Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
Lajmi i fundit

DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën

Published: October 19, 2026
Shpërndaje

Në një deklaratë solidariteti me protestuesit, akademikët shqiptarë që punojnë jashtë vendit i bëjnë thirrje qeverisë të adresojë shkaqet e revoltës së të rinjve, ndërsa kërkojnë nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të nxisin llogaridhënien institucionale.

Një grup prej 97 akademikësh dhe studiuesish shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit shprehën të dielën solidaritetin me protestuesit kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar hetim të pavarur të përdorimit të forcës nga policia dhe përgjegjësi politike për krizën që ka përfshirë vendin.

Në një deklaratë publike të datës 18 tetor, akademikët paralajmërojnë se përpjekjet për ta trajtuar revoltën e të rinjve thjesht si një problem të rendit publik rrezikojnë të anashkalojnë shkaqet e pakënaqësisë së thellë shoqërore dhe mosbesimin ndaj institucioneve.

- Publicitet -

“Asnjë familje nuk duhet të presë me frikë kthimin në shtëpi të një të riu që ka dalë në protestë për të kërkuar një të ardhme më të mirë”, thuhet në deklaratë.

Reagimi vjen pas gjashtë ditësh protestash kundër qeverisë në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, të shoqëruara me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit, arrestime masive dhe denoncime për përdorim joproporcional të forcës nga policia.

Akademikët distancohen nga çdo formë dhune, por theksojnë se përshkallëzimi i protestave nuk mund të shkëputet nga pakënaqësitë që i kanë nxitur ato dhe nga mungesa e përgjigjeve të besueshme institucionale.

“Protestat nuk janë reagim ndaj një ngjarjeje të vetme, por shprehje e një pakënaqësie të thellë shoqërore, të krijuar nga dështime të përsëritura politike dhe institucionale”, theksojnë nënshkruesit.

Sipas tyre, qeveria dhe klasa politike mbajnë një përgjegjësi të veçantë për zgjidhjen e krizës dhe nuk mund të mjaftohen me thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje.

“Nuk mjafton t’u kërkohet qytetarëve qetësi dhe durim, ndërsa kërkesat e tyre mbeten pa përgjigje”, thuhet në deklaratë, ku kërkohen angazhime publike, masa konkrete dhe afate të qarta për adresimin e problemeve të ngritura nga protestuesit.

“Përgjegjësia e atyre që kanë autoritetin dhe mjetet për të vepruar nuk mund të barazohet me atë të qytetarëve që kërkojnë ndryshim”, shtojnë akademikët.

Një pjesë e rëndësishme e deklaratës i kushtohet përdorimit të forcës nga policia gjatë protestave.

Duke iu referuar pamjeve filmike dhe dëshmive të publikuara ditët e fundit, nënshkruesit kërkojnë një shqyrtim të pavarur dhe transparent të ndërhyrjeve policore, përfshirë vlerësimin e domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit të forcës, si dhe përgjegjësinë e drejtuesve të policisë.

“Forcat e rendit kanë detyrimin të mbrojnë qytetarët edhe kur ata protestojnë kundër qeverisë”, theksojnë ata.

Deklarata e lidh revoltën e të rinjve edhe me problemet strukturore të sistemit arsimor dhe perspektivën e kufizuar profesionale në Shqipëri.

Sipas akademikëve, nënfinancimi i arsimit dhe kërkimit shkencor, mungesa e meritokracisë dhe ndërhyrjet politike kanë dobësuar besimin e të rinjve se mund të ndërtojnë një të ardhme dinjitoze në vendin e tyre.

“Kur dijes dhe punës së ndershme nuk u jepet vlera që meritojnë, dobësohet jo vetëm mundësia e të rinjve për të ndërtuar jetën në vendin e tyre, por edhe besimi se institucionet u shërbejnë qytetarëve”, vlerësojnë ata.

Akademikët u drejtohen gjithashtu partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht institucioneve të Bashkimit Europian, Delegacionit të BE-së në Tiranë dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, duke u kërkuar të ndjekin nga afër zhvillimet dhe të nxisin respektimin e të drejtave demokratike dhe llogaridhënien institucionale.

Ata kujtojnë se i janë drejtuar më parë Komisionit Europian me shqetësime për arsimin dhe të ardhmen demokratike të Shqipërisë, duke theksuar se situata aktuale kërkon një angazhim që shkon përtej deklaratave të përgjithshme për qetësi.

“Paqja shoqërore nuk është thjesht mungesa e protestave apo e konfrontimeve. Ajo kërkon drejtësi, institucione që dëgjojnë dhe mundësi reale që qytetarët të ndikojnë në vendimmarrje”, thuhet në deklaratë.

Në përfundim, ata riafirmojnë mbështetjen për kërkesat e protestuesve dhe u bëjnë thirrje institucioneve shqiptare të garantojnë të drejtën e të rinjve për të kërkuar ndryshim pa frikën e dhunës dhe represionit.

“Të rinjve u detyrohemi një Shqipëri ku të mund ta ndërtojnë jetën me dinjitet dhe të kërkojnë ndryshim pa frikë”, përfundon deklarata.

—-

FOTO: Studentë të vitit të parë në ditën e parë të vitit të ri akademik në Universitetin Politeknik të Tiranës | LSA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Turp policia!! says:
    October 19, 2026 at 5:41 pm

    Duam zëra intelektualësh që nuk varen nga pushteti e që flasin hapur për atë që po kalon rinia jonë ditët e fundit.

    Reply
  • Rama nje sharlatan qe po kthehet ne kriminel says:
    October 19, 2026 at 5:43 pm

    Ajo qe beri sot Rama me policet eshte e ndyre dhe e turpshme
    trajtimi i pakënaqësisë popullore nuk esgte problem rendi publik. Duhen zgjidhje strukturore për arsimin dhe punësimin e rinisë

    Reply
  • Vlora 97 says:
    October 19, 2026 at 6:01 pm

    Ejani këtu të përballeni me realitetin e të jepni kontribut konkret.
    Behuni mburoj ne rruge per studentet se i masakruan kafshet e zhulsit te Shurrelit

    Reply
  • G. says:
    October 19, 2026 at 6:02 pm

    Problemi kryesor është mungesa e meritokracisë. Kur të rinjtë shohin se diploma s’ka vlerë pa parti, zgjidhja e vetme u mbetet ose protesta, ose largimi nga vendi.
    E thoshte vulgare po sakte nje vajse sot ne nje postim: Nuk q… dot si keto qe puneson partia

    Reply
  • Zenel says:
    October 19, 2026 at 6:04 pm

    Dhuna nuk është zgjidhje nga asnjëra anë. Deklarata është e njëanshme. Pse nuk dënohet hapur dhuna e përdorur nga disa protestues ndaj forcave të rendit?

    Reply
    • . says:
      October 19, 2026 at 6:07 pm

      Ja Zenel se ta shpjegon kjo:

      Policët paguhen nga paratë që paguajmë ne në trajtën e tatimeve dhe taksave. Policët dhe kryeministri, ministrat dhe çdo pushtetar tjetër, paguhen nga paratë tona. Edhe skafandrat e policëve janë paguar nga paratë tona. Madje edhe kokoret, edhe veshjet antiplumb, edhe kambalecat dhe veshjet e posaçme. I kemi paguar ne që jeta e policëve, për të vendosur rendin dhe qetësinë në rastet kur durimi qytetar kapërcen cakun, të jetë e sigurt.

      Edhe kur kryeministri deklaron që paga e policisë të shkojë 2500 euro në muaj, kuptohet, atë pagë e paguajmë ne. E paguajmë me tatimet dhe taksat në çmimet e çdo produkti dhe shërbimi që blejmë, të atyre çmimeve që rriten ditë pas dite. Dhe mirë bëjmë.

      Ne paguajmë edhe armët e policisë, edhe bombat me gazin lotsjellës dhe me efekte paralizuese, edhe makinat që policët kapardisen dhe ndjekin me shpejtësi marramendëse në sheshin Skënderbej studentët dhe fëmijët që vrapojnë.

      Ne i paguajmë të gjitha dhe mirë bëjmë, por jo për t’i ndjekur ata si gjahtarët kafshët e egra në pyje.

      Përfytyroni çfarë ndodh me studentët e pambrojtur kur sulmohen nga policia. Sulmohen pse grumbullohen, pastaj pse prishin kangjellat dhe kaq është puna. Sulmohen kur policia u hedh gazin dhe u merr frymën. Policia i godet me shkopinjtë e gomës dhe u thyen këmbët. Policia i godet fëmijët e pambrojtur edhe me gurët e kalldrëmeve dhe të trotuarëve.

      Ata nuk kanë kundragaz, nuk kanë skafandra, nuk kanë kostume speciale, nuk kanë makina. Ata janë në këmbë. Këta fëmijë duhet t’i dhimbsen këtij gazetari nëse ka fëmijë dhe familje. Dhe gazetari nuk i sheh këto. Atij i intereson grazhdi, tagjia. Ai ka frikë se soset tagjia.

      Bëj dallimin midis shkakut dhe pasojës. Protesta është pasoja. Shkaku i vërtetë është korrupsioni, është keqqeverisja, është abuzimi, janë zullumet që thua ti në autointervistën tënde, janë të ulurit këmbëkryq mbi fondet e buxhetit të shtetit, është përdorimi dhe shitja e interesave kombëtare, për arsimin me shkollat që po boshatisen përditë, për fshatrat, zonat dhe krahinat që po shkretohen, për klientelizmin, për administratën e politizuar, për kapadaillëkun e pushtetarëve, për memecërinë e deputetëve, për shkatërrimin e institucioneve, për drejtësinë e padrejtë, për shëndetësinë falas që kushton shumë shtrënjtë, për të gjitha.

      Ja, ky është shkaku.

      Reply
  • K R says:
    October 19, 2026 at 6:08 pm

    Politika jonë është mësuar t’i hedhë benzinë zjarrit ose të bëjë syrin e qorruar. Pa reforma të thella në arsim dhe kërkim shkencor, asgjë nuk ka për të ndryshuar.
    Kush ti bej nese ju rrini andej dhe ktej ben ligje zengjineja?

    Reply
  • Ana says:
    October 19, 2026 at 6:08 pm

    Si prind, fjalia më prekëse është ajo për frikën e familjeve kur fëmijët dalin në shesh. Asnjë i ri nuk duhet të rrezikojë sigurinë e tij thjesht pse kërkon një të ardhme më të mirë.
    Qendrimet e Rames se fundmi jane pragu i katastrofes

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si është populli, është qeveria  
  • DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  • Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
  • INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President
  • ​E vërteta e “fletëthirrjeve” në SPAK, si u përdor një faqe satirike për goditjen e Top Channel

Komentet e Fundit

  1. Ana on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  2. K R on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  3. . on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  4. ANA on INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President
  5. Zenel on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?