Nga Migena Aleksi
Alvin Hellerstein, 92 vjeç, do të kryesojë procesin penal ndaj Nicolás Maduro në Nju Jork.
Kjo ka ngjallur reagime të menjëhershme, kryesisht emocionale: “Si ka mundësi që një 92-vjeçar gjykon ende?”.
Pyetja është e kuptueshme, por ajo zbulon më shumë për mënyrën si e konceptojmë pushtetin dhe institucionet, sesa për sistemin amerikan të drejtësisë.
Në Shtetet e Bashkuara, gjyqtarët federalë emërohen përjetë. Jo si privilegj personal, por si mekanizëm mbrojtës ndaj presionit politik. Një gjyqtar nuk varet nga ciklet elektorale, nga humori i pushtetit apo nga frika e shkarkimit. Ai i detyrohet vetëm ligjit dhe ndërgjegjes profesionale.
Kjo është arsyeja pse mosha, për sa kohë shëndeti mendor është i paprekur, nuk konsiderohet pengesë.
Hellerstein mban statusin “Senior Judge”. Nuk është në pension, por zgjedh vetë çështjet që merr. Në praktikë, kjo do të thotë se sistemet gjyqësore amerikane, për çështje me peshë të jashtëzakonshme politike dhe ndërkombëtare, preferojnë shpesh gjyqtarë shumë të vjetër, shumë të provuar dhe jashtë çdo ambicieje karriere.
Një 92-vjeçar nuk ka asgjë për të humbur ose fituar. Pikërisht kjo e bën të besueshëm.
Natyrisht, procesi ndaj Maduros është thellësisht politik në pasojat e tij. Askush nuk duhet të bëjë sikur kjo është një çështje thjesht juridike.
Por pikërisht për këtë arsye, zgjedhja e një figure si Hellerstein nuk është rastësi. Është përpjekje për ta veshur forcën e politikës me mantelin e ligjit.
Në një botë ku liderët ndryshojnë çdo katër ose pesë vjet, ku institucionet personalizohen dhe shtetet sillen si korporata private, fakti që një gjyqtar 92-vjeçar vazhdon të gjykojë nuk është shenjë prapambetje. Dikush ende beson se drejtësia duhet të jetë më e vjetër se pushteti dhe më jetëgjatë se çdo president.
Le të shohim si e mendon ky gjykatës me përvojë të jashtëzakonshme këtë punë që ka trazuar globin!
—-
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Gjyqtari 92 vjeçar duhet te deklaroje se nuk mund te gjykoje dhe te vendos drejtesi per nje president te rrembyer nga trupat shteterore ne nje vend tjeter. le ta gjykoje nje gjyqtar i ri qe s’ka gje per te humbur, perveç se do marre thesin me dollare per te nxjerre nje vendim si e do presidenti amerikan qe nuk eshte diktator dhe hajdut e imoral. 92 vjeçari te mos ta turperoje varrin qe pret !
Ne boten e tyre keta diktatoret e Botes Trete jane gjeniale,Edhe Magjike.Kur i mberthen Amerika dhe u numuron dhembet si Sadami tek nallbani,u bie gjenialiteti dhe breket ne fund te kembeve.
Ashtu si zhabat ne shkretetire qe flejne ne thellesi te tokes dhe dalin kur fillojne shirat,dualle Rinia revolucionare antiimperialiste te denoje Imperializmin amerikan ne vdekje dhe kalbezim,qe i ka mbetur vetem nje dhemb ne goje.
Të shofim çfarë akuze e pretë një president legal të rrëmbyer ilegalisht dhunshëm dhe si do të mbahet Maduro deri këtu del se çenka I tradhtuar ngjashëm si Ali Izetbegoviq që u kindapua poashtu familjarisht nga falangat serbe a do të qëndron edhe Maduro në këmbë si Izetbegoviq apo do të gjunjëzohet si Ibrahim Rugova me nënshkrimin e kapitullimit
Ia fute kot o ??? Krahason një diktator me dy presidentë demokratë, .
