Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një gjë amerikane me shumë zero
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Një gjë amerikane me shumë zero
AnalizaLajmi i funditopinion

Një gjë amerikane me shumë zero

Published: 4 Maj, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga Skënder Minxhozi

Botuar në JAVA

E donte me patjetër diçka “amerikane” në këtë moment zgjedhjesh. Si atëhere kur themeloi Foltoren e premtonte kthimin tek Zoti dhe Familja. Fiks si Donald Trump. Berisha sot do patjetër një dëshmi, një provë se është brenda sinoreve të Uashingtonit zyrtar. Madje më egzaktësisht se ka mundur të penetrojë brenda Shtëpisë së Bardhë. I duhet me këtë rast diçka nga shtëpia më e fuqishme në botë, një prezencë njerëzore, një telefonatë, një foto apo dhe një dorezë dere, një karrige ose një tavëll duhani nga Zyra Ovale. Çfarëdo të jetë, vetëm të vijë nga aty brenda. Dhe gjeti Chris Lacivitan.

- Publicitet -

Me pagesë patjetër, por edhe me shumë ëndrra e iluzione bashkangjitur. Sali Berisha kërkon të ndërtojë se s’bën teoremën e tij amerikane të pas 5 nëntorit dhe ta përdorë në 11 maj. I duhej një dëshmi, një sinjal, një shenjë çfarëdo në ajër që të bindte shqiptarët se në ditën e zgjedhjeve mund të votonin të qetë një njeri që e kishte hequr damkën e persona non grata.

Lacivita është sot një nga ata ekspertë imazhi që përfaqësojnë modelin më cinik të lobimit modern: për aq kohë sa pagesa vazhdon të kryhet, klienti ka të drejtë të ëndërrojë. Madje dhe ëndrrat më të ndaluara, siç është fjala vjen fitorja në një garë elektorale që e konsiderojnë të humbur edhe miqtë e tu më të ngushtë.

Me paratë që fut në xhep Lacivita mund të sigurojë diku një foto, një takim privat, apo një deklaratë e vagullt nga Uashingtoni. Dhe kaq mjafton për t’u shitur në Shqipëri si rikthim i mbështetjes amerikane, si pastrim i biografisë së Doktor Berishës. Kjo nuk është diplomaci. Është farsë, madje e shtrenjtë shumë.

Por i vetëm Lacivita mund ta ndihmojë Berishën vetëm në zgjedhjet e 11 majit, por jo edhe në pastrimin e njollës që i ka vënë dikur sekretari Blinken. Duhet diçka edhe më e madhe, me më shumë zero nga pas që bashkë me zgjedhjet të hiqet dhe damka. Dhe ja ku u shfaq kompania “Continental Strategy” e vajzës së shefes së kabinetit të Trump, edhe ajo pranë dhe e njohur e Lacivitas. Një grup zyrtarësh të fuqishëm dhe përballë tyre një klient problematik nga një vend i largët, i cili bashkë me një listë vendesh të botës së tretë është gati të paguajë miliona vetëm që të bëhet pak mik me Amerikën e re të Donald Trump. Plot 250 mijë dollarë në muaj, teksa pensionistët dhe të papunët rrinë e numërojnë zerot.

Historia e kontratave shumëmilionëshe të opozitës shqiptare me lobistë e ndërmjetës të Uashingtonit e ka bindur tashmë rrethin e ngushtë pranë Berishës se rehabilitimi i tij politik është i plotë.

Sot ka zyrtarë të PD që dalin e betohen në ekrane se non grata nuk egsziston më, është hequr. Ky është një ushtrim i madh sugjestioni në grup, një seancë kolektive hipnoze. Bindja me të cilën e shprehin këtë siguri, pra që letra e Blinken tashmë është grisur, të bën të mendosh keq për shëndetin mendor të këtyre njerëzve që nuk duken vetëm brenda rolit, por edhe jashtë logjikës.

Puna është se pasi ke harxhuar milionat dhe ke thënë fjalët e bukura, vjen ballafaqimi me realitetin cinik të kutive të votimit. A e besojnë shqiptarët që bëhen gati të votojnë, se Berisha është tashmë kalorësi i preferuar i administratës së re Trump? A do të arrijnë t’i sugjestionojnë votuesit emrat e huaj që rreshton prej javësh Berisha në fushatë? Do preken sadopak nga fakti që “kemi paguar njerëzit e Donald Trump”? Apo thjesht do tundin kokën e do vazhdojnë me të tyren, duke votuar atë që kishin ndërmend të votonin?!

