Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një grup huliganësh polakë i bëjnë shurrën Heroit Kombëtar! Përse mbahen në burg ata që reaguan?!!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Një grup huliganësh polakë i bëjnë shurrën Heroit Kombëtar! Përse mbahen në burg ata që reaguan?!!
AnalizaLajmi i funditopinion

Një grup huliganësh polakë i bëjnë shurrën Heroit Kombëtar! Përse mbahen në burg ata që reaguan?!!

Published: August 31, 2025
Shpërndaje

Nga Auron Tare

Një grup huliganësh polakë i bëjnë shurrën Heroit Kombëtar të Shqiptarëve. Një grusht djemsh shqiptarë me zemër protestojnë dhe hedhin gurë kundër tyre.

Policia Shqiptare i fut brënda djemtë shqiptarë dhe i mban në burg me akuzë për veprime të dhunshme.

- Publicitet -

Në Shqipëri askush nuk flet për këtë ngjarje dhe njerëzit e kanë hallin tek telenovelat dhe thashethemet për Ministrat.

Imagjinoni në se kjo ndodhte në Greqi, Itali apo në ndonjë nga ato vendet e Europës që na ka hapur Kapitujt e bashkë egzistencës.

Vetem një populli i tredhur mëndërisht nuk reagon për këtë ngjarje të pa dëgjuar.

Nuk i di detajet por të mbash në burg djem që u përpoqën të mbrojnë nderin e Shqipërisë në këtë ofendim kombëtar nuk ka asnjë kuptim.

Ata djem duhen lëshuar dhe duhen falenderuar për atë që bënë në emër të shqiptarëve.

Përndryshe e gjithe fasada me figurë e Gjergjit nëpër Bashki dhe Institucione është një hipokrizi vanitoze e një populli që nuk ka respekt për vendin dhe herojtë e vet.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
25 Comments
  • emigranti says:
    August 31, 2025 at 5:49 am

    gazeta dita nuk kini shkruajtur per kte nggjarje, mir qe u kujtuat.
    zoti ktyeredaktor qe kini ber njizet artikulla per Ramen me kompani si gjirizet e pushtetit, nuk shihni ju si sidhet ai???…

    Reply
    • Redaksia says:
      August 31, 2025 at 5:50 am

      Kemi shkruar dhe kemi ndarë me ju shqetësimin që ky është një paradoks i rëndë dhe shqetësues.

      Kur një simbol kombëtar – si Skënderbeu – përçudnohet në mes të kryeqytetit nga individë të huaj, reagimi i shpejtë dhe i natyrshëm i disa të rinjve shqiptarë nuk mund të trajtohet njësoj si një akt huliganizmi. Edhe nëse forma e protestës së tyre nuk ishte ideale, motivi ishte mbrojtja e dinjitetit kombëtar.

      Paradoksi është që në vend të një reagimi të ashpër ndaj provokimit të turpshëm, organet ligjzbatuese reagojnë ndaj reagimit – jo ndaj shkakut.

      Një shtet që dënon qytetarët e vet që ngrenë zërin për simbolet kombëtare, por nuk ndërmerr asgjë serioze ndaj atyre që i përçudnojnë, krijon një ndjesi të fortë padrejtësie dhe ç’orientimi moral.

      Ky rast meriton më shumë reflektim institucional, jo vetëm penalizim impulsesh.

      Sa për qëndrimet ndaj qeverisjes apo klasës politike në Shqipëri, ata që na lexojnë përditë i njohin mirë qëndrimet tona.

      Të dielë të mbarë

      Reply
      • emigranti says:
        August 31, 2025 at 7:39 am

        Flmnd per pergjigjen

        Reply
  • prehistoriku says:
    August 31, 2025 at 6:30 am

    E kane dhe me myslimanizmin tone ata. Me siguri ky emigranti i till esht

    Reply
    • emigranti says:
      August 31, 2025 at 7:36 am

      po ta kthej nje pergj dhe une nuk dote shkruaj me, pasi qe jam
      student dhe duhet mesuar, dhe kohen e lire timen e shritezoj me pune te
      produktive, e jo me injoranta, te cilit nuk kuptojne textet por vetem
      shikojn te percajne popullin, e nese keto nuk jan te paguar nga kasa e
      armikut shqiptare! Une e kisha pare ma te vlefshem te flas me murin,
      sesa te shkruaj me ju, se ju cdo mendimi tjeter e konsideroni si
      antishqiptare dhe te gabueshem, e vetem mendimet e juaja jane te
      vlefshme. Sic thash me pare nuk kam kohe per pallavra, nese nuk i lexoni
      textet mire dhe mendimet e tuaja kan lidhje me textin.

