë në një mëndje me të .
Por sot po e shoh se paskan patur të drejtë .
Me ato që lexova sot këtu , unë kam qënë i gabuar .
Demo qënka një analfabet në politike . Skandaloz , nuk di abc-në e gjërave – asnjë s’ka rënë në dashuri me ne , s’ka miqësi të perjetshme , kurdoherë kanë parë interesin e tyre …….
O Perlat Spahiu, o b¥q!r i Putanit.
Polonia ka qenë kombi që luftoi më heroikisht dhe dëshpërimisht kur u pushtua në fillim të Luftës II Botërore. Kavaleria polake, pasi iu mbaruan municionet, nga dëshpërimi u binin tankeve gjermane me shpata, o trudhier.
Të q!fshin të gjithë vendet e NATO-s çfarë ke e çfarë s’ke, o spahi muti, lindur nga spermë e shurrosur!
Mister Bugajski !
Ne të lexojmë tyj , po ti a na lexon neve , ç’mendojmë ne për tyj , apo aq të bën ty, se ç’mendojmë ne !
Po përsëris atë që e kam shkruar edhe njëherë këtu .
Karl Marksi , sipas jush armiku më i madh i demokracisë , ka thënë :
Polakët janë një komb i lindur për të bërë trimeri të marra !
Uinston Çerçill , sipas jush simboli i demokracisë , ka thënë se polakët janë si hienat .
Unë nuk kam takuar asnjë polak, nuk e di historinë e tyre , por nga ç’kam lexuar poshtë e lartë , në historinë e tyre kanë nxjerrë shumë politikanë mistrecë e grindavecë .
Kanë plot gjynahe polakët !
Pa popullin heroik polak Viena sot do te ishte me xhami,
Ishte Ushtria Polonise qe i erdhi ne ndihme mbreterve te europes te rrethuar ne Vjene,,qe shpetoi Evropen nga Turqit.
Vetem mosmirenjohje dhe pabesi ka njohur keto 500 vjet populli polak,.Polonia e vertete qe shtrihej nga Zaporozhja ne brigjet e Donit deri ne Karpate eshte tkurrur nen goditjet e pushtuesve Ruse dhe Gjermane,qe per te grabitur copa polonie jane marre vesh midis tyre. Fati i popullit polak eshte i njejte me fatin e popullit shqiptar ,i ndodhur midis duy hienave me grabitqare te Ballkanit.Serbeve dhe Grekerve. edhe ne luften e II bot.ky popull u masakrua nga Ushtria gjermane dhe Ushtria e kuqe njekohesisht,
Dhe sa për info të këtij Spahiut turk e atij Kariut tjetër që i mban ison, polakët janë të vermit që kanë u khkelur rusëve Moskën.
Kush di histori, njeh edhe heroizmin traigjik të popullit polak.
Kush s’di histori, ha m¥t nëpër forume, siç bëjnë dy gomerët Spahiu e Kariu aty lart.
Nuk pretendoj se jam njohës i mirë i historisë , sidomos asaj të mesjetës , por mbaj mënd që Moisi Golemi e tradhëtoi jo njeherë Skënderbeun dhe pastajë kthehej e i lëpiej .
Ky Moisiu ynë që qelbi dynjanë me fjalorin e tij prej rrugaçi ordiner , më kujtoi një gjallesë , që kur e sulmojnë , si armë mbrojtëse lëshon një erë të qelbur , të padurueshme , që sulmuesi largohet me vrap . Moisi Golemi ynë , siç duket , është nga ata që shkruanin pisllëqe mureve të nevojtoreve publike.
Këtu unë e mbyll polemiken time me këtë halabak ordiner.
PS
Këtu, këto ditë , unë reagova ndoshta më ashpër nga ç’duhet, ndaj disa mendimeve të Demos . Por demo , duket që ka personalitet, ketë s’ja mohoj dot , paçka se mund të kemi optika të ndryshme . I kęrkoj të falur nëse e kam teperuar !
Ik o Katiu, se s’ia paske fare idenë historisë.
Moisi Golemi ishte djali i vëllait të Gjergj Arianitit. Ishte gjeneral besnik i Skënderbeut.
E tradhëtoi Skënderbeun në valën e disinformacionit dhe propagandës që Mehmeti II bëri në mes të viteve 1450, me qëllim përçarjen e Lidhjes së Lezhës.
Gjatë asaj periudhe dy-vjeçare Skënderbeut iu larguan shumica e bashkëpunëtorëve, përfshirë të paktën 3 nipa të tij.
Muaj më vonë, Moisiu rikthehet tek Skënderbeu, duke qenë i vetmi ndër të larguarit që u rikthye.
Dhe i qëndroi për 10 vite të tjera besnik, deri kur u kap i rob dhe u rrop i gjallë në Stamboll për 15 ditë rrjesht si dënim për besnikërinë ndaj Skënderbeut. Vdiq si hero dhe emri i tij përmendet vetëm me respekt, si person që, sado u tundua përkohësisht si çdo qenie humane ndaj parave dhe ofiqeve, përfundimisht i flaku ato tej dhe iu përkushtua idealit dhe moralit.
Kështu që, ti Katiu, kur i përmend Moisiut vetëm tradhëtinë kohëshkurtër, tregon se ke fekale në kokë, jo tru. Dhe ec e prit llogjikë nga gomerë si puna jote, që na bëjnë edhe analistin e çështjeve ndërkombëtare. Trudhier!