Kjo dilemë fut në risk jo vetëm shumë miliona dollarë të hedhur majtas-djathtas. Ajo rrezikon të gjithë teoremën e rehabilitimit dhe rikthimit në skenë të opozitës dhe shefit të saj. Në një përpjekje të dëshpëruar për të mbijetuar politikisht, ish-kryeministri i Shqipërisë po përpiqet të krijojë me çdo kusht e mënyrë iluzionin e mbështetjes amerikane përmes lidhjeve me figurat e djathta në SHBA.

E nëse kjo kartë, e vetmja që ka në dispozicion përballë zgjedhësve, i digjet në duar, atëhere e gjithë ngrehina rrëzohet bashkë me të zotin brenda. Rama mund të marrë mandatin e katërt, statusi non grata mund të mbetet në këmbë apo të hiqet pas datës 11 maj dhe kësisoj shkojnë dëm jo vetëm paratë, por edhe opozita bashkë me to. Prandaj efekti i milionave duhet të demostrohet në javën që po hyjmë. Më vonë është si të vishesh me smoking dhe papijon pasi balloja ka mbaruar e të ftuarit nisin të zbrazin sallën. Megjithëse po ta mendosh hollë-hollë për Berishën zgjedhjet nuk është se kanë shumë rëndësi.

Atij mjafton t’i heqin njollën e non gratas se zgjedhjet ai e ka të qartë se kush i fiton. Ai do vetëm kasollen e opozitës, jo pallatin e pushtetit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Komente
  • terrorizem mediatik thotë:
    4 Maj, 2025 te 3:39 pm

    Saliu pra ne keto zgjedhje dashka vetem kasollen e opozitarit ! Po e thote kete zbulim ky Minxhoja i anal-listes borderose Rames paguar nga paret e vjedhura sa ne Inceneratoret e gjetke po ja kalon edhe vete Rames ne fantazite e po del kesisoj “me katolik se Papa-Rama)” .
    Kurse Rama (nenkupton Minxho) do vetem ate qe nuk do Saliu, pallatin e pushtetit (!) Dhe gjithe kjo lufte e ashper zgjedhore pra (gjithnje sipas Minxhos) behet qe ato te mbajne ato qe kane se mos ja marrin tjeter…ato qe jane ne keto zgjedhje vetem qe te kene nje karrige ne ate parlament per bythen e tyre !

    Përgjigjiuni
  • Ali baba me 40 hajdutet thotë:
    4 Maj, 2025 te 4:12 pm

    Ti Minxhozi Duke punuar per Ramen po i kalon0000 e Saliut!

    Përgjigjiuni
  • Dajti thotë:
    4 Maj, 2025 te 5:38 pm

    Si gjithnje Minxhozi shkruan me shume ekspertize. Do te shtoja qe Non-grata e monstres SB nuk hiqet kurre. Pavaresisht akuzave te DSH per korrupsion, minim i demokracise, presion drejtesise, e verteta eshte se Amerika e ka zbuluar se ai eshte agjent i UDB, zbaton axhenden e Moskes ne Shqiperi dhe Ballkan, eshte i lidhur me grupet ekstremiste islamike dhe vepron kunder politikes Amerikane ne Ballkan dhe gjetke. Ai ka qene anti-amerikan qe kur u be kominist dhe sekretar partie i eger. Ne vitet 1991, 92, ai i mashtroi amerikanet, siç mashtroi byroistet, studentet e dhjetorit, te persekutuarit, me nje fjale eshte nje mega mashtrues kozmik! Ato lobuesit gjeten nje budalla dhe do ta rrjepin. Plus do behen hetime nga FBI, IRS, FinCEN, SPAK per kete financim te erret politik.
    Akuzat me lart jane fasada per publikun.

    Përgjigjiuni
  • capi thotë:
    4 Maj, 2025 te 10:06 pm

    O Keno grata ose non-grata cfare e ka gjetur deri tani kete kermen. Asgje, po fare asgje. Pozicion komod ne opozine. bisneset te lidhura me te ja lyen rroten Rama qe te mos i ndryshken.

    Per se e bene gjithe kete? Ndoshta sedra e semure, ose me ndryshe psikollogjia hakemarrse e malokut. Por dhe kjo nuk me duket se qendron. Une mendoj se me shume shqetesohet per famijlen, se vet per disa vite shkon ne hale te gomarit. Po ndoshta shqetesohet per ata qe le pas, te mos kene pasoja. Se amerika eshte ajo qe te ngrine dhe gjithe pasurite ku do ti kesh ne bote, kuptohet nese i do suma. I druhet ndonje arrestimi ose burgosje se i kane dosjet e hapura.
    Kjo eshte ajo qe e shqeteson me shume, se njolla qe permend ti.