      Reply
  • redaktori says:
    August 31, 2025 at 6:56 am

    Askush nuk flet ne Shqiperi per kete ngjarje – thote me te drejte A. Tare
    Sepse jane mediat ato qe i takonte ta benin, por nuk e bene
    Por Tare nuk ka te drejte fare kur thote se njerezit e kane hallin tek telenovelat e thashatheme ministrash.
    Telenovelat ja servirin me bollek Mediat qe heshtin per kete skandal e tjera si keto. E sa per thashetheme ministrash ky Tare ja fut kot fare – Ministrat jane te imunizuar nga c’do investigim mediatik. Jane si Monumente kulture te mbrojtura mire nga Pushteti qe keto media i rrijne si mizat pas mutit, ngaqe aty ushqehen.
    Kur keto media derguar gazetaret me kamera ne duar ne Surrel ti tregonin shqiptareve se ku banon kryeministri i tyre i partise “prane shtresave ne nevoje”? Asnjehere!
    Ja pra pse Tare ja fut kot per ato ministrat, duke u bere pale kesisoj dhe vete me mediat qe heshtin e bertasin vetem me urdher nga Kryeministria!

    Reply
  • Gjoo‘ja Trashi says:
    August 31, 2025 at 7:11 am

    Ka ndodhur e ndodh gjithandej, idiotet jane te pashmangshem! Hollandezet e „civilizuar“ pshurren fontanen e Trevit! Titujt e gazetave ishin „erdhen barbaret „ po s‘doli njeri me u perlesh me ta! Suverenitetin ta jep nje kultur e shendosh e jo paarsimimi ceksi e mendimit! Ata qe pshurren qene ca MALOK polak qe vete opinini ne Poloni do i denoje!

    Reply
  • pap says:
    August 31, 2025 at 7:49 am

    Pergjithesisht e mirekuptoj shkrimin e Tares, por ne disa gjera te le pershtypjen e populizmit ne menyren se si i trajton ato. Konkretisht, objektet ruhen nga shteti dhe ligjet e tij dhe jo nga individe, te cilet perlajne guret dhe cfurqet, se keshtu i bie te shkaterrohet cdo gje. Nese subjektet polake kane kryer vepra te ndaluar dhe ligji mund te jete i aplikueshem edhe per ta si shtetas te huaj, atehere autori duhet t’i drejtohet shtetit dhe kerkoje llogari se pse nuk jane zabtuar ligjet per individe te tille, ose, te pakten, nje note proteste ambasades perkatese nga MJ. Ndersa per bashkekombasit tane, lenien te lire/lirimin nga burgu te tyre, por jo “leshimin”, sic autore thote (shpresoj lapsus!!), duhet ta beje gjykata, kur ato te paraqiten para saj per mase. Kjo do te thoshte shtet, ndryshe, do te na duhej te flisnim per sallamurde (turli sallate) dhe do te binte ere populizem, me te cilin nxitet qe njerzit te veprojne sic ata e ndjejne/pelqejne, por pa perfillur shtetin ligjor. Shpresoj te beje sense!!! 🙂

    Reply
  • xyz says:
    August 31, 2025 at 8:57 am

    Tare ka shumë të drejtë. Shumë më tepër se këta mëndjehapurit kozmopolitë që shkruajnë këtu. Policia që i arrestoi duhet t’i lirojë menjëherë. Ata të rinj kanë familje që i presin. Qëkur qenka krim të mbrosh heroin kombëtar nga disa katundarë polakë?! Snobizmi dhe kozmopolitizmi i Ramës po na merr në qafë. Ai që thotë se e do shumë të kuqen dhe të zezën! Sidomos kur është fjala për syze prej kllouni! Burg për ata që kanë futur në burg të rinjtë. Dhe demonstrata në shesh. Shteti duhet të kuptojë se ka të bëjë me qytetarë që e duan vendin e tyre, dhe jo me puthadorë të huajsh. Rama le të shkojë po të dojë t’ia puthi Melonit edhe një herë tjetër.