Meqe duket se je nga Kosova, duket sikur po thua të njëjtat fjalë si Vuçiçi.
Ai mund te jete 92 vjec dhe pa ambicie karriere, por sdq mbetet cifut. Kjo nuk e ben te paanshem. Ndersa liderja e opozites ne mergim, qe pret te behet presidente, i ka telat te lidhura fort me nje parti kryesore ne Izrael, ate parti qe imponoi luften ne Gaza.
Ky gjyqtar 92-vjec,sado i afte te jete nuk arrin dot te gjykoj drejt,pasi thjesht do te lexoj cfar do ti vihet perpar nga politika.Te gjykosh nje president te ligjshem te nje vendi ne nje vend tjeter,eshte nje absurd pa kuptim.Rendi i ri eshte i njejte me rendin e ri te para nje shekulli nga fashizmi.
Ne te gjitha vendet me histori te gjate shtetformimi, ky eshte nje fenomen i zakonshem. Por, me e theksuar eshte ne vendet anglosaksone.
Vetem ne ku e majta radikale ka patur apo ka shume peshe dhe ndikim, jo vetem ne politike por me gjere ne jeten shoqerore dhe kulturore, mund te gjesh te rinj ne keto poste te rendesishme. Ky eshte nje nder treguesit, se spe vendet anglosaksone jane me qendrueshmerine me te larte, si ne aspektin politik, juridik, ekonomik dhe social.
Ne vendet e Europes Lindore, te Azise dhe Amerikes Latine, edhe ne vendet si i yni, filozofia e se majtes radikale, me devizen e vet famekeqe ” te shembim boten e vjeter, dhe mbi germadhat e saj te ngreme te rene”, ka shkaktrur dh shkakton ka shume kaos ne sistemin e drejtesise.
Aq fort eshte ngulitur kjo ne mendjen e shqiptareve, sa ka edhe te djathte, qe flasin papushim per “te vjetrit qe duhet tu leshojne vendin te rinjve”…!
Nje i ri sado i talentuar te jete, edhe gjeni po te qe, nuk mund te kete ate qe e ka nje i moshuar: urtesine. As talenti as gjenialitetit, nuk mund te kompensojne urtesine; urtesia eshte dicka me lart, shume me lart se mencuria; dhe ajo fitohet vetem me kohen; nuk eshte e dhene si talenti apo zgjuarsia natyrale.
Eshte statistike e thejshte: ne vendet anglosaksone, ku njerezit ne moshe te respektuar jane ne pozicione per te marre vendime jetike per shoqerine, ka qendrueshmeri – ne vendet e tjera, sidomos ku e majta eshte dominante, jane te rinjte entuziaste, plot me shprese dhe vrull per te bere mire, porqe perfundojne ose te korruptuar ose te inkriminuar akoma pa u pjekur mire.
Ore ju lartshkruasit mendjedritur… a e kini idene kur thoni president i ligjshem… a e kini idene kush eshte Maduro… eshte njesoj sikur te vije Nehat Kullen spo Tan Kateshin president… a e dini ju qe edhe Kim Yong Un eshte president i ligjshem… por populli po vdes urie, dhe eshte ai president i lighshem qe hedh xhaxhain e tij ne gropen e luaneve te uritur … edhe ky Maduro qe ju I thoni president i ligjshem… eshte kapo I bandes me famekeqe ne Venezuele… vret, rremben, dhe kalon tonelata me droge ne Amerike dhe gjithe Boten thirrini mendjes para se te flusni… shume e drejte qe Trump e mori per leckash bashke me gruan e tij qe eshte urdheruese vrasjesh per ata qe nuk paguajne per drogen e blere…Trump ka te drejte… Ti zoteri me drogen qe ke futur ne Amerike … me ke vrare njerez… ketu do pergjigjesh ketu ku ke sjelle njerez dhe drogen tende… PIK..