    Përgjigjiuni
  • File Dëllinja thotë:
    5 Maj, 2025 te 5:45 am

    Po pse o Ner je besues majtas e mosbesues djathtas? Nisesh nga pozitat e mirëqënies personale, interesave të tua apo për të tjerët spyet çhanë, çpinë e çdhjesin

    Përgjigjiuni
  • Dudumi thotë:
    5 Maj, 2025 te 8:11 pm

    U bene 35 vjet qe zgjedhjet fillojne e mbarojne me yxhym amerikan. Kundermim qoftesh amerikane, ku dyqanxhinj shetites amerikane,”te derguar” apo te marre me qera nga thesi i dhuratave te shkolles se Azemit te hajdarit po perpiqen te parfumosin water-in e degraduar te PD dhe xhonturqve te rinj me biografi te vjeter si Salihu, Zhozefina dhe kompani. Edhe Rama, qe nuk eshte engjell i qeruar, por nje dreq i tipit tjeter nuk flet me hapur e tu thote njerezve qe te behemi vigjilente, se armiku i Shqiperise 80 e kusur vjec po sulmon perseri te na coje ne water-in e qeverisjes alla Berisha. Nuk i tregohet me gisht krimineli i pangopur, por muhabeti tirret e shterDhitet per nje dokument amerikan qe e ndalojne kete maskara te hyje ne Amerike. Meqe ne Shqiperi eshte ulur dreqi vete kembekryq e s’ka perendi te na shpetoje qofte nga hordhite mongole te Doktorr Mortjes, qofte nga teoria e bretkoses qe Rama po e zjen dalngadale ne tenxhere, qofte nga xhambazet amerikane qe marrin Sazanin, milionat e babit te Zenit apo te xhonturqve qe hyne ne politike direkt nga kartelet e trafiqeve, te pakten te shpresojme se vota do jete kaq e forte sa te mos nevojitet Arvizu qerrata me menget perveshur e te shpalle fituesin, dmth ate qe paguan me shume. Sa per Ameriken, ajo eshte me Ramen qe ka ngrene dreka e darka me dhendrrin dhe te bijen e koqes se kandarit nga Nju Jorku. Ajo eshte edhe me Berishen qe ka marre kartolinen qerose te fushates republikane dhe po paguan me kursimet e elektricisteve tropojane kompanine e vajzes qe Ka mamin shoqe te Trampit. Eshte per te qeshur, po keshtu eshte bere dhe behet politika e kolonive. Mos u cuditni nqs Berisha fiton. Diten tjeter Trampi i heq ate llagemin, se kunja mik me te bindur sesa ai qe shantazhohet?Trampi liroi nga burgu vandalet qe sulmuan Kongresin amerikan, s’è Ka per gje te cliroje nga nje cope dokument vandalin e Vucidolit. Jane te dy te nje fature dhe kuptohen kollaj. Me ndryshimin e madh qe Trampi vret me llafe kurse doktorri Ka vrare me te vertete dhe e Ka per mburrje.

    Përgjigjiuni
  • Mirësia thotë:
    6 Maj, 2025 te 2:31 am

    Shqipëria në udhëkryq, populli duhet të vendosë ku do të shkoj ky vend drejt perëndimit apo drejt shkatërrimit përfundimtar. Këto zgjedhje nuk kanë të bëjnë me PS apo me PD këto kanë të bëjnë me udhën e Shqipërisë, drejt progresit apo regresit, drejt përparimit që është i vështirë ky fillim, apo në të kundërt drejt humnerës, e pashmangshme për rikthim më pas në rrugën e duhur, vdekjeprurëse për të ardhmen.
    Njërëz kujdes Shqipëria në rrezik!
    Ky maj, data 11përcakton të ardhmen e këtij vendi, të ardhmen e brezave të sotëm dhe atyre që do të vinë.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Presidenti Begaj në SHBA, takohet me zyrtarin e lartë amerikan: Mirënjohje për miqësinë historike
  • Zbardhet vrasja e shqiptarit në Greqi! Shkak konflikti për një shtëpi, autori…
  • Komuniteti LGBTIQ+ marshon në Tiranë, u bashkohet dhe ambasadori i BE
  • Zgjedhjet e 11 majit| KQZ miraton rezultatet në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan
  • Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet 36-vjeçari në Përmet

Komentet e Fundit

  1. Marko Bollano në Eksperimenti që zhyti në terr Spanjën, zbulohet shkaku i shkëputjes së energjisë
  2. capi në “Më ka zënë belaja me kolegët”, Rama komenton triumfin në zgjedhje: Ndoshta fitoj, sepse nuk jam një socialist i mirë
  3. Erdogan në Lufta II Botërore tregoi se paqja është një arritje që kërkon bashkim
  4. Pelioni në “Një buallicë…” Deputetja e re 29-vjeçare e PS i kthehet analistit: Bullizues i frustuar
  5. Phoenix në “Më ka zënë belaja me kolegët”, Rama komenton triumfin në zgjedhje: Ndoshta fitoj, sepse nuk jam një socialist i mirë
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?