    Reply
  • Rexha says:
    August 31, 2025 at 10:15 am

    Indiferenca e shqiparve kalimtar eshte po aq shqetesuese sa mosveprimi e indiferenca e institucioneve shtetrore shqiptare pergjegjese.
    Per keta te fundit, nuk eshte vone edhe sot, papergjegjesia duhet adresuar.
    I lumt autorit tw nderuar Auron Tare per kete reagim te qelluar.

    Reply
  • nje qytetar says:
    August 31, 2025 at 10:17 am

    Ngjarjet vijne rradhe e plotesojne njera-tjetren duke e topitur me kohe ate qe quhet Ndjesi qytetare apo reagim qytetar.
    Kur reagoi Shoqeria civile kunder atyre Armeve kimike irakene qe Rama donte ti sillte ne Shiperi e opinioni e perkrahu, fill pas atij reagimi erdhi dhe ai i pushtetit – ca nga Shoqeria civile i kercenoi e u larguan, ca i bleu e ju afruan me joshje postesh.
    Pastaj kur ky popull mesoi nga mediat e huaja se ne Shqiperi do strehoheshin Muxhahedine iraniane, pas tyre refugjate Afgane e me tej te padeshirueshem refugjate afrikane te Melonit, asnje ze publik nuk doli kunder tyre.
    As kur Rama me pompozitet deklaroi se do krijonte nje Shtet Bektashi brenda ne Tirane e as kur hapur fare jepen troje e thela te Shqiperise per perfitime politike (Sazani, Zverneci)
    Keshtu pra, reagimi qytetar i munguar ka nisur heret dhe eshte ushqyer nga mediat te cilat ne vend qe ti paraprinin atij reagimi, i hodhen uje dhe e topiten aq sa tashme eshte teper vone per ta kerkuar aty ne Sheshin Skenderbej.

    Reply
  • Fiku says:
    August 31, 2025 at 11:04 am

    Une mendoj se aurora ka shume te drejte. Mos harried qe simpler i ruined autoritetet por policia bashkiake eshte e zene duke vene jobs makina’s dhe jo te largoje injorantet place nga persona e statuses se Skenderbeut. Po ti Benin shurren kryeministrise do ndryshonte puna. Boll me puthadorje ndaj te huajve. Respekto vendin tend te te respektojne te huajte

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    August 31, 2025 at 12:09 pm

    Hellooo!Harried simpler Jobs makina`s.Huligan shurried statuses Skenderbeut! Welcome Home Parashqevi!

    Reply
  • capi says:
    August 31, 2025 at 1:10 pm

    Rruga me drejt do te ishte qe policia dhe organet e rendit te nderhynin menjehere. Ne fund te fundit do zbatonin ligjin kushdo qofte vendas ose te huaj. Nuk lejohet te shurrosesh ne vende publike (pas ndonje peme) e jo me te perdhoshes simbolet kombetare.
    Ne munges te policise dhe njerzit mund te nderhynin. Ne shume vende te botes nderhytet nga njerez te thjeshte ne kete raste quhet “citizen’s arrest” (nuk di nese ka fjale ne shqip). Por nderhyrja eshte pak e komplikuar, qe nuk di nese ne shqiptaret, si persona qe shquhemi per vetkontroll, do jemi ne gjendje ta bejme. Sic shikohet e kane tejkaluar masen, duke hedhur gurre.
    I mbani nja dy a tre dite ne qeli sa tu dali pija, nje gjobe te majme, dhe i lini te shkojne nga kane ardhur. Heres tjeter ta bejne cicin te bekat.
    Ore kot te them, banjo publike ka rreth stadiumit? Me te degjuar e kam, se dhe shume turista normale ankohen.

    Reply
    • ¿? says:
      August 31, 2025 at 1:21 pm

      Ka nje hale publike aty afer qe eshte Zyra e Kryeministrit te Shqiperise, po duhet leje speciale qe ta besh shurren atje. Kaka nuk lejohet.

      Reply
  • Detari says:
    August 31, 2025 at 1:25 pm

    Kjo tregon sa athetare eshte qeveria dhe sa patriote jane tironsat. domthene ato qe kemi thene e sterthene ketu, qeveria novruze e sulltan piktorit nderton xhami erdoganiste dhe varreza turke, populli i tironsave jane mbetje Irani-osmanesh.

    Imagjinoni cdo kishte ndodhur ne Serbi,Greqi,Turqi…

    Reply
  • Gas Gas says:
    August 31, 2025 at 2:22 pm

    Kur do vdesin këta kozmopolitat me gjith kompleksin e tyre të inferioritetit ndaj të huajve se na kanë hapur barkun. Në gjith botën për vendalliun ligji “interpretohet” (për t’i zbutur pozitën) për të huajin aplikohet (zbatohet ashpër). Të ne se prapthi.

    Reply
  • shpopullimi i Shqiperise si strategji pushteti says:
    August 31, 2025 at 2:52 pm

    Nuk reagon ky popull qe eshte akoma brenda ketij territori shteteror. E thote vete autori shkrimit – eshte i tredhur menderisht. Dhe tredhja vazhdon duke e ngopur nder te tjera pernate me lajme per Boom ardhje turistesh.
    Ata qe nuk e durojne situaten, iken dhe po ikin perdite.
    Ketu kane mbetur ata qe edhe tu dhjese ne koke Rama, do dalin vrap mediat e ti thone se po e ben per anetaresimin ne BE pertej 2030…

    Reply
  • demo says:
    August 31, 2025 at 4:27 pm

    Deri ne 2013 besoja se Berisha qe sillte ne keshillin e sigurimit kombetar,Fasllicin,i falte detin Greqise etj,kishte komplexin e malokut,por Na doli Edi Rama me keq.Daha me keq.Jo vetem territorin e Shqiprise e ka kthyer ne nje Torte Vitrine per Lakmitaret e gjithe Botes,por ju imponua edhe Kosoves te falte Territore.Nje helikopter ka Shqipria,ndac per zjarre,ndac per Emergjenca,Ate ua ka vene ne dispozicion turisteve te shkalluar qe ju shmangen guidave dhe perfundojne ne belara,qe i krijojne vete.Franca ka Tarifa te larta per Turistet e Aventures dhe Gjoba te majme per cdo mision shpetimi,qe mbulojne shpenzimet e helikoptereve,policeve,zjarfikesve dhe misionet e shpetimit.Ne Evrope nuk paguan Shteti.Paguan Koka ben,koka paguan.

    Reply
  • chp says:
    September 1, 2025 at 12:23 am

    Më neveriten këto tipa si Auron Tarja dhe shumica absolute e gazetar-analisteve shqipfoles ( se gjak shqiptari nuk kane) Ne pamje te pare ka nje fare te drejte milimetrike por tifozat sidomos ata ekstremiste kane bere dhe masakra ne qytete te botes dhe duhet ta pranojme si fenomen.
    .Mbasi po flasim per Gjergj Kastriotin ,Kryezotin e Shqiptareve eshte 1 miljon here me i ndyre poshtrimi qe i bejne fuckmyslymanet shqipfoles kur ngrene prapanicen “mu bash para fytyres se GJ.K.S…Absolutisht nuk asnje problem me ritin e faljeve por keto sumperpjetet ose te mbidhen dikur afer stadiumeve ose fushave sportive se sa ndyejne kete shesh te shenjte..
    .Mbasi po flasim per Gjergj Kastriotin ,Kryezotin e Shqiptareve eshte 5 miljon here me i ndyre poshtrimi qe Kryenazisti Gerqise i Agimit Arte Kristo Papa… i beri para 12 vitesh ne emisionin e Artur Zhejit (qe e percollem si shenjtor)…Nese do kishte 1% gjak shqiptari Turi i ndjere duhej te cohj nga emisioni dhe jo te bente rolin e dudumit apo te te paguarit..Si ka mundesi qe keto Taret nuk i ndegjuam kurre te flasin ne te tilla raste kur kemi te bejme me UJQ ANTISHQIPTARE dhe bubullijne per disa krimba polake qe neser do jene harruar

    Reply
  • E VERTETA says:
    September 2, 2025 at 1:02 pm

    Eshte nje kembane alarmi qe atdhedashuria ne kete vend shtypet mizorisht me pororsi te Beogradit dhe Athines.Eshte TURP KOMBETAR qe patronazhistet qe paguhen nga taksat tona , qe rrine gjithe diten me bllok ne dore , gjobvenie per shqiptaret,nuk e pane dhe lejuan qe disa KOPILA POLAKE te ofendojne HEROIN RONE KOMBETAR ne mes te Tiranes.Po Policia e PUSHTetit ku ishte qe nuk i shoqeronte keta KOPILA por i la te bejne c’te duan ne mes te Tiranes ? Keshtu na don Europa , te tredhur e te perdhunuar nga kushdo ?

    Reply
  • chp says:
    September 3, 2025 at 12:42 am

    replike me komentuesin E VERTETA
    Jam dakort qe policia e shtetit nuk e ka kryer mire detyren por nuk eshte fundi botes…Shikoj se ne te kaluaren ne kohen e berizhisteve kane ndodhur perdhosje kozmike dhe ju TE VERTETAT nuk e keni hapur sqepin per shembull kur erdhi Bosi i Turqise ne 1993 u hoq nga salla pritjes busti i Gjergj Kastrioti ,,apo per grushtin e shtetit 1998 ne vend te denohej Berisha me Bukoshin eshte futur ne burg Izet Haxhia…Me forta eshte se [er masakren e Peshkepise ne vend te arrestoheshin terroristet e MAVIT me Belerin ne krye futen nja dy kapterra se mungonte ca marmalate dhe djathe kackavall..Tredhja dhe perdhunimi eshte kryer nga “me ner me thane” palikari Berishe qe beri kualicjon me vrasesin e ushtareve te tij ne 1994 kur ai ishte Gomardanti pergjithshem i FA..
    Mos hidhni bomba atomike per gabimet e Rames
    dhe leshoni tymuese aromatike per mega krimet e “Mikit” te LaQivites Trampit

    Reply
    • ¿? says:
      September 4, 2025 at 12:09 pm

      Ky chp, si enverist i thekur qe eshte, nuk ka problem me shurren e polakeve, meqenese ne kohen e Berishes kane ndodhur gjera me te renda. Me kete logjike meqe Berisha preku fundin, gjithe te tjeret mjafton te mos e bejne mutin me te madh se te Berishes, pa per te pshurrur mund te pshurrin ku te duan e ke te duan. Bravo chp, per Zotin. A e kupton ti qe duke i mbajtur varur breket e palara te Berishes, nuk shikon keto te grisurat e ketij palloshit? Mjaft me bemat e kufomave. Ti o njeri, mban gjalle kufomat, edhe te Enverit, edhe te Saliut, vetem se njeren e lavderon, tjetren e shan. Te dyja jane kufoma, qe vetem deme i sollen ketij vendi dhe ky i gjalli i sotem nuk eshte veçse nje trashegimtar i tyre. Me mire lufto te gjallin, se sa te merresh me kufomat.

      Reply
  • DOKLEATI says:
    September 3, 2025 at 2:05 am

    Është tyrp të mos denohen aktorët e krimit- polakët. Dëmi material, sigurisht nuk ështl i madh por dëmi moral po.
    Këta polak sulmuan dinjitetln e popullit shqiptar. Sulmuan edhe dinjitetin e të denuarëve shqiptar. Në ketë rast këta të burgosur vepruan për mbrojtjen e dinitetit të vet dhe të neve.
    Është tyrp që këta të mbahen në burg.
    Po pse të denohen polakët, kurse Berisha ja vuri rrotët statues të Skenderbeut kur e vizitonte Erdogani e të tjerët na e mbulonin kur faleshin ne sheshin publik, që na takon të gjith ne qytetarëve

    Reply
  • E VERTETA says:
    September 4, 2025 at 11:49 am

    Jam dakord me shenimin tuaj ,asnje presje nuk i heq.Shqiperia dhe simbolet e saj duhen respektuar nga te gjithe dhe ne cdo kohe.Une thjesht komentova per nje gjest te shemtuate policise se shtetit ndersa ne Greqi, Serbi e gjetke dekorohen gjenocidistet dhe “heronjte barbare” , thjesht se reagojne ne mbrojtje te nacionalizmit te tyre. Fatkeqsisht Shqiperia nuk ka pasur dhe nuk do te kete kurre BURRA por vetem b.thlepiresa te grekeve e serbeve , se ndryshe nuk mund te jene ne pushtet as 24 ore